Dshuria ndaj Nënës !!

talenti

Primus registratum
Dshuria ndaj Nënës !!

Tregimi qe vijon është një tregim i shkurtër, mirëpo shume tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetem me shpresë se do t’u pëlqej shumë...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shume mire se sa e doni atë...
Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë qe nenën time ta vizitoj shume rralle.
Nje ditë prej ditesh, gjeta kohën qe ta ftoj nënën time per darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa çaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...
Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita ne shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste.
Duke buzëqeshur si nje engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.
Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirëpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzëqeshje te gjere, me dy buzet e saja te çara, me ndërhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. اlodhu dhe pusho nena ime – i thashe.
Gjate tere mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rendomte, me përjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qëndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone.
Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirëpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te.
Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethënien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veçanti Nena.
Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanë veten keshtuqë, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle!!!
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Dshuria ndaj Nënës !!

Nana, e Baba /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif en ket bot gjithcka gjen vec nan e bab jo.
Vec kajher kur jena te ri pa na mungu asgja harrojm qe rinia e tyne u ka shku tu u rropat me na dhan at cka ata per vetin nuk
e kan pas...
 

Adeli

Primus registratum
Re: Dshuria ndaj Nënës !!

Ishalla te kan me jet nana e baba dhe perher ngojn mir per ty sokol malit. Je ashi djali prinja me u ndjer krenar per ty...
 

kiren

Primus registratum
Re: Dshuria ndaj Nënës !!

Kome is humble and a very nice guy, not like you super egoistical creature! Hate you! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Dshuria ndaj Nënës !!

Komja kishte ken ma mir sikur neser me m'gatu do petulla.
Kiren sa her si ha at "rotti pratta" indiane em kujtohen petullat
te shpia en shipni. Kur ishim t'vegjel mama
u cote heret e gatute petulla per ne fmive. Po na nuk pritshim me perfundu tana, ajo gatute e na futshim doren e
i hashim tana, si en ushtri /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif


P.S Adel ta ka mledh cika em duket, nuk durohet
ikjo gja pra buddy /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 
Top