Duhani - shkaku i parë i vdekjeve në botë

Hank

Valoris scriptorum
Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden, po ashtu përmendi kërcënime të tjera për shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington.
Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit kanë patur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera.
"Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve,"- thotë doktori.
Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po bëhen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milionë vetë, mes tyre edhe njerëzit që ecin më këmbë dhe me biçikletë:
“Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshëm, në se nuk marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysëm. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.
Dr. Friden thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnë të jenë një tjetër problem kyç. Ai thotë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe dy miliardë e gjysëm jetojnë në kushte jo të mira sanitare. Ai thotë se në se njerëzit do t’i kishin këto kushte të nevojshme, do të parandaloheshin vdekjet e miliona njerëzve, mes tyre fëmijë që vdesin nga diharreja:
Ende ka raste të kolerës në shumë vende të botës, gjë që pasqyron dështimin tonë për të siguruar ujë të pijshëm dhe kushtet e nevojshme sanitare”.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se SIDA vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Afrikë. Ai thotë se pjesë e problemit është se gjysma e njerëzve të infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDË-n, nuk e dinë fare se janë të infektuar:
Ne e dimë se njerëzit që e dinë se janë të infektuar nga sëmundja është më pak e mundur të ta përhapin infeksionin tek njerëzit e tjerë dhe e vetmja mënyrë për të marrë ndihmën e nevojshme është të dish që je i infektuar,”- thotë zoti Friden.
Dr. Friden thotë se obeziteti po ashtu është një problem përherë e më shqetësues për shëndetin. Ai thekson se tani në botë ka më tepër persona mbi peshë, se sa nën peshë. ...Dhe ai shton se numri i përvitshëm i vdekjeve nga kanceri mund të përgjysmohet, në se njerëzit e lenë duhanin, kanë një dietë më të shëndetshme dhe aktivitet më të madh fizik.
 

Sweety el

Locus omnem
Përdorimi

Duhani mund të përdorët në shumë forma të ndryshme të cilat të asnjë nga to nuk eshte e mir per shendetin tone .
[redakto]​
Llojet


Duhani ben pjese ne nje familje te bimeve qe quhen nikotiana gjithashtu duhani eshte shume i demshem per ne dhe shendetin tone sepse sjell semundje kronike
]​
Historia e duhanit dhe përhapja e tij


Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë
]​
Duhani dhe dëmet


Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është dëmshëm për shëndetin e njeriut. Duhanin njerzit mundohen ta ndalojn por nuk munden pasi që ata janë mësuar duke pirë shumë duhan. Por disa njerëz mendojn se duhani ta largon dhimbjen e kokës, por duhani ta shton më shumë këtë dhimbje por ne nuk e ndjejmë.Duhani është i ndaluar rreptësisht,por njerëzit nuk i respektojnë kto ligje të shtetit e patjetër duhet të arrestohen.
 

Sweety el

Locus omnem
images
 

Al-Punk

Still here
Ne fakt di shume raste qe kane bire duhan dhe kane vdekur mbi 100 vjet. A eshte realisht aq i demshem sa semundje te tjera?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
absolutisht po! Duhani eshte shume i demshem dhe shumica prej nesh e dine fare mire. Fakti qe pergjigjen ne menyre te ndryshme (me pak se 40% shkojne drejt bronkitit kronik) ndaj duhanit vjen nga shume faktore duke filluar qe nga ato gjenetike. Dmth variacioni gjenetik qe ka secili prej nesh na ben te pergjigjemi ne menyre te ndryshme ndaj duhanit. Faktore te tjere jane edhe sasia e duhanit, lloji, kohezgjatja, ambienti ku ndodhen, sistemi imunitar etj...dmth te gjitha bashke jane shume. Problemi ketu eshte qe nuk dihet se si pergjigjet secili individ.
Gjithsesi, ajo qe parashikohet eshte nje rritje e numrit te semureve nga bronkiti kronik dhe parashikohet qe ne 2020 te zere vendin e 3 per vdekshmeri dhe dihet mire qe shkaku kryesor i shfaqjes se bronkitit kronik eshte duhani.
 
Z

z.Prenge

Guest
Kam nje pyetje. Une qe pi 4-5 cigare ne dite prekem nga te keqijat e duhanit?
 

policia

Forumium maestatis
4-5 cigare ne dite i pi vete ti, nja 4-5 cigare te tjera i thith ne menyre pasive ti ne lokal kur e pine te tjeret.... keshtu qe edhe ti bashke me te tjeret je...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Nese flasim per efekte te dukshme mund edhe mos te jene te pranishme nese pi 4-5 cigare por nuk eshte gjithmone e thene. Mund te permend rastin e ndonjerit qe ka mungese ose perqendrime te vogla te alfa1 antitripsines qe i ben shume me te prekshem ndaj inflamacionit.
Nese flasim per efekte ne nivele mikroskopike, qe ne pirjen e duhanit te pare fillon nje zinxhir reaksionesh inflamacioni kundrejt te cilit trupi do mundohet te zhvilloje nje pergjigje.
Thene me fjale me te thjeshta, edhe pse doza mund te duket e ulet, me kohen ke nje mbledhje te efekteve dhe nese i shton elemente te tjere qe ndikojne, mund te jape demtim.
 
Top