Dredhia e Kuvendit, heq Paktin Detar nga kalendari i punimeve

Dredhia e Kuvendit, heq Paktin Detar nga kalendari i punimeve

Mazhoranca “tërhiqet” nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit ujor-detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk dihet nëse ka një vendimmarrje politike prej drejtuesve të shumicës qeverisëse për këtë çështje, por është fakt tashmë se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” nuk do të miratohet në seancën e ardhshme plenare, sikurse edhe ishte parashikuar në kalendarin tre javor (22 shtator-19 tetor), të miratuar prej Konferencës së kryetarëve gati 20 ditë më parë.

Është sërish Konferenca e Kryetarëve ajo që ka ndryshuar kalendarin e punimeve në seancë plenare, duke hequr nga rendi i ditës së seancave të mbetura për këtë tre javor ratifikimin e kësaj marrëveshje të paraqitur në formën e një projektligji.

Kështu, në kalendarin e miratuar gjatë muajit shtator ishte përcaktuar se në seancën e së hënës së 19 tetorit do të diskutohej për 8 pika të ndryshme, ndërmjet të cilave edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare. Ndërsa në kalendarin e ri të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit për këtë tre javor nuk gjendet i programuar për tu miratuar në seancë një projektligj i tillë.

Nga burime pranë këtij institucioni mësohet se një ndryshim i tillë në kalendar është bërë për shkak të mënyrës së re të organizimit të punës së Kuvendit në seancë plenare, duke mos pranuar faktin marrëveshja në fjalë është shtyrë.

Sipas tyre, për shkak të ndryshimit të mënyrës së funksionimit të Kuvendit, (që seancat do të mbahen vetëm ditën e enjte, dhe jo më ditën e hënë ) kjo marrëveshje nuk i bie të miratohet brenda këtij tre javori, që jemi aktualisht (22 shtator-19 tetor).

Por pavarësisht argumentimit, që i bëhet këtij ndryshimi, tashmë është fakt se ky ndryshim në kalendarin e punimeve të Kuvendit ka ardhur pas presionit në rritje që ka bërë media dhe një pjesë e shoqërisë civile kundrejt kësaj marrëveshje, të cilën e kanë konsideruar antikushtetuese, pasi prek integritetin territorial të vendit tonë. Marrëveshja e kufijve detar me Greqinë është hequr edhe nga kalendari i punimeve të komisioneve.

Në pjesën e kalendarit që flet për veprimtarinë e komisioneve nuk është përfshirë diskutimi i saj, ndërsa mësohet se ajo ishte parashikuar që gjatë të hënës së shkuar të diskutohej në Komisionin e Jashtëm, ç’ka nuk ndodhi.

Përveç komisionit të Jashtë marrëveshja është hequr nga rendi i punimeve edhe të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, si komisioni përgjegjës për shqyrtimin e përmbajtjes së saj. Marrëveshja për përcaktimin e kufijve detar midis Shqipërisë dhe Greqisë është denoncuar nga media dhe specialistë të fushës si antishqiptare, pasi nga për llogaritjet e bëra rezulton se vendi ynë humbet një sipërfaqe detare prej 354 km2.

Pakti, PS dhe partitë e vogla i drejtohen Kushtetueses

Kundër marrëveshjes me Greqinë për ujërat janë shprehur sot krerët e partive të vogla, që të mbledhur në një takim me liderin e PS-së Edi Rama kanë vendosur njëzëri firmosjen e ankimimit për dërgimin e saj në Kushtetuese. Pas mbylljes së takimit, Edi Rama deklaroi se u ra dakord që të bëhet ai hap së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. “Kjo është një marrëveshje e pavend, e padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegociim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht si të barabartë mes të barabartëve në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen e aq më pak të preken”- tha Rama.
Të turpshme dhe aspak transparente e ka cilësuar marrëveshjen edhe Spartak Ngjela, kryetari i PLD-së, sipas të cilit një pakt i tillë nuk duhet të ratifikohet në asnjë mënyrë.
“Eshtë themelore çështja e lirisë dhe demokracisë, sepse në Shqipëri ka një grup njerëzish të predispozuar të shesin gjithçka”, tha Ngjela.
Pas takimit me radhë kanë folur kundër marrëveshjes edhe kreu i G99-es, Erion Veliaj. Sipas tij, në takim u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti është vetëm shtyrje të datës së shitjes së kufijve të Shqipërisë. Më tej ai i ftoi qytetarët në 2 protesta që do të organizohen ditën e mërkurë, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së Jashtme.

Ne galeri foto: Faksimile e axhendes se Kuvendit e miratuar 20 dite me pare e cila permban ratifikimin e Paktit Detar dhe faksimile, ku pika per paktin eshte zhdukur nga axhenda e punimeve.(Shekulli)

JEeGJm7DiiU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24158. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24158

Top