Dualizmi Nano - Berisha: tuneli pa rrugedalje i Shqiperise

tntn

Primus registratum
Dualizmi Nano - Berisha: tuneli pa rrugedalje i Shqiperise

Ky shkrim i shkurter mbeshtetet mbi nje teze te thjeshte:

Ajo thote:

"Demokracine nuk e fitojme dot duke luajtur koke a pil me monedhen e stampuar me fytyrat e Nanos dhe Berishes"

Arsyeja?

Sepse me ciftin e alternuar Berisha-Nano cdo zgjedhje jone do te jete nje humbje. Dhe nese e vazhdojme kete loje, demokracia do te jete nje shaka cinike, jo vetem per femijet, por edhe per niperit tane!


C'duhet te bejme?

Shume njerez thone, ne Tirane dhe kudo: "ne s'kemi asgje ne dore, batakcinjte fitojne gjithnje, paraja eshte gjithcka"

Nuk eshte e vertete.

S'eshte e vertete se te pasurit e korruptuar fitojne gjithnje. Mos harroni ate qe ndodhi ne Tirane, Shijak dhe Durres ne zgjedhjet e fundit. Aty kandiduan mafiozet me te medhenj te Partise Socialiste. Ata mund te blinin gjithcka: voten, reklamen, pushtetin. Por ata humben qe te gjithe. POPULLI NUK I DESHI.

Humben Dukat, Angjelet, Pocet...por dihet qe kjo nuk mjafton!

Dualizmi Nano-Berisha qendron ne thelb te mizerjes "demokratike" shqiptare. Populli shqiptar i ka hequr qafe vec e vec; sa here hiqte qafe njerin, binte ne dore te tjetrit. Ka ardhur koha t'i largojme te dy.

Kujdes: largimi perfundimtar i Berishes eshte garancia e vetme se Fatos Nano nuk do te mund te kthehet me. Nuk ka dyshim: Fatos Nano deshiron te kthehet. Ai ka, ne thelb, te njejtin ves si Berisha: do te jete kryeminister. Dhe ai do te jete kryeminister, persa kohe Sali Berisha vazhdon te shkembehet me te ne pushtet.


Te dashur miq,

Ne thelb te demokracise shqiptare qendron PARTIA DEMOKRATIKE. Shqiperia nuk do te jete kurre demokratike, per sa kohe PD nuk eshte e tille. Dhe, persa kohe PD do t'i lejoje vetes te trajtohet si buratin nga cfaredo superkomunisti plak i pagdhendur, e ardhmja jone do te vazhdoje te na vidhet nga djali i Thanasit, nga femijet e Hysniut, nga lavatricet e tipit te fundit si Naci, Baci, Kaci dhe Muci...


Kete e kemi kuptuar te gjithe .
Pse disa vazhdojne te bejne sikur s'e kuptojne?

PERSE VAZHDOJME TE SHOHIM NE FYTYRE NJE DIKTATOR DHE S'NGREME AS GISHTIN?

Sali Berisha eshte nje superkomunist provincial. Ai nuk pranon mendimin ndryshe. Ai ka perjashtuar me metoda staliniste cdo element me vlere ne PD, cdo lider alternativ, cdo individ tek i cili shihte nje kundershtar te mundshem. Ai ka nxitur dhe perkrahur kryesisht sahanlepiresit, mostrat pa karakter, dhe kukullat arrogante te tipit Lulzim Basha. Levizja kronike drejt pushtetit e Sali Berishes le pas brazda me shkaterrime, po aq sa mbjell korrupsion, cinizem dhe mjerim cdo kthim i Fatos Nanos ne pushtet. Prandaj...

Fitorja e vertete e Shqiperise nuk duhet te jete thjesht fitorja e njeres parti apo tjetres ne zgjedhjet e ardhshme.

Fitorja e vertete e Shqiperise do te jete largimi perfundimtar i Sali Berishes nga PD, ardhja e nje lideri te ri dinamik krye te PD, krijimi dhe forcimi i demokracise se brendshme ne PD, kthimi i themeluesve dhe intelektualeve te mirefillte ne PD, si dhe largimi i shpejte i te gjithe filizave te rinj te autokracise, qe doktor Berisha ka nisur te mbjelle me aq kujdes ne drejtimin e PD.

Me ndryshimin thelbesor te lidershipit te PD une shoh fundin e tunelit te tranzicionit shqiptar.

pershendetje
 

DFV

Primus registratum
Re: Dualizmi Nano - Berisha: tuneli pa rrugedalje i Shqiperise

tntn, forcimi dhe demokratizimi i vertet i PD mund te vij vetem mbas largimit te lidershipit aktual te PD Sali Berisha dhe i te gjithe sahan lepirsave te tipit Emin Gjana, Lulezim Basha e te tjere dhe zevenndesimi i tyre me demokrat te tipit Eduart Selami, Aleksander Meksi,Zef Brozi e te tjere te largur nga PD me metodat staliniste te Sali Berishes.
Kjo qe them eshte teper e veshtire te arrihet me ate popull muti,frikacak dhe servil qe kemi ne Shqiperi dhe aq me keq me ata militant idjot qe ndjekin pas lidershipin sikur ky te jet Jezusi!
Do te duhen te pakten edhe 50 vjet qe te duket drita ne fund te tunelit shqiptare! Me mire vone se kurre!!!
 
Top