Dy modele të reja të Toshiba Satellite T100

Dy modele të reja të Toshiba Satellite T100

Toshiba.jpg

Modelet e reja në linjën Satellite të laptopëve të Toshibas, T115 e T125, janë të bazuara në platformën CULV të kompanisë Intel.</p>


Toshiba ka paralajmëruar dy modele të reja një linjën e saj të laptopëve. Bëhet fjalë për modelin 11.6 inçësh Satellite T115 dhe T135 me 13.3 inç. Të dy laptopët janë të pajisur me ekranet me ndriçim LED të prapavijës, të bazuar në platformën CULV të Intel dhe vijnë me sistemin më të ri operativ Windows 7 nga Microsoft. Kohëzgjatja e baterisë në të dy laptopët është deklaruar të jetë nëntë orë, kanë lexues të integruar të pesë lloj kartelave të memories dhe dalje HDMI.</p>


T115 ka ekran me rezolucion prej 1.366 x 768 piksela, vjen me procesor 1.3 GHz Celeron apo Pentium me dy bërthama. Është integruar edhe disku i kapacitetit 250 gigabajt, Wi-Fi e kamera e uebit, mirëpo Toshiba nuk ka njoftuar sa ky laptop ka memorie RAM. Çmimi fillestar në tregun amerikan do të jetë 450 dollarë.
satellitte.jpg

Modeli T135 vjen me Pentium me një apo dy bërthama dhe Bluetooth. Kapaciteti maksimal i diskut do të jetë 500 gigabajt derisa në të do të mund të integrohen maksimalisht 4 gigabajt RAM. Çmimi fillestar në tregun amerikan do të jetë 600 dollarë.</p>


Laptopët do të dalin në shitje në të njëjtën kur fillon edhe shitja e sistemit operativ Windows 7, respektivisht më 22 tetor.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1157
 
Top