Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise(shkruen doktor.Zef Brozi)

Mirditor

Primus registratum
Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise(shkruen doktor.Zef Brozi)

Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise
Nga Dr. Zef Brozi Master Degree per Ligjin Amerikan / SHBA /Fillimisht, mendimi per te shkruar kete artikull me lindi pasi lexova dy artikuj ne shtypin amerikan ku jepen fakte te veprimtarise se terroristeve islamike ne Shqiperi dhe vende te tjera. Sigurisht qe nje teme e tille eshte delikate dhe per ata qe nuk duan ta pranojne te verteten, ky shkrim mund te ngjalle edhe reagime, edhe akuza te pavend.

Thelbi i ketij artikulli ka te beje me pergjigjen rreth dy pyetjeve: 1) A ka pasur dhe a ka aktivitet te organizatave terroriste ne Shqiperi? 2) A ka ndonje lidhje midis futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike dhe fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik ne Shqiperi?

Duhet te jemi realiste dhe te mos i paragjykojme pergjigjet per keto ceshtje aq te ndjeshme sidomos pas tragjedise se 11 shtatorit 2001 kur Civilizimi dhe Demokracia Perendimore pesuan goditjen e paprecedent te terroristeve islamike. Une mendoj se pergjigjja per te dy pyetjet e mesiperme eshte PO dhe me poshte do te jap argumentet e mia lidhur me kete. Faktet e botuara kohet e fundit provojne ne menyre te pakundershtueshme se organizatat terroriste islamike qe lidhen me Al-Qaeda-n e Osama Bin Ladenit kane pasur rrjetin dhe aktivitetin e tyre edhe ne Shqiperi pas vitit 1990. Keto fakte jane pasqyruar ne artikullin: "An Investigation in Egypt Ilustrates Al Qaeda's Web", botuar ne The New York Times te dates 21 nentor, 2001 dhe artikullin e botuar ne "The Wall Street Journal" te dates 20 nentor 2001: "A CIA-Backed Team Used Brutal Means To Crack Terror Cell. -Albanian Agents Captured Egyptians, Who Alleged Torture Back in Cairo.- US Tutorials on Surveillance". Emri i Shqiperise permendet edhe ne shume libra te shkruar per terrorizmin. Keshtu p.sh. ne librin "Bin Laden-The Man Who Declared War on America" (Bin Ladeni-Burri qe i Shpalli Lufte Amerikes", botuar me 1999 me autor Yossef Bodansky (Director of the House Task Force on Terrorizm and Uconventional Warfare) ne faqet 253-258 dhe 298 ku flitet per Shqiperine, nder te tjera shkruhet: "Vone me 1998, pavaresisht nga rritja e presionit te Inteligjences te U.S. (CIA-ZB) dhe aleateve te saj lokale, rrjeti islamik terrorist ne dhe nga Shqiperia vazhdoi te zgjerohej. Nga fundi i nentorit nje rrjet i ri i perbere nga mbeshtetes te Bin Ladenit filloi te ngrihej ne Shqiperi nen masken e organizatave te ndryshme bamirese myslimane. Mbikqyres i ketyre aktiviteteve eshte inxhinieri Muhammad al-Zawahiri."

Edhe ne librin "Inside the Secret World of Osama Bin Laden" (Brenda Botes Sekrete te Osama Bin Ladenit), shkruar nga Peter L. Bergen, NY 2001, ne faqen 195 permendet edhe Shqiperia si nje nga vendet e rrjetit terrorist te Bin Ladenit.

Ne te dy artikujt e sipercituar ku flitet per veprimtarine e organizatave terroriste islamike Xhihad dhe Al Qaeda, vendi qe permendet shume eshte emri i vendit tone, "Albania". Me fakte te shumta sidomos nga procesi gjyqesor ne vitin 1999 ne Egjipt kunder 107 te arrestureve anetare te Xhihadit Islamik dhe Al Qaedas se Bin Ladenit, te dy artikujt provojne ne menyre te pakundershtueshme se Shqiperia qe nga viti 1992 ka qene nje vend ku terroristet islamike gjeten terren te lire per aktivitetin e tyre. Madje edhe vete procesi gjyqesor u quajt "Gjyqi i te kthyerve nga Shqiperia" ("The trial of the Albanian returnees").

Le te citojme disa paragrafe te artikullit te "New York Times": "Shtrirja e rrjetit te Xhihad-it pasqyrohet nga vendet ku u arrestuan 107 te pandehurit e gjyqit te 1999-es - Shqiperi, Bulgari, Azerbaixhan, Emirated e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Ky ishte gjyqi me i i madh kunder terroristeve qe nga gjyqi i anetareve te Xhihad-it me 1981 per vrasjen e Sadat-it. Ne cfare u be e njohur ketu si "gjyqi i te kthyereve nga Shqiperia, "gjykata denoi 87 vete dhe denoi me vdekje 10 prej tyre, perfshire Dr. Zawahiri, qe u gjykua ne mungese". "Rrjeti kishte llogari bankare ne shume vende -Angli, Gjermani, Poloni dhe Shqiperi..." Zoti Naggar, anetar i Xhihadit, e lidhte Bin Ladenin direkt me rrjetin ne Shqiperi..."

Mundet qe dikush te thote se keto fakte nuk jane te verteta, keta artikuj jane shpifje, jane shkruar nga keqdashes e tendencioze ndaj shqiptareve. Eshte e vertete se disa here ne shtypin dhe median e huaj, pra edhe ne ate Amerikan eshte shkruar e folur per Shqiperine. Ne disa prej ketyre shkrimeve ka pasur edhe dashakeqesi, edhe te paverteta. Eshte detyre e ne komunitetit shqiptar te Amerikes qe te mos qendrojme indiferent ndaj shkrimeve te tilla. Edhe per shkrimet qe pasqyrojne fakte te verteta rreth Shqiperise une mendoj se perseri ne si komunitet duhet te luajme rolin tone: te sqarojme te vertetat, te ndikojme ne qeverine shqiptare per korigjimin e gabimeve te kaluara e te sotme, t'u pergjigjemi me dinjitet shkrimeve dhe opinioneve dashakeqese. Roli i komunitetit shqiptar te Amerikes eshte edhe pasja e nje lobi te forte shqiptaro - amerikan (duke lene menjane ndarjet qe vijne nga bindjet e ndryshme politike, nga perkatesite fetare e zonale), qe te bashkepunoje dhe influencoje ne institucionet amerikane lidhur me Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, Malin e Zi dhe vende te tjera ku banojne shqiptare.

Edhe une do te deshiroja qe faktet e dhena ne keto artikuj dhe botime te tjera te mos ishin te vertete dhe vendi im qe shtrihet ne nje pozicion te mrekulluar te Europes te mos i zihej emri si strehe e terroristeve te larget islamike. Por faktet jane kokeforte. Pa le kur edhe institucionet shteterore amerikane e citojne kete te vertete. Keshtu me 18 dhjetor 2001 ne fjalen e tij ne Senatin Amerikan para Komitetit per Terrorizmin, Nendrejtori i Divizionit te F.B.I. per Terrorizmin, J.T. Caruso, duke raportuar per Al-Qaeda-n Nderkombetare e rendit Shqiperine ne listen e vendeve ku veprojne organizata islamike terroriste qe lidhen me Al-Qaedan.

Kjo e vertete eshte e dhimbshme per cdo shqiptar dhe vete ne shqiptaret nuk duhet te heshtim perballe te vertetave, edhe kur ato jane ne disfavorin e vendit tone. Ne duhet te punojme qe te vertetat per Shqiperine e neserme te mos kene asnje shembelltyre me te tilla te verteta qe na bejne te na skuqet faqja, pavaresisht se politikanet shqiptare as skuqen, as zverdhen.

Shqiperia nuk duhet te lejohet te kthehet ne nje baze te terroristeve nderkombetare islamike. Eshte pozitiv fakti se me 11 shtator 2001 populli shqiptar dhe politikanet shqiptare e denuan aktin tragji te terroristeve islamike kunder Amerikes dhe Shqiperia po bashkepunon dhe jep kontributin e vet ne kete lufte te gjate e te veshtire, ne kete lufte qe ka te beje me mbrojtjen e civilizimit dhe demokracise.

Pyetja e pare qe na lind eshte: Pse politikanet shqiptare te ketyre 10 viteve te fundit e devijuan moton e revolucionit antikomunist studentor te Dhjetorit 1990: "E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA"?

Si deshmitar dhe pjesemarres ne levizjen madhore studentore te Dhjetorit 1990, si nje nder perfaqesuesit e pedagogeve dhe studenteve qe me 11 dhjetor 1990 moren pjese ne takimin me Ramiz Aline per t'i paraqitur kerkesat e Levizjes Antikomuniste Studentore dhe si ish-deputet i PD ne vitet 1992-1993, perseris te verteten e njohur se kerkesat kryesore te kesaj levizjeje ishin: 1) Pranimi i pluralizmit politik, 2) Zgjedhje parlamentare pluraliste, te lira e te ndershme, 3) Integrimi i Shqiperise ne institucionet Europiane e Perendimore, 4) Perparesi marredhenieve me Ameriken, 5) Zhvillimi i ekonomise se tregut, 6) Demokratizimi i vendit dhe respektimi i te drejtave te njeriut.

Levizja Antikomuniste e Studenteve dhe e popullit shqiptar asnjehere nuk pati ne objektivat e saj futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike dhe dhenien e ngjyrimeve fetare shtetit shqiptar.

Si hyri dhe pse Shqiperia nuk e

ka vendin ne Konferencen Islamike

Shume nga politikanet shqiptare tashme 10 vjet nuk e kane analizuar sinqerisht dhe seriozisht menyren antikushtetuese dhe qellimet djallezore e antishqiptare te pranimit ne Konferencen Islamike dhe nuk kane marre asnje hap konkret per korigjimin e se keqes. Per me keq, kur pas akteve terroriste te 11 shtatorit 2001 nje deputet ne Parlamentin e Shqiperise kerkoi daljen e vendit tone nga Konferenca Islamike, nje vale akuzash u derdhen mbi te,madje edhe nga disa qe ne vitin 1992 kur ishin opozite kishin kundershtuar nje akt te tille te Presidentit te atehershem. Le te diskutojme duke lene menjane perkatesite fetare dhe duke u nisur vetem nga nje princip, nga principi i shqiptarizmit, nga kriteri se sa i sherbeu dhe i sherben Shqiperise qenia ne Konferencen Islamike. Eshte e vertete ajo qe shkruhet ne artikullin e siperpermnedur te New York Times: "Shqiperia, te cilen tranzicioni kaotik nga regjimi komunist pas 1990 e ktheu ate ne nje magnet per terroristet, ishte shteti i pare Europian qe u bashkua me 50 anetaret e Organizates se Konferences Islamike."

Ishte me sa mbaj mend vjeshta e vitit 1992 kur shqiptaret dhe shumica e politikaneve shqiptare mesuan papritur se Presidenti i tyre ne nje vend te larget arab nenshkroi aktin e futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike. Ky njoftim shkaktoi menjehere reagime te ashpra ne radhet e vete Partise Demokratike dhe deputeteve te saj, ne radhet e opozites se asaj kohe dhe ne popull. Ne ate kohe une isha deputet i PD dhe Kryetar i Komisionit te Ligjeve ne Parlament. Mbaj mend se kur mesuam lajmin se Presidenti na futi ne Konferencen Islamike, ishim ne nje nga sallat e Muzeut Kombetar ku behej mbledhja e Keshillit Kombetar te PD ne te cilen merrnin pjese edhe deputetet e PD, mes te cileve edhe une. Mbledhjen e drejtonte kryetari i PD, Eduard Selami, i cili qe nga viti 1996 ndodhet ne Amerike. Pjesemarresit kerkuan urgjentisht qe te vinte ne mbledhje Presidenti Berisha per te dhene shpjegime mbi aktin arbitrar, antikushtetues dhe te fshehte te futjes ne Konferencen Islamike.

ur Presidenti Berisha hyri ne salle, akoma pa u ulur mire ne karrigen e tij, te paret qe u ngriten dhe i kerkuan shpjegime per aktin e tij te paprecedent ishin disa deputete dhe aktiviste te PD qe ishin te fese myslimane. Ja disa nga pyetjet qe iu bene Presidentit:

-Kush ju ka autorizuar qe te na futni ne Konferencen Islamike? -Cfare duam ne Konferencen Islamike?- Pse shkel Kushtetuten? -Pse nuk eshte diskutuar kjo ceshtje me pare sipas procedures kushtetuese? -Pse nuk je konsultuar me grupin tone Parlamentar? -Cilat jane motivet qe te shtyne ne kete akt te paligjshem?

Vete Kryetari PD se Shqiperise, nje nder drejtuesit kryesore te Levizjes Antikomuniste dhe themelues i PD, miku im Eduard Selami, ne ate mbledhje kundershtoi haptazi Presidentin Berisha dhe futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike, theksoi se ne jemi ne Europe dhe vendi i Shqiperise eshte ne institucionet Perendimore. Politika e PD duhet t'i permbahet ketij orientimi dhe te realizojme premtimet qe i beme popullit per hapjen dhe integrimin e Shqiperise me boten e civilizuar Perendimore dhe institucionet e saj.

Mbaj mend se nje pjesemarres ne mbledhje, nje musliman ish i persekutuar politik, beri debat aq te ashper me Presidentin dhe ne shenje proteste ai u largua nga salla. Nga ajo mbledhje u pa se edhe vete politikanet shqiptare te fese muslimane nuk donin qe Shqiperia te futej ne Konferencen Islamike dhe se nje akt i tille ishte veprim i nxituar dhe teper sekret i Presidentit Berisha. Asnje negociate paraprake nuk ishte bere, asnje diskutim ne Parlament nuk ishte bere, asnje gje lidhur me kete nuk ishte bere publike me pare. Shumica e shqiptareve, mes te cileve edhe une, ende nuk e dinim se ekzistonte nje Konference Islamike. Asgje nuk dihej per programin, qellimin dhe kushtet e kesaj konference. Ato mund t'i kishte mesuar vetem Presidenti shqiptar me dy-tre administratore servile.

