Droga tek te rinjet

gazetarja_turke

Forumium praecox
Droga tek te rinjet

<font color="blue"> Droga tek te rinjet

Shumë tunele të errëta! Nuk e di a kanë së paku dritë në fund? Kush rri në ta? Ngase sa herë kaloj dëgjoj zëra. “Droga“ mu përgjigj një djalosh që s’i kishe as 16 vjeç. U çudita nga përgjigjja, por u binda më pas.

A ka të rinjë delikuent në Gjakovë?A është në rritje kjo veti? Kush mirret me ta? Pasojë e kujt janë ata? A flasin narkomanët për vetën?-ishin mori pyetjesh që shkrepën në moment, por që iu përgjigjën të tjerët.

Edhepse narkomanët ecin të lirë dhe pa komplekse në qytet ata e kanë kompleks të flasin për vetën, por ja siç u shpeh një i ri që tashmë kishte braktisur këtë rrugë të tunelit:

-A mund të na tregoni fillimisht kush është NN?

Po jam nga Gjakova 25 vjeqar dhe punoj ne Gjakovë
-Cila ishte rruga që ju shpiu drejt drogës?

Drejtën me të tregu thojshin jo shoqnia keqe jo s’di qka ,s’ka qenë e vërtet aspak në fillim lakmova mbas pareve dhe fillova me e shit nëpër shoqri por errdh një qast që e niva vetën se kisha nevoj që ta marrë edhe vetë e kshtu fillova nga më e vogla deri te gati më e madhja …
-Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë konsumimit të drogës?

Ka qenë atëher kur un mbetja pa të edhe bojsha sherre familjës shoqëris bile bile ka pas raste edhe njerzve që si kam njoft hiq nëse me ka qëllu afër e kamë qëllu edhe aj ma ka kthy…
-Si ashtu?
Po ma kthej më zoni të lodhshem edhe më rreu ka qenë një i katunit i moshuar.
-A kishit ndonjë bashkpuntor kur e konsumonit drogen?

Po qysh jo kamë pas shumë shok që drejtën po të them vetë i kam futë në ato telashe se as që e kan ditë qka osht marihuana hashashi e tjerat bile as që ka ekzistu najher ashtu diqka në shoqërin tonë po unë i flliqa e tash ata po vujn unë shpëtova, besa u ra diqka e keqe që më shtyvi të shërohem se ndoshta kisha mbetë sikur ata.
-Çka ishte ajo që ju bëri të largoheni nga droga?
Mungesa e babait sepse atë e kam humbur para një kohe të shkurtër dhe shkaku vdekjës tij kam qenë un, edhe pse tjerët thojn se jo i ka arrdh koha, une edi që qat kohë ja kam pru vetë, e aj vdiq edhe une vonë u kujtova se duhet kthehem jetës normale e të kujtoj se familja mvarret nga unë.
-Cila është gjëja më e keqe që keni bërë në mungesë të drogës?

Në shtëpi sa kamë qëndru kur më ka mungu droga kam thy qka me ka ra ne dorë, por edhe shpesh e kam rrahë motrën time që sot më vjen marre prej vetës kur e kujtoj një gjë të tillë, e nëse kamë qenë në rreth shoqëror s’kam pas kriz shumë se jamë gjetë fillë, ja bojsha qaren vetës.

-Cili është krahasimi në mes të drogës dhe lirimit nga droga?

Po ka shume dallim se atëher kam vuajtur shumë, kam bë shumë të kqija qka më ka arrdh në mendje mu ka largu shoqëria, e kam humb gati gjith fare fisin edhe i kam flliq krejt ni mbiemër edhe këtë e pranoj me gjithë zemër,kurse ka tjerë që tash po mundohen me pastru mbiemrin edhe po bëjnë shumë gjëra e ishallah i rregullojn të kqijat që i kamë bërë une, e qka osht dallimi prej nga lirimi drogës tash kom shoqëri punë familje dhe shëndet të plot.
-Po si e ndieni vetën kur dëgjoni për të tjerët narkomana?

Shumë keq se po kam frikë se ndoshta të gjithë nuk shpëtojnë si unë, droga është shumë e keqe as s’mund të përshkruaj unë, e as s’mund të kuptojn ata që se kanë konsumu drogën.
-Cila ka qenë gjendja më e keqe e juaj që ju ka sollur droga?

Apsolutisht humbja e familjës, shoqëris dhe shëndetit që kam pasur.
-Një mesazh për të rinjët?

Për ata që janë të pastër vazhdoni atë rrugë , mos u mashtroni më mirë mbetni të uritur se sa të hyni rrugë ve të kqija se jamë një njeri që i kalu ato, e sa për ata që e konsumojn mundohuni të shërohuni binduni mendimit timë që shumë më mirë është jeta pa drog se sa me të, dhe per familjet mundohuni ti ruani fëmijët dhe ti kuptoni e ti ndihmoni ata , kaq.

