PetritKola
Primus registratum
Duhet te ndryshoje sistemi...?
Si mendoni duhet te ndryshoje sistemi apo te fillojne atentatet ndaj te shitureve... pa shpagim nuk ka zhvillim?
Berisha në pushime lexon “Gjuetari i balonave” dhe Mustafa Nano që lexon dhe avancon Noam Chomsky-n
Saturday, 11 August 2007
Nga Kastriot Myftaraj - Si “vëllezër siamezë” intelektualë! Ditën e shtunë, gazeta «Koha Jonë» kishte një speciale prej katër faqesh për pushimet e kryeministrit Berisha në Durrës.Gazetarja e kishte gjetur kryeministrin në Durrës duke lexuar librin e autorit afgano-amerikan Khaled Hossein «Gjuetari i balonave», i cili e kishte tërhequr aq shumë kryeministrin tonë sa nuk e kishte lëshuar nga dora për orë të tëra, duke lexuar që në kapjen e parë nëntëdhjetë e një faqe. Dhe Berisha nuk mungon të bëjë dhe komentin e vet për librin: «Është një libër fantastik. Zakonisht në kohë pushimesh unë preferoj të lexoj libra filozofikë, të cilët më shkëpusin nga realiteti, por këtë verë e prisha rregullin dhe nisa të lexoj së pari këtë libër. Ma lavdëroi shumë një miku im e fakti që ky bestseller ishte i një shkrimtari nga Afganistani më bindi edhe më shumë për ta lexuar menjëherë». («Koha Jonë», 11 gusht 2007, f. 18) Libri «Gjuetari i balonave» është vërtet fantastik. Autori i tij, Khaled Hossein është një nga ata «Falstafët» e botës së tretë, që shkojnë në Perëndim dhe atje shkruajnë ato që elitat në fuqi në Perëndim dhe posaçërisht në SHBA duan të dëgjojnë prej tyre, duke i pasur si interlokutorë intelektualë të parapëlqyer në botën islame dhe në botën e tretë në përgjithësi, së pari në mënyrë që të kenë argumente në debatin e brendshëm për drejtësinë e luftërave në botën e tretë, si rasti i Afganistanit apo i Irakut dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të angazhimit të Perëndimit në këto luftëra. Libri është një melodramë bajate, ku tregohet se si fëmijët në Afganistan (lexuesi nxitet të bëjë analogjinë me Irakun, Iranin etj.) para se të vinin në fuqi fundamentalistët islamikë, talibanët, bënin lojën e tyre të pëlqyer të gjuetisë së balonave. Ata lëshonin secili balonën e vet dhe pastaj rrëzonin balonat e njëri-tjetrit derisa mbetej njëra, i zoti i së cilës shpallej fitues dhe merrte trofeun. Në roman garën e fiton Amiri, i cili në roman është i miri. Por aty është dhe Assef, i keqi, i cili është një afgan me nënë gjermane, i cili adhuron Hitlerin (libri është kritikuar për antigjermanizëm, pasi adhuruesi i Hitlerit paraqitet si arabo-gjerman, duke u nënkuptuar se të gjithë gjermanët janë thellë në shpirt nazistë). Assef e rrëzon balonën e Amir dhe keqtrajton Hassan që kërkon ta mbrojë, ndërsa Amir shikon me frikë ngjarjen. Më pas Assef bëhet një shef taliban (kështu autori potencon teorinë se lufta kundër terrorizmit islamik është vazhdim i luftës kundër fashizmit, çka bëhet për t’i joshur elitat e majta dhe liberale në Perëndim dhe posaçërisht në SHBA, në kauzën e luftës në Afganistan dhe Irak, duke u dhënë fund kritikave të tyre për ndërhyrjen amerikane sidomos në Irak). Amir, i cili shkon më pas në SHBA ku bëhet shkrimtar, ballafaqohet përsëri me Assef, kur detyrohet të kthehet në Afganistanin e sunduar nga talibanët për të shpëtuar prej tyre Sohrab, djalin e Hassan, për të cilin ka zbuluar se është gjysmëvëllai i vet. Amir arrin ta shpëtojë Sohrab dhe së bashku me të rikthehen në SHBA, në Kaliforni, ku Amir i mëson Sohrab lojën e gjuetisë së balonave, që dikur luante së bashku me babain e Sohrab, Hassan. Por këtu nuk është