Drafti, hiqen makinat shtetërore, ja kategoritë që spërfitojnë

Drafti, hiqen makinat shtetërore, ja kategoritë që spërfitojnë

Kryeministri Sali Berisha ka gjetur një mënyrë të re për të kursyer, pas shpenzimeve kolosale për zgjedhjet 28 Qershorit. =e mbledhjen e djeshme të qeverisë, kreu i ekzekutivit ka vënë në jetë një premtim të para katër viteve, atë të heqjes së makinave shtetërore deputetëve, për të kursyer ashtu siç tha edhe ai, plot 30 milion dollarë në vit. Bëhet fjalë për draftin më të ri “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, që në thelb konsiston në heqjen e privilegjit të makinave shtetërore për çdo rang të administratës. Pas miratimit të projektligjit në Kuvend, të drejtën e përdorimit të makinave shtetërore do ta kenë vetëm Presidenti, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri, ministrat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtori i Shërbimit Informativ, kryetari i opozitës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Berisha nuk përfshiu dje në këtë kategori drejtuesen e organit të akuzës, ndërkohë që në draftin e përgatitur është përfshirë edhe Prokurorja e Përgjithshme.

“Ligji nuk njeh të drejtë targe zyrtare për asnjë zyrtar tjetër. Brenda këtij grupi propozoj që të njihet e drejta e përdorimit të automjetit edhe për qëllime jozyrtare, pra në fundjavë, por me kushtin që duke filluar nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri duhet të depozitojnë 500 mijë lekë të vjetra në vit në llogarinë e institucioneve të tyre, për shpenzimet e naftës”,- tha Berisha, duke shtuar se “ata zyrtarë që nuk duan të përdorin automjetin në kohën jozyrtare mund të mos e depozitojnë këtë shumë”. Drafti përmban dy kategori kryesore të ndara në kategoritë me targë zyrtare dhe ato me targë jozyrtare. Në kategorinë me targë jozyrtare janë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarët e bashkive të mëdha, të cilët do të përfitojnë një bonus për transport prej 45 mijë lekësh në muaj. “Mendoj se Parlamentit duhet t’i lihet një fleksibilitet për të respektuar distancën. Kjo shumë do të jetë mesatarja, por parlamenti ka një sekretari për buxhetin, e cila mund të bëjë llogaritjen, sepse nuk mund të ketë të njëjtin nivel Tirana me Gjirokastrën ose Kukësin”,- shtoi ai. Një bonus prej 35 mijë lekësh, do të përfitojnë grupi i zv.ministrave, këshilltarëve të Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesit e enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zv.drejtorët e policisë dhe të shërbimit informativ, Kryetari i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, KQZ-së, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, zv.kryetari i KLD-së, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ndërsa në një tjetër kategori, përfshihen drejtuesit e agjencive, si ajo e pronave dhe kryetaret e bashkive të tjera që do të përfitojnë një bonus prej 30 mijë lekësh. Kreu i ekzekutivit shtoi se do të ketë edhe një kategori tjetër zyrtarësh, të cilët do të trajtohen me 20 mijë lekë në muaj bonus.

Kategoria me makina me targe zyrtare:

Presidenti

Kryetari i Parlamentit

Kryeministri

Ministrat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Drejtori i Shërbimit Informativ

Prokurorja e Përgjithshme

Kryetari i Opozitës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Kategoria që përfiton bonus 45 mijë lekë

Deputetët

Kryetarët e bashkive të mëdha

Kategoria që përfiton bonus 35 mijë lekë në muaj

Zv.ministrat

Këshilltarët e Presidentit

Këshilltarët e Parlamentit

Kryeministri

Drejtuesit e enteve rregullatore

Komandanti i Forcave të Armatosura

Zv.Drejtori i Policisë

Kryetari i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive

Kryetari i KQZ-së

Kryetari i Akademisë së Shkencave

Rektorët e universiteteve

Zv.Kryetari i KLD-së

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Drejtuesit e Prokurorisë

Drejtuesit e Gjykatës së Krimeve të Rënda

Drejtuesit e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit

Kategoria që përfiton bonus 30 mijë lekë në muaj

Drejtuesit e agjencive

Kryetarët e bashkive të vogla(Shekulli)

7AxMyXX66wo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23235. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23235

Top