Re: DUHET APO JO TE NGREJE FLAMURIN GREK??
Me mire le te lexojme artikullin ne shqip qe merr informacion edhe nga gazetat greke.
I lumte Odise Cenajt se po u tregon vendasve greke se c'eshte ne gjendje te arrije nje i ri shqiptar i nje familjeje emigrante. Po ashtu dje u njoftua edhe per nje 18 vjecar shqiptar qe gjeti nje shume te madhe te hollash ( mbi 100 000 euro) dhe e dorezoi ne rajonin e policise.
Por me teper i lumte se refuzoi te valevise nje flamur, simbol i nje shteti qe ua ka nxire jeten e emrat sa e sa emigranteve qe sot quhen edhe "greke etnike".
Pse nuk protestojne greket kur sportistet shqiptare fitojne medalje boterore ne emer e nder te tyre dhe mbeshtillen e krenohen me flamurin grek?!?
Ky komb anetar i Bashkimit europian dhe qe mburret me Greqine e lashte duhet te civilizohet/europianizohet me teper dhe te njohe meritat e shqiptareve ne kohe ....
Nga Eda GEMI, Athina
Nuk eshte hera e pare qe Odise Cenaj gjendet ne epiqender te opinionit publik Grek. Para tre vjetesh, ai u caktua si flamurmbajtes pasi rezultatet e tij ne shkolle ishin te shkelqyera dhe sjellja e tij karakterizohej si shembullore. Asokohe, reagimi i prinderve dhe i banoreve te "Nea Mihanjones" ne zonen e Selanikut, shkaktoi nderhyrjen e vete President Grek K.Stefanopulos i cili "mori ne mbrojtje" nxenesin me origjine shqiptare. Nderkaq, Ministri i Arsimit P.Efthimiu nepermjet nje vendimi Ministerial, nderhyri ligjerisht duke i dhene te drejten te gjithe nxenesve te huaj me nota te shkelqyera te cilet deshirojne te mbajne flamurin grek, te parakalojne si flamurmbajtes gjate paradave te festave kombetare. Si para tre vjetesh, edhe tani, epilogun e shkruajti vete Odiseja duke refuzuar te parakalonte si flamurmbajtes per t'iu shmangur episodeve qe mund te krijoheshin gjate parakalimit te 28 Tetorit. "Histeria e Flamurit" u ringjall perseri ne daten 6 Tetor 2003 kur Keshilli i Prinderve te Liceut te "Nea Mihanjones" doli me nje peticion kunder caktimit te Odiseas si flamurmbajtes.
Per me shume ata kerkuan terheqjen e menjehershme te ligjit i cili i jep te drejten nje nxenesi te huaj te ngreje simbolin e kombit grek. Me pas, deklaruan se bashke me femijet e tyre do bojkotonin paraden.
Ne mengjesin e dates 21 Tetor, nxenesit e Liceut te "Nea Mihanjones" ne zonen e Selanikut, sipas te gjitha gjasave, te shtyre nga prinderit e tyre, pushtuan godinen e shkolles ne shenje proteste kunder caktimit si flamurmbajtes gjate parades se 28 Tetorit, te Odisea Cenaj.
I ndodhur para kesaj situate shperthyese me 22 Tetor, Odisea publikoi vendimin e tij per te mos mbajtur flamurin grek. Njekohesisht, ai shprehu zhgenjimin e tij per faktin se kishte besuar qe brenda tre vjeteve, shoqeria mund te kishte ndryshuar. "Problemi qendron tek Shqiptari flamurmbajtes dhe jo tek Italiani apo ndonje tjeter. Kjo verteton se kemi te bejme me racizem".
Reagime ne Greqi
Reagimet e forcave politike ishin te shumta dhe te ashpra. Opinioni publik grek u polarizua si asnjehere tjeter. Nga nje ane qendronin ata qe mbeshtesin hapur integrimin e plote te emigranteve ne shoqerine greke, dhe nga ana tjeter, ato qe iu dorezuan delireve raciste dhe ksenofobe. Nje pjese e mire e botes politike greke shprehet shume e shqetesuar dhe vlereson se ajo qe ndodhi perben nje "kryengritje raciste" e cila nese gjen imitues mund te krijoje situata shperthyese qe nuk mund te krontollohen. Flamuri nuk ishte vetem nje shkak per t"u shfaqur hapur njerez qe emigrantet dhe sidomos shqiptaret te jene qytetare te dores se dyte dhe te trete. Prandaj, per here te pare u diskutua hapur problemi i nenshtetesise si edhe marrja e iniciativave serioze nga shteti grek per integrimin me te drejta te plota te emigranteve, dhe sidomos te brezit te dyte, ne shoqerine greke. Ish-ministri i Jashte Grek, z.Pangalo kerkoi nga Ministri i Brendshem grek K.Skandalidhi t'i jepet nenshtetesia greke brenda 24 oreve Odise Cenaj qe te zbulohet hapur racizmi dhe ksenofobia e banoreve te Nea Mihanjones.
Megjithate, pikepyetje ka krijuar qendrimi i Partise me te madhe te opozites "Demokracia e Re". Nga nje ane, ne deklaraten e saj zyrtare, Demokracia e Re, thekson se ne rastin e Cenajt duhet te zbatohet ligji. Gjithashtu, ekspontente te moderuar te kesaj Partie deklaruan se behet fjale per nje "nacionalizem primitiv". Nderkohe, Prefekti i Selanikut, i pasuar nga elemente konservatore dhe nacionaliste te kesaj partie, deklaroi "se Grek nuk behesh, por lind"...
Media greke ka reaguar shume ashper ndaj sjelljes se prinderve dhe te nxenesve te cilet kontestuan mbajtjen e flamurit nga nje nxenes me origjine shqiptare. Njekohesisht ata kane komentuar me fjalet me te mira qendrimin e nxenesit Shqiptar. "Odise na fal. Na vjen turp per bashkatdhetaret tane" shkruante gazeta Eleftherotypia. "Odise, jemi me ty dhe na vjen turp per ato qe po ndodhin. Besojme se nje grup njerezish te pamente nuk do te detyrojne te vendosesh te ikesh nga Greqia" - shkruante gazeta me e madhe greke TA NEA.
Nderkohe, ne gazeten "Eleftherotypia" z.Polimilis propozon qe te abrogohet parada neper shkolla. "Shkolla nuk eshte repart ushtarak" - komenton gazetari ne fjale. "Koherat kane ndryshuar prandaj duhet edhe ne te ndryshojme" - perfundon artikulli.
Ne cdo rast - sic komenton gazeta "Kathimerini" "ceshtja Cenaj" tregon se shoqeria greke gjendet ne nje krize serioze. "Problemi nuk zgjidhet thjesht me fjale te pergjithshme. Ne greket nuk ishim raciste sepse s'kishim te huaj. Tani qe ne Greqi punojne e jetojne me qindra mijera te huaj ka racizem. Tani do duket cfare drejtimi do marre shoqeria greke. Ka ardhur koha te shohim vehten ne pasqyre" - perfundon komenti i gazetes.