Dosje

mozaiku

Primus registratum
Re: Dosje

<font color="green"> </font>

Dosja M-m

Ajo dukej qesharake. Ai dukej i pavendosur. Ajo po sillej ndryshe nga c'ishte ne te vertete, a thua se donte te sprovonte nervat e tij per nje teke personale. Ai dyshonte gjithnje e me shume, poe vazhdonte ti thonte qe e donte. Asaj i vinte te qante kur degjonte ate te fliste. Ai fliste haptazi, me ciltersine tipike te nje femije te parritur e nuk zgjidhte fjalet. Asaj i vinte inat qe ai e konsederonte kaq "shoqe" dhe te tera preokupimet ja shprehte. Ai mendonte se heshtja e saj do te thoshte tradheti, ose dicka me pak. Ajo nuk po vendoste dot te shkeputej nga bota e felliqur. Ai e enderronte ate ne mbreterine e tij. Asaj i pelqente te luftonte, megjithese ishte pakez e lodhur. Ai luftonte pa u ankuar e donte qe ajo kurren e kurres te mos dorezohej. Ajo dhe ai kishin nje ushtri nen dy komanda.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

Hyrje

Kjo nuk eshte nate e mire per te shkruar per ty. Gjithsesi dosja jote e ardhshme do te te pershkruaje si nje qenie te mbetur pezull mes ekstremesh, i pazoti ende te zbulosh nje rrugen tende. Tani per tani je vetem duke shkundur shpatullash nje menyre te qeni dhe duke perqafuar verberisht ekstremin tjeter, po aq te pavlere sa i pari. Megjithate ka dicka te mire tek ty dhe ndoshta ndoshta eshte tipari ne zhdukje i te degjuarit, i bashkebisedimit, qe me ben te mendoj se do ta gjesh rrugen tende me shpejt se c'duket /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

Dosja E. (e para dhe e fundit ne llojin e vet)!

Pas kaq shume kohesh je i vetmi detaj i parendesishem ne jeten time qe me bere te ndieja kaq shume percmim dhe mllef ndaj dikujt ne rrafsh kaq personal. Te lumte! Nuk bere asgje te re, asgje marramendese qe me la me goje hapur, mos e duartrokit veten me kot. Une te njihja shume mire edhe para kesaj, vetem se kesaj here ishe marre me mua, me veten time, ate te verteten! Dhe me kishe perfolur... E ke pa, mua, askushin per ty! Me fal, sipas teje une nuk mund te jem askushi sepse jam mbesa e X'it dhe kete fakt tashme e kam pervetesuar shume mire fale perhapjes qe i ke bere dhe rendesise qe i ke dhene ti ketij detaji, duke kuptuar qe eshte i rendesishem sepse pikerisht ky fakt me beka objekt te preferuar bisedash kafenesh, thua se te shton rendesine edhe ty qe e mbllacit neper goje si cumcakiz me shume perdorime sa here flet per mua, me kedo qofte. Me lejo qe terthortaz, ashtu si edhe ti me drejtohesh mua, te te shuaj nje kuriozitet te vogel: Te qenurit gjenetikisht mbesa e X'it nuk do te thote aspak se kam trasheguar meritat e tij. Ndoshta mund te kem trasheguar prirjen, dashurine per letersine, e shume te tjera qe s'te hyjne ne xhep as ty as kurrkujt tjeter ketu, por kurrsesi meritat dhe arritjet e tij! Eshte thjesht gjenetikisht e pamundur! Keshtu qe do apo s'do ti fakti qe une jam mbesa e X'it nuk me ben mua te famshme, rrjedhimisht as ty. Mjaft ia the gjithe botes se nuk behet njeri vone per gjenet e mia!

Nuk doja te shkruaja kaq keq. Jam ne kerkim te aneve te mia me te mira, me te dashura, me te qeshura ndaj me eshte dashur prej kohesh te mos merrem me njerezit, ngjarjet, asgje konkrete, asgje fizike qe me rrethon... Por me ke lene pa fjale kur me tregove metrin me te cilin ti ende mat te qenurit "e gjuajtshme" per nje femer, ose per ta thene me fjalet e tua "i'a vlen apo jo ta gjuash", nga turinjte sigurisht. Ate meter, e me vjen keq qe po ta them une, askushi per ty, nje jete larg teje e perballe viteve qe ke, e ka shpikur dikushi qe e hodhi ne treg si mates objektiv per matjen e standarteve te turmes nga turma. Turma e bleu sigurisht dhe e perdor edhe sot e kesaj dite. Eshte njesoj i lire dhe gjendet kudo. Mendoja se udha qe kishe marre te kishte mesuar dicka me teper, te pakten faktin se "gjuajtja" nuk behet gjithmone dhe nga te gjithe per syte e bukur apo buzet sexy. Ka disa njerez ne kete bote qe pafytyresia e fatit i ka ulur ne nje tavoline me ty, te cilet "gjuajne" per kenaqesine e zbulimit te nje shpirti te bukur, nje mendjeje te kthjellet dhe nje zemre te cilter... Po ti si duket vazhdon te jesh e virgjer dhe me sa kuptoj jo prej zgjedhjes tende te lire, frymezuar nga parime e idealizma ashtu si ke propaganduar publikisht por krejt ne te kundert nga imponime qesharake te cilave s'u beson me as ti vete!

