Durrës: Atentat me tritol makinës së Julian Tuku

Durrës, eksploziv fuoristradës pranë zonës së plazhit, policia dyshon për atentat
attachment.php

UPDATE-Një automjet tip “Volvo” është shpërthyer me lëndë plasëse pasditen e së dielës rreth orës 17:30 në zonën e plazhit në Durrës.

Mjeti me targa AA 262 JX thuhet se është në pronësi të shtetasit Julian Tuku, ndërsa nga ky incident nuk janë raportuar viktima dhe të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime për “Panorama Online” , thonë se Julian Tuku kishte disa ditë që kishte udhëtuar drejt Anglisë dhe policia po heton nëse eksplozivi ishte vënë për një konflikt të mundshëm, apo për shkak se automjeti ndodhej prej disa ditësh i parkuar në atë vend.

Panorama
 
Top