Dritëro Agolli: Nano bën aheng dhe luan bixhoz
Intervista/ Shkrimtari Dritëro Agolli, themelues i PS-së i kundërpërgjigjet Fatos Nanos, duke mohuar që të jetë përdorur nga Edi Rama. “Veprimi i PS-së është i drejtë, është demokratik dhe që kërkon një zgjidhje, sepse opozita këtë punë ka”.

- A e quani të mbyllur debatin për Enciklopedinë që botoi Akademia e Shkencave të Maqedonisë, tashmë që ky produkt u tërhoq për t’u korrigjuar?
Unë kam shkruar edhe më parë dhe e quaj një gjë akoma jo plotësisht të mbyllur, por mesa duket qeveria maqedonase ka marrë masa, por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave atje, kanë marrë disa masa për të shkarkuar redaksinë dhe kryetarin e Akademisë, meqenëse ai nuk jep dorëheqjen. Një debat i tillë bëhet në një vend si Maqedonia, ku një shumicë e madhe janë shqiptarë. Pa shqiptarët nuk bëhet dot as qeveria dhe jo më t’i fyesh duke i quajtur njerëz të zbritur nga mali në shekullin 16. Kjo është amorale dhe antinjerëzore. Për hir të jetesës së përbashkët nuk duhet të flisnin kështu. Ne Republikën e Maqedonisë e kemi aprovuar të parët. Ne ishim vendi i parë që e përkrahëm, kështu që ata duhet ta kenë parasysh edhe këtë gjë, por mesa duket këto përsëritje të së kaluarës rrjedhin nga tradita e hershme e keqe e shtetit jugosllav që ishte në atë kohë, kur disa shkrimtarë ishin kundër shqiptarëve dhe që i kanë shfaqur këto mendime. Ndonjëherë ndodh që shtete të vogla, që nuk kanë ndonjë zhvillim aq të madh u mungon hapësira e kulturës dhe duan të afirmojnë identitetin e tyre me të tilla gjëra në botë.

-Çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar në këtë rast, a është i nevojshëm një reagim edhe më i fortë?
Unë mendoj se nuk duhet t’i acarojmë marrëdhëniet, që t’i përgjigjemi bajonetë më bajonetë, më mirë me argumente e me qetësi se sa me veprime të tilla për t’i thënë që na bëtë këtë dhe nuk duhet pranuar në këto forume. Mendoj që qeveria jonë e ka të drejtë atë që nuk do të acarohet me një shtet fqinj, sepse acarimi nuk është i mirë gjithnjë. Mund të zgjidhet me forma të tjera. Shteti duhet të jetë shumë i matur që të mos acarohen.

Z. Agolli ju jeni shprehur dhe më parë lidhur me situatën politike që prodhuan zgjedhjen e 28 qershorit. Si do ta konsideroni qëndrimin, që ka mbajtur opozita deri më tani?
Partia Socialiste bën përpjekje për të arritur qëllimin e saj, pastaj se çfarë bëjnë ata që e kanë në dorë është tjetër. Por, veprimi është i drejtë, është demokratik dhe që kërkon një zgjidhje, sepse opozita këtë punë ka.

Ju jeni shprehur se bojkoti i PS-së nuk duhet të jetë përhershëm. Mendoni se momentalisht ai është i justifikuar?
Unë tani për tani s’mund të them gjë që të vihet ky bojkot, por bojkotet nuk janë të përhershme, të vazhdueshme domethënë që 4 vjet të rrish në bojkot, sepse është provuar nga partitë e tjera që e kanë bojkotuar 3 vjet me radhë. PD-ja edhe në 2001 edhe në 1997 e ka bojkotuar dhe nuk rezistoi dot dhe në vitin e fundit erdhi në Parlament. Kështu që bojkotet nuk janë të vazhdueshme pa fund, edhe PS-ja kur ta gjejë rastin do të vijë në Parlament.

