Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Në njërin prej fshatrave më të thellë të Shqipërisë, besimtarët myslimanë janë ndarë në dy grupe. Shkojnë për t’u falur në xhami të ndryshme

Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Historia e çuditshme e dy vëllezërve, që udhëheqin secili një xhami më vete. Dhe historia e një fshati që vuan nga varfëria

Elda Spaho

Njëra është gri, kurse tjetra e kuqe. E para është xhamia e vjetër, ajo që në kohën e komunizmit u katandis në një magazinë të rëndomtë e që më vonë, pas hyrjes së demokracisë, iu rikthye jetës së mëparshme. E dyta është ndërtuar vetëm pak vite më parë, kilometra larg... Çuditshëm, të udhëhequra secila, veç e veç, nga dy vëllezër, burra në moshë thuajse të shkuar, këto janë dy xhamitë e Dragostunjës, njërit prej fshatrave më të mëdhenj të Librazhdit. “Asnjëherë nuk jemi zënë me njëri-tjetrin, aq sa jemi kapur për këto dy xhami”, thotë një grua, që e ka shtëpinë prapa xhamisë së parë. Asaj që në fshat i thërrasin xhamia e Faik Gurrës.

Pas dy xhamive të Dragostunjës qëndron një përplasje jo e vogël, që nuk ka qenë e zakontë për shqiptarët. Një fshat është ndarë në mes për hir të fesë. Ata që shkojnë te xhamia e vjetër, i shohin shtrembër ata që shkojnë tek tjetra. “Mbajnë mjekra të gjata, gratë mbulohen fund e krye. Pastaj seç kanë një mënyrë varrimi që nuk na pëlqen”. Dhe e njëjta gjë ndodh me ata që shkojnë në xhaminë e re. “Ata nuk i respektojnë parimet e fesë islame, nuk e respektojnë kuranin. Duhet të kthehen”.
Pa emra, të dyja palët u shmangen medias, duke shtuar se në shumë raste janë grindur kur kanë lexuar apo parë emrat e fjalët e “palës tjetër”. Kanë qenë aq të shpeshta përplasjet saqë dragostunjasit thonë se janë velur nga gazetarët, nga aparatet fotografikë, blloqet dhe kamerat e tyre. “Sa keq është kur zihesh për fenë, të bën të mos e duash komshiun. Ja edhe ca ditë më parë, një bashkëfshatar i yni zhvarrosi një tjetër”, thotë një burrë. E ka fjalën për nxjerrjen nga varri të një anëtari të familjes Kurti, futur në dhe 17 vjet më parë. Fqinjët e zhvarrosën për pronësi, por në fshat të tregojnë se ftohja ka lindur pas grindjeve për xhamitë.

Poshtë Dragostunjës, në lagjet Kotoricë dhe Mëlqizë, xhamia e re kuqëlon mbi një kodër. Një mësues, burrë i shkuar në moshë që banon asaj ane, tregon se xhamia u ndërtua sa hap e mbyll sytë brenda një kohe të shkurtër. Duke shkuar për në një varrim, rrugës së malit, mësuesi që nuk është “i lidhur pas asnjë xhamie” tregon se si u ndanë besimtarët myslimanë në dy pjesë. “Pas vitit 1992, ata që sot vetëquhen “të rinjtë” faleshin në xhaminë e parë. Kishin të tjera forma, faleshin më shpejt dhe dilnin ndërkohë që besimtarët e tjerë vazhdonin faljet. Kjo sillte rrëmujë në xhami, sepse bëhej zhurmë dhe prisheshin rreshtat”. Pas një përsëritjeje të shpeshtë, ata që udhëhiqnin xhaminë e vjetër, të bindur se ishte krijuar një grup krejt më vete, që nuk i pyeste më, vendosën të mos i linin të faleshin më aty. Kundërshtimi ka qenë i fortë dhe dragostunjasit ende e mbajnë mend furinë e asokohshme. Sidomos njërën, kur “të rinjtë” donin të hynin se s’bën në xhami, kurse “të vjetrit” s’donin që s’donin t’i lejonin. “Vetëm për të falur nuk bëhej fjalë. S’na bëhej të shkonim në xhami”, tregon duke qeshur gruaja që ka shtëpinë mbrapa xhamisë së Faik Gurrës. Pastaj ujërat zunë të qetësohen, kur shumë poshtë së parës, një xhami e re po ngrihej. “E ndërtuan “të rinjtë” që të kishin ku të faleshin”, tregon mësuesi.