Argumentimi qe Presidenti beri se: "Ne jemi nje vend me 70 perqind te popullsise myslimane" nuk perligj motivet e fshehta te tij. Ne vitin 1992 populli ishte i sapodale nga dekadat e ndalimit te fese, nga gjendja ateiste qe iu imponua nga komunizmi. Pra ne vitin 1992 shumica e shqiptareve nuk kishin hyre ende ne ndonje ceremoni fetare ne xhami, kishe a teqe dhe as kishin pasur rastin te lexonin Kuranin a Biblen. Pra shqiptaret, pervec te moshuareve, ende nuk ishin transformuar nga ateiste ne fetare dhe mbase ende nuk dinin ne thelb se cfare eshte islamizmi apo kristianizmi. Madje, moshat e reja, qe perbenin shumicen e popullsise se vendit, as qe dinin se cfare feje do te zgjidhnin, pasi seicili ka te drejte te zgjedhe ate fe qe preferon, pavaresisht se i cfare feje ka qene babai, gjyshi e stergjyshi. Askush, pra as Presidenti Berisha nuk kishte te drejte te paracaktonte preferencat fetare te rinise shqiptare dhe te askujt.

Per me teper, referimi ne statistikat fetare te kohes se mbretit Zog nuk i pergjigjet realitetit te ri shqiptar. Dihet se qe nga viti 1990 e deri me sot me qindra mijera shqiptare kane emigruar ne vendet Perendimore dhe kane perqafuar kulturen e atyre vendeve ku jetojne. Per me teper martesat midis shqiptareve me fe te ndryshme kane qene e jane nje dukuri e zakonshme ne Shqiperi. Jane jo te pakta martesat midis muslimaneve e kristianeve. Une vete dhe shume te aferm te mi jemi martuar me vajza qe vijne nga familje muslimane dhe nuk kemi pasur as kemi ndonje paragjykim fetar. Eshte koha qe te behen regjistrime serioze edhe per ndryshimet e struktures se popullsise shqiptare sipas perkatesise fetare dhe te mos abuzohet me shifrat e 70 viteve me pare, apo me shifrat e kohes se sundimit otoman. Duke e futur Shqiperine ne Konferencen Islamike Presidenti do te jepte edhe shkendijat e njefare perqarjeje fetare, e njefare fondamentalizmi islamik ne nje kohe kur populli shqiptar njihet per tolerancen dhe bashkejetesen e qete midis muslimaneve e kristianeve. Ndersa, per perkatesine e hershme fetare te popullit shqiptar para pushtimit otoman dhe vlerat e civilizimit, ju lutem lexoni te madhin e kombit shqiptar, shkrimtarin e permasave boterore dhe Atdhetarin e mencur e te zjarrte, Ismail Kadare. Edhe vete Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) mori permasa te medha Europiane e me gjere edhe per faktin se shtetet perendimore e konsiderojne si mbrojtes te civilizimit europian.

Futja ne Konferencen Islamike - dhunim

flagrant i Kushtetutes se Shqiperise

Nje argument tjeter pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.

Natyrisht qe liria fetare eshte nje tregues i respektimit te te drejtave te njeriut dhe perfshihet ne konventat nderkombetare. Amerika mbetet simbol i shkelqyer edhe per lirite fetare. Ne kete veshtrim komunitetet fetare te cdo perkatesie ne Shqiperi, duke respektuar ligjet e shtetit, mund te kene te drejte te vendosin vete se ne cfare aleancash e konferencash duhet te perfshihen e marrin pjese. Pra ishte e drejte e Komunitetit Musliman shqiptar qe te vleresonte dhe vendoste nese ai si komunitet dhe jo Shqiperia, te merrte ose jo pjese ne Konferencen Islamike dhe jo ky vendim te merrej nga shteti shqiptar, nga Presidenti i asaj kohe. Asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, dhe as shteti nuk mund te perfaqesoje ndonje fe.

Pranimi i Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte krejtesisht i paligjshem pasi nuk eshte respektuar procedura dhe formalitetet e kerkuara ligjore. Dihet se per pranimin e Shqiperise ne organizata, konferenca e bashkime te tjera nderkombetare shteterore Kushtetuta (Paketa e Ligjeve Kushtetuese e asaj kohe) dhe ligjet e Shqiperise parashikojne nje procedure te caktuar qe nuk mund ta shkele askush, pra as Presidenti. Keshtu per shembull per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes jane bere konsultime, diskutime, shkembime delegacionesh parlamentare, qeveritare dhe specialistesh etj. Procedura ka zgjatur rreth pese vjet dhe marreveshja eshte miratuar nga Parlamenti shqiptar. Publiku shqiptar ka qene i mireinformuar permes shtypit dhe medias shteterore e private gjate gjithe ketyre fazave dhe bisedemeve per anetaresim. Aktualisht, per pranimin e Shqiperise ne BE dhe organizma te tjere Europiane, edhe pse Shqiperia eshte pjese e Europes, negociatat mes shtetit shqiptar dhe ketyre organizmave marrin vite.

Natyrshem lindin pyetjet: Pse Presidenti shqiptar nxitoi te lidhej ne menyre sekrete me vendet islamike? A i interesonte nje gje e tille Shqiperise qe kishte vuajtur nga dikatura dhe prapambetja per shkak se Fuqite e Medha per fatin e saj te keq e lane ne aleancat e Europes Lindore? Pse asnje shpjegim publik nuk kane dhene Presidenti dhe zyrtaret shqipare per kete Konference?

Deri me sot ish-Presidenti nuk i eshte pergjigjur pyetjes: Pse ai e beri ne menyre te fshehte pranimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike? Me ke e hartoi nje plan te tille antishqiptar? Dhe me sa duket ai kurre nuk do t'i pergjigjet sinqerisht kesaj pyetjeje. E dyshimte mbetet edhe zhdukja (nese kjo eshte e vertete) pas 1997 -es nga zyrat e Ministrise se Jashteme dhe Presidenca e gjithe dokumentacionit qe lidhet me pranimin e Shqiperise ne kete Konference. Faktet e mevoneshme ne Shqiperi si edhe ato te 11 Shtatorit 2001 ne Amerike, hedhin sidoqofte njefare drite mbi te verteten.

Cfare ndodhi ne Shqiperi pas

pranimit ne Konferencen Islamike?

Sic shkruan edhe Wall Street Journal, militantet islamike filluan te vijne ne Shqiperi me 1992, pas humbjes se regjimit komunist. Dyndje e madhe nga vendet arabe ne Shqiperi. Pas futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike fillon edhe zbarkimi i terroristeve islamike ne Shqiperi. Sot mund te bejme edhe pyetjet: A mos valle futja e Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte pjese e strategjise se terroristeve islamike per te shtrire rrjetin e tyre ne Shqiperi? A mos valle ishin rrjete te tilla terroriste qe ia sugjeruan dhe e joshen Presidentin shqiptar per ta bere nje akt te tille ne menyre te rrufeshme? Le te shpresojme qe nuk eshte keshtu.

Presidenti u dha edhe shtetesine shqiptare disa arabeve! Qeveria Meksi hoqi vizat e hyrjes ne Shqiperi per arabet dhe vende te tjera islamike. Perse gjithe keto privilegje per boten islamike? Perse Shqiperia po kthehej ne nje han pa porta? Mos valle Presidenti synonte ta kthente Shqiperine ne njefare Afganistani! Ne vjeshten e vitit 1992 e me pas vershuan ne vendin tone te ashtuquajtur investitore nga vende islamike qe erdhen e ndertuan qindra xhami, hapen themelet e nje hoteli "madheshtor" ne nje vend te zgjedhur afer Universitetit te Tiranes, (por qe ai hotel akoma nuk eshte ndertuar); vershuan firma arabe te dyshimta dhe shoqata "bamirese" islamike qe i shtrine kthetrat e tyre ne pjeset me te mira te Shqiperise pasi kishin bekimin dhe ndihmen e pakursyer te Presidentit dhe te disa qeveritareve shqiptare. Mbase ka edhe ndonje investitor serioz nga vendet islamike qe mund te kete ndertuar ndonje hotel apo hapur bisnes tjeter ne Shqiperi dhe qe nuk ka lidhje me terroristet islamike. Nese ka, ne kete artikull une nuk flas per kete kategori.

Qe atehere ne popull kishte jo pak dyshime per disa investime misterioze te islamikeve ne Shqiperi. Dihet fjala vjen se ne ane te rruges Tirane - Vore, afer kryqezimit me rrugen per ne aeroportin e vetem nderkombetar te Rinasit, nje shoqeri arabe misterioze rrethoi me dy a tre rrathe muresh nje siperfaqe toke, sec u ndertua brenda atyre mureve rrethues, vendosi masa te rrepta sigurimi me roje te perforcuara. As une, as shumica e shqiptareve akoma nuk e dime se cfare behej aty brenda. Asnje prodhim nuk shihej te dilte. A mos valle aty perpunohej droge nga ku fitimet i shkonin terroristeve islamike dhe ndonje pushtetari shqiptar? Apo mos valle aty mblidheshin e sterviteshin terroriste qe vinin nen petkun arab si investitore dhe bamires? Apo thjesht behej pastrim i parase se zeze?

Isha ne Shqiperi kete vit dhe pyeta shume vete se cfare eshte bere e behet brenda atyre mureve. Asnje nuk dinte gje. Nje qytetar tiranas me tha sekete e dine vetem arabet, ish Presidenti Berisha, Ish Shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Kryeminstri Meksi, ish Ministri i Brendshem Agron Musaraj. E dine edhe President Mejdani, Fatos Nano, Fatos Klosi, Kryeminstri Ilir Meta e ndonje pushtetar tjeter. Tani me siguri e dine edhe sherbime te fshehta perendimore. A nuk kemi te drejten edhe ne komuniteti shqiptar qe te kerkojme shpjegime dhe prononcime publike nga personat e siperpermendur lidhur me kete objekt, lidhur me pyetjen nese terroristet kane pasur kampe trainimi ne Shqiperi si dhe ceshtje te tjera te pashpjeguara deri me sot?

Nje nder bankat e para pas 1992 -it ishte BANKA ISLAMIKE, ne zemer te kryeqytetit, ne ane te Shetitores "Deshmoret e Kombit", jo larg nga Presidenca, pothuajse ngjitur me zyrat e Parlamentit dhe perballe godines se Kryeministrise, ne nje nga ish godinat e Komitetit Qendror te PPSH. Drejtuesit dhe "investitoret" e kesaj banke ishin nder miqte me te afert te Presidentit Berisha, i cili sa here shkonte ne zyre apo kthehej ne shtepi do te kishte mundesi ta shihte kete godine, kete Banke. Shpresojme qe CIA, FBI dhe qeveria shqiptare tani te kene sqaruar dicka lidhur me kete banke dhe aktivitetin e saj.

Nje "perfitim tjeter i madh" pas futjes ne Konferencen Islamike ishte qe disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan te vene percen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugeve te Tiranes se civilizuar. Dhe per kete thuhej se "investitoret dhe bamiresit islamike" i paguanin me nje shume te hollash cdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo eshte e vertete. Turp i madh! Shqiperia po kthehej para kohes se ish mbretit Zog. Shqiperia po huazonte pamjen e nje vendi te larget islamik, ajo nuk ishte me vetvetja! Dhe Perendimi, edhe pa e artikuluar publikisht, pyeste veten: Ku po shkon keshtu Shqiperi?

Asnje motiv nuk mund te perligje kthimin e Shqiperise ne nje vend te bazave te organizatave terroriste.

Ne vitet 1992-1997 vetem Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqates se Intelektualeve Islamike te Tiranes, Bashkim Gazidede (Ne vitin 1997 ai do te arratisej dhe do te shkonte tek miqte e tij ne nje vend islamik, te cileve u sherbeu me perkushtim duke abuzuar detyren e tij ne dem te Shqiperise), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonje tjeter duhet ta kene ditur se shume prej atyre "miqve" te larget mund te ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike. Atyre u jane dhene edhe informacione nga sherbimet sekrete perendimore qe survejonin terroristet islamike ne Shqiperi. E megjithate keta pushtetare u lane fushe te lire veprimi ketyre terroristeve, madje edhe mund t'u kene plotesuar kerkesat qe ata kishin. Une dua te besoj se nje gje e tille nuk eshte bere qe te bashkepunohej me terroristet, por cilatdo qofshin motivet, ato jane antishqiptare dhe te pandershme. As terrorizmi, as mbeshtetja e tyre nuk mund te perligjen. Per me teper veprime te tilla te qeverisjes shqiptare ishin haptazi antishqiptare, i jepnin nje ndihme te madhe regjimit te Miloshevicit.

Kjo sigurisht ka alarmuar sherbimet e fshehta perendimore. Sic dihet nga viti 1992 deri ne Gusht 1998 asnje nga terroristet islamike qe vepronin ne Shqiperi nuk u arrestua dhe as u dorezua. Madje qeveria shqiptare edhe ne vitin 1998, sic pohon vete Kryetari i SHISH-it Fatos Klosi, hezitonte te zbatonte urdherat e CIA-s dhe te organeve te tjera nderkombetare per arrestimin e ketyre terroristeve dhe ekstradimin e tyre. Nuk mund te quhet e sinqerte nje qveri shqiptare qe detyrohet te arrestoje "miqte e saj islamike" vetem kur CIA dhe FBI te detyrojne ta bejne kete. E sinqerte eshte qe vete Shqiperia nuk duhej te kthehej ne nje vend ku organizata terroriste islamike a te cfaredo ngjyre tjeter te kene pasur apo te kene aktivitet. Vete sherbimi sekret shqiptar dhe organet e tjera te shtetit duhej e duhet ti parandaloje, te mos i lejoje te futen ne Shqiperi, te zbuloje, arrestoje dhe ekstradoje apo asgjesoje terroristet e cdo ngjyre ne Shqiperi.

Perse edhe qeveria e sotme, e pranon

qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike?

