Dritan Rexhepi kërkohet nga katër shtete për vepra të rënda penale, si vrasje me pagesë, grabitje bankash, trafikim të lëndëve narkotike etj.
Gjithashtu 33-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.
Ai do të bëhej i njohur në botën e krimit, pas arratisjeve të tjera të bujshme. Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Që prej asaj kohe, ai është futur në listën e personave më të kërkuar të disa shteteve.
10.02.2013
Burimi: lajm-shqip.com