Dragonjtë më të famshëm nga kinematografia dhe letërsia

Aki

Paint It Black
Doemos qe do e nisim me:

Smaug, kush mund ta harroje dragoin e frikshem po ne te njejten kohe me sens humori nga The Hobbit, patjeter dhe nese zeri i tij vjen nga Bennedict Cumberbatch...dhe nese djeg e masakron Middle Earth, hajde e mos u fascino nga ai :D
8992527c29a332ee51c99832842f84ef6a318be9.jpeg


Legjendari Falkor, dragoi me i dashur nga femijeria ime, qe buron nga filmi 'The Never Ending Story', qe perhere mendoja qe eshte nje qen i madh qe fluturon :D, me nje pamje tejet te lezetshme, per dallim nga dragonjte e zakonshem, nuk eshte antagonist, dhe fluturon pa krahe, patjeter mos harroj qe perhere kur shikoja @FALKO me perkujtonte kete :D
704780ed6cb02c030d42bac349137856682cdb9e.jpeg


Saphira e bukur dhe elegante nga i famshmi 'Eragon', me ngjyre blu qe te perkujton ne gurin e cmuar te safirit
1a9d455e925a64b284088325bf56d7db66820e26.jpeg


Draco, pak me i vjeter ky nga filmi 'Dragonheart', nje nga dragonjte e pare qe shfaqet ne kinematorafi me rol pozitiv, qe poashtu dhe di te flase, qe shquhet me zemergjeresine kur jep nje pjese te zemres se tij per ta shpetuar jeten e Einon si femije, qe me pas rritet ne rol te antagonistit te filmit, ne fund Draco sakrifikon jeten e tij duke marre keshtu dhe jeten e Einon per te shpetuar mbreterine...
868405d5242501b28f8c6c7b36da3c3b7b1b5328.jpeg


Ghidorah, antagonisti i famshem kunder Godzilla
upload_2015-8-22_0-33-39.jpeg

Jabberwocky, i Lewis Carroll, nga 'Alice in Wonderland', ushtari i Mbretereshes se zemrave, se fundi i ngjallur ne kinema nga Tim Burton
images


I famshmi, Drogon, nga Game of Thrones, me i frikshmi nga te tre femijet e Khaleesi :)
gotowe_dev_by_afternoon63-d8bpu8u.jpg


Pa harruar dhe dy dragonjte nga filmat vizatimore:
Toothless, dragoi i lezetshem i 'How to Train Your Dragon'
737b79177c51e6c6cfaf341fda5b97ad4f69b5db.jpeg


dhe llafazani Mushu, nga 'Mulan', qe hmmm nuk ishte dhe aq i frikshem :)
-Pc14K9u.jpeg


Pa harruar dhe nje drago te famshem nga 'Dungeons&Dragons'....Tiamat (qe s'ka te beje me mitologjine babilonase dhe sumere) :p
latest



Harrova ndonje drago 'cool'? Nese po me perkujtoni ^_^
 

gurax

Pan ignoramus
Glaurung - The Deceiver; Father of Dragons

nienor_and_glaurung_by_cibervoldo-d5n1vqv.jpg


Po ashtu si edhe Smaug i permendur me lart, ben pjese ne "Middle Earth" (Bota e "Lord of the Rings"), nga Tolkien.
Glaurung shfaqet shume shume heret ne Middle Earth, dhe eshte pjese e periudhave te lashta te pershkruara tek "Quenta Silmarillion".

Episodi me i famshem i Glaurung eshte historia e tij me mbretereshen Nienor. Pasi me magji e ben te humbase kujtesen, e lejon te largohet. Nienor dikur shpetohet nga nje luftetar nomad i cili e gjen ne pyll pothuajse te vdekur. E merr ne shtepine e tij dhe pas nje fare kohe ajo dashurohet pas tij dhe jetojne si burre e grua.
Pas disa vitesh, ne nje lufte, luftetari nomad perballet me dragoin dhe pas nje lufte te gjate me ne fund e vret por edhe vete humb ndjenjat. Nienor del te kerkoje luftetarin nomad, e merakosur nga zhurma dhe tmerri i shkaktuar gjate betejes. Mberrin ne fushbeteje dhe sheh luftetarin - te cilin e kujton te vdekur - dhe dragoin ne agonine e fundit, te dy prane njeri tjetrit. Glaurung perpara vdekjes e cliron nga magjia e humbjes se kujteses. Dhe atehere Nienor kujtohet per gjithcka, dhe e tmerruar kupton se luftetari nomad eshte ne fakt i vellai, mbreti i debuar shume heret dhe qe prej shume vitesh me pare. Duke mos duruar pikellimin dhe dhimbjen, ajo vetvritet duke u hedhur nga nje shkemb ne ujrat e nje lumi te rrembyer.

alan_lee_the%20children%20of%20hurin_color_07.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Nuk mund te leme pa permendur Haku, dragoin e ujit, ne filmin "Spirited Away".

1448516690-7f496ca052a66d11e661c2a814b46fac.jpeg


Keta lloj dragojsh, ne mitologjine japoneze jane rojtaret e burimeve te ujit, liqeneve dhe lumenjve, me te cilet shkembejne, japin dhe marrin, energji jetesore. Nese nje burim uji thahet, Mizuchi (dragoi i ujit) perkates vdes, por edhe nese i ndodh ndonje e keqe dragoit, demtohet edhe burimi apo lumi perkates: uji turbullohet, apo nuk mund te pihet, burimi mund te thahet, lumi te dale nga shtrati, etj.
 

Aki

Paint It Black
Nuk mund te leme pa permendur Haku, dragoin e ujit, ne filmin "Spirited Away".

1448516690-7f496ca052a66d11e661c2a814b46fac.jpeg


Keta lloj dragojsh, ne mitologjine japoneze jane rojtaret e burimeve te ujit, liqeneve dhe lumenjve, me te cilet shkembejne, japin dhe marrin, energji jetesore. Nese nje burim uji thahet, Mizuchi (dragoi i ujit) perkates vdes, por edhe nese i ndodh ndonje e keqe dragoit, demtohet edhe burimi apo lumi perkates: uji turbullohet, apo nuk mund te pihet, burimi mund te thahet, lumi te dale nga shtrati, etj.

Haku ishte dashuriiii ^_^
 
Top