Disa nga pyetjet e tjera qe mund te behen sot jane: Perse sot, kur ka rreth pese vjet qe qeverisin ata qe me 1992 e kritikuan me te drejte Berishen per futjen ne Konferencen Islamike vazhdojne te mos e shfuqizojne formalisht dhe praktikisht ate akt antikushtetues te tij? Perse mori pjese Shqiperia ne mbledhjen e Konferences Islamike qe u mbajt pas akteve te terroristeve islamike ne Amerike? A mos valle ne klasen e sotme politike ka pushtetare e individe qe per te keqen e Shqiperise dhe ndonje perfitim te tyrin personal duan qe vendi yne te mbetet aty ku nuk e ka vendin, pra ne Konferencen Islamike?

Te gjitha ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave qeveritaret e sotem ne Shqiperi duhet t'i japin pergjigje publike. Atyre nuk u lejohet qe te perligjin qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike duke thene se ate e beri Berisha. Jo, qe nga 1997 kjo eshte veper e socialisteve ne pushtet.

Ne Shqiperi eshte e lehte te mos lejohet te futet, apo nese futet eshte e lehte te zbulohet cdo terrorist islamik nese vete pushtetaret shqiptare nuk i mbeshtesin ata. Shqiperia eshte nje vend i vogel, ku edhe kriminelet ordinere njihen me emer, ku falsifikatoret, trafikantet, kontrabandistet njihen nga shteti dhe nga populli. Por ata lihen te lire nga vete shteti. Nje rrethane shume ndihmese ne luften kunder terrorizmit islamik ne Shqiperi eshte fakti se perberja e popullsise shqiptare nuk eshte disakombeshe a disa racash sic ngjet ne Amerike e vende te tjera. Pra po te jete vullneti i mire i shtetit dhe nese vete shteti nuk eshte i korruptuar dhe i implikuar, Shqiperia nuk mund te jete kurre baze e organizatave terroriste islamike apo cfaredo lloji qofshin, as e mafias nderkombetare te droges, prostitucionit, trafiqeve.

Pas 11 Shtatorit 2001 politikanet shqiptare duhet ta kene kuptuar se nuk do te munden me te mashtrojne qeverite perendimore me demagogjine e tyre pro Perendimit duke pasur vetem kembet dhe nje pjese te pronave te paligjshme ne Shqiperi, trupin ne Perendim, ndersa Zemren dhe Koken ne Lindjen Islamike. Por tashme Perendimi u zgjua dhe do te dije te shohe vepren e jo fjalet e bukura dhe lajkat e politikaneve shqiptare.

Cfare i duhet sot Shqiperise?

- Sot, me shume se kurre, Shqiperia ka nevoje per nje ekip drejtues te ndershem, per nje ekip qe mund ta krijoje e drejtoje i Madhi Kadare.

Shqiperia eshte e njollosur se ata qe e drejtojne jane te korruptuar. Sic theksoi Ismail Kadare ne takimin e tij me disa krijues e intelektuale te Lezhes, me 24 nentor 2001: "Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per nje ekip drejtues...Njerezve te vecuar ne Ballkan u merr koka ere shume shpejt. Pra, tani edhe Shqiperise i duhen ekipe politike, qe mund t'i balancojne roblemet dhe te gjejne zgjidhje me te shpejta...Pa nje strategji te menduar dhe pranimin e ekipit si e vetmja rruge per zhvillimin e nje vendi, nuk mund te kete te ardhme te qendrueshme. Luhatjet jane te papranueshme, kur ato ndodhin gjate, pa e percaktuar kahjen e perqendrimit." (Shih: Revista "Kuvendi", No 7, Dhjetor 2001, Faqe 15, Detroit). Per imazhin e keq qe kane sot te huajt per Shqiperine, sic theksoi Kadareja ne takimin ne Lezhe, fajtore jemi vete ne shqiptaret.

Me nje ekip drejtuesish te ndershem qe do ta duan dhe do te punojne me gjithe zemer e perkushtim per vendin e tyre, Shqiperise do t'i kthehen vlerat e saj te verteta, Shqiperia do te kthehet ne vend te begatuar, ne nje vend qe do te radhitet me dinjitet ne vendet qe mbrojne e zhvillojne civilizimin Perendimor, do te dije te gjeje vendin e saj ne bashkesine e civilizuar Perendimore.

Dhe une mendoj se nje ekip te tille mund ta krijoje sot nje personalitet i madh, i respektuar dhe i paimplikuar ne korrupsion. Nje personalitet i tille sot eshte Ismail Kadare. Ne, komuniteti shqiptar i Amerikes, duhet te bashkohemi ne apelin qe i bejme Kadarese per te pranuar nje rol te ri ne politiken shqiptare, rolin e drejtuesit te shtetit shqiptar ne kete kohe te veshtire, por jo pa rrugezgjidhje. Eshte koha qe Kadareja te ngrihet mbi parapelqimin e tij per te mos u marre me politike. Jo, i dashur Kadare, ndryshe nga sa keni argumentuar ne vitet 1991-1992, Ju sot jeni edhe politikani me i mire dhe me i ndershem i Shqiperise. Me nje ekip te drejtuar nga Kadareja une shpresoj se politika shqiptare do te filloje te kthehet ne nje politike serioze dhe te pergjegjshme para popullit dhe vendit, ne nje politike qe do ta beje Shqiperine nje vend te denje te bashkesise Perendimore, ne nje vend ku Shqiperia nuk do te permendet me as si vend i terrorizmit islamik. Dhe shqiptaret duhet dhe do te fillojne te bashkepunojne per te ndertuar jeten e tyre, vendin e tyre dhe do te dine te bashkejetojne ne paqe e harmoni pa dallime feje, krahine, perkatesie partiake dhe ideje.




© Koha Jone 2001 All Rights reserved
 

bel-ami

Primus registratum
Re: Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise(shkruen doktor.Zef Brozi)

Doktor Zefi ben mire ti kerkoje te falur Shtetit Shqiptar per lirimin e atij trafikantit grek ne 94 e te mos llape shume.
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise(shkruen doktor.Zef Brozi)

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb] Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise
Nga Dr. Zef Brozi???Master Degree per Ligjin Amerikan(???)© Koha Jone 2001 All Rights reserved [/qb]
O Mik i Mire,yhy,ti kerkoke gjana qe kane xane merimanga...aktualite more aktualitete...

Para se me i kerku llogari te tjereve,zotni Zefi me Zojen e tij,ka boll bile me tepri me dhane llogari per vedi,per DRAMAT E VERTETA,shpirtnore dhe financiare,qe i shkakton perdite emigranteve pa letra ne SHBA,ne emen te pseodo Juristit,qe kam pershtypjen se as e shoqja nuk ja njef ne shtrat.Ah,po harrova,ajo asht...juriste e vertete...vec mos rrashne kthetrat e saj,se doktorat jan Nane Tereza ne rraport me te.
E si e quan vedin zotnija e tij,Master Degree per ligjin Amerikan???,te ciles i referohet edhe Koha e Tyre Mirditore.He,He,He...mas na bani me qesh.kaq i Degruem asht sa bani hesap,mbasi kap viktimen ai ose e shoqja i pregatisin nji paqavure qeshtje qe nuk e han as roja i deres ne Zyren e Emigracionit apo ne gjykate,por qe kushton per te degrumin MIJERA DOLLAR te nxjerruna me gjak tu la pjata 24ore restorantesh nga emigrnti i gjore i cili shpreson te marri se paku numrin e punes,sa as me u paraqit me klientin ne seance nuk e lajne per faktin e thjeshte se NUK E NJEF KERKUSH.Llogaritni pasojat.
dhe ky far mutit ka goje me komentu veprimet e te tjereve kur asht i mlum ne gjynahe deri ne maje te kaqurrelit te fundit.
Ka po bjen muhabeti te xhynahet...edhe ne kishe(fetar i madh)vjen me dosje ne dore per me xan ndoj tjeter rrezikzi,i cili vjen ne kishe per me ju lut zotit me e ndihmu,por nuk e din se ka ra ne dore te shejtanit(nes)e njejta pune edhe ne dasma.
Por ka fillu me marre edhe masa...ma pare fut ken brenda me pa se mos ka ndonji njeri"qe i ka kry pune"e masandej hin mrena.
E une kam pase fatin me asistu nja dy here ne lincime verbale e fizike qe i jan ba...dhe qe ndoshta vetem prania e priftit edhe kenja ne kishe e kan pshtu...pa e rreshtu te herojt e kombit...
A DONI MA PER BELULIN...
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise(shkruen doktor.Zef Brozi)

Ka ju vjen gjithkjo e vjell o "shqiptare"
Qa fejet keni qi tpakten ta dim se a jeni "shqiptar turqie" a "shqiptar greqie" a "shqiptar serbie"

Lxoni ma posht se ne ky qetri Mirditor asht qi shkruen.
Vec ju lutem me ka dale e me tru me lexue se nuk due pushke mas shpene.

Jepi or Gjet Kola e tlumt pena qi kurr nuk tka tradhtue per tmeren e shqiptareve tvertet Mirditor

Abdi Baletës së “madh” i zë “diellin” Ismail Kadareja i “vogël”!

Në artikullin “Ljupco, Paskal, Moikom... kundër Shqipërisë së Madhe”, botuar fillimisht në gazetën “Bota Sot” dhe pastaj në dy numra të gazetës “Rimëkëmbja”, datat 16 dhe 23. 10. 2001, z. Abdi Baleta është shprehur me tone tepër kritike për një shkrim të botuar nga ana ime, në revistën e përdyjavshme “Koha” të datës 1 shtator 2001, me titull: “Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike në Shqipëri” dhe të hedhur për debat nga redaksia e revistës. Kjo është një temë mjaft e gjërë dhe e ndjeshme por tashmë jo tabu. Megjithatë, unë pa dashur dhe pa pretenduar ta trajtoj problemin në mënyrë shteruese po përpiqem të shfaq disa opinione lidhur me disa teza të hedhura nga zoti Baleta jo vetëm me shkrim, por herëpashere në shtyp e media në përgjithësi.

Versioni i përkrahur nga disa historianë dhe i anoncuar me shumë pasion nga Ju z. Baleta, se asimilimi i shumicës së Shqiptarëve nga pikpamja fetare në fenë muhamedane nga pushtuesit osman, e shpëtoi atë nga asimilimi i plotë kombëtar serbo-grek nuk ka argumente shkencore. Megjithëse është një nga versionet e mundëshme, ai ka probabilitetin më të vogël që t’i afrohet të vërtetës. Për të rrëzuar këtë tezë mund të gjenden argumente të pafundëme, po të analizohen me kujdes kushtet në të cilat gjendeshin këta tre popuj gjatë katër-pesë shekujve sa qëndruan nën pushtimin osman, por unë po përpiqem të paraqes disa.

Ami Bue, njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve të Francës pas udhëtimit dy vjeçar 1836-1837, në viset Ballkanike të pushtuara nga Perandoria Osmane, ka botuar gjithçka kishte parë gjatë udhëtimit nëpër “European Turkey”. Sipas librave të botuar prej tij, në atë kohë në Ballkan jetonin rreth 900 mij serbë dhe mbi 1.600 mijë shqiptarë. Sipas këtij autori, në mesin e shekullit të 19-të ka patur më shumë shqiptarë se sa grekë dhe dy herë më shumë shqiptarë se sa serbë (H. P. Rullman “Ikje masive” fq. 14). Vetëm këta tregues e bëjnë jo vetëm të pabesueshëm por edhe qesharak pretendimin se konvertimi në fenë muhamedane i shpëtoi shqiptarët prej asimilimit kombëtar nga serbët dhe nga grekët. Deri në këtë kohë këta dy popuj lëngonin nën të njëjtin pushtues dhe nuk kishin asnjë mundësi asimilimi të popujve të tjerë. Aq më pak këtë gjë mund ta bënin serbët. Shqiptarët disa mijëra vjet më parë kishin ndërtuar Butrintin, Apolloninë, Prizrenin, Shkupin, Nishin, Tivarin, Beratin, Shkodrën etj. Shqiptarët kishin ndërtuar amfiteatrin e Durrësit me 25 mijë vende, në një kohë që stadiumi i Amsterdamit me 50 mijë vende i ndërtuar në vitin 2000, me teknikën më bashkëkohore, kushtoi 300 milion USD, ndërsa serbët edhe disa shekuj më vonë, merreshin vetëm me blegtori dhe kryenin punimet më të thjeshta bujqësore. Në shekullin e shtatë kur serbët erdhën më me shumicë në Ballkan, “...shoqëria e tyre nuk ishte një shoqëri klasore por klano-fisnore; ajo ende nuk dinte gjë për skllevërit, as për bujkrobrit” (Historia e Shteteve dhe të Drejtave të Popujve Jugosllavë, f. 4) ndërsa siç dihet shqiptarët në këtë periudhë kishin kaluar dy rende shoqërore. Duke patur këtë kompleks inferioriteti dhe në pamundësi për t’i asimiluar, serbët gjatë gjithë historisë synuan në zhdukjen fizike ose dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, gjë që u pa botërisht edhe në fund të shekullit të XX-të. Gjithashtu është i njohur fakti se veprimtaria fetare në objektet e katolike të kultit zhvillohej në gjuhën shqipe. Kleriku katolik Gjon Buzuku e kishte përkthyer Mesharin në gjuhën shqipe qysh më 1555. Ndërsa serbët e përqafuan krishtërimin deri në dhjetë shkeuj pas shqiptarëve dhe kisha e tyre përvetësoi objektet e kultit të shqiptarëve, mbasi nuk ishte në gjendje të ndërtonte të tillë, sepse nuk e kishte arritur atë shkallë zhvillimi. Duke qenë se nuk mund të shpallnin kryeqendër ndonjë stan të ndërtuar prej tyre, serbët ju turrën Prizrenit, që shqiptarët e kishin ndërtuar rreth dy mijë vjet më parë, për ta shpallur kryeqytetin e mbretërisë së tyre.

Edhe teza për rrezikun e asimilimit të shqiptarëve nga grekët, është akoma më absurde. Parlamenti i parë grek ka diskutuar se cila gjuhë do të ishte zyrtare e shtetit grek të dalë nga kryengritja e filluar më 1821, gjuha shqipe apo greqishtja. Menjë diferencë shumë të vogël ka fituar varianti i përdorimit të greqishtes. Kjo tregon se pjesa ortodokse e popullsisë shqiptare kishte atë shkallë dominimi sa me një ndjenjë më të fortë kombëtare të mos lejonte krijimin e kombit të ri grek, ku edhe sot arvanitasit dhe shqiptarët ortodoksë përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë së Greqisë. Edhe qyteti i Janinës, si qendër vilajeti shqiptar, sipas Bajronit e autorëve të tjerë të asaj periudhe, kishte një shkallë më të lartë zhvillimi se sa vetë Athina.

