Nis mbledhja e firmave për shatërvanin, qytetarët: Simbol i Durrësit
Durrës - Ka nisur të nënshkruhet peticioni për të mos lejuar prishjen e shatërvanit të qytetit bregdetar të Durrësit, në kuadër të projektit të ri për qendrën e qytetit.
Rreth 1000 firma qytetarësh janë mbledhur për tu paraqitur më pas në Këshillin Bashkiak, duke synuar ndryshimin e vendimit për realizimin e projektit të ri që përfshinte dhe prishjen e shatërvanit ekzistues.
Prej javësh ka pasur një lëvizje qytetare për të mos lejuar prishjen e një prej simboleve të qytetit bregdetar të Durrësit, siç është dhe shatërvani i qytetit.
ORA NEWS