Dr. Flori la pas një vajzë dhe djalin disajavësh

Këngëtari Floran Kondi i njohur si Dr. Flori, i cili ka ndërruar jetë sot në spitalin universitar të Tiranës, ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.

I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, gjithë veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Tiranë.

Dr. Flori ishte themelues i grupit West Side Family, përmes të cilit edhe u bë i njohur.

Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi, ku nga konstatimi i mjekëve mund të ketë ardhur nga përdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë.

Vdekja e tij e papritur e tij, ka shkaktuar shumë keqardhje.

Kjo, jo vetëm pse ai ishte shumë i ri, por edhe për faktin se Flori ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin Ëest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, të cilët u bënë anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.

Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.

Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.

Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, “Zjarr e Ftohtë”, i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.

Kohët e fundit Doktor Flori shfaqej shpesh me Ermal Mamaqin, me të cilin pati disa bashkëpunime.

Madje, ai deklaronte se kishte hequr dorë nga të gjithë veset, pasi me Ermalin shkonte në një kishë ungjillore dhe ishte bërë besimtar i devotshëm.

Ja disa nga hitet e Dr.Florit:

2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)

2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)

2011 – Ca na ke

2011 – S’ma ndjen

2011 – Bota nuk është bardhë e zi

2011 – Personale

2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)

2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)

2012 – Ka kalle (feat. Noga)

2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)

2012 – Jam ti! (feat. Fabi)

attachment.php
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi, ku nga konstatimi i mjekëve mund të ketë ardhur nga përdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë.

P.S kesaj i thone te vdesesh nga QEFI I TEPRUAR.
-ne shqiperi ka NJEREZ qe vdesin URIE
 
scadarsko

Locus omnem

Si gjith tjeret nuk duhet dhen aq rendesi medias ne shqiperi,se kajn fillu te llafollogjisin si shume...te gjithe nuk mundemi te ushqehemi,vishemi e jetojme te njete dhe vdekja ndryshe vjen!Ka marr drog apo jo kjo ka qen vendimi i tij pa varesisht se pasojat dolen tragjike.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
DAKO...por jo kaq tragjedi ,,,,se ne funde te fundit ka te tjere qe vdesin perdite....
 
Top