Në shekujt e fundit nuk ka ndodhur asimilimi i asnjë populli të Evropës. Në varësi të rrethanave popujt kan mbajtur dhe qëndrime oportune por nuk janë asimiluar. Kjo mund të konkretizohet me një shembull i vërejtur në vendin tonë. Në 6-7 fshatra malorë të rrethit të Kukësit, Shishtavec, Borje etj., banojnë rreth 5 mijë banorë të quajtur goranë. Meqenëse janë konvertuar në besimin muhamedan, pushtuesi osman nuk i kishte lejuar që të shkolloheshin në asnjë lloj gjuhe përveçse në turqisht njëlloj si shqiptarët. Në ato kushte ata flisnin një sllavishte të papërcaktuar. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, banorët e këtyre fshatrave janë deklaruar me kombësi shqiptare dhe gjithnjë janë shkolluar në gjuhën shqipe, ku dhe mësojnë të flasin shqipen standarte. Me kalimin në pluralizëm më 1991, ata menjëherë edhe nëpërmjet shoqatës së krijuar deklaruan se nuk janë me kombësi shqipëtare, pasi në realitet të gjitha traditat dhe zakonet e tyre kanë ngjashmëri me ato që përshkruan tregimtari i shquar bullgar Elin Pelin. Edhe rreth 4 milion të quajturit arvanitar dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike në Greqi, të besimit ortodoks, po të shikojnë një shtet të fortë shqiptar të demokratizuar dhe me unitet fetar do të deklaronin përkatësinë etnike të tyre. Nëse këta nuk do ta bëjnë ku nuk do të jetë faji i grekëve. Tezën, se asimilimi në fenë e pushtuesit i ka shpëtuar shqiptarët, e ka hedhur për herë të parë Ahmet Zogu si mbret i shqiptarëve. Vetëm dy vjet jetë në perëndim, në Austri gjatë Luftës së Parë Botërore i mjaftuan këtij burri shteti që ta orientonte politikën e shtetit të ri Shqiptar nga Perëndimi dhe të kuptonte se Shqipëria dhe shqiptarët e kan vendin e tyre në Perëndim. Ai e detyroi presidentin turk Mustafa Qemalin, që jo vetëm ta njohë si mbret dhe të rilidhë më 1934 marrdhëniet diplomatike të ndërprera në mënyrë të njëanshme me Shqipërinë, por edhe të dërgojë në detyrën e ambasadorit në Shqipërinë e vogël, sekretarin e përgjithshëm të tij Rushan Eshref (Ynajdën). Për kortezi, në rastin e paraqitje së letrave kredenciale në prill 1934, nga ambasadori i sapo emëruar turk Rushan Eshref, Zogu është shprehur: “Për pesë shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav, as mund të pengonte fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës tonë ia detyrojmë Turqisë.” (Ataturku dhe shqiptarët – G. Shpuza, f. 74). Por dihet se të gjitha fuqitë evropiane të kohës kishin zbatuar parimin shtetësi-kombësi, ndërsa Turqia kishte zbatuar parimin fe-kombësi mbasi qëllimi i përhershëm i saj ishte asimilimi i popullsive të pushtuara e veçanërisht të shqiptarëve me qëllim të kryqëzimit të popullsisë së saj mongole me rracën e bardhë evropoide. Pushtuesit osmanë njohën mirë veçanërisht vetitë luftarake të shqiptarëve. Edhe pas pushtimit disa qindra vjeçar nga turqit, albanologu austriak J. G. v. Hahn në veprën e tij “Udhëtim nëpër krahinat e Drinit e të Vardarit më 1863” f- 67 do të shkruante: “Sikurse tek të gjithë popujt luftarakë, në mënyrën e të folurit dhe të menduarit të shqiptarit, sado e dobët, vërehet një nuancë aristokratike nga e cila tek vllahët dhe bullgarët s’ka mbetur asnjë gjurmë kurse te grekët atë e ndeshim te fiset luftëtare”.

Asimilimi me dhunë i shumicës së popullsisë shqiptare në fenë muhamedane nga pushtuesi, solli përfitime të mëdha, në mënyrë të veçantë klasës politike që i parapriu këtij asimilimi dhe persekutimi të egër të popullsisë që vazhdonte të kundërshtonte këtë asimilim, por që erdhi gjithnjë duke u zvogëluar në numër. Në këtë presion të pushtuesit dhe të parisë së shumicës vendase, tashmë të asimiluar në fenë e pushtuesit, hap pas hapi numri i popullsisë së asimiluar në fenë muhamedane u rrit duke arritur me shembjen e perandorisë dhe largimin njëherë e përgjithmonë të turqve osman nga trojet shqiptare në rreth dy të tretat si popullsi muhamedane. Nga ky persekutim e pësoi veçanërisht popullsia katolike, e cila banonte kryesisht në Veriun e vendit dhe që asnjëherë nuk u pajtua me pushtimin, ndërsa popullsia ortodokse, me përjashtim të krahinës së Himarës, u ambjentua me gjendjen si raja (kope), siç kishin vepruar dhe popujt e tjerë ballkanikë të besimit ortodoksë nën Perandorinë Osmane. Këtu duhet veçuar rezistenca e pandërprerë dhe e pamposhtur e popullsisë katolike në përgjithësi, dhe ajo e principatës së Mirditës në veçanti, e cila pas shumë luftërash më 1632 fitoi të drejtën e mbajtjes së armëve ndërsa në mes të shekullit të XIX-të fitoi dhe autonomi të gjërë nën Turqinë e cila iu garantua edhe nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878. Moscënimi i të drejtave të fituara nga Mirdita dhe Himara, përbënte dhe një nga detyrimet që ju vunë Turqisë. Kjo bëri që në këtë e Mirditës e gjithë popullsia të ruante besimin e të parëve të saj dhe të mbetej shpirërisht pjesë e perëndimit, duke mos pranuar ndërrimin e fesë me privilegje që ja kishte premtuar, pa kursim pushtuesi. Për këtë mirditorët do të kishin simpatinë e mbarë kombit dhe më gjërë. Liriku i madh i letrave shqipe, Lasgush Poradeci do të shprehej me superlativa për këtë qëndresë, në një vepër të shkruar më 1931, botuar në veprën e tydë “Publicistika” faqe 219, se “Ata, Malësorët, Mirditasit, pjesa më fisnike e racës shqiptare u therrorësuan, por shpirti i kombit triumfoj,...”.

Ndërsa në zonat me popullsi të përzier katolike dhe muhamedane situata nuk ishte e tillë. Nuk kishte konflikte për shkak se shumica muhamedane kishte pronat, pushtetin dhe të gjitha privilegjet që rrjedhin prej tij, që pushtuesi ia kishte dhënë pa kursim jo vetëm brenda vendit por edhe në gjithë viset e perandorisë dhe duke qenë pjesë e aparatit represiv të pushtuesit ajo impononte vullnetin e saj. Pjesa katolike e popullsisë ishte detyruar të konservohej në zonat malore pa tokë të punueshme dhe megjithatë të përballonte taksa shumë më të rënda se pjesa e popullsisë që ishte asimiluar në fenë e pushtuesit siç ishte taksa e xhezasë (taksa e tokës) etj. që rrezikonte zhdukjen fizike të kësaj popullsie. Ndërsa në zonat me popullsi të përzier dhe me shumicë muhamedane dhe veçanërisht në qytetin e Shkodrës etj., pjesa katolike e popullsisë trajtohej si raja dhe përbuzej për shkak të përkatësisë fetare. “Vuaj pa masë nga pikpamja shpirtërore, kur shoh se gjendem në mes njerëzve që na mbajnë ne të krishterëve si klasa më e përbuzur e njerëzve”, do t’u shkruante në atë periudhë, miqve të tij Zef Jubani.

Me konvertimin fetar shqiptarët u bënë pjesë e klasës sunduese otomane. Shumë individë arritën në majat më të larta të pushtetit osman. Sipas dy autorëve, Nesip Kaçi dhe Nexhip Allpan, në punimin “Shqiptarët në Perandorinë Otomane”, gjatë rreth 500 vjetëve sa sundoi në Ballkan Perandoria Otomane, shqiptarët muhamedanë i dhanë asaj mbi gjysmën e kryeministrave (vezirëve), ose mbi 30 vezirë dhe një numër të pastudjuar e të panjohur ministrash e pashallarësh. Edhe Topojani i Kukësit pati radhën t’i japë Peandorisë Otomane një nga vezirët e parë, Sinan Pashën, i cili mbasi kishte kryer disa detyra si sundimtar province në Gruzi, Tripoli etj., bejlerbej në Egjypt, Alep etj., dhe udhëhoqi forcat osmane në pushtimin e Tunizisë më 1573, u caktua kryeministër më 1579.

Cikli i kryeministrave nga Shqipëria, por të konvertuar në muhamedanë do të mbyllej me familjen e Qyprillinjëve, nga Berati, të cilët në shekullin e XIX-të i dhanë Perandorisë 5 vezirë dhe relativisht pranohet se me aftësitë e përkushtimin e tyre për t’i shërbyer sulltanit, e për të forcuar pushtimin osman, i zgjatën jetën të quajturit “i sëmuri i Bosforit” për rreth një shekull kur dhe ndodhi coptimi i trojeve dhe maskarimi i popullit shqiptar.

Me asimilimin fetar shqiptarët i zgjeruan hapësirat e tyre të banimit si të barabartë, nga Sinkjangu në Marok dhe nga Indonezia në Bosnje, por e ngushtuan hapësirën e tyre etnike si shqiptarë nga 100 mijë km2 në rreth 50 mijë. Parë në këtë këndvështrim që është dhe më i rëndësishmi, konvertimi jo vetëm që nuk ishte shpëtimtar, por praktikisht i shkaktoi kombit shqiptar dhe dëmin më të madh të mundshëm në historinë e tij mijëravjeçare në trojet e veta. Kjo solli si pasojë që në trojet etnike shqiptare të banojnë më pak se gjysma e shqiptarëve. Këtu e kishte bazën dhe thënia e ish presidentit të Turqisë Sulejman Demirel se vëllau jem Rexhep (Meidani) ka nën hyqëm më pask shqiptarë, se ai në Turqi.

Me asimilimin fetar, shqiptarët pothuajse humbën çdo ndjenjë dashurie për atdheun e tyre. Megjithëse ata u bënë pjesë e apartit sundues të Perandorisë Otomane për rreth 500 vjet, ata nuk i lanë brezave pasardhës dhe vendit të tyre asnjë vepër kulturore, institucion dhe asnjë banesë personale të dallueshme përveç xhamive që i ndërtuan me shumicë. Kjo gjë është vërejtur nga të gjithë udhpërshkruesit e asaj kohe. Esat Toptani, ishte një nga feudalët më të mëdhenj të Perandorisë dhe bile të Evropës të asaj kohe. Ndërsa në Tiranë e Durrës, ku ai kishte mbi 20 mijë hektarë tokë në pronësi, të marrë me ferman të sulltanit si shpërblim për gjakun e derdhur nga shqiptarët duke luftuar në tre kontinente në shërbim të perandorisë, nuk kishte ndërtuar as banesë për vete. “Tirana, selia e parë e Shqipërisë autonome, qyteza më e madhe dhe më e bukur e Shqipërisë së Mesme, trevë e shtëpive më të vjetra të bjelerëve dhe kryeqyteti i Esat Pashës, njeriut më të pasur në Shqipëri, ishte disa muaj qendra e garnizonit tonë. Ne u mësuam në këtë qytezë dhe shtëpinë e vjetër të Esat Pashës, nëpër të cilën fryn era si në një kosh të madh, të cilën tiranasit frikacakë e quajtën pallati i Esat Pashës”, - do të shkruante një nga pjestarët e armatës pushtuese serbe më 1912-1913, Kosta Novakoviç, kryetar i PSD-së serbe midis dy luftrave (Z. Cana – Shpalime historike, faqe 219). Në katër vjet pushtim Perandoria Austro-Hungareze, bëri disa ndërtime të rrugëve, urave etj., duke arritur deri në ndërtim dekovili në Kukës. Në planin kulturor, në favor të konsolidimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve organizoi arsimin shqip në disa qytete kryesore, Kongresin gjuhësor të Elbasanit më 1916, punë që nuk i kishte bërë Peandoria Osmane dhe shqiptarët muhamedanë duke qenë pjesë e aparatit drejtues të saj, në gati 500 vjet. Simboli i përparimit dhe i zhvillimit industrial të rreth 5 shekujve të pushtimit turk ishte mullini për bluarjen e kafes.