Ndërkohë lidhur me një deklaratë tuajën të disa ditëve më parë ka reaguar edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili është shprehur se ju jeni përdorur nga Edi Rama. Si do t’i përgjigjeshit një deklarate të tillë?
Ai nuk është shfrytëzim sepse mundet që unë mund ta kem shfrytëzuar. Fatos Nano e ka gabim atë se më ka shfrytëzuar mua Edi Rama. Unë jam një njeri 78 vjeç dhe kam qenë themelues i PS-së para Fatos Nanos. Unë dhe të tjerët e kemi marrë Fatosin për të hyrë në PS, për t’u bërë kryetar se nuk donte të bëhej. Kështu që nuk ka kuptim. Mua, një themelues, më paska shfrytëzuar dikush. Asnjëri nuk më shfrytëzon mua. Unë nuk jam vetëm një njeri që flas vetëm për politikë, unë kam librat. Unë jam i pavarur dhe i lirë nga kjo anë, i pavarur relativisht. Në mendime jam krejtësisht i pavarur. Mos t’i vijë keq Fatos Nanos për këtë gjë, se në një shkrim një herë ai ka shkruar se Dritëro Agollit asnjë nuk do t’i shkojë në varrim. Cila është me e rëndë ajo që thashë unë apo ajo që tha ai që kërkon vdekjen time sa më shpejt që të mos vijë ai. Është botuar ky shkrim. Atëherë si do të rrija unë duke folur ai nga Vjena me fjalët më të këqija. Po Edi Ramës që i tha ndyrësirë, mason. Pse ndyrësira çfarë është qenef? Dhe i ardhka keq atij për këtë gjë. Po vdekja? Kur i thotë ai fjalët, kujton se të tjerët hanë bar dhe nuk ia kujtojnë. Ai bën ahengje dhe me bixhoz andej dhe me qejfet e tij dhe tha edhe atë, kurse ne këtu blejmë domate.

28 shtator

Edi Rama, vizita e parë pas rizgjedhjes, në shtëpinë e Dritëro Agollit

TIRANË- Kryetari i sapo rizgjedhur i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte për një vizitë në familjen e Dritëro Agollit, së bashku me deputetët Eduart Shalsi e Vasilika Hysi.

“Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundoj njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, dmth një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu” – tha shkrimtari i njohur, nje nga figurat me te respektuara te bazës së PS-së.

Duke ju referuar faktit që Rama, nuk i ktheu përgjigje Nanos, pas deklaratave të tij gjatë një interviste, ai u shpreh:

“Populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Ndaj më mirë me krundet të mos përziesh.” – “Është një qeveri me këmbë shumë të shkurtra, është qeveri xhuxhe, – tha me pas Agolli, me gjuhen e tij te njohur metaforike.

Kreu i socialisteve Rama tha nderkohe se “kushti thelbësor, është një: është që të bëjmë komisionin hetimor, me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në kuvend që nesër nqs ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor dhe brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista”.

“Hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji. Hapja e kutive i jep fund një historie 20 vjeçare, bëj procesverbale fallco, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfit, hap tjetër listë në kuti, tjetër listë e shpallur, votojnë pesë herë, voto si emigrant dhe në fund fare e pëson një popull i tërë, se nuk merr dot vendim, ky është thelbi i çështjes, – tha Rama

