Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar
Është hapur një debat i madh jo vetëm mes juristëve. Bëhet fjalë për rolin e avokatëve. Gati çdo ditë shohim që ata sabotojnë proceset gjyqësore. Problemi që shtrohet nuk ka të bëjë me moralin e tyre dhe me parimet e “drejtësisë së drejtë”. Në fund të fundit ata janë palë me të akuzuarin si kriminel, vrasës e kushedi se çfarë, sepse për atë “punë” paguhen. Por roli i gjykatësit, prokurorit në shërbim të tyre, a duhet vënë në dyshim?! Ka zëra që kërkojnë penalizmin e avokatëve për tu dhënë fund odiseve gati karagjoze të gjyqeve të bandave kriminale. Është kjo tentativa jonë në këtë “Përtej Lajmit”, për të hapur një debat. Flasin Kreshnik Spahiu, avokat Vladimir Meçe, dhe gazetarët Artan Hoxha dhe Dashamir Biçaku…</p>
“Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”
Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së
Situata e krijuar në shumë nga proceset penale kërkon një ndërhyrje emergjente dhe disa planëshe. Së pari kërkohet një monitorim i vazhdueshëm dhe inspektim i çështjeve konkrete me qëllim identifikimin e pengesave subjektive dhe objektive. Parimisht do të na duhet të ndajmë proceset në të cilat gjyqtarët janë të paaftë të zbatojnë ligjin si dhe ato procese ku vetë legjislacioni bëhet pengesë për një proces të pandërprerë penal. Së dyti është e rëndësishme që të garantohen një sërë parimesh procedurale penale të jenë të zbatueshme dhe të përqasura me realitetin e gjykimeve penale në Shqipëri. Shpesh, shumë parime të rëndësishme ndodh të mos zbatohen në Shqipëri. Moszbatimi i këtyre detyrimeve procedurale penale mund të vijë nga paaftësia e gjyqtarëve apo nga mungesa e vullnetit, por janë të shumta rastet kur ndonjë prej këtyre parimeve të jetë i pamundur të zbatohet. Është e qartë që në rastin e parë gjyqtarët duhet të jenë subjekte të procedimeve disiplinore gjë të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka hezituar ta bëjë, por në rast të tjera kërkohet të realizohen ndërhyrje të forta dhe rrënjësore në legjislacion. Ajo çka mund të vinim re në një vështrim profesional të shpejtë është se parimi i gjykimit penal të pandërprerë nuk zbatohet. Ky është një konstatim i asaj çfarë nuk zbatohet e ku ne pasojat i vuajmë çdo ditë në dhjetëra e qindra gjykime penale. Këto procese nuk i nënshtrohen një gjykimi nga mëngjesi në mbrëmje e ku të nesërmen e kështu me radhë të vazhdojnë, por ndodh të kemi një maratonë seancash me intervale javore, dyjavore, mujore e ku shumë e shumë procese humbasin qëllimin dhe vlerën e tyre. Pa mëdyshje do të thosha se në të gjitha këto raste gjykata nuk mund të japë dot drejtësinë e kërkuar si pasojë e një degradimi në procedurë. Shumë thjesht do ta quaja “një drejtësi e vonuar, një drejtësi e munguar”. Gjithsesi, me racionalitet do të kërkoja që situata e krijuar do të duhet të përmirësohet nëpërmjet një amendimi urgjent dhe rrënjësor të gjithë legjislacionit procedural penal. Në këto ndryshime është e nevojshme të përcaktohen në mënyrë eksplicite rastet dhe detyrimet për garantimin e një procesi të rregullt gjyqësor, por dhe të gjykimit të pandërprerë. Për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe më i kuptueshëm me lexuesit tuaj do të thosha se është e nevojshme që çdo ndryshim të realizohet duke i garantuar të drejtën e mbrojtjes në çdo seancë dhe çdo proces penal të pandehurve. Ndryshimet thelbësore duhet të jenë këto
1. Pavarësisht nga shkaqet e mungesës së avokatit në një proces penal seancat të mos shtyhen por ata të zëvendësohen në të njëjtën seancë me mbrojtës të caktuar, të cilët paguhen nga shteti, pra duke i krijuar mundësinë të pandehurit të kenë avokat.
2. Në rastet e shkaqeve ta paarsyeshme për shtyrje të seancës Gjykata duhet të ketë të drejtën e përcaktimit të një detyrimi financiar (gjobe)për të pandehurin ose mbrojtësin. Le të themi p.sh. për çdo ditë shtyrje 50.000 lekë apo një shumë tjetër paçi të përllogaritet dëmi që shkaktohet nga këto shtyrje. Jo vetëm në procesin penal, por dhe atë civil palët duhet të paguajnë për dëmin që i sjellin drejtësisë, por dhe sistemit gjyqësor. Gjyqtarët paguhen për të dhënë drejtësi dhe jo për të shtyrë seancat. Ata nuk mund të paguhen vetëm për shtyrje seancash dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet kur këto shtyrje pafund ndodhin pa shkaqe të arsyeshme.