Ka shumë sosh që ende nuk i janë kthyer të vërtetës pohojnë burimet tona në QPS, por numri është në zvoglim. Sipas drejtorit të QPS z.Ali Selimaj këtë vit ka pasur vetëm 15 raste të delikuencës së të miturve të trajtuar nga ata.Kështuqë në QPS ekziston një shërbim i veqant që kujdesen për ta. Në pyetjen se si shkon procedura pas zënjes së të riut delikent shefi i shërbimeve sociale z. Jakup Hasi u përgjigj:Zakonisht me këto raste së pari takohet shërbimi policor I cili me rastin e marrjes në pyetje të të miturve e fton edhe QPS-në, gjegjësisht nënpunësin e shërbimeve sociale me qenë prezent gjatë kësaj procedure.Pastaj,lënda dërgohet ne gjykata, nga e cila kërkohet raport me shkrim në lidhje me të miturin për kushtet e jetesës , se çka e ka shtyrë të miturin mu marr me vepra penale. Në qoftëse ka elemente të veprës penale, varësisht prej shkallës së rrezikshmërisë shqiptohet denimi. Gjykata është e obliguar që shqiptimin e dënimit ta bëjë pas marrjes së mendimit nga shërbimi sprovues ose organi I kujdestarisë , që në fakt organ I kujdestarisë është QPS në Gjakovë.

Se si ndahen rastet e delikuencës dhe si veprohet me ta varësisht, u pronuncua z.Rexhep Qarri puntor social në QPS, i cili u shpreh:Kemi delikuentë të cilët kryejnë raste të rënda dhe më të lehta. Deliktet e kategorisë më të rëndë I dërgojmë në shtëpi korrektuese, ku për momentin një e tillë egziston në Lipjan. Ndërsa , për delikte më të lehta japim masën :kujdes I shtuar nga ana e prindit.
Si raste më të shpeshta të delikuencës së të miturve sipas puntorëve social janë: vjedhjet e vogla, përdorimi i drogës etj.E si pasoj shpeshherë është mungesa e edukatës dhe mbikqyrjes familjare-thonë burimet ne QPS.

Shërbimi Policor i Kosovës, Qendra për Punë Sociale dhe gjykatat janë tri organet kyesore që mirren me këtë problem që në dukje e qfaq më tepër pas luftës. Mirëpo pos tyre edhe Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës tanëmë përballet me këtë problem.Znj.Bahrije Deva Vehapi pranon që në këtë organizat këtë vit ka pasur rënje të rasteve në 3, kurse vitin e kaluar kanë qenë 6. Rasti më special që e kemi pasur është një fëmijë që e kemi përcjellur edhe në Gjilan, mirëpo ai nuk ka pasur sukses dhe për momentin ende vjen në QMGF- u shpreh znj.Vehapi.

Burimet e SHPK-së do ishin të domosdoshme që kjo temë të zbardhej më tuje.Përgjigjet e përsonave kopetent në shumicë ishin të ngjajshme me të puntorëvë social, por ja çka kuptuam më tepër.SHPK thotë:“Kemi zëne të rinjë me 1gr, 2gr, 1\2kg drogë, por kohët e fundit të rinjët kanë fituar vetëdijësim edhe pse më së shumti ka raste të përdorimit të marihuanës.Të miturit nën 16 vjeç që bëjnë delikte përgjigjet prindi për ta kurse për ata nga 16-18 vetëpërgjigjen në gjykat.Prindërit vështir binden për pranimin e kryerjes se deliktit të fëmijës. Ne mbështetëmi vetëm në fakte dhe gjurmojmë për to.Pa to s’mund ta dorzojmë një delikuent në gjykat. Shpesh ka alarme të rrejshme një rast i tillë ka qenë kur një I mitur ka përdorur tabletat e imtësuara që dukeshin si drogë, por edhe të tillë kur qytetarët e ndërgjegjshëm i paraqesin. Një rast tjetër është kur dikush me tableta e ka lutur dikë : Qenke nervoz a dëshiron pak drogë? Ai është lajmruar në polici dhe I akuzuari I ka kaluar 72 orë në polici, edhe pse nuk ka qenë drogë ai tash ka dossje në polici që e bën si të dyshuar të përhershëm. Ne si organ po bëjmë mjaft për parandalimn e kësaj dukurie, kemi kapur personat e dyshimt, kemi mbledhur dëshmi dhe I kemi dërguar në gjyq. Kjo është puna jonë e pastaj gjyqi vendos për dënimin.Për fat të keq ka edhe femra të involvuara në delikuenc. Mosha më e shpesht e narkomanëve është 16-27“

Ç’po bëjnë këta të rinjë në këtë udhë? Kur do të vetëdijsohen? Edhe sa do të shohim tunele pafund , të errëta, pa vision? Verëni gishtin në kokë para se të kërceni nga ndërtesa ngase njëherë do te ndjeni nje kënaqësi, por pastaj do bini të vdekur.






Me material të gjurmuar nga: NERTILA QARRI, ERMIRA KYQYKU, SANDRA JAKA dhe VLONA ZHAVELI.

Shkroi:Gazetarja_Turke=Ermira KYQYKU-Gjakovë
</font>
 
S

Scorpion

Guest
Re: Droga tek te rinjet

Kokaina, hashashi, Marijuana, Kurre... Me mire tua ndiej aromen /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Droga tek te rinjet

aty fillon e keqja..sa tua ndjesh aromen . ky eshte hapi i pare ,scorpe
 
Top