Konvertimi në fenë muhamedane bëri që të ngjallen mbi një shekull më vonë se tek popujt fqinj që nuk e kishin pranuar konvertimin në fenë e pushtuesit otoman, ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Shqiptarët muhamedanë u zgjuan vetëm kur panë se trojet e tyre u pushtuan nga rajatë e perandorisë dhe shërbëtorët e deriatëhershëm të tyre. Sllavo-ortodoksit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zgjoi ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trevat për mbrojtjen nga copëtimi sllavo-ortodoks. Por dhe kjo lëvizje, fillimisht u inicua nga përfaqësuesit e pushtuesit si një lidhje muhamedane ballkanike shqiptaro-boshnjake kundër vendimeve të fuqive evropiane, për ta kuptuar shumë shpejt se nuk do të kishte asnjë sukses si lidhje muhamedane, por si lidhje me karakter kombëtar shqiptar. Duke qenë se popullsia nuk ishte e një besimi, dhe kjo lidhje u organizua me shumë vonesë, ajo nuk veproi drejt e në kohën e duhur në planin politik. Megjithëse Kongresi i Berlinit e minimizoi realizimin e orekseve sllave mbi trojet etnike shqiptare, në krahasim me Konferencën e Shën Stefanit, përsëri beteja kryesore e Lidhjes mbeti beteja ndërshqiptare e zhvilluar në Gjakovë midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të dorëzimit e vrasjes së Mehmet Ali Pashës. Ndërsa Fandët katolikë dhe një pjesë e parisë së Gjakovës id hanë të drejtë Abdulla Pashë Drenit, për të mos ua dorëzuar kryengritësve për ta ekzekutuar mareshallin turk Mehmet Ali Pashën i cili ishte ngarkuar nga Sulltani për të zbatuar vendimet e Kongresit të Berlinit për palën turke, dorëzimin e Plavës e të Gucisë Malit të Zi, shumica muhamedane ishte për vrasjen e tij, (mbasi e dinin për kaurr hungarez) që donte të dorëzonte trojet shqiptare. Popullsia katolike e Gjakovës dhe e krahinave për rreth, dhe të mençurit e të moderuarit nga shumica muhamedane, arsyetonin se Abdulla Pashë Dreni si komandant i forcave të Lidhjes të Prizrenit, në bazë të drejtë zakonore të shqiptarëve e kishte mik në besë Mehmet Ali Pashën dhe duhej ta mbronte, se nuk çonte në zgjidhje problemin, kundërshtarët kërkonin dorëzimin e vrasjen e tij. Përfundimi prej 80 Fandëve katolikë, që qëndruan bashkë me komandantin e Lidhjes brenda sarajeve të tij, shpëtuan vetëm 7 prej tyre. Gjithashtu, u vranë të rrethuarit e tjerë dhe familja e Abdulla Pashë Drenit, ndërsa nga rrethuesit u vranë 400 e u plagosën 700 persona (Xhafer Belegu – Lidhja e Prizrenit, faqe 47). Ky veprim i shqiptarëve i shërbeu më së miri si pretekst sulltanit që të mos e mbante fjalën për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare nën Turqinë. Edhe Fuqitë Evropiane të kohës, të ndodhura nën këtë presion, megjithëse kishin bërë përpjekje të mëdha që Malit të Zi t’i kufizohej sa të ishte e mundur vija bregdetare, nën presionin e veprimeve luftarake të Lidhjes, u detyruan që të këmbenin dy krahina malore Plavën e Gucinë me portin e Ulqinit.

Se çfarë rezultatesh solli pushtimi osman në Shqipëri dhe asimilimi i shumicës së popullsisë së saj në fenë e pushtuesit, del më së miri nga përshkrimi që iu ka bërë dy figurave të historisë së kombit shqiptar, personaliteti i shquar i kulturës kombëtare Tajar Zavalani në veprën e tij Histori e Shqipnis, në faqen 160 të së cilës, ai shkruan: “Vlen të bahet një krahasim në mes të karaktereve të Gjergj Kastriotit dhe të Ali Pashës. Aty duket se sa poshtë kishin ra konceptet morale nga shekulli XV-të në shekullin e XIX-të, mbas katër shekujve të sundimit otoman. Në çdo veprim të këtyne dy burrave që iu prinë Shqiptarëve në dy faza decizive të historisë së tyne, gjemë një kontrast të plotë në mes të idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi shtazarak, në mes të dashunis për komb e për atdhe dhe lakmisë së pangopur për pare e pasuni materiale, në mes të mishnimit të mirësisë bujare dhe furis gjakpirëse të nji bishe në trajtë njeriu, në mes të një jete kushtue idealit liridashës dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaq epshet primitive tue përdor fuqin për të shtyp dhe për të mundue të tjerët.

Gjergj Kastrioti u tregue aq shpirtmadh sa me fal nipin që e kishte tradhtue në kulmin e luftës kundër një armiku të fuqishëm që nuk dinte se ç’asht mëshira. Ali Pasha masakroi burra të çarmatosun që e kishin luftue trimnisht dhe që i kishin ra në dorë tue i besue fjalës së tij solemne. Për të prue në vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pashë Tepelena bani nji politikë pa skrupulla dhe plot dredhina, tue manovrue në mes të Turqve, Francezëve dhe Anglezëve, Gjergj Kastrioti i qëndroi besnik aleatit të tij mbretit të Napolit edhe kur punët nuk i shkonin mirë Ferdinandit të Aragonës. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti për me i mbush mendjen të mos i shkonte në ndihmë mbretit Ferdinand të Napolit, tue i tregue fitimet që do të kishte po të bashkohej me partin e Angjevinve, Gjergj Kastrioti i dha një përgjigje krenare ku i thoshte se miku i mirë asht ai që të vjen në ndihmë në një ditë të keqe.

Gjergj Kastrioti ishte një Hero Kombëtar i frymëzuem nga parimet morale të Krishtnimit, Ali Pasha kishte mendsin e një satrapi oriental që nxitej me veprue vetëm nga lakmija për të mira materiale të kësaj bote. Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i vorfën, kurse Ali Tepelena la një pasuni kolosale, të cilën e kishte grumbullue, së paku pjesërisht, me an të grabitjes. Sikur Veziri i Janinës të kishte luftue për bashkimin dhe librimin e Shqiptarëve, ashtu si Mehmet Aliu bani në Egjypt, Shqipnija do të kishte qenë e para e Ballkanit me fitue pamvarsinë nga sundimi otoman”.

Përqafimi i fesë së pushtuesve dhe barazimi i fesë me kombësinë, siç vepruan shqiptarët muhamedanë dhe pjesërisht ata ortodoksë, shkaktoi një dëm të paimagjinueshëm në mentalitetin dhe karakterin e shqiptarëve. Këtë e vërtetojnë më së miri qoftë dhe dy shembuj të tjerë të shekujve të XIX-të e XX-të. Gjatë këtyre dy shekujve, Shqiptarët ortodoksë të Epirit të Jugut, që ishin masakruar nën Turqinë, veçanërisht gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, u vunë në shërbim të ambicjeve ekspansioniste greke. Rasti më tipik është ai i Napolon Zervës, shqiptarit nga Suli i Marko Boçarit, i cili shprehej se ishte krenar para brezave që do të vinë se çdo shtëpi shqiptare që i kishte dalë para (kuptohet shtëpitë e vëllezërve shqiptarë të besimit muhamedan GJ. K.) e kishte bërë rrafsh me tokën. Nën dedikimin që i ka bërë në hyrje librit “Çamëria Denoncon”, autori Albert Ll. Kotini shkruan se ia dedikon në radhë të parë “Për popullin vëlla shqiptar të Çamërisë së martirizuar nga grekët shovinistë, me kulmin e heroit të tyre Napolon Zerva”. Po në të njëjtin libër, nga ky autor, është botuar me koment dhe teksti i plotë i një besëlidhjeje, aleance të suliotëve me çamërit bjelerë e agallarë të Çamërisë për të luftuar bashkërisht kundrë Ali Pashë Tepelenës. Ky traktat është hartuar dhe nënshkruar me ndihmën e ministrit rus të Korfuzit, kontit Mocenigo, në Pragë më 2 korrik 1804, meqenëse Rusia ishte e interesuar të mbështeste këdo që luftonte kundër Ali Tepelenës. Në këtë traktat përveç agallarëve çamër Hasan Çapari, Jakup Agaj, Deli Hasani, Musa Rusi, Balo Hysna, Xhamo spahiu, Hysen Merxhani dhe Cen Mustafa Agai, kan firmosur dhe kapedanët suliotë Foto Xhavella, Kiço Boçari, Dhimo Drakua, Tushi Zerva (gjyshi i Napolon Zervës) dhe Gjokë Dangëllia.

Ndërsa dhe në shekullin e XX-të Enver Hoxha, si shef i klikës komuniste do të imitonte në krime Ali Pashë Tepelenën e shekullit të XVIII-XIX-të, por me një ndryshim se ndërsa i pari ushtroi terror dhe masakroi si grekërit, ashtu dhe shqiptarët, i dyti e ushtroi vetëm kundër bashkëvëllezërve të tij shqiptarë. Njëlloj si Ali Pasha, thjesht për interesa të pushtetit të tij e ktheu gjithë territorin e shtetit shqiptar në një kamp përqendrimi, të paktën për 30 vjet, gjë që nuk kishte ndodhur dhe as mund të ndodhë në asnjë vend, në gjithë historinë e njerëzimit.

Asimilimi fetar, sipas të dhënave historike dhe fakteve të njohura botërisht, ishte më i shpejtë, por sipërfaqësor në Jugun e trojeve etnike shqiptare (Toskëri) dhe më i thellë në Lindje dhe Veri ku propaganda fetare e pushtuesit ishte më e fuqishme për shkak se ishin dhe qendrat e tre vilajeteve, Manastir, Shkup dhe Shkodër.

Mentaliteti bizantin dhe etja e shfrenuar për pushtet bëri që paria e Toskërisë të udhëheqë proçesin e asimilimit dhe nga kjo të ketë privilegje të mëdha gjatë gjithë pushtimit osman. Jo se nuk e dinin se janë shqiptarë Ali Tepelena dhe Napolon Zerva, por para pushtetit e pasurisë dhe spaletave të gjeneralit ata nuk mund të vinin asnjë parim moral. Ky mentalitet i ngulitur në shekuj ka reflektuar në mënyrën më negative gjatë gati 90 viteve të ekzistencës së shtetit të vogël e të varfër shqiptar. Të mësuar me pushtet të pakufizuar e me privilegje, në gjitha hapësirat e gjëra të Perandorisë Osmane, klasa politike toske, veçanërisht gjatë shekullit XIX-të, nuk udhëhoqi asnjë lëvizje kundër sundimit osman, përjashto lëvizjet kundërreformë, ndërsa organizoi 4 lëvizje të armatosura, revolucionin e qershorit, lëvizjet e Fierit, Vlorës dhe Delvinës, kundër shtetit shqiptar të drejtuar nga Zogu. Nën drejtimin e jugosllavëve që ishin të interesuar për mbajtjen koloni të 50 mijë km2 të trojeve etnike shqiptare, u organizua dhe lëvizja komuniste në Shqipëri, duke u parë si variant më i përshtatshëm për marrjen e pushtetit. Se qëllimi i vetëm ka qenë marrja me çdo kusht i pushtetit e treguan ngjarjet e vitit 1997, kur megjithëse deri 90% e pushtetit ishte në duart e shqiptarëve nga Toskëria dhe mbi 90% e popullsisë së vendosur me banim në kryeqytetin Tiranë, Durrës, etj., ishin nga Toskëria, ata përsëri ishin të pakënaqur dhe organizuan rebelimin e armatosur për të rrëzuar Sali Berishën, presidentin më të ligjshëm në historinë e Shqipërisë, të zgjedhur në mënyrë plebishitare, ndoshta të papërsëritshme, me mbi dy të tretat e votave të zgjedhësve. Për të arritur deri këtu ata përgatitën terrenin për disa vjet, duke shkruar me mijëra artikujt kundër tij, në gazetat e të gjithë spektrit, duke thyer çdo rekord në shkallë botërore në këtë fushë.

Përpjekjet T’uaja për ta paraqitur asimilimin fetar në fenë muhamedane të pushtuesit, të shumicës së shqiptarëve si progresive “si faktor që shpëtoi kombin shqiptar nga asimilmi ortodoks serbo-grek”, synon të zhvillojë një moral të ri, si reaksion ndaj moralit të krijuar gjatë 50 deri 60 brezave (1500-1900 vjetëve) ushtrimit të besimit të krishterë nga paraardhësit e muhamedanëve të sotëm shqiptarë. Raste më të vona të konvertimit të shqiptarëve në fenë muhamedane, siç e dini dhe Ju, kan ndodhur në fillim të shekullit të XX-të në Lurë, në Has dhe në Tropojë, pak para largimit, njëherë e përgjithmonë, të pushtuesve otoman nga trojet etnike shqiptare. Në Lurë bashkëjetesa në një ekonomi të dy vëllezërve me fe të ndryshme, muhamedan e katolik, ka vazhduar deri afër gjysmës së shekullit XX-të.

Në vepra të tilla si Beyond Good and Evil (1886) dhe The Genealogy of Morals (1887) Niçeja ka zhvilluar të ashtuquajturën teori të “anasjelljes së vlerave” ose të “anasjellës morale”. Ai e shikonte moralin si në produkt kulturor që u krijuar për të përligjur dhe për të mbrojtur interesat e veçanta të popullit; dhe kështu ai pohonte se ne duhet të presim po aq morale të ndryshme sa ç’ka klasa të ndryshme. Klasat që i interesonin më shumë Niçes ishin të pushtetshmit dhe të papushtetshmit, të fortit dhe të dobëtit. Secila klasë, sipas Niçes, krijon moralin e vet – të fortët krijojnë atë që ai e quan “Moral të zotërinjve”, ndërsa të dobtit atë që ai e quan “Moral të Skllevërve”. Ky i dyti, duke u krijuar si reaksion ndaj të parit, i “anasjell” vlerat e të parit – p.sh., në qoftë se “Morali i zotërinjve” i quan virtyte forcën dhe arrogancën, ndërsa urtësinë dhe përuljen vese, Morali i Skllevërve i kthen këto vlera në të kundërtën e tyre dhe i shikon të parat si vese dhe të dytat si virtyte. Mekanizmi psikologjik që e shpjegon këtë përmbysje është, sipas Niçes, shumë i thjeshtë: Një person që nuk arrin të kapet pas vlerave dominuese të kulturës së tij (p.sh. si në rastin konkret, ai është asimiluar në fenë e pushtuesit, që rrallë ose asnjë popull në botë nuk e ka bërë në shumicë Gj. K.), kërcënohet me humbjen e plotë të respektit për veten dhe me ndjenën e të qënit pa vlerë. Megjithatë, ai mund ta shmangë këtë ndjenjë vetshkatërruese po qe se arrin në një farë mënyre të bindë veten se vlerat e kulturës dominuese (në rastin e kombit tonë vlerat e besimit të krishterë të ushtruar për një kohë shumë më të gjatë se ato të besimit muhamedan Gj. K.) janë në fakt të ndyra në vetvete dhe në kundërshtim me këtë (ai ushtron besimin e ri muhamedan Gj. K.) që është më me vlerë. Në rast se një grup personash arrijnë të adoptojnë një këndvështrim të tillë të përmbysur për vlerat, shprehet Niçeja, atëherë mund të themi se ka lindur një nënkulturë e re.