3. Masa disiplinore mbi avokatët të cilët nuk respektojnë Kodin e Etikës në mënyrë të përsëritur. Ashtu siç një gjyqtar ndëshkohet me masë disiplinore për diskreditim të figurës së gjyqtarit po ashtu dhe avokatët duhet të jenë pjesë e të njëjtit detyrim. Në fund të fundit do të thosha se çdo ndërhyrje apo ndryshim qoftë në ligjin procedural apo atë material duhet të ishte pjesë e diskutimeve të grupeve të interesit dhe një procesi legjislativ të shpejtë me qëllim mospërsëritjen e gabimeve të hartimit të normave të cilat shpesh mbeten thjesht të zbardhura në kode, por që asnjëherë nuk zbatohen.
“Doni të linçoni avokatët?!”
Avokat, Vladimir Meçi
Gjithmonë e më tepër po bëhet zhurmë për avokatët mbrojtës të cilët konsiderohen “delja e zezë”, shkaktarët e vetëm që prishin e zvarrisin proceset. Kjo zhurmë amplifikohet si nga media edhe nga politika. Një fushatë e tillë më sjell ndër mend vitet e errëta 60-70 të shekullit që lamë pas, kur shteti diktatorial e suprimoi institutin e avokatisë. Procesi nuk administrohet nga avokatët, është gjykata zot i procesit. Është gjykata që sjell zvarritjen dhe shtyrjen e procesit, me paaftësinë e saj në menaxhimin, organizimin dhe drejtimin e tij, si dhe me apologjinë që i bën mungesës së profesionalizmit të prokurorisë. Këto “qarje” të gjykatës, që ua delegon fajin avokatëve, përveçse komprometojnë paanësinë dhe objektivitetin e saj, janë edhe naive. Kjo është si “të fshihesh pas gishtit”. Ka një ligj mbi të cilin zhvillohet procesi penal në gjykatë dhe ky është Kodi i Procedurës Penale, i cili ka parashikuar edhe zgjidhjen e rasteve kur mungesa e avokatëve mbrojtës bëhet shkak për zvarritje. Ky Kod ofron një sërë mjetesh procedurale që zgjidhin çdo lloj ngërçi të procesit, pa pasur nevojë të mbërrihet te ndëshkimi i avokatëve, të cilët për hir të së vërtetës edhe kur mungojnë, në më të shumtën e rasteve kanë arsye. Po në rastet kur mungojnë prokurorët apo vetë gjykatësit, çduhet bëre sipas kësaj logjike? Të pushohen ata nga puna?!!! Gjykata, të paktën njëherë të vetme, le të tregojë se di ta kryejë detyrën e vet, minimumi njësoj si avokatët. Si mund të ankohet gjykata për paaftësinë e vet?!!! Avokati mbrojtës në procesin penal është ai kundërpushtet, është ajo opozitë që ka misionin fisnik për të kontestuar dhe denoncuar çdo shtrembërim, devijim apo shkelje të të drejtave të qytetarëve në proces. Të synosh të përjashtosh avokatët me ligj, apo ti detyrosh të mos kryejnë funksionin e tyre, është njëlloj si të miratohet nga Parlamenti një ligj për të detyruar opozitën aktuale ti japë fund bojkotit.
“Ka ardhur koha për masa ndaj avokatëve”
Artan Hoxha, autor i emisionit investigativ “Xhungël”
Zvarritja e proceseve gjyqësore tej afateve të parashikuara nga ligji nuk është një fenomen i ri në gjykatat shqiptare. Shumë prej anëtarëve më të rëndësishëm të disa bandave të njohura kriminale në vend, kanë përfituar lirinë pikërisht në sajë të skadimit të afateve të parashikuara nga ligji. E njëjta taktikë e përdorur nga avokatët mbrojtës ka vazhduar të jap rezultat dhe vitet e fundit, por tashmë situata duket më e rëndë për shkak të monitorimit më të mirë të proceseve gjyqësore nga mediat. Avokatët, duke njohur mirë pikat e dobëta të procedurës penale kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme, qoftë kjo edhe duke e banalizuar procesin gjyqësor. Gjykata në shumë pak raste ka vepruar me ashpërsinë që i jep ligji për të parandaluar këto strategji të “pista” të avokatëve. Kërkesat e saj drejtuar Dhomës së Avokatëve, për të ndëshkuar personat përgjegjës as që janë marrë në shqyrtim nga kjo e fundit. Nuk është konstatuar asnjë masë ndaj avokatëve që zvarrisin qëllimisht proceset nga Dhoma e Avokatëve. Në përgjithësi, institucioni
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23528. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23528