Re: Durrës - Prishtinë
Durrës - Prishtinë është rruga më e vështirë për tu ndërtuar, si nga terreni ashtu dhe nga buxheti, se do duhet ta bëjmë vetë. Po këtu qëndron dhe thelbi i të bërit. Korridori i tetë i ka të gjetura fondet e burimet prej të tjerëve e ne përveç bashkëpunimit skemi ndonjë sforco në fonde, drejt kësaj do shkojë dhe rruga paralel me Adriatikun. Rrugët që mbeten drejt Greqisë, duke qënë se ne po hedhim sytë dhe paratë në veri, do detyrohet ti bëjë vetë kjo e fundit, qoftë dhe prej megallomanisë së saj, ne na duhen rrugët e askush nuk na i bën të gjitha njëherësh. Duke ndërtuar drejt Prishtinës me mjetet tona ne nuk kemi mjete për rrugë të tjera, por nëse Durrës - Prishtinë e duam vetëm ne (edhe të tjerë) këto rrugët e tjera i duan ca më shumë të tjerët. Po ta bëjmë me lehtë lidhjen nëpërmjet malit të zi financuesit mund të thonë ja ku e keni një lidhje. Pa një lidhje të tillë, ata (Portman) nuk kishin si të ishin kundër një rruge, sidomos kur e kanë parë vete trafikun.
Cila distancë është më e shkurtër Selanik - Prishtinë apo Durrës - Prishtinë, kur dihet se transporti detar është më i lirë se të tjerët. Sa për kalimin në Europë, nëpërmjet Malit të Zi, Kroacisë apo nëpërmejt Durrës, Italisë është më lehtë.
E sa për lidhjen që Durrësi do ti bëjë perëndimit me lindjen, a e keni parë ndonjëherë hartën e lidhjes prej Igumenicës që kërkon Greqia, shkon deri në Moskë, pa lënë qytet të lindjes pa përfshirë. Ajo lidhje ska për tu bërë nëse bëhet Durrësi, që ka më tepër avatazhe. Ne fitojmë dhe kështu dhe ju e dini përsenë.
E meqë tema gjendet te politika, rajoni po shkon tufë drejt BE ku nuk do ketë dogana, e ca argumenta me sipër janë si kot. Edhe të rendurit pas patriotizmit e nacionalizmit për fjalët në vetvete është kot kur flitet për një rrugë, do bëhet dhe rruga e Dibrës, apo më saktë do ribëhet, çfarë do themi për të. Rruga e merr rëndësinë se lidh rajone, qarkullon para dhe mjete, shkurton kohë, pra nga ekonomia. Statusin dhe të ardhmen politike nuk e përcakton as një rrugë dhe as dhjetë të tilla. Më vjen mirë që biznesmenët shqiptarë ishin ata që i dolën zot kësaj rruge duke ja hequr politikës këtë privilegj (këta bëjnë lobing për Korridorin 8), e ata i dolën zot se dinë ti bien lapsit, edhe për patriotizëm sigurisht (le të presim fundvitin).