Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

komino

Valoris scriptorum
Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

Gjatë dy vjetëve të fundit, në Shqipëri janë zhdoganuar vetëm 30 për qind e sasisë totale që konsumohet





I. Altin Xhikneli / (03-09-2003)


Sipas specialistëve, nga të ardhurat e duhanit mund të rimëkëmbet ekonomia e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë që buxheti i shtetit, nga përdorimi i tij, përfiton burime të rëndësishme të ardhurash në formën e taksave (taksat doganore, akcizat). Duhani është një ndër mallrat e konsumit të përditshëm më të taksuar. Por, pavarësisht nga kjo, në vendin tonë ndodh e kundërta. Në vitin 2000 janë zhdoganuar 2100 tonë cigare, ndërsa në vitin 2001 janë zhdoganuar 2400 tonë, nga 10 mijë tonë që konsumohen gjithsej në vendin tonë. Pikërisht ky evazion fiskal bën që buxhetit të shtetit t’i humbasin çdo vit 150-200 milionë dollarë.
Specialistët shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me problemin e duhanit. Ai, sipas tyre, siguron të ardhura të larta për buxhetin e shtetit dhe ka qenë një burim i madh të ardhurash kombëtare. Specialistët shprehen se cigaret tona e kanë bërë dikur të njohur Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria është bërë e njohur me dy gjëra, - shprehet një specialist, - me duhanin dhe perimet”.
Kërkesat e sotme të tregut botëror
Sipas specialistëve, prodhimi i duhanit nuk duhet të ngatërrohet me luftën kundër konsumit të duhanit. Këto, shprehen ata, janë dy aspekte të ndara. Po t’u referohemi shifrave, do të shohim se në dy vjetët e fundit prodhimi i vendit ka qenë 1500-4000 tonë në vit, ndërsa konsumi i brendshëm 8000-10 000 tonë. Ulja e prodhimit vendas nuk e ka pakësuar konsumin e brendshëm të duhanit. Në shkallë botërore, shprehen specialistët, janë dy faktorë që e përcaktojnë të ardhmen e kësaj kulture: evolucioni i kërkesave të tregut dhe detyrimet institucionale. Megjithatë, sot në botë prodhohen 8.1 milionë tonë duhan, 80 për qind e të cilit nga 10 prodhuesit më të mëdhenj botërorë. Me gjithë masat që kanë marrë shumë shtete për ta kufizuar konsumin e duhanit, vihet re se për vitet 1990-2001 ka një rritje të lehtë, ose më mirë, ka një konsum konstant. Prodhuesi më i madh i cigareve në botë është monopoli kinez, me 30 për qind, ose 1.680 miliardë cigare të prodhuara për vitin 2001.



biznesi
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

Sipas të dhënave, numri i subjekteve që punojnë në tregun informal është më i lartë se ai në tregun formal, duke i shkaktuar shtetit një evazion të madh fiskal. Veç kësaj, të dhënat doganore të muajve të fundit kanë treguar se mallrat e akcizës, si kafeja apo cigarja, kanë pësuar një rënie të ndjeshme, gjë që flet qartë për kontrabandën e këtyre produkteve. Krerët e doganave janë mundur të justifikojnë rënien e ndjeshme që ka pësuar sidomos pas Korrikut 2003 zhdoganimi i mallrave të akcizës, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri "për akcizat", por duket se gjithmonë mbi këto të dhëna ka ekzistuar një masë e fortë informale.

"Informacionet e marra tregojnë se më shumë se dy të tretat e cigareve të konsumuara në Shqipëri hyjnë kontrabandë nga jashtë dhe ekziston një diferencë e ndjeshme mes importeve të regjistruara prej 2425 ton në 2001 dhe konsumit real prej 8000 ton, që do të thotë se humbja në vlerë është 28 miliardë lekë në vit", ka bërë të njohur në raportin e vet mbi ekonominë informale në Shqipëri, përfaqësuesi i FMN-së, Olters.


per mua duhet bllokuar e gjithe tregtia e cigareve me jashte.
ne asnje vend te evropes lejohet importim cigare edhe pse bejne pjese ne bashkimin evropian.
pse vetem ne duhet te importojme cigare ????
nejse ......eshte bere bajate edhe kjo pyetje sepse eshte akoma me bajate edhe pergjigjia sepse e dine te gjithe.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

nuk eshte dhe aq bajate pyetja

cigarja eshte helm dhe me mire te helmoemi nga cigare shqipetare

ndonje teknologji te avancaur nuk kerkon dhe besoj se konsumi shqipetar jusitifon pranine e prodhimit ne vend


kush eshte dakort te analizojme kete mundesi me hollesisht?

fillojme nga tregu potencial (8000 ton)
vazhdojme me analizen e operatoreve aktuale
kanalet e shperndarjes
etj etj etj

kush eshte dakort te ngreje doren :wave:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

ne vendet perendimore prodhimi i cigareve eshte monopol i shtetit.
nuk lejohet importimi i tyre nga asnje vend .
nuk lejohet import-eksporti edhe midis vendeve te bashkimit evropian.
une di qe kane qene 3 fabrika cigare.
shkodra, durresi, e gjirokastra.
eshte edhe nje fabrike e re ne librazhd qe e kishte njeri edhe ky donte ta shiste.
per gjendjen e tyre eshte veshtire te flasesh sepse me te vertet e njoh shume pak.
po ti pjestosh per kater ato 8000 ton u bje nga 2000 ton ne vit cigare per secilen.

me shume informacion duhet te dine ata qe jetojne ne shqiperi.
do te ishte shume me leverdi per te gjithe sikur te mbyllej importi plotesisht .
do te isha dakort edhe me prodhimin e markave te huaja por ama te prodhoheshin ne keto 4 fabrika
po kujt ti thuash ............???
rri dot TOSI pa pire cigare te importuara :smash:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

Shqiptaret pijne 10.000 tone cigare ne vit
E Shtune, 17 Korrik 2004
Sipas shifrave zyrtare ne vendin tone duhani konsumohet nga rreth 60 per qind e popullsise, pjesa me e madhe e se ciles eshte meshkuj dhe harxhojne per blerjen e tij ne nje vit rreth 260 milione dollare. Kjo shifer ze nje pjese te konsiderueshme te shpenzimeve ne familjet shqiptare. Duke patur parasysh demet qe shkakton ne shendet vendet e zhvilluara po marrin Cdo dite e me shume masa per reduktimin e konsumit, qofte duke marre masa per rritjen taksave dhe nepermjet tyre edhe Cmimet dhe ne te njeten kohe duke nxjerre ligje qe ndalojne pirjen e tij ne ambjente publike.

Ne nje vit shqiptaret konsumojne 8000 deri ne 10.000 tone duhan ne vit, prej te cilave nuk zhdoganohen jo me shume se, 2500 deri ne 3000 tone ne vit. Keshtu pjesa me e madhe e tregut te produktit ne fjale zhvillohet ne te zeze duke i krijuar nje humbje vjetore te buxhetit te shtetit ne me shume se 250 milione dollare ne vit. :eek:
------------------

po per 14 vjet demokraci sa eshte shuma qe kemi humbur me keto cigare importi ??
me gjithe ato dollar do kishim dale nga kjo gjendje qe ndodhemi.
ne 50 vjet diktatur asnje nuk u ankua qe nuk ishin te mira cigaret D&S apo GENT.
sikur.............. :shrug:
shikojeni vete qe me nje politik ekonomike me te vemendshme ne zhvillimin e vendit tone e me pak vullnet te mire shume gjera rregullohen.
 
Top