Dy mëvetësitë e një vështrimi.

atman

Forumium maestatis
Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Dy mëvetësitë e një vështrimi.

- Ajo njihet për trupin e bukur, - tha ai dhe u zhyt në heshtje si për të kërkuar brenda saj pohimin plotësues që do ta shndërronte në alibi.
- Çfarë ndodhi? - pyes me vështrimin gjetiu. Zakonisht nuk e shikoj tjetrin në sy kur mendoj se do t’i shmanget sëvërtetës, kështu i heq bezdinë e të sajuarit të gënjeshtrave në hapësirë shtrëngimi. “tjetri, kur gënjen duhet ta ndjejë veten të lirë” mendoj. S’më kanë pëlqyer kurrë gënjeshtrat e treguara keq. Janë si puna e frutave që i këputin të paarrira dhe i futin në një sirtar për tu bërë. Dua të them se është një veprim zhgënjyes, ngaqë, futen aty thjesht për të lënë aromë ... tepër fshatareske, them, por kjo është e vërteta...kështu edhe puna e gënjeshtrave, mos shiko kurrë çfarë thuhet, por mundohu të nuhatësh mbresën...sepse aty fshihet çfarë nuk duhet thënë.
- Ishim në lokal sëbashku me S (e fejuara)...kur hyri ajo e ndjekur nga domethënie vështrimesh: disa epshore, të tjera të përulura, agresore, dëshirore... dhe... vështrimi im? Oh, ishte thjesht një ndjenjë e lehtë depresioni kur i pashë të ndjenurat e saj, atë mrekulli që e ka mbrapa trupit, të shtypej nga karrigia, të shtrembërohej...ishte një zhgënjim? Ke qënë ndonjëherë në kushtet e një soditjeje që e nxit përfytyrimin dhe të bën të ndihesh vogëlsirë në humbëtirë? Një e ndenjur, mullaqet dhe një prekje e lehtë me dorë, një fllad, si një muzikë qiellore, pafajësia vetë. Përse, përse unë duhet të keqkuptohem, ndërsa Caterina de’ Mediçi, kjo putanë e famëshme, në festën që dha në oborrin mbretëror në maj 1577, argëtohej dhe ndizej duke i goditur zonjat e bukura dhe vajzat me thupër bythëve? Nuk i xhvishte jo. Ishte shekulli kur femrat nuk mbanin brekë, kështuqë ngrinin rrobat lart dhe ja ku shfaqej mrekullia e bythëve. Pastaj i godiste sipas ndjenjës që desh të provonte, nëse duhej të qeshte, i prekte me thupër lehtë, e dëfrente deformimi i fytyrave të damave; por, nëse ato duhej të qanin, i fshikullonte dhe ajo kënaqej...sadizëm? E ç’rëndësi ka? Ndërsa unë nuk duhet të pohoj, ose më keq, quhem pederast nëse i gjykoj të ndjenjurat si pjesa më e bukur e trupit dhe se një deformim i tyre më shkakton depresion?! Ndodhi kështu që nuk po ia ndaja sytë dhe atë çast S, e zemëruar, ndoshta e fyer ose xheloze, tha me një ton plot mllef:
- Mjaft se le nam duke e parë!
- E dashur, - i them, - syri ka pjesën e tij në çfarë shikon ... Përplasja ndodhi në shtëpi...pastaj sherri u tulat në krevat, por nuk më la ta prekja mbrapa. Kam përshtypjen se nuk më do, - thotë plot dëshpërim.
- Pse?
- Shko tek ajo dhe pyete, - thotë prerë dhe pasi zhytet në kolltuk, fillon të ngrejë fjolla tymi duke e thithur cigaren shpesh si për të thënë se nuk është ankth, por një mënyrë tjetër të përjetuari të ngjarjes.