Kjo doktrinë abstrakte për vlerat mund të përdoret për të spjeguar qëndrimin Tuaj z. Baleta, kur përpiqeni të argumentoni, se vlera më e madhe e krijuar nga Shqiptarët, është asimilimi në shumicë, që ju e çoni në 90% në fenë muhamedane, gjë që me shqiptarët e Greqisë kjo shifër nuk qëndron, kur në fakt është antivlera më e madhe.

Pas asimilimit fetar shqiptarët muhamedanë, megjithëse i kishin të gjitha kushtet, i dhanë pak ose aspak kulturës së kombit të tyre deri në shpalljen e pamvarësisë. Kjo duke ecur me mentalitetin e gjithë Botës Muhamedane se libri i shenjtë “Kurani” i ka trajtuar të gjitha problemet e botës njëherë e përgjithmonë.

Të ndodhur në këtë situatë, muhamedanët që kuptohet pas shpalljes së pamvarësisë vazhduan qeverisjen si nën pushtimin osman, shpallën poet kombëtar Naim Frashërin, ish drejtor i censurës në Ministrinë e Arsimit të Perandorisë Osmane, i cilësuar mediokër nga studjues të letërsisë Elise, Loloci, Neza etj. Ndërsa Gjergj Fishtën të cilin poeti L. Poradeci e quan “...vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i Fjalës, shkëmb të shpirtit të popullit shqiptarë” etj., Gabriel D’Anuncio “poetin më të madh të shqyptarëve”, Skënder Buçpapaj “Sovran të letrave tona”, Faik Konica: “Kot mundohen grekët e sotëm të gjejnë në letërsinë e vet një vepër më të plotësueme se “Lahutën”, Eqerem Çabej: “...dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli ivet ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë, orientalistët komunistë do ta cilësonin shkrimtar borgjez dhe veprën e tij do ta hiqnin nga qarkullimi për gjysëm shekulli të sundimit të tyre. “Ai ka përdorur në veprën e tij afërsisht po aq fjalë sa ç’ka përdorur Shekspiri në anglisht dhe Pushkini në rusisht: afër 20.000 fjalë” Rudolf Marku në “Fishta interpret i genit shqiptarë” “Trashëgimia poetike e Gjergj Fishtës numëron mbi 100.000 vargje, gjë e rrallë kjo në letërsinë botërore” (R. Marku, po aty) dhe duke njohur veprën e tij takimi botëror i poetëve më 1930 në Nju Jork do ta propozonte kandidat për çmimin Nobel, (R. Marku, po aty) ndërsa klika komuniste shqiptare do ta shpallte agjent të Austro-Hungarezëve.

Pas mbi 1300 vjetësh, nga koha kur profeti Muhamed a.s. e shkroi librin e shenjtë “Kuranin”, talebanët në Afganistan u turrën kundër të gjitha vlerave të krijuara nga shoqëria njerëzore duke shkatërruar simbolin e Budës dhe çdo vepër tjetër të kulturës në Afganistan që nuk e mendonin muhamedane. Me këtë koncept shoqata islamike nga vende arabe, sapo Kosova u çlirua ng forcat e NATO-s, menduan se u krijue vakum pushteti, dhe u turrën për të zhdukur objektet arkeologjike, të kulturës materiale iliro-shqiptare të para pushtimit osman e asimilimin në fenë muhamedane, veprim që u ndalua menjëherë nga forcat ndërkombëtare, si një veprim barbar e atentat kundër kulturës mijëravjeçare të popullit shqiptar, si pjesë e kulturës së përbotëshme.

Meqenëse mentaliteti bizantino-muhamedan fatkeqësisht ishte ngulitur thellë dhe në ndërgjegjen e shumicës së shqiptarëve, të njëjtin qëndrim mbajtën dhe komunistët shqiptarë gjatë sundimit të tyre, gati 50 vjeçar. Sipas tyre fitorja më e madhe në historinë e popullit shqiptar ishte fitorja në luftën e drejtuar prej tyre. Heronj shpalleshin drejtuesit e çetave të vogla të luftës antifashiste, dëshmor Hasan Prishtina, udhëheqësi i mijëra luftëtarëve në luftën për pamvarësi. Gjithçka në Shqipëri fillonte pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët erdhën në pushtet. Këtë mentalitet e trashëguan dhe socialistët të cilët tani shprehen se po ngrejnë institucionet të cilat vetë i dogjën e shkatërruan më 1997, për të thënë pastaj se me kthimin e tyre në pushtet fillon demokracia e vërtetë në Shqipëri, talebanët thonë historia po fillon me Muhamedin a.s.. Me ritmet e zhvillimit të pesë viteve të fundit, paga reale e shqiptarëve arrin pas shumë vitesh nivelin e vitit 1996. Dhëntë Zoti që shqiptarëve të mos iu ndodhë për së dyti ajo që përjetuan gjatë sundimit komunist. Mos të ndodhë si me atë plakën në Malësi që kur pas rreth 30 vjetëve të sundimit komunist instruktori i partisë, që ishte mysafir, po i thoshte do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë dhe ajo i ishte përgjigjur “po ju lumtë more bir, qenki tu e ba si në kohën e Zogut”. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më gjatë riciklimin e këtij refreni tashmë “Të më rroç biro, ju po bëkerkeni shtet dhe bollëk si në kohën e Berishës”.

Qeveria e sotme socialiste, njëlloj si Ali Pashë Tepelena dhe komunistët dje po e trajton popullin si raja. Ata përveç parave të taksapaguesve shqiptarë, po synojnë të përvetësojnë edhe ndihmat nga Evropa njëlloj siç bënin dje pashallarët në Perandorinë Osmane. Shqipëria prodhon mesatarisht rreth 14 milion kv/orë energji elektrike, sa për të plotësuar nevojat për rrymë. Por qëllimisht prodhohet mbi nevojat kur shitet lirë në treg “ose për të larë borxhin”, dhe nën nevoja kur rritet çmimi në tegun botëror. Si rrjedhojë qeveritarët abuzojnë në të dy rastet dhe kur shesin lirë dhe kur blejnë shtrenjtë, dhe nuk ka asnjë rëndësi a ka energji elektrike e ujë populli. Nga frika se mos i shërbehet integrimit mbarë kombëtar nuk kërkohet të vihet në punë për llogari të Shqipërisë administrative një seksion i termocentraleve të Kosovës e cila ka fuqi të instaluar më shumë se Shqipëria. Në interes të qëndrimit në pushtet me çdo kusht, si dje në diktaturën komuniste dhe sot Qeveria Socialiste, jan dakord që me çmim nën kosto, dje mbulohej nga puna e papaguar e shumicës së popullit në bujqësi e në gjithë sektorët e ekonomisë, sot shpërdorim e vjedhje të rrymës elektrike të prodhuar, me qëllim që shqiptarët të jenë konsumatorë parazitë të prodhimeve të të tjerëve e jo prodhues as të miellit për bukë. Gjithçka duhet të importohet, dhe në Shqipëri të mos bëhet asnjë investim nga investitorë vendas, as të huaj.

Edhe në mardhëniet me Perëndimin qeveritarët e sotëm riciklojnë të kaluarën. Ali Tepelena “bani një politikë pa skrupulla dhe plot dredhina tue manevrue në mes Turqëve, Francezëve dhe Anglezëve” T. Zavalani vepër e cituar, Enver Hoxha, miq për kokë jugosllavët dhe rusët, parulla “Enver-Tito-Stalin”, armiq të betuar jugosllavët dhe miq rusët dhe miq për kokë kinezët, parulla “Enver-Mao Ce Dun”, kënga popullore “Enver Hoxha e Mao Ce Duni, janë si buka e një brumi” për të prishur mardhëniet dhe me kinezët se tradhëtuan parimet marksiste-leniniste. Qeveria socialiste e Ilir Metës deklaron aleat strategjik Greqinë deri sa u kalua në pronësi të shtetit grek AMC-ja, për të deklaruar të tillë më vonë Italinë dhe së fundi për të gënjyer me një tender të paligjshëm pasaportash 9 milion USD, Gjermaninë. Në të gjitha rastet shqiptarët kombi më i humbur në të gjithë Evropën, më shumë për faj të tij. Të mësuar me pushtet nën Perandorinë Osmane, mbasi kishin barazuar kombësinë me fenë e re të pushtuesve turq, duke i hequr vetes mundësinë e shkollimit në gjuhën shqipe për 500 vjet, klasa politike në të gjitha rastet i ka vënë vetes si qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Historia përsëritet por në dëm të shqiptarëve. “Tue dhanë shpirtin, mbasi një plumb e kishte goditur në grykë Ali Pasha bërtiti “Qëndroni deri në fund” (T. Zavalani, v.c. f. 160), “Barë të hajë populli, e ne pushtetin nuk e lëshojmë” do deklaronte E. Hoxha, “Po ra qeveria ime, do të përsëritet ’97, deklaroi para pak kohësh Ilir Meta, nuk ka rëndësi bëhet shpejt a vonë Kosova, më e rëndësishme është që patjetër të marrin pushtet përfaqësuesit e PDK e AAK.

Mentaliteti biznatino-muhamedan dhuratën e pushtuesit osman, veçanërisht për pjesën muhamedane të popullsisë, me pasojat më negative gjatë sundimit komunist në Shqipëri, po reflektohet tani së fundi edhe në Kosovë, për të provuar se shqiptarët kanë të njëjtin mentalitet në të gjithë hapsirën e tyre etnike. Grupe të caktuara personash po përpiqen të përvetësojnë përpjekjet titanike, gjakun e derdhur si lumë nga mijëra e mijëra shqiptarë gjatë gati një shekulli, për të fituar lirinë nga pushtuesi serb. Ata po synojnë, të imponohen simbole të paverifikuara akoma të luftës më të fundit të organizuar kundër pushtuesve serbë, kur vetëm gjatë qindvjetëshit të fundit ka me qindra të tillë, që nga Isa Boletini e dei tek Adem Jashari, që do të mbetet simboli i rezistencës më të fundit të shqiptarëve. Me këtë tendencë po përpiqen që të zbehin meritat e përpjekjeve mbi 10 vjeçare të popullit shqiptar të Kosovës nën drejtimin e LDK-së dhe të liderit të saj Ibrahim Rugova, që koha e ka verifikuar dhe do ta verifikojë si burrin më të shquar e më rezultativ të kësaj treve gjatë gjithë historisë së saj disamijë vjeçare. Dy liderët e partive më të reja të dalë nga UÇK-ja Thaçi dhe Haradinaj kërkojnë me çdo kusht të dalin në krye të pushteteve, pa votën e popullit. Dihet se në një garë, një strajcë me medalje argjendi e bronxi nuk kan vlerë sa një medalje ari. Ata nuk marrin shembull nga ish sunduesit e tyre serbë, që e bënë kalimin e pushtetit nga diktatori Millosheviç te opozita me fasada demokratike, duke djegur vetëm një dritare të parlamentit serb, dhe të japin përshtypjen se punojnë për llogari të tyre. Trimat kurrë nuk i kanë munguar Kosovës.

Duket se refleks i këtij mentaliteti, të ngulitur gjatë pushtimit osman, janë dhe zhvillimet e fundit të PSSH. Aleanca Meta, Mejdani, Dokle duket si një aleancë e tillë, kur i mohohet Fatos Nanos kreu i pushtetit. Nëse PS, ka fituar në zgjedhjet e qershor-korrik-gushtit 2001, me vullnet të lirë popullor, e votat nuk do të ishin të vjedhura atëher kush më tepër se Fatos Nano do të kishte meritë për këtë.


Armiqtë nuk mund të bëhen miq, pa dhënë prova z. Baleta

Teza e hedhur nga Ju, z. Baleta, në disa shkrime se aleati dhe miku më i madh i kombit shqiptar është Turqia, ka gjasat më të vogla që të jetë e drejtë dhe unë mund të them se dhe kjo tezë qëndron me kokë poshtë. Për këtë flasin faktet historike të dy shekujve të fundit, disa prej të cilëve po i parashtroj.

Sanxhaku i Nishit deri në kohën e pushtimit nga sheti i ri serb më 1878, ishte i populluar në shumicë absolute nga populli shqiptarë. Sipa studjuesit Sabit Ukanë “Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullsi shqiptare dhe të përzier deri në vitet 1877-1878”, deri në këtë kohë në këtë Sanxhak kanë ekzistuar 347 fshatra me popullsi thjesht shqiptare dhe 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptare, serbe, çerkeze, boshnjake etj., me shumicë absolute popullsi shqiptare. Gjithashtu dhe në qytetet e këtij sanxhaku Prokuplje, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Pirot, Bellapalankë dhe kryeqendrën Nish banonin popullsi të përziera shqiptare, serbe, çerkeze, ebreje turke por me dominim të popullsisë shqiptare. Në bazë të marrëveshjes serbo-osmane popullsia shqiptare, meqenëse ishte asimiluar nga pushtuesi në fenë muhamedane u shpërngul si popullsi turke për në viset e tjera shqiptare të pushtuara si në Kosovë etj. dhe në Anadoll. Si rrjedhojë e vlerësimit thjesht nga pikëpamja fetare jo etnike u spastruan rreth 10 mijë km2 të Sanxhakut të Nishit nga rreth 250 mijë shqiptarë, pasardhës të Shën Elenës e të Kostandinit të Madh, si turq për në Turqi dhe në vendin e tyre u vendosën ardhacakët, pushtuesit e rinj serbë.

Edhe pas pushtimit të trojeve etnike shqiptare më 1913, si pretekst për spastrimin e tyre nga popullata shqiptare shërbeu pakica turke e mbetur nga pushtimi në ato territore.

