DR akuzon BDI-në për paaftësi në qeveri

DR akuzon BDI-në për paaftësi në qeveri

arjanit_press.jpg
</p>


Demokracia e Re në një konferencë për shtyp nëpërmjet zëdhënesit të saj Arijanit Hoxha  ka akuzuar BDI-në për paaftësi  që tregon në  qeveri .</p>


Para disa ditëve, në publik doli kjo fletushkë, nëpërmjet të cilës në emër të Qeverisë, VMRO-DPMNE, i jep llogari qytetarëve për të arituarat e veta.
Përpara mua kam programet zgjedhore të vitit 2008, me të cilat edhe VMRO-DPMNE edhe BDI, i kërkuan votat e qytetarëve, pra RILINDJA NË 100 HAPA (ndryshe e njohur si PRERODBA e VMRO-së) dhe ofertën e BDI-së me të cilën fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.
Në këtë fletushkë që ju shihni, shumë lehtë konstatohet se Qeveria jep llogari që po punon sipas programit politik të VMRO-DPMNE-se, dhe në disa raste mund të shihet qartë se edhe dikasteret që udhëhiqen nga kuadro të BDI-së janë vënë 100% në shërbim të implementimit të programit të quajtur RILINDJA NË 100 HAPA, të VMRO-së.
Prej këtu ne pyesim publikisht BDI-në, se çka ka realizuar nga programi i saj që në zgjedhjet parlamentare të 2008-ës, i premotoj votuesve shqiptare?
Qytetarëve shqiptarë u intereson se a ka hyrë BDI-ja në qeveri me programin e saj politik, dhe nësë ka hyrë, le të del publikisht të tregojnë se cilat janë të arriturat e tyre nga premtimet parazgjedhore me të cilat ata fituan zgjedhjet.
Të nderuar funksionarë të BDI-së, shqiptarët nuk ju votuan që juve të jeni dekor i Qeverisë së Gruevskit dhe të viheni në shërbim të implementimit të PRERODBËS së VMRO-së, shqiptarët ju votuan që ju ti zgjidhni hallet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, ata ju votuan që ju të ngrini zërin dhe të mbroni interesat e tyre dhe jo ti harroni premtimet që keni dhënë ndaj votuesve shqiptare dhe tani të mbani premtimin që i keni dhënë partnerit tuaj të koalicionit.
Me shumë të drejtë mund të konstatoj se tani e vërtetuat slloganin tuaj parazgjedhor, JU E MBANI FJALËN, mirpo jo atë që i dhatë shqiptarëtve, por JU E MBANI FJALËN që i keni dhënë partnerit tuaj të koalicionit, VMRO-DPMNE-së, thuhet në fund të konferencës për shtyp.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23811. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23811
 
Top