Në fshatin e varfër, ku me shumicë gjen vetëm dheun e kuq dhe ujin, xhamitë janë një muhabet më vete. Banorët flasin pa përtuar, mjaft që të mos u bësh foto dhe të mos i pyesësh për emrin. Kurse në shtëpitë e dy vëllezërve që ndodhen në krye të xhamive, Faikut dhe Zyberit, nuk të tregojnë asgjë. I pari, hoxhë i xhamisë së vjetër, ka shkuar në një varrim, kurse i dyti ka zbritur në qytet. “Sot është ditë pazari”, thotë gruaja e Zyberit, mbuluar me dok ngjyrë blu. Përse u ngrit një xhami e re? “Sepse është fshat i madh dhe shumë njerëz e kishin larg xhaminë e vjetër”, përgjigjet ajo tërë zgjuarsi, mbi pezulin e dritares. I biri nuk di ç’të thotë, tre muaj më parë është kthyer nga Angli dhe “nuk e di ç’ka ndodhur në fshat”.
Para shtëpisë së Faik Gurrës, nën një man të bardhë, e bija, Feridja, thotë se të dy vëllezërit janë pajtuar. I flasin njëri-tjetrit dhe prej kohësh nuk kanë bërë fjalë. Me një zë të ulët, ajo shton se nuk di ç’të thotë për të tjerët.
Në Dragostunjën e sipërme, aty ku ndodhet xhamia e vjetër, fshatarët të pohojnë pa frikë se i kanë frikë ‘të rinjtë’. Për mënyrat, sjelljen dhe zërin e tyre të lartë. “Kanë shumë rregulla që ne s’i kemi ditur kurrë. Duan që burrat të rrisin mjekrat dhe gratë të mbulohen. Por kjo është më e dukshmja, se kanë shumë gjëra të tjera pas. Është e pamundur që t’i ndjekim, sepse ne jemi mësuar me rregullat tona të buta, s’është e thënë që të mbulohesh për të qenë një besimtare”, thotë një grua rreth të 40-ve. Katërmbëdhjetë vjet pas demokracisë, ajo vazhdon të vishet njëlloj si në kohën e kooperativave: - me një palë pantallona të errëta e një fustan sipër. Me një shami lidhur pas kokës me nyje.
Por nëse mes dragostunjasve të sipërm, të paktë janë ata që i janë bashkuar xhamisë së re, poshtë gjërat kanë ndryshuar. “Shumë banorë, sidomos të lagjes Kotoricë, u janë bashkuar ‘të rinjve’,” thotë një burrë që jeton aty. Shumë shtëpi në fshat nuk e ndezin më magnetofonin, gratë e mbuluara dhe burrat me mjekër, ndjekësit e “të rinjve”, janë shtuar. Duke premtuar se pas do të lenë shumë pasardhës, që do t’i ndjekin gjurmët e tyre.
Për të shkuar në xhaminë e re, makina të hyn shumë pak në punë. Rruga është e ngushtë dhe tepër e përpjetë. Pas minutash të tëra ecjeje në këmbë, dritaret gjysmë të rrumbullakta të xhamisë së kuqe, janë një lehtësim i vërtetë. Ndërtesa ngrihet e vetme dhe kurrkund nuk ndihet ndonjë zë njeriu, përveç ujit të disa çezmave, mbrapa saj. Është e shtunë, pasdite herët. Gjinkallat mend çahen nga të kënduarit dhe fshatarët korrin me drapër (autokombajna nuk ngjitet dot deri aty) kallëzat e grurit të ri. Po të mos e kesh ditur më parë, zor se të shkon në mendje se në këtë fshat kaq të thellë e të këputur, njerëzit e shohin njëri-tjetrin shtrembër vetëm për shkak të besimit fetar.
Ky vit ka qenë i qetë për ta; “të rinjtë” dhe “të vjetrit” pothuasje nuk janë përplasur fare. Secili tashmë ka xhaminë e vet. Por bindja se “pala tjetër e ka krejt gabim”, ndihet që në ajër. Përgjigjen mund t’ia marrësh qysh në pyetjen e parë. Vetëm duke parë në sy.