Sipas statistikave të mbretërisë Serbe-Kroato-Sllovene të vitit 1921, numri i turqëve në mbretërinë e Karagjorgjeviçëve nuk i kalonte 60 mijë vetë dhe ata të vendosur kryesisht në pjesën lindore të Maqedonisë, në Shtip e Kavadar (M. Kokalari – Kosova djep i shqiptarizmit). Por në tentativën për marrëveshje më 1926 midis Qeverisë Turke dhe Qeverisë së mbretërisë serbo-kroato-sllovene, parashikohej shpërngulja për në Turqi e 400 mijë “turqve”, pra 7 herë më shumë turq se sa ishin në fakt. Ndërsa në marrëveshjen turko-jugosllave të arritur më 1938 parashikohej shpërngulja për në Turqi e 250-400 mijë turqve, në fakt shqiptarëve muhamedanë, sipas projektit të serbit Vasa Çubrilloviç. Me këtë marrveshje Turqia përmbushte të paktën tre objektiva: Rregullonte mardhëniet me rusët, mbasi i shërbente realizimit të idesë së Pjetrit të Madh që Durrësi dhe Selaniku të ishin porte të popujve ortodoksë-sllavë, ju siguronte sllavo-grekëve spastrimin e atij që tani quhet koridori 10-të Selanik-Shkup-Beograd-Vjenë; së dyti rregullonte raportet e popullsisë në territorin e njohur ndërkombëtar në dëm të popullsisë kurde në Anadoll, si dhe që të rriste numrin e popullsisë së saj evropoide. Duke shfrytëzuar ndihmën e paimagjinueshme që Qeveria Turke ju dha serbëve, ata synuan dhe spastrimin e Maqedonisë Perëndimore plotësisht nga shqiptarët. Qeveritë Mbretërore dhe komuniste i përqëndruan investimet kryesisht në Maqedoninë Perëndimore, duke lënë të pazhvilluar Maqedonin Lindore ku maqedonët ishin shumicë, me qëllim të joshjes së maqedonëve për t’u vendosur me banim në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë etj. për të ndryshuar strukturën etnikek, në dëm të shqiptarëve, që ishin shumicë absolute e pakontestueshme. Se aleanca e të gjitha qeverive sllave me ato turke, për të zhdukur popullin shqiptar nga trojet e veta etnike dhe për t’ja humb farën në oqeanin e pafund të popullsive muhamedane nga Anadolli në Sumatra, vazhdon të funksionojë edhe sot e tregon deklarata e ish presidentit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë K. Gligorov. Në invervistën e dhënë shtypit maqedonas e të botuar në gazetën “Korieri” korrik-2001 në mes të tjerash ai shprehet: “...nuk mund të presësh prej një shteti që për hir të përqindjes ti shpallë shqiptarët si element kostituiv, pasi këtë do ta kërkonin më vonë edhe pakicat e tjera, p.sh. turqit, të cilët përbëjnë 12% të popullsisë së Maqedonisë”. Por ky është një mashtrim i hapur mbasi në bazë të të dhënave të Entit Republikan të Statistikave të Maqedonisë, në vitin 1981 në Maqedoni e kishin deklaruar veten turq 86 mijë banorë ose 4.5% e popullsisë dhe numri i tyre nga ajo kohë praktikisht është përgjysmuar. Në popullsinë prej një milion e nëntëqind e dhjetë mijë sa ka qenë popullsia e kësaj ish republike jugosllave. Ndërsa po sipas atyre statistikave numri i popullsisë shqiptare më 1981 ka qenë 378 mijë ose 19.8%. Gjatë dhjetëvjeçarit 1971-1981, gjithnjë sipas statistikave zyrtare maqedone, popullsia shqiptare në këtë republikë është rritur për 35.3%. Edhe sikur të pranohej versioni zyrtar dhe të merreshin si të vërteta të dhënat për shqiptarët më 1981, me ritmet e pranuara të shtesës natyrore të popullsisë shqiptare në Maqedoni, numri i shqiptarëve më 2001 do të ishte jo më i vogël se 750 mijë ose mbi një të tretën e popullsisë së përgjithëshme. Por gjithçka që ka të bëjë me popullsinë shqiptare në këtë republikë është e fallsifikuar. Popullsia e Maqedonisë në vitin 2001 paraqitet me një rritje prej rreth 150 mijë banorë, në krahasim me vitin 1981, kur në të vërtetë vetëm popullsia shqiptare gjatë kësaj periudhe është rritur mbi 300 mijë. Por e vërteta nuk përbën problem: sllavo-turqit kur ju duhet të deklarojnë shqiptarët si turq, ose si maqedonas duke ju vënë prapashtesën ovski në fund të mbiemrit si fjala vjen Limanovski, Kadriovski, etj. popullsia e Maqedonisë paraqitet e pasaktë me qëllim të mashtrimit të opinionit për numrin e vërtetë të popullsisë shqiptare. Marrëveshje të njëjtë lidhi qeveria turke dhe me atë greke, në përfundim të Luftës së Patë Botërore, në bazë të cilës u spastruan nga elementi shqiptar i besimit muhamedan rreth 20 mijë km2 troje etnikisht shqiptare të Epirit të Jugut dhe të Maqedonisë Jug Perëndimore. Si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve popullsia shqiptare në trojet e saj etnike u përgjysmua. Nga mbi 100 km2 ku ajo ishte shumicë deri më 1878, sot është shumicë në rreth gjysmën e kësaj sipërfaqeje.

Siç del nga sa sipër, shtetet “xhuxhër” të Ballkanit, Serbia e Greqia, në asnjë rrethanë dhe me asnjë mjet nuk mund të kishin realizuar spastrimin etnik të trojeve shqiptare. Ekzekutore e krimit ndaj shqiptarëve ishte Perandoria Otomane dhe pasardhja e saj Turqia, e cila me qëllim, që të mbante Stambollin e pjesën Evropiane, në marrëveshje të fshehta me ruso-sllavët, ka marrë përsipër spastrimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike disamijë vjeçare. Pa pjesëmarrjen e Turqisë, në krim, sot në ish Jugosllavi dhe në Kosovë do të jetonin të paktën 4 deri në 5 milion shqiptarë ose baraz me serbët, ndërsa në Maqedoni Bota do të kërkonte respektimin e të drejtave të maqedonëve dhe jo të shqiptarëve pasi aty do të kishte të paktën 2.5 milion shqiptarë nga rreth një milion që janë sot dhe një milion maqedonas sa janë realisht sot. Propaganda veçanërisht komuniste, se është Evropa fajtore për copëtimin e trojeve etnike shqiptare më 1878 e 1913, nuk ka qenë e saktë. Trojet etnike shqiptare asnjëherë nuk kanë patur një unitet politik. Por kufinjtë shtetërorë edhe për shtetet më të fuqishme të Botës, asnjëherë nuk kanë qenë të përjetshëm. Pa qëndrimin antishqiptar të Turqisë, meqenëse asnjë vend evropian nuk do të pranonte vendosje të shqiptarëve në territoret e tij, me vitalitetin e tyre shqiptarët do të ishin shumicë nga Nishi deri në gjirin e Artës. Edhe mbas një shekulli, pushtuesit serbo-grekë nuk kanë mundur të popullojnë rojnet etnike shqiptare të Nishit, të Maqedonisë dhe të Epirit të Jugut.

Evropa ka përgjegjësi historike ndaj kombit shqiptar, pikërisht pse lejoi Perandorinë Osmane dhe vazhduesen e saj Turqinë, që të thithë popullsinë shqiptare nga trojet e veta etnike, në favor të ambicjeve serbo-greke.

SHBA janë i vetmi vend që ka mbajtur një qëndrim konstant në përkrahje të çështjes së drejtë shqiptare, që nga shpallja e pamvarësisë së Shqipërisë e deri më sot. Uillsoni nuk lejoi copëtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare në Konferencën e Versajës, Kenedi në fillim të viteve ’60 detyroi sovjetikët të tërhiqen nga baza ushtarake e Vlorës, Bushi njoftoi regjimin e Beogradit në fund të viteve ’90 se nuk e njeh sovranitetin e tim mbi Kosovën kur i caktoi vijën e kuqe, Klintoni, më 1999, udhëhoqi koalicionin Perëndimor kundër regjimit të Beogradit i cili synonte zhdukjen fizike ose spastrimin e shqiptarëve nga trojet e tyre siç kishte vepruar që nga 1878 e në vazhdim, ndërsa Bushi J., në vitin 2001 e në vazhdim mbështet kërkesat e drejta të shqiptarëve për barazi me maqedonët në Maqedoni, që pa fallsifikimet statistikore nuk janë shumicë në atë shtet.

Gjendja e popullsive ka përcaktuar dhe ndryshimin e kufinjëve të shteteve. Nëse populli shqiptar i Kosovës, edhe pse në shumicë muhamedane, do të lëkundej sadopak në identitetin e ti kombëtar si shqipëtar dhe do të pranonte shpërnguljen për në Turqi tek “vëllezërit turqë”, sot nuk do të kishte një problem ndërkombëtar të Kosovës, të shtruar për zgjidhje. Dhëntë Zoti, që lufta e shqiptarëve trima të Maqedonisë që në shumicën e tyre kishin jetuar e punuar në Perëndim, e aspirojnë që dhe shqiptarët në trojet e tyre në atë ish Republikë Jugosllave të jenë pjesë e Perëndimit, të ketë spastruar mykun mesjetar që ka barazuar fenë me kombësinë dhe që dëmet më të mëdha jua ka sjellë shqiptarëve të kësaj treve.

Pasojat e krimit osmano-turko-serbo-grek, janë rreth 50 mijë km2 troje etnike shqiptare të spastruara dhe 10-12 milion shqiptarë më pak, në hapësirën e tyre etnike, disa mijë vjetë para ardhjes së serbëve dhe turqëve në Ballkan. Kjo provohet me të dhënat statistikore të shtesës natyrore dhe të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, Greqi dhe ish Jugosllavi. Në bazë të këtyre të dhënave shtesa natyrore e popullsisë në gjithë hapësirën ku shqiptarët kanë mbetur pa u shpërngulur si turq, gjatë shekullit të XX-të ka qenë dy deri në pesë herë (veçanërisht pas viteve ’50 të këtij shekulli) më e lartë se sa shtesa natyrore e serbëve, grekëve dhe maqedonasve.

Kështu në bazë të dhënave të Anuarit statistikor të OKB-së të vitit 1990-të, popullsia e Greqisë në vitin 1987 ishte 3.63% më e madhe se në vitin 1980, ndërsa popullsia e Shqipërisë 15.36% më e madhe. Në vitet ’90-2000, shtesa natyrore e popullsisë në Greqi ka qenë 1-2 për mijë, ndërsa në Shqipëri 12-17 për mijë etj. Nga të dhënat e pasqyruara në studimin e profesor Hivzi Islamit “Kosova-Studim Demografik” dhe akademik Mark Krasniqit, në tekstin universitar “Gjeografia ekonomike e Botës”, në vitin 1957 shtesa natyrore e popullsisë në Kosovë bashkë me serbët ka qenë 27.5 për mijë, në Serbi bashkë me shqiptarët e sanxhakasit 6.8 për mijë ndërsa në Maqedoni shtesa natyrore e shqiptarëve pas viteve ’60, gjithnjë afër 30 për mijë, dhe e maqedonasve deri në 7-8 për mijë. Sipas deklaratës së ish kryeministrit të Kosovës, N. Mustafa, 52% e popullsisë së Kosovës në vitin 1989 kanë qenë nën moshën 19 vjeç (Radio-Prishtina, 18 nëntor 1989).

Pa këtë qëndrim antishqiptar, në radhë të parë të Turqisë dhe të dy vendeve fqinjë Serbisë dhe Greqisë, shqiptarët në fund të shekullit të XX-të, edhe të ndarë me kufij ndërkombëtarë siç janë, do të ishin jo më pak se 15 milion banorë dhe shumicë në rreth 100 mijë km2. Pa përzënien e shqiptarëve për në Turqi dhe paraqitjen si serbe e greke të një pjese tjetër të popullsisë shqiptare e të tjerëve të cilën bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta asimiluar edhe kombëtarisht, as Greqia dhe as Serbia nuk mund të kishin popullsi 10 milionëshe siç deklarojnë. Megjithëse shqiptarët janë shtuar me ritmet e cituara më lart, në vend që të dhjetë dymbëdhjetëfishoheshin ata janë 5 fishuar, grekët me gjithë emigracionin e madh, në vend që të 4-5 herëfishoheshin, janë 8-9 fishuar ndërsa serbët janë 11 fishuar në krahasim me mesin e shekullit të XIX-të.

Me një analizë gjakftohtë e pa pasionin e muhamedanit, kushdo mund të arrinte në përfundimin, se ekzekutor i krimit ndaj shqiptarëve ka qenë Turqia. Për rrjedhojë ajo është armiku më i madh i shqiptarëve në gjithë historinë e tyre disa mijë vjeçare pellazgo-iliro-shqiptare, ndërsa serbët dhe grekët ndihmësit e saj.

Në analizat T’uaja për këtë problem ju niseni thjesht nga teza propagandistike dhe me paragjykim, për shkak se kërkoni të justifikohet asimilimi i shumicës shqiptare në fenë e pushtuesit. Edhe në kohën e diktaturës më të egër komuniste ka ekzistuar një kontradiktë e përhershme midis punonjësve të sektorëve të administratës shtetërore dhe të propagandës. Punonjësit e propagandës komuniste, sektor në të cilin keni punuar dhe Ju, prodhimin e përditshëm kishin slloganet, gënjeshtrën, mashtrimin me të pavërtetat. T’i thoje një punonjësi të propagandës së Partisë së Punës se qyteti i Kukësit ka një numër konstant prej jo më pak se 400 të papunësh, ose qyteti i Vlorës jo më pak se 7000 të papunë ishte herezi. Për të kishte vlerë sllogani “Partia ka hapur fronte pune për të gjithë. Papunësia është plagë vetëm e shoqërisë borgjeze-revizioniste etj.” Pa le pastaj t’i thoje të vërtetë se e ardhura kombëtare për frymë në gjysëm shekulli të sundimit komunist asnjëherë nuk u dyfishua në krahasim me vitin 1950, në një kohë kur diktatori fashist Franko në vitin 1975 në krahasim me vitin 1953 e kishte rritur rreth 20 herë të ardhurën kombëtare për frymë të spanjollëve.