Assef për t’i keqtrajtuar. Pra, vetëm nën hijen e SHBA fëmijët e terrorizuar nga luftërat të botës islame do të gjejnë qetësinë, paqen, lumturinë. Happy end! Por mos duhet që të gjithë fëmijët e vendeve islamike ku ka luftëra civile dhe në përgjithësi fëmijët e botës së tretë, nga Afganistani në Kolumbi, dhe nga Darfuri në Kaukaz të shkojnë në Kaliforni për të qenë të lumtur, ashtu si personazhet e librit dhe vetë autori i librit që jeton në SHBA? A mos ndoshta libra si «Gjuetari i balonave» bëjnë efektin e kundërt që atij që sponsoruesit e tyre amerikanë llogarisin se duhet të bëjnë, duke qenë një propagandë bajate, e llojit të një realizmi të ri propagandistik, si socrealizmi i modelit sovjetik? Libri në fakt i përket një lloj letërsie të re që ecën në gjurmët e realizmit socialist dhe mund të quhet realizmi demokratik globalist. Gjithsesi libri nuk mund të bëhej tjetër veçse një bestseller, i stimuluar nga një makinë e fuqishme propagandistike që i nxit amerikanët se çfarë duhet të lexojnë, për të krijuar një ide mbi mënyrën se si e shohin rolin e SHBA njerëzit e mirë të botës islame dhe botës së tretë në përgjithësi. Vetë kritikat e fuqishme që iu bënë stimuluan interesin për librin në SHBA, Perëndim dhe gjithë botën. Dikur për udhëheqësit e vendeve të kampit socialist ishte në modë që gjatë pushimeve që bënin të kishin në dorë «Si u kalit çeliku» të Ostrovskit, apo «Garda e Re» të Fadejevit, që kur të vinte ambasadori sovjetik t’ua shikonte në tryezë. Enver Hoxha, që u lidh edhe Kinën arriti deri atje sa të mbante mbi tryezë edhe romane kineze si «Tre brezat» të Lu Sin, që kur vinte ambasadori kinez t’ ia gjente mbi tryezë. Berisha, duke ndjekur këtë traditë, deklaron se po lexon «Gjuetari i balonave» të Khaled Hossein. Dhe ai llogarit që kur ta lexojnë gazetën në ambasadën amerikane dhe të shikojnë se çfarë po lexon kryeministri shqiptar, do të raportojnë se ai është në rregull me «format e edukimit» globalist. Pra, një potemkinianizëm intelektual, po të shprehem kështu, duke patur parasysh kryeministrin rus të shekullit XVIII, Princin Potemkin, që ndërtonte fasada shtëpish prej kartoni për t’i paraqitur careshës në udhëtimet e saj, një realitet ndryshe nga ç’ishte. Kryeministri i Shqipërisë, i veshur me një bluzë «Lacoste» lexon në pushimet «Gjuetarin e balonave» të Khaled Hossein, ndërsa pushon në Durrës, në bregdet. Por thotë se atij i pëlqejnë pushimet në vendet malore dhe se praktikon ngjitjen në mal kur gjendet në Zvicër. Pra një qytetar i vërtetë global ky kryeministri jonë, që vishet me rrobe franceze, lexon letërsi afgano-amerikane, dhe që i pëlqen të ngjitet në malet e Zvicrës. Por pse kryeministri jonë nuk ngjitet në malet e Shqipërisë, kur dihet se Shqipëria ka male boll dhe madje të larta. Kuptohet, se në Shqipëri nuk ka siguri dhe kryeministrit shqiptar i duhet ta ushtrojë në Zvicër pasionin e vet të ngjitjes së maleve, që meqë ra fjala e kam dhe unë, por që nuk kam mundur ta shtroj prej së paku dhjetë vjetësh. Kryeministri i një vendi si Shqipëria, që ka çuar ushtarë në Afganistan për të krijuar sigurinë dhe stabilitetin në këtë vend, detyrohet që kur do të merret me alpinizëm të shkojë në Zvicër. Edhe homologut të vet afgan, në rast se do t’ i vinte ndërmend t’i ngjitej malit, nuk do të mund ta bënte këtë gjë në vendin e vet, por do t’i duhej që të shkonte edhe ai në Zvicër, për arsye që dihen. Kur unë lexova «Gjuetari i balonave», dimrin e kaluar, më tërhoqi dhe më zbaviti shumë dhe me siguri që do të kisha