Dragostunja është një nga fshatrat më të varfër e të thellë të Shqipërisë juglindore. Të përhapura në një sipërfaqe të gjerë, nëpër faqet e disa kodrave, lagjet e fshatit ndodhen larg njëra-tjetërs. Rruga është e paasfaltuar, energjia elektrike ikën shpesh, kurse shumica e ujit të pijshëm nxirret nga puset. Shtëpitë janë aq të vjetra saqë duken thuajse të shkatërruara. Por nuk mungojnë as vilat, madje njëra prej tyre ka panel diellor.
Që nga rruga kombëtare që lidh Shqipërinë me Greqinë, dragostunjasit ose i ngjiten fshatit në këmbë, ose me furgon. Bileta kushton 50 lekë të reja dhe shoferët nuk e nisin kurrë rrugën pa patur disa goma rezervë.
Gratë merren të gjitha me bujqësi e blegtori, kurse shumica e djemve dhe e burrave shkojnë për emigrim, jashtë Shqipërisë. Të shumtë kanë qenë ata që janë shpërngulur në Tiranë, duke lënë pas shtëpi e toka të pashitura. Që nuk i blen kush. Por më të shumtë janë ata që punësohen jashtë e që mbajnë familjet gjallë me paratë e sjella nga kurbeti. Në të dalë të fshatit, për nder të Anglisë, ku i punon i biri, pronari i një shtëpie në ndërtim e sipër, ka ngulur majë çatisë flamurin britanik. Pa harruar atë shqiptar…

Kur lexon jajme te tilla per shqiperine te vjen ta mohosh kombesin tende.
Po mire mo vella kaq injorante kemi ngelur???
Po dhe ne mesjete nuk ishin kaq te trashe dhe fanatike njerezia.Mjere ne
Po per cfare tradita te shqipetarit te flasim ne kur mjekercjeperit te sponsorizuar nga Bin Ladenerit e kan kthyer shqiperine ne nje nevojtore ku dhjesin gjith araberit e botes.
smash.gif
Gjynaf shqiperia ,u perdhunos nga fare e keqe

The BlackBird Killer

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

O zot,kur lexon lajme te tilla,thua me vete:Ku kujtojne keta minj halesh islamike mu.ti se jetojne,ne Arabine e mu.tit Saudite apo ne shpellat e Afganistanit? Jemi ne Shqiperi,nje shtet LAIK europian,qe pretendon te hyje ne B.E. dhe ne te njejten kohe mban mbi trupin e tij keta fllucka me qelb te ndyre,keta Bin Ladena te urryer,te perbuzshem.Keta idiote qe s'kane idene e identitetit kulturor te shqiptarit,qe s'kane arsim fillor,qe vetem per nje kapricio te natyres moren nje forme njerezore,keta harxhim i kote spe.rme e kane vendin ne shkretetirat e Azise,jo ketu te ne!

