Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg

Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg

Alarmi i Babait
TIRANE- “Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg”. Ky është alarmi i dhënë dje nga babai i tij, Hasan Dajti dhe bashkëshortja e tij Dorela, vetëm një ditë pas transferimit të tij nga spitali i burgut që ndodhet në ambientet e “Nënë Terezës”, në drejtim të burgut 302, ose i njohur tashmë “Mine Peza”. Sipas babait të tij, Hasanit dhe bashkëshortes Dorela, Dritani është dërguar në burgun 302, për t’u eleminuar nga segmente të caktuara që nuk e duan të gjallë atë.

“Transferimin ata e kanë argumentuar me faktin se Qendra Spitalorë e Burgjeve po rikonstruktohet dhe për këtë ata e kanë transferuar në burgun 302,- thanë të afërmit. Hasan Dajti, pohoi dje për “Shekullin”, se ai nuk ka qenë në dijeni të transferimit të të birit, por e ka mësuar këtë fakt vetëm kur ai ka qenë izoluar në burgun 302.

Sipas tij, i biri është sistemuar në katin e tretë të këtij paraburgimi, ku është ngjitur në krahë nga disa policë për shkak se ai vetë nuk mund të lëvizë nga shtrati, pasi vazhdon të jetë i izoluar.

Përveç këtij fakti, i akuzuari për vrasjen e katër policëve me 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, nuk mund të kryejë as nevojat më elementare të tij për jetën, që nga ushqimi e nevoja të tjera personale. “Veprime të tilla kryhen qëllimisht nga segmente të caktuara shtetërore që duan të eleminojnë tim bir,- tha Hasan Dajti.

Ai nuk cilësoi njerëz të veçantë, por sipas tij i biri ka nevojë për përkujdesje shëndetësore që mund t’i ofrohet vetëm në Spitalin e Burgut. Pamundësia e Dritanit për të lëvizur, sipas Hasanit, i shton atij rrezikun e ndonjë sulmi apo rrezikun e eleminimit nga persona të caktuar të interesuar për një gjë të tillë tha ai, ndërsa shtoi se veç kësaj mungesa e përkujdesjes mjekësore është një nga veprimet që mund ta çojnë atë drejt vdekjes.

Dajti, që prej ditës së 7 gushtit kur u arrestua ka qëndruar i izoluar dhe i paralizuar në shtrat për shkak të plagëve të marrë në ngjarje.

Edhe pas operacionit të tij në shpinë dhe në këmbë, të kryer në spitalin e burgut, ai ende nuk ka mundur të kryejë lëvizje ndonëse ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërkaq, përveç këtij fakti, Dajti kurohet edhe nga diabeti prej vitesh.

“Nëse një gjë e tillë nuk ndryshon, ne do të shikojmë mundësinë e paditjes në prokurori për mosdhënien e ndihmës të sëmurit, që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pavarësisht se për çfarë krimi akuzohet ai”,- sqaroi Dajti, duke përfunduar se pret të takojë drejtuesit e burgjeve për t’iu kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi./shekulli/

WgDrHfsIYaY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25669. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25669

Top