arritur që në kapjen e parë në faqen 91 si kryeministri Berisha, por u detyrova që ta ndërpres leximin shumë herë për shkak të ikjes së rrymës elektrike. Rryma elektrike mungon edhe këto ditë vere që kryeministri po lexon librin «gjuetari i balonave». Shqipëria e sotme nuk prodhon energji elektrike, por prodhon stabilitet global. Pushteti i Berishës, ashtu si i Nanos para tij, është duke prodhuar dhe eksportuar…stabilitet. Në të gjitha shtetet e botës së qytetëruar, së paku që nga koha e merkantilizmit të Colber-it në shekullin XVII, synimi i pushtetmbajtësve ka qenë që në shtetin e tyre të prodhohen sa më tepër të mira materiale, që do të plotësojnë sa më tepër nevojat e tregut të brendshëm dhe mbetja të eksportohet në tregun e jashtëm. Berisha është i vetmi kryeministër në botë për të cilin parësore është prodhimi i mallit surrealist të quajtur “stabilitet”. Ndoshta Berisha, ashtu si Nano ka parasysh dhe rritjen e prodhimit dhe eksportit të “stabilitetit” kur thotë se në vitin 2009 do të dyfishohet GDP e vendit. Për Berishën, ashtu si për Nanon ka rëndësi që Shqipëria prodhon dhe eksporton “stabilitet” pavarësisht se, nëse Nano do të shkonte në kuzhinën e repartit ushtarak do të shikonte se deri edhe makaronat që hanë ushtarët janë të importuara, për mos të folur për të tjerat. Berisha, ashtu si paraardhësit e tij, e ka kthyer përmbys atë sentencën e De Golit se ushtria dhe politika e jashtme e mbështetur prej saj janë në funksion të ekonomisë nacionale. Berisha ndoshta kërkon që shqiptarët të besojnë se ata mund t’ i ushqejnë fëmijët e tyre me ushqime virtuale të llojit stabilitet-mish, stabilitet-qumësht, stabilitet fruta, si dhe të përdorin stabilitet-elektricitet për televizorët, frigoriferët, lavatriçet e tyre etj. Por kryeministri Berisha duket se nuk mendon shumë për këto probleme. Më tepër ai mendon se çfarë mendojnë për të kancelaritë ndërkombëtare, deri edhe kur ai pushon. Këto ditë kur vendi është në krizën energjetike, që duket se po shkon drejt kolapsit total energjetik, kryeministri kënaqet si ai personazhi i romanit të Khaled Hossein, Amiri se fitoi lojën e gjuetisë së balonave (në politikë), duke qenë se Berisha i rrëzoi të gjitha «balonat» e kundërshtarëve, duke zgjidhur krizën presidenciale dhe se «balona» e tij ngrihet në qiell e patrazuar dhe krenare. «Fort po shndrrit njai diell dhe pak po nxeh» thotë formula e hapjes së shumë prej këngëve të Eposit të Kreshnikëve. Ndoshta sot, në këto ditë vere, kur dielli shndrrin dhe nxeh fort, dhe kur mungon energjia elektrike, kjo formulë duhet përmbysur «Fort po nxeh njai diell dhe pak po shndrrin». Se, ose dielli nuk po shndrrit aq sa duhet të Berisha dhe të tjerët si ai të shikojnë dhe të perceptojnë siç duhet realitetin shqiptar, ose atyre aq u bën për atë. Në të njëjtën ditë (11 gusht 2007) kur botohej në «Koha Jone» specialja për pushimet e Berishës, ku tregohej kryeministri duke lexuar «Gjuetari i balonave» një nga kritikët kryesorë të Berishës në shtyp, Mustafa Nano, kishte botuar në gazetën «shqip» shkrimin «Paqe e lumturi shqiptarësh në kohë krizash». Në këtë shkrim Mustafa Nano tregon se atij ikja e energjisë elektrike i kishte ndërprerë punën në kompjuter për një shkrim për gazetën dhe se në pritje të ardhjes së dritave kishte vazhduar leximin e librit të Noam Chomsky “Failed states” (“Shtetet e dështuara”). Mustafa Nano shkruan: «Çfarë situate ironike dhe absurde është të dalësh në ballkon, ngaqë brenda në shtëpi nuk mund të punosh