* * *
S, po rrinte tek dritaria dhe njëfarë kohe mbetëm të dy pa folur. Dukej sikur ishte e njëjta heshtje pasndjekëse dhe kur e krahasova me një qen, rashë në pasojën e një gabimin që kishte pasur shkak një tjetër gabim, aspak ngushëllues sepse nuk ishte mishërim i thënies; armiku i armikut tim, është miku im. Ende pa lindur ideja e qenit, e përzura qenin. Ishte realitet i dështuar, i një fantazie keqinterpretuar. Kjo gjë më kushtoi sepse kur e kuptova gabimin, ishte tepër vonë. Heshtja qe mbresa e kërkuar,(qeni) dhe nuhatja marifeti i përdorur, (shkopi). Ai kishte ikur, por në parathënien e idesë kishte lënë të pëgërën të cilën unë e shkela në një të ardhme që do ta mbyste të tashmen me kutërbim, kështu u tregua më i zgjuar sepse qe pranishmëtar pa qënë prani. Kjo vorbull mendimesh, ishte grahje e nënkuptuar për një bisedë të drejtpërdrejtë.
- Dëgjo, - them dhe shfletoj një copë letër që e mbaja në dorë sikur t’i kumtoja diçka që do t’i jepte fund padurimit pritës: “E dashur putana ime, Nora, bëra sikundër më porosite, vogëlushja ime ndyrë dhe i kam rënë me dorë dy herë ndërsa lexoja letrën tënde. Jam i kënaqur të shikoj se të pëlqen të ta fut në bythë. Po, tashmë mund të kujtoj natën në të cilën ta futa kaq herë nga mbrapa. Ka...ri im u mboll në ty për orë të tëra, duke bërë e ribërë nga posht të ndenjurat e tua ngrehur përpejtë. Ndieja mullaqet e tua të mëdhaja të djersiteshin në fundbarkun tim dhe shikoja fytyrën tënde të ethëshme dhe çmendurinë e syve të tu”.(a)
- Çfarë është? - pyet ajo e hutuar dhe e skuqur në fytyrë. - Unë nuk mbaj mend që të kem kaluar ndonjë situatë të tillë, me atë:
- Jo, nuk je ti, - them, - kjo është letra e shkrimtarit të shquar James Joyce drejtuar Norës më 8 dhjetor 1909. Ai nuk ishte një pederast, - shqiptoj me një frymë.
Ajo qesh dhe më bën shenjë të ulem.
- Nuk ia thashë me gjithë mend. E di që nuk është pedè, por më bëri të zemërohem aq.
- I ka mbetur në mendje çfarë i the disa ditë më vonë, ndërsa po shikoje një mashkull, nga ata që edhe tek ne tashmë i quajnë vip. A mund të ma citosh?
- Pse?
- Sepse dua të kuptoj diçka më shumë, ose më shumë se diçka.
- Natyrisht, nuk i pëlqeu që unë po e shikoja nga larg e derisa u shkëmbyem. Ishim në një shëtitje dhe u futën tek ura e Lanës thuajse njëherësh, por përkundrejt. D, (i fejuari) ma shtëngoi dorën fort, aq sa më dhëmbi.
- Të pëlqen, ë?! - tha me ironi.
- Oh, - ia kthej, - i dashur, atë që syri e shikon, jo gjithmonë dhëmbi e kafshon. Kaq, - thotë dhe pasi e përthyen lehtë qafën më shikon drejt e në bebëz të syrit.
- Kuptoj, e more hakun në po të njëjtën mënyrë. Vetëm se atij i ka mbetur në mendje ajo “jo gjithmonë” si një mënyrë të shprehuri që nuk mohon dëshirën për një tjetër, pra e quan një tradhëti në miniaturë vetëm e vetëm sepse është përfund vijës së horizontit. Pse çoni drejt shkatërrimit dashurinë tuaj për shkak të një vështrimi? Është vërtet vetëm një vështrim në pafajësinë e një çasti, apo një rastësi e pafajëshme që zbulon intrigën e një vështrimi?








a - letrën e kam përkthyer tekstualisht, pa i ndryshuar apo zëvendësuar ndonjë fjalë që tingëllon e denjë për një fjalor erotik.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Arsyeja pse e futa tek tema e dashurise ishte e thjeshte. Deshira per te ngjallur nje diskutim mbi pyetjet e fundit. Nuk u kuptua? ndoshta. I dhashe nje ngjyre letrare, sepse deshiroja te ngjallja me shume interes si dhe per te ndryshuar rendomesine e pyetje:...ç'mendoni...si e gjykoni...a kini pare...a s'kini pare etj...
Nejse... mund edhe te pyesni, thjesht per edukate, keshtu ndoshta i lanit duart si Pont Pilati.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Interesante mu duk , e lexova qe dje ne fakt , edhe perkthimi qe i ke bere me pelqen.
 