Shkrimtari dhe një figurat mitike të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, e vlerëson pozitiv procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj force, duke i njohur vlerat që kanë dy kandidatët respektivë në këtë garë. Menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit të vendosur në selinë qendrore të PS-së, Agolli, në një prononcim për mediat ka komentuar jo vetëm garën brenda partisë, por edhe zhvillimet politike që rrodhën që pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, ai ndryshe nga shumë kritikë të tjerë të kryetarit në detyrë të PS-së, Edi Ramës, nuk e ka quajtur atë humbës të zgjedhjeve parlamentare, duk
e arsyetuar se vota që dhanë shqiptarët nuk nxori asnjë fitues për të dalluar më pas humbësit. Për rrjedhojë, ai shprehet se kërkesat që janë bërë gjatë kësaj kohe për dorëheqjen e Ramës dhe mos rikandidimin e tij për postin e kryetarit të PS-së nuk qëndrojnë, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë, këtë akt duhet ta ndiqnin edhe Berisha me Metën, partitë e të cilëve për Agollin, gjithashtu nuk fituan në zgjedhje.
Nga ana tjetër, Agolli ka bërë të ditur se shpresonte që vendimi i PS-së për të bojkotuar Kuvendin të ishte i përkohshëm, ndërsa ka kritikuar si të pamoralshme qëndrimet që një grup deputetësh socialistë kanë mbajtur ndaj këtij vendimi.

Si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe garën mes dy kandidatëve?

Gara është normale. Ka dy kandidatë dhe secili përpiqet të fitojë. Të dy janë njerëz me eksperiencë në fushën e pluralizmit politik dhe të shohim si do dalë.

Meqenëse nuk mund t’ju pyesim se për cilin votuat, çfarë do t’i sugjeroni kryetarit të ri?
Kryetarit të ri tani shpejt e shpejt nuk ia sugjeron dot, siç po më pyesni ju mua, por partia duhet të ketë një drejtim tjetërlloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve, mos të ketë mendjemadhësi.

Z. Agolli, për shkak të kontestimeve për procesin zgjedhor, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar të shkojë deri më tani në Parlament, duke e bojkotuar atë. Sipas jush, a duhet të shkojë PS-ja në Parlament?
Deri këtu, unë nuk mund ta them, sepse janë strukturat e partisë që do ta vendosin. Po kjo parti është e domosdoshme për të shkuar në Parlament, sepse nuk mund të merren vendimet. Mendoj se kjo është punë kohe, ma merr mendja mua, dhe është një kërkesë për të verifikuar edhe veten dhe për të ditur se vërtetë janë bërë këto çrregullime dhe abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjasë shumë.

Po kundërshtimet që i janë bërë këtij procesi dhe vetë Edi Ramës, si i cilësoni?
Po gjithmonë në Partinë Socialiste ka patur të tilla diskutime, të tilla polemika dhe tani është një polemikë e tillë se përse PS-ja nuk fitoi. Më thoni ju cila parti fitoi?! Me aleancat e koalicionet parazgjedhore, fitoi ndonjë parti? Nuk fitoi asnjëra, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste dhe as LSI-ja, të tria këto. Pasi u numëruan votat u duk kjo që nuk fitoi asnjë. Atëherë lindi nevoja për një koalicion tjetër, jo koalicionet e vjetra dhe kështu që me koalicion fitoi Partia Demokratike bashkë me LSI-në, por të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës dhe i kërkohet Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Dorëheqjen duhet ta japin të tre, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk përmbushën ato detyra. Vetë a formonte qeveri Partia Demokratike?! Nuk e formonte dot, sepse i duheshin 71 deputetë. Por bashkë me LSI-në a i fitoi plotësisht, a mund të marrë vendime të mëdha, për të cilat duhen 84 deputetë?! Nuk mundet. Atëherë kush fitoi?! Askush.

Por pavarësisht kësaj logjike, kemi një grupim të shfaqur edhe publikisht që kundërshton vendimin e PS-së për të bojkotuar Kuvenditn…
Grupi “Ndryshe”, siç e quajnë, hedh parulla dhe nxit socialistët që të bojkotojnë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste. Pra, nga njëra anë je kundër bojkotit dhe nga ana tjetër ti je me bojkotin. Moralisht kjo është më keq, pra një veprim më i keq sesa ai për të bojkotuar Kuvendin. Pasi i thonë të bojkotosh partinë tënde.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23754. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23754