për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike për orë, ditë, javë, muaj e vite të tëra, dhe aty të lexosh me një gjysmëmendje të hapërdarë Chomsky-n që flet për shtetin e dështuar amerikan, për demokracinë amerikane të nëpërkëmbur prej lojërave korporative fitimprurëse, për mass-media-n e kontrolluar prej tycoon-ëve të pangopur, e kështu me radhë! Të bëhet t‘i thuash: Chomsky, pa më lër një çikëz rehat, me gjithë zemërimin tënd filozofik ndaj prapësive të botës e me gjithë finesën e sofistikimin prej intelektuali të shqetësuar! E po të jesh patriot i çdo stine dhe i çdo rrethane - ndryshe nga unë, që nuk dua t‘ia di fare për atdheun tim, i cili asnjëherë nuk ka qënë i imi, por ka qenë i ca banditëve me ose pa pushtet - edhe mund t‘i thuash: Ik pirdhu, Chomsky…». (Gazeta «Shqip», 11 gusht 2007, f. 11) Këto fjalë të Mustafa Nanos janë simptomatike për mendësinë e elitave shqiptare, politike, mediatike etj., që paraqiten si karikatura të modeleve perëndimore. Derisa kryeministri Berisha, na del si “Amir” politik i Khaled Hossein, Mustafa Nano na paraqitet si karikaturë e Noam Chomsky, të cilin e imiton për t’u shndërruar në karikaturë intelektuale shqiptare e Chomsky. Mustafa Nano kërkon të thotë se ai nuk do t’ ia dijë fare për atdheun e vet, që e kanë uzurpuar dhe për këtë përdor Chomsky-in si mburojë intelektuale. Nëse Mustafa Nano nuk do që t’ ia dijë për atdheun, pse duhet që atdheu t’ ia dijë për Mustafa Nanon? Atdheu është i përjetshëm, ndërsa uzurpatorët të përkohshëm. Atdheu nuk abandohet dhe përçmohet për shkak të uzurpatorëve. Përkundrazi, triumfi i uzurpatorëve është një arsye më tepër që të interesohesh më tepër për fatin e atdheut, i cili mundet që mos të ketë interesuar shumë në kohë të mira. Mustafa Nanon e indinjon fakti që shqiptarët, gjatë kohës kur nuk kanë energji elektrike, qëndrojnë në paqe, dhe lumturohen kur vjen energjia elektrike. Në këtë moment Mustafa Nano jep verdiktin e vet intelektual: «Sytë më shkuan te kopertina e librit të Chomsky-t. Shqipëria nuk është një failed state - mendova. Shqipëria është një failed society. Totally failed. Zoti pastë mëshirë!» (Gazeta «Shqip», 11 gusht 2007, f. 11) Meqë Mustafa Nano ka thënë se është ateist dhe nuk beson tek Zoti (fjalën “Zot” ai këtu e shkruan me të madhe, duke treguar mëshirë ortografike për Zotin, sipas tij inekzistues, vetëm se këtu fjalës i ka takuar të jetë në fillim të fjalisë), atëherë punët i kemi vërtet keq. Mustafa Nano e çon kritikën në ekstrem, duke kaluar nga Berisha, qeveria, politika, tek shoqëria. Por a nuk janë po këta shqiptarë, që kur ndodhen jashtë vendit, përshtaten në vendet më të zhvilluara dhe punojnë e zbatojnë rregullat e jetesës në shoqëri shumë më të avancuara se jona, si në Britaninë e Madhe, Suedi, Gjermani, Kanada, SHBA etj. Pse ndodh kjo? Sepse atje marrin një mentalitet të ri? Jo, mentaliteti nuk merret menjëherë, por kjo përshtatje ndodh instinktivisht, në sajë të instinktit të përshtatjes për të mbijetuar. Ata janë të vetëdijshëm se në rast se nuk përshtaten, do të veprojë një forcë e verbër që do t’ i flakë tej shoqërisë ku kanë shkuar, si mbeturina. Kërcënimi i kësaj force të plotfuqishme i bën të përshtaten. Ajo që i duhet shoqërisë shqiptare është që të gjejë ekuivalentin e kësaj force që bën mrekullira me shqiptarët në Perëndim. Dhe ekuivalentin e kësaj force duhet ta gjejë, jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por edhe për nëpunësit e administratës, shtetarët, magjistratët (gjykatës, prokurorë), policët, etj., deri