Këtu e ka bazën dhe shqetësimi Juaj për artikullin “Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike në Shqipëri”, se ju vini nga sektori i propagandës komuniste që ju ka lënë gjurmë të thella nga misioni që mund t’ju kenë ngarkuar ose marrë vetë përsipër. Edhe për këtë problem konkret Ju kërkoni që realiteti të kalohet me slloganin “Në Shqipëri nuk ka konflikte fetare, të gjitha fetë jetojnë në harmoni etj.”. Por e vërteta është se shkrimi është mbështetur në të dhënat e vjetarit statistikor të RPSSH-së dhe në asnjë hamendje. Ai vjetar, tani nuk është në përdorim të brendshëm prandaj kushdo mund ti ballafaqojë të dhënat. Në bazë të atyre të dhënave të botuara, mbi të cilat është mbështetur shkrimi, pjesa e besimit katolik të kombit shqiptar ka marrë nga ndarja e pasurisë kombëtare gjatë periudhës 1991-2001, deri në një të dhjetën pjesë të pasurisë kombëtare për frymë, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, që e vë atë në pozita të pabarabarta. Ajo nuk është vënë në start të barabartë me pjesën tjetër të popullsisë.

Është i njohur botërisht fakti, se rreth 350 mijë hektarë tokë u hapën me punën e papaguar të gjithë popullit, gjatë rreth 50 vjetëve të sundimit komunist, pra njëlloj dhe me punën e papaguar të pjesës katolike të popullsisë. Në praktikë, kjo popullsi nuk mori pjesë të barabartë të pasurisë. Pamvarësisht se nuk ka patur tokë të punueshme, në territorin ku banon kjo popullsi ndodhen tre hidrocentrale që furnizojnë me rrymë elektrike gjithë vendin dhe të vetëshlyer më së shumti brenda 3 vjetësh nga dita e vënies në funksionim. Megjithatë, kjo popullsi akoma nuk ka kërkuar që të ardhurat nga rryma të merren prej tyre, se ato gryka ku u ngritën digat e hidrocentraleve Zoti i kishte krijuar, aty ku ata banuan në qindra vjet. Me llogjikën T’uaj hidrocentralet duhet të punojnë për banorët e atyre zonave pamvarësisht nga besimi, ashtu siç ju nda toka pjesës tjetër të popullsisë. Të gjithë me të drejtë kërkojnë të kenë rrymë në mënyrë të pandërprerë dhe bile të mos e paguajnë, ndërsa pasurinë e ndanë pa menduar se në ato zona banon popullsia martire, atdhetare dhe më e persekutuar e kombit shqiptar.

Komunistët miratuan menjëherë ligjet për privatizimin e pronës shtetërore dhe të tokës, në bazë të platformës së vendosur në Katovicë, me qëllim që ithtarët e tyre të përvetësonin pjesën më rentabile të pasurisë kombëtare. Ata për gati 50 vjet kishin komanduar lëvizjet e popullsisë, sipas interesave të tyre dhe pjesën katolike e kishin lënë në formën e rezervateve, në ato zona ku e kishte shtyrë me dhunë, ose nga nuk nuk i kishte lejuar të lëvizte për rreth 500 vjet, pushtuesi otoman. Për të mos lejuar daljen e saj nga ato zona, klika komuniste ndërtoi qytete në terrene me pjerrësi deri 70%, si i ashtuquajturi qyteti i Repsit ose i Fush-Arësit etj., ngriti industri e aktivitete, që në momentin fillestar të vënies në shfrytëzim jo rentabile, vetëm e vetëm për të mbajtur të izoluar e për të mos lejuar lëvizjen e asaj popullsie. Si rrjedhojë e këtij qëndrimi, nëse në periudhën 1945-1990 nga secili rreth i Jugut të vendit si Gramshi, Skrapari etj., ju ishte dhënë leja e banimit dhe sistemuar me strehim falas në Tiranë mbi 3000 familje, nga rrethi i Mirditës administrative që kishte një popullsi të përafërt me këto rrethe ishin lejuar për t’u vendosur në Tiranë gjatë kësaj periudhe, më pak se 100 familje ose nën 3% në krahasim me popullsinë e atyre rretheve, nga kish dalë klika sunduese komuniste.

Për shkrimin tim të botuar në revistën “Koha”, ju shpreheni se: “...aq të mbrapshtë e ka përmbajtjen shtrembëruese të të vërtetave e realitetit, dhe aq provokues ndaj kompaktësisë kombëtare e ka synimin”. Ky është një qëndrim plotësisht i pabazë dhe që i shërben objektivit tuaj kryesor për të provuar të paprovueshmen se asimilimi në fenë muhamedane ka qenë shpëtimi i shqiptarëve . Po e përsëris, se të gjitha të dhënat e botuara në atë shkrim, janë marrë nga vjetari statistikor i RPSSH-së dhe evidencat e Institucioneve Qëndrore të vendit. Për këtë ju sugjeroj që t’i verifikoni këto të dhëna nga ato akte, mbasi mund t’ju shërbejnë. Për të shuajtur kureshtjen T’uaj, dhe të lexuesve edhe në këtë shkrim po paraqes disa tregues të tjerë për pjesëmarrjen e kësaj pjese të popullsisë sot në aparatin shtetëror: Nga 293 gjyqtarë të shkallës së parë në të gjithë vendin 12 prej tyre ose 4.09% janë nga pjesa katolike e popullsisë, në gjykatat e apelit nga 52 gjyqtarë vetëm 2 ose 3.85%, ndërsa nga 17 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe 9 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese asnjë nuk është i besimit katolik. Asnjë punonjës i këtij besimi nuk është i punësuar as në aparatet e këtyre institucioneve. Në Qeveri nga 21 ministra vetëm një ministër pa ministri është i besimit katolik dhe jo përfaqësues, po i njëjti person i vetëm dhe në kryesinë e PS-së. Duke qenë në eufori se Qeveria i mbeti në dorë papritur, kryeministri Ilir Meta përfshiu në Qeverinë e tij dy ministra dinjitozë nga pjesa katolike e popullsisë Preç Zogaj e Zef Preçi. Sapo ai njohu idealizmin, atdhedashurinë, përkushtimin në punë dhe mësoi se ata nuk vihen në shërbim të tij e të klaneve të tij për të rrëmbyer djersën dhe gjakun e gjithë shqiptarëve të derdhur gjatë 50 vjetëve, nëpërmjet privatizimit të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë i largoi menjëherë nga kabineti. Meqenëse nuk ka asnjë argument të besueshëm e llogjik për largimin e tyre, edhe pas dy vjetësh vazhdon të hedhë akuza të pabaza kundër tyre. Gjithashtu kryeministri largoi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të KESH-it, Alfred Palokën, njërin ndër më kompetentët e energjitikës shqiptare, për ta zëvendësuar e një mësues anglishteje, pa librezë pune, me qëllim që popullit t’i tre-katër fishohej koha e qëndrimit pa drita, deri në 12 orë në ditë. Më të errët janë treguesit edhe për sektorët e tjerë. Nga mbi 300 punonjës të të gjitha rangjeve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përfaqësitë diplomatike e konsullore, vetëm 5 i përkasin besimit katolik, nga mbi 100 punonjës sa ka aparati i Kuvendit Popullor vetëm një i përket besimit katolik ndërsa në Presidencë nuk ka asnjë punonjës nga popullsia katolike. Përafërsisht kjo gjendje është dhe në sektorët e tjerë. Gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së PS-së u asgjësua puna e PD-së për riparimin e këtij diskriminimi gati shekullor, e përfshirjen edhe të kësaj popullsie në të gjitha strukturat shtetërore. Si rezultat, gjatë kësaj periudhe numri i punonjësve të besimit katolik në aparatin shtetëror, në krahasim me periudhën kur Shqipëria qeverisej nga PD, është përgjysmuar. Këta tregues besoj janë të mjaftueshëm. Pjesa e popullsisë që dha më shumë, gjatë gjithë historisë për lirinë e kombit, që për asnjë moment nuk e vuri në dyshim identitetin e saj shqiptar, është sot pjesa më e diskriminuar në të gjitha fushat. Kompaktësia kombëtare, që përmendni Ju, aq e domosdoshme veçanërisht për kombin tonë, nuk mund të vendoset kur njerëzit nuk trajtohen si të barabartë për shkak të besimit. Popullsia katolike, edhe pa u asimiluar në fenë e pushtuesit, me luftëra të pandërprera i kishte fituar disa të drejta edhe nën Perandorinë Osmane. Për të shmangur pagimin e taksave, popullsia katolike e Mirditës ka pranuar të kryejë shërbimin ushtarak dhe ka patur të paktën tre pashallarë, Bib Dodën, Pashko Vasën, Preng Bib Dodën si dhe ushtarakë të rangjeve të ulta si Kolë Bojaxhiu (babai i Nënë Terezës) etj. Pa pronë dhe pa pushtet, jo vetëm pjesëtarët e besimit katolik por janë vëllezër dhe ai numër i vogël kinezësh që punojnë në vendin tonë, pasi edhe ata janë bij të Perëndisë si dhe ne.

Në artikullin Tuaj –Ljupço, Paskal, Moikom... kundër “Shqipërisë së Madhe” shkruani se e keqja nuk është tek fakti se unë autori i shkrimit “Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike” vuan nga kompleksi i persekutimit. “E keqja është se shkrime si ku janë thellim i një vazhde të rrezikshme nëpër të cilën katolikocentrizmi shqiptar vihet në shërbim të katolikocentrizmit europerëndimor dhe sidomos në shërbim të tezave e politikës antishqiptare të kristosllavizmit ortodoks që po egërsohet gjithnjë e më shumë në Ballkan, ku nacionalizmi fetar ortodoks është faktori më destabilizues”. Ky qëndrim i qarqeve antishqiptare është krejt i kuptueshëm. Në qoftë se shqiptarët do të përqafojnë fenë e të parëve të tyre, ata do të pretendonin menjëherë të ktheheshin në gjithë rajonet etnike shqiptare dhe t’iu ktheheshin gjithë pronat e tyre të rrëmbyera prej serbo-greko-maqedonëve nga Nishi deri në gjirin e Artës. Prandaj qarqet sllavo-ortodokse në grackën e të cilave keni rënë dhe ju me ose pa dashje, nxisin përçarjen e shqiptarëve, që dhe shqiptarët ortodoksë të cilësohen si grekë për shkakë se nuk janë asimiluar në pikpamje fetare nga pushtuesi otoman dhe megjithëse modest, përsëri kanë patur kontribut mët ë madh se shumica muhamedane në lëvizjen kombëtare shqiptare. Meqenëse shqiptarët e besimit katolik banojnë në mesin e Shqipërisë dhe nuk kufizohen me popullsi katolike joshqiptare ju keni shpikur termin katolikocentrizëm, për arsye të centralizmit që ka ruajtur Kisha Katolike. Kjo për faktin se pjestarëve të besimit katolik në Shqipëri nuk mund t’iu thoni, italianë, hungarezë, kroatë etj., sepse besimi i krishterë është mbështetës i secilit komb të veçantë. Ju quani katolikocentrist dhe shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare se ka quajtur tragjedinë më të madhe të shqiptarëve pushtimin osman dhe asimilimin e shqiptarëve në fenë muhamedane dhe se predikon kthim prapa në “iluminizëm latinist”. Kadare ka dhe do të ketë mirënjohjen e kombit për këtë trajtim shkencor e objektiv të këtij problemi. Por edhe atij i mbetet akti pagëzimit si i krishterë siç veproi, në të njëjtën moshë Tajar Zavalani dhe Ai, një personalitet i spikatur i kulturës shqiptare.

Jo përpjekjet T’uaja për ti bindur shumicën e shqiptarëve, se janë të lumtur meqenëse pas 16 deri 19 shekujsh të ushtrimit të besimit të krishterë janë konvertuar në besimin muhamedan, por ndërgjegjësimi i shqiptarëve se janë kristianët e parë dhe muhamedanët e fundit të planetit, do të prishte përfundimisht planet sllavo-greke-turke kundër shqiptarëve.

Por megjithë dëshirën që mund të kenë individë apo grupe të veçanta, fanatikë ose në shërbim të qarqeve antishqiptare, Shqipëria është e pamundur t’i bashkangjitet Botës Muhamedane, për shkak të origjinës dhe të kulturë perëndimore dhe për shkak të ekzistencës së tre besimeve në popullsinë e saj. Libri i shenjtë “Kurani” predikohet vetëm në gjuhën arabe dhe në asnjë gjuhë tjetër, që tregon se Ai është shkruajtur për t’u predikuar nga popuj që e flasin atë gjuhë. Gjatë historisë së shqiptarëve nën sunduesit osmanë, ka ndodhur dhe procesi i kundërt i asimilimit, kthimi i shqiptarëve përsëri në fenë e të parëve të tyre, në fenë e krishterë. “Se kisha katolike nuk është në rënie, shkruan Hahn, në veprën e cituar faqe 31, këtë e tregojnë edhe të dhënat e memories sipas të cilës gjatë 15 vjetëve të fundit janë kthyer përsëri në këtë fe 54 muhamedanë dhe 10 katolikë grekë. Për ata të grupit të parë, natyrisht që mund të mendohet se deri në një farë mase të ketë ndikuar frika ndaj shërbimit ushtarak, kurse për ata të grupit të dytë, një dyshim i tillë nuk ka bazë. Memoria përmend një rast kthimi shumë tipik, atë të muhamedanit 19 vjeaçar Zenel Bajrami nga Kurbini. Më 24 mars 1853, ky djalosh trim, pa marrë parasysh kundërshtimet e njerëzve të vet erdhi në kishë gjatë kohës së meshës solemne dhe u shtri para fronit të kryepeshkopit, duke kërkuar në prani të gjithë besimtarëve të mbledhur pagëzimin e shenjtë, gjë që iu pranua nga kryepeshkopi”.

Kombi shqiptar duhet t’u jetë mirënjohës në jetë të jetëve studjuesve austro-gjermanë dhe të tjerëve sidhe studjuesve amerikanë gjatë shekullit të XX-të, që me studimet e tyre provuan origjinën pellazgo-ilire të kombit tonë, se shqiptarët nuk janë as sllavë, as grekë e aq më pak turq muhamedanë të pas shekullit të XIV-të. Ata nxorën nga harresa me të cilën e kishte mbuluar pushtuesi Gjergj Kastrio
 
Top