Re: DUHET APO JO TE NGREJE FLAMURIN GREK??
Nuk e kam kuptuar asnjehere dhe nuk e kuptoj as tani gjithe ate zhurme qe eshte bere per kete Odisene qe nuk e paskan lene te mbaka flamurin grek gjate nje parakalimi. Kam lexuar si ketu ne Albforum, por po ashtu edhe ne shtypin shqiptar turli lloj komentesh ndaj kesaj padrejtesie te madhe! Te them te drejten une nuk kuptoj kembenguljen e ketij Odisese dhe disa te tjereve qe e perkrahin, per te mbajtur me domosdo flamurin grek. Kaq shume i pelqeka? Ne rast se eshte nxenes aq i mire, aferim i qofte, por le te kenaqet atehere me deftesen. Perse ka bere gjithe ate zhurme se nuk e kane lene te mbaje me krenari flamurin grek. Mos valle do te behet me grek se grekerit? Ai eshte i huaj ne Greqi, prandaj duhet te jete pak me modest. Flamuri grek u takon grekerve ta ngrene lart, si shqiptareve u takon te ngrene lart dhe te respektojne flamurin e tyre. çfare kerkon ky Odiseja?