ahridas

Primus registratum
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Ne fakt mua me kujtoi filmin: "Dhe Dashnor, dhe Burre e Grua".
Teper filozofik dhe domethenes.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Flm per mendimet tuaja. Sikunder e thashe, nuk u nisa te beja diçka letrare,ndryshe do t'i vija nje titull te tille jo gazetaresk, ose nga letra do te shfrytezoja ndonje pasazh, jo te gjithe,por nganjehere nuk i largohesh dot natyres tende e ja. Sidoqofte ne te ka mjaft probleme per tu trajtuar.
Si do t'ju vinte psh, sikur duke shetitur me partnerin-en tuaj, te kapni veshtrimin e saj-tij, drejtuar gjetiu?
 

A.B

Primus registratum
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Se kuptova kush e ka shkruar letren? Ti e ke perkthyer (nqs po nga cila gjuhe e kush shkrimtar) apo e ke shkruar vete? Apo eshte thene me pare dhe une e kam humbur ate pjese?

Me ndodh shpesh qe te kap veshtrimin e partnerit tim gjetiu, e ne vend qe ti pickoj krahun (sic do beja ndonje vit me pare) kthej me kuriozitet dhe guxim syte andej nga i ka ai...sigurisht keshtu zbuloj dhe plotesoj mendimin tim mbi karakterin e tij, si edhe ndjenjen time!

Ka kaq shume per te diskutuar shkrimi i mesiperm, eshte i arrire e shkon pertej asaj qe shihet e mund thjesht te ritregohet...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Anaiss, separi flm per vleresimin. Ne kete forum eshte diçka teper e rralle.
Letren nuk e kam shkruajtur une, ndaj e kam futur ne thonjeza. Madje me duket se e kam theksuar seautorin. Gjithe sa mbetet eshte shkrimi im, quajeni edhe si nje skice te shkurter letrare nese deshironi. Ndoshta nje dite shndrohet ne tregim. Kushedi?Letren, une vetem sa e kam perkthyer duke e perdorur ne funksion te idese, nga nje tekst italisht.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Duke u futur te Albaniasite dhe forumi perkates, faqja nga e cila zakonisht merren thuajse te gjithe artikujt qe na prezantohen ketu ne AF, te kapitulli i letersise nje anetar me pseudonimin POETI PERLOTUR ka paraqitur si te "tijen" ne nje teme te veçante "Dy mevetesite e nje veshtrimi".

Mendoj se eshte jo pak te quhet imoralitet duke pervetesuar nje krijim te tjetrit, perderisa Poeti i perlotur e vetmja gje qe ka bere eshte pikerisht pervetesimi, sepse ne te mungon çdo informacion lidhur me forumin nga ai e ka kopjuar si dhe me autorin e vertete.


Jane te lutur administratoret e ketij forumi te nderhyjne per te vene ne vend diçka te tille e cila ne thelb eshte e denueshme edhe nga ligjet.
Faleminderit.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Ky "autor" "Dy mevetesite e nje veshtrimi" e ka paraqitur si te tijen edhe ne nje forum tjeter, (Alblove.com) si dhe Google e ka kapur si nje "krijim letrar" te ketij "autori". Kjo eshte teper e rende.

Nuk di nesa forume te tjere ka bere te njejten gje ky vjedhes. Di qe tregime te tjera jane futur ne forume, por ata qe e kane bere kane pasur miresine te citojne autorin e vertete.

Sinqerisht jam shume i shqetesuar dhe e deshiroj ndihmen tuaj ne zgjidhjen e problemit.
 

Al-Punk

Still here
Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Shkruaji dhe nese nje shkrim deshiron te ta citojne, theksoje cfare kredencialesh deshiron te te atribuohen. Ndoshta atehere dikush mund ta citoje sic duhet.
Fatkeqesisht interneti (shqiptar?) do vazhdoje te kete nje problem me mos-citimin e burimit te artikujve.
 
Top