Duhani kontrabandë, buxheti i shtetit humb rreth 200 milionë dollarë

Gjatë dy vjetëve të fundit, në Shqipëri janë zhdoganuar vetëm 30 për qind e sasisë totale që konsumohet
I. Altin Xhikneli / (03-09-2003)
Sipas specialistëve, nga të ardhurat e duhanit mund të rimëkëmbet ekonomia e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë që buxheti i shtetit, nga përdorimi i tij, përfiton burime të rëndësishme të ardhurash në formën e taksave (taksat doganore, akcizat). Duhani është një ndër mallrat e konsumit të përditshëm më të taksuar. Por, pavarësisht nga kjo, në vendin tonë ndodh e kundërta. Në vitin 2000 janë zhdoganuar 2100 tonë cigare, ndërsa në vitin 2001 janë zhdoganuar 2400 tonë, nga 10 mijë tonë që konsumohen gjithsej në vendin tonë. Pikërisht ky evazion fiskal bën që buxhetit të shtetit t’i humbasin çdo vit 150-200 milionë dollarë.
Specialistët shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me problemin e duhanit. Ai, sipas tyre, siguron të ardhura të larta për buxhetin e shtetit dhe ka qenë një burim i madh të ardhurash kombëtare. Specialistët shprehen se cigaret tona e kanë bërë dikur të njohur Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria është bërë e njohur me dy gjëra, - shprehet një specialist, - me duhanin dhe perimet”.
Kërkesat e sotme të tregut botëror
Sipas specialistëve, prodhimi i duhanit nuk duhet të ngatërrohet me luftën kundër konsumit të duhanit. Këto, shprehen ata, janë dy aspekte të ndara. Po t’u referohemi shifrave, do të shohim se në dy vjetët e fundit prodhimi i vendit ka qenë 1500-4000 tonë në vit, ndërsa konsumi i brendshëm 8000-10 000 tonë. Ulja e prodhimit vendas nuk e ka pakësuar konsumin e brendshëm të duhanit. Në shkallë botërore, shprehen specialistët, janë dy faktorë që e përcaktojnë të ardhmen e kësaj kulture: evolucioni i kërkesave të tregut dhe detyrimet institucionale. Megjithatë, sot në botë prodhohen 8.1 milionë tonë duhan, 80 për qind e të cilit nga 10 prodhuesit më të mëdhenj botërorë. Me gjithë masat që kanë marrë shumë shtete për ta kufizuar konsumin e duhanit, vihet re se për vitet 1990-2001 ka një rritje të lehtë, ose më mirë, ka një konsum konstant. Prodhuesi më i madh i cigareve në botë është monopoli kinez, me 30 për qind, ose 1.680 miliardë cigare të prodhuara për vitin 2001.
biznesi