edhe për kriminelët. Mustafa Nano gabon kur e përcakton shoqërinë shqiptare si shoqëri të dështuar. Shoqëria shqiptare thjesht ka dështuar të zbatojë një model të shtetit, atë liberal demokratik. A mund të quhet shoqëria shqiptare e dështuar se nuk arriti që të kishte sukses duke realizuar modelin shtetëror komunist. Jo, sepse modelet shtetërore janë mjete dhe jo qëllime në vetvete. Dhe mjetet janë në funksion të qëllimeve dhe jo e kundërta. Mjetet, institucionet, mund të ndryshohen sipas kriterit të funksionimit. Për to vlen ajo shprehja që tha Edisoni për 1 milion provat e dështuara që bëri për të shpikur llampën elektrike, se ai shpiku një milion mënyra se si nuk duhet bërë llampa elektrike. Ky model shtetëror i demokracisë liberale me ndarje pushtetesh na dha Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën, Ilir Metën, Skënder Gjinushin, Lufter Xhuvelin, por edhe Theodhori Sollakun, Thimio Kondin, Fehmi Abdiun, Gjergj Saulin. Atëherë ka dështuar sistemi që prodhon njerëz të tillë të veshur me pushtet dhe jo shoqëria. Shoqëria duhet të ndryshojë sistemin, ashtu siç kanë bërë dhe vende të tjera, shumë më të zhvilluara se ne në kohë krizash. Britania e Madhe, atdheu i demokracisë moderne, në kohë lufte (si Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore) e pezullonte sistemin demokratik dhe vendoste një lloj despotizmi emergjent. Për Shqipërinë, korrupsioni, krimi, kriza energjetike, mosfunksionimi i drejtësisë, shkatërrimi i mjedisit, përbëjnë ekuivalentin e një situate lufte. Në këtë situatë dilema qendrore e shoqërisë shqiptare është nëse duhet të bëjë Sizifin, duke vazhduar të ushtrojë një sistem politik-institucional, që duket qartë se ka një diskrepancë mes shkallës së përgjegjshmërisë që duhet të kenë njerëzit që e zbatojnë atë, dhe asaj që kanë njerëzit në shoqërinë shqiptare, apo të ndryshojë mjetet (sistemin), me një më të përshtatshëm. Kjo dilemë do të ndahet nëse të huajt që vendosin për fatin e Shqipërisë dhe në radhë të parë SHBA do t’i mbështesin shqiptarët që ta ndajnë atë. Por kjo dilemë nuk mund të ndahet, në mënyrë të pëlqyeshme, as me mendësinë e Sali Berishës, që në këtë rast është epitomë e gjithë klasës politike shqiptare, as me atë të Mustafa Nanos që në këtë rast është epitomë e gjithë asaj që mbahet si elita intelektuale shqiptare. Ata janë dy karikatura të modeleve perëndimore që imitojnë. Por edhe të huajt që kanë interesa në Shqipëri dhe në radhë të parë amerikanët, duhet ta ndajnë dilemën e tyre se rëndësia gjeopolitike që ata i japin Shqipërisë, dhe në përgjithësi hapësirës nacionale shqiptare, dhe gjendja e mjerueshme e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, nuk janë shkojnë bashkë. Amerikanëve nuk u duhet një “Sizif” utopik liberal-demokrat shqiptar, por një “Aleksandër” shqiptar që e pret “me shpatë” “Nyjen gordiane”, dilemën e sotme shqiptare, jo në favor të utopisë së re. Boll më me utopi të çdo lloji qofshin, komuniste apo liberal-demokrate! Nuk ka dështuar shoqëria shqiptare, por utopitë njëra pas tjetrës. Sali Berisha dhe Mustafa Nano, simbol të elitës politike intelektuale shqiptare, përfaqësojnë një hibrid siamez politiko-intelektual, në të cilin i pari pranon për përfitime rolin e Sizifit politik utopik, ndërsa i dyti i bën apologjinë utopisë, duke fajësuar shoqërinë shqiptare për dështimin. Edhe Mustafa Nano është një Khaled Hossein në mënyrën e vet, por nga ata që Perëndimit dhe posaçërisht SHBA nuk i duhen më në vende si Shqipëria.
Marre nga "Sot"