Po,ne fund te fundit,mund te merret me mend sepse ndodhin gjera te tilla.Eshte faji i varferise,urise,injorances materiale,intelektuale absolute ku keta fshatare te shkrete e te pafajshem rriten dhe jetojne! Dija dhe shkollimi eshte ilaci me i mire per mendjen e ketyre njerezve te indoktrinuar nga nje ideologji mesjetare e mykur,e mumifikuar,e prapambetur,e erret,irracionale.

OROSHI

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Degjoni,per keto lloj problemesh,fajin e ka qeveria,nje grup injorantesh fshati nuk mund te bejne identitetin tone Evropian!1Ata atje do mbesin,te pa pare,te pa lare,te pa ditur dhe me ne fund ai fshat do mbese si nje gje e keqe ne token e shqipeve!!!

gurax

Pan ignoramus
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Ai fshat nuk eshte nje nder te paktit ose i vetmi por nje infestim total i nje fenomeni qe ndodh ne mes te Tiranes kur sheh qe bredhin rruges familje te lumtura meshkujsh me pantallona deri tek kaviljet dhe me mjekra deri tek kerthiza shoqeruar nga gra qe nderin e kane qendisur tek ferexheja.

Dikush ka thene qe cdo popull meriton qeverrine qe ka. Te shpresojme qe kjo shprehje te mos jete e vertete.

"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?"--Marcus, Babylon 5

kinky lad

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Ky qe permend Gurax-i eshte nje fenomen statistikisht i paperfillshem.Sipas statistikave zyrtare te kryera mbi kete ceshtje,perqindja e mjekercjeperve te lumtur me grun me ferexhe ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise eshte jo me shume se 3,3-3,6% e besimtareve myslimane.

Fajin e ka kjo fare e keqe,kjo race e ndyre arabesh Bin Ladena qe paguajne ata idiota qe te detyrojne gruan breshke debile qe kane te mbaje ferexhe.Pse nuk i qisin me shqelma by.thes nga toka ilire,s'e kuptoj
shrug.gif
E kane venin ne Arabi,jo ne Evrope.

amar

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

aman bre po ju qe pretendoni te shkoni ne evrope po a e shifni se ne cfar gjendje te mjerueshme jeni,po a nuk i shifni ata prifterinjte tuaj me mjekra deri tek gjunjet ? ne muslimanet se paku kemi dicka me te mire se ju shkijet ne pastrohemi rregullisht kurse juve ju vjen era THI sepse sikur ata jeni,dhe ju paska ngelur te diskutoni per nje fshat muslimanesh ose per hoxhen e fshatit,ose po te merni neper goje arabet e shpellave,po ata spaku e kane celesin e botes ne dore,vetem nje rotullim te celesit dhe ja nje barel 50 dollar pastaj ju kruanja koken,hajvanat njihere ,ju a mendoni me koke a me bithe.

Danae

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

nje shkrim i tille eshte shume i dobet per te pare kete "fenomen".
plus qe njerezit kane te drejte te levizin e vishen si te duan.

OROSHI

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Amar,nuk pashe kund ne ndonje shkrim qe po shahen shqiptaret muslimane,pra pergjigja jote eshte tendencioze(ku flene moderatoret??),per te gjitha keto fenomene JO-SHQIPTARE ne fajesojme arabet,te djeg ty??persa i perket "thiut" laje gojen tre here para se ta permendesh,eshte cilesuar si kafsha e katert me e zgjuar!!!! :tipsy: :tipsy:

balforum

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

OROSHI

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

xhoni

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

amar

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

kinky lad

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

xhoni

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

amar

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

tushi

Valoris scriptorum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

balforum

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

lir

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Nese aspirojme per nje shqiperi te lire ne te gjitha kuptimet atehere nuk duhet te kthehemi te turrat e zjarit kundra shtrigave ne shekullit te 15, por nga ana tjeter duhet ber e pamundura per ndalimin e lindjes se ideve ekstremiste..

FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!!!

amar

Primus registratum
Re: Dragostunja, dy xhami për fshatin e këputur

Jashte teme!

Top