Nga shkrimet dukem njeri me bote, e di. Edhe ti e ke vene re. Gjen nje vend andej nga fundi i listes qe shpalos kur permendet emri im dhe mes te parendesishmeve shkruan edhe se jam poete, shkruaj bukur, kam tru! Sigurisht, je ndjere e konkuruar nga une dhe jo vetem nje here. Sa qesharake dukesh ne vogelsine tende kur le te kuptosh se nuk ke shkruar kurre per vete, per nje kenaqesine tende qe ke nevoje ta skalitesh diku por per nje teke tipari mosbesues ndaj vetes qe kerkon miratim, konfirmim, adhurim e vemendje te turmes! Mua s'me kane duartrokitur kurre, nuk me kane ardhur mbrapa meshkujt sa here kam shkruar. Po ta vesh re madje me kane qendruar larg. E prape ti grricesh me mua, thua se jam poete por gjithsesi jo e gjuajtshme! Sepse une kam me shume miq ndoshta? Ndoshta sepse kam me shume njerez qe me duan dhe s'me tradhetojne kafeneve sic ben ti? Sepse une kam pasur guximin te mos ruaj virgjerine per te pasur me shume pike para atij qe i jep rendesi asaj? Apo ndoshta se kam ditur te jetoj dashurite e mia te cilat ti pervecse i qave e i vajtove e korre gjithe meshiren e turmes vazhdon ende tu shpiesh lule tek varri pasi i vrave sic thua? Apo se je akoma duke mesuar te ecesh vete nderkohe qe une kam kohe qe e bej edhe pse ti ke nje turme qe duhet te te kishte shtyre me para meje?

Cfaredo qofte, ti paske mbetur nje provinciale e gjore, nje talent i shkuar dem, dy fjale artistike te mesuara permendesh librave te brumosura ne nje shpirt te varfer! Perfundimisht urdhero dhe meshiren time, shtoja koleksionit tend te pasur dhe kujdesu me shume per veten!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue">/pf/images/graemlins/shocked.gif Dosja E. (Kapitulli i katert i E-se time)

Nuk e di pse me habiti qe ti nuk arrite ta perceptoje qe ne ate tavoline sot ti ishe e pa ftuar dhe ti perseri erdhe e u ule sikur asgje te mos kish ndodhur kurre, e sikur tere ato qe u thane e u bene te ishin vec nje tjeter shaka e rradhes. Ndoshta fajin e kam perseri une qe nuk di te sqarohem me njerezit dhe ju le te nenkuptojne gjera te paqena po kjo ka pak rendesi tashme.
Ajo qe me ben çudi eshte fakti pse ne syte e tu mbetem gjithmone si nje port i sigurte ku ti mund te kthehesh sa here te te teket a te kesh nevoje per nje vend te qete per te kaluar nje kohe fortune. Ndoshta shume kohe me pare kam qene nje vend i sigurte per ty, ndoshta shpesh te kam dhene te kuptosh qe gjithmone do te jem aty per te te mirepritur... Ehh!!! Sa gjera kane ndryshuar tashme!!! /pf/images/graemlins/shrug.gif
</font>
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Dosje

Kartele klinike

Vdekje cerebrale.Pacienti i disponueshem per dhurim organesh.Te telefonohen zyra e dhurimit te organeve pasi pacienti ploteson oren per te shpallur vdekjen klinike ne oren 10 am.
Na me 18.9.2006
dott. ....

Sdi si te sillem...kjo do jete nje nga eksperiencat me emocionuese per mua...do shikoj nje operacion kardiokirugjikal....por pacienti nuk do ngrihet nga shtrati i tij. Ndersa dikush tjeter do vazhdoj te gezoj.
Zot me ndihmo te kem forcen e duhur per ta perjetuar sa me mire kete eksperience!!!!
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Dosje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kartele klinike

Vdekje cerebrale.Pacienti i disponueshem per dhurim organesh.Te telefonohen zyra e dhurimit te organeve pasi pacienti ploteson oren per te shpallur vdekjen klinike ne oren 10 am.
Na me 18.9.2006
dott. ....


[/ QUOTE ]
vazhdon...

mosha 33 vjec
seksi mashkull
statusi civil martuar

Me date 14-9-2006 pacienti arrin ne Spitalin X pasi ka pesuar nje aksident me makine. Pacienti paraqet traume kraniale, emopneumotoraks ne anen e djathte ,fraktura te shumta ne te dy artet inferiore. Pasi merr ndihmen e shpejt ne Spitalin X vjen ne spitalin tone Y per tu shtruar ne reanimacion ne daten 15-9-2006 ne oren 5:20am.
Hemoglobinemia qe paraqitej ne kartelen e tij ishte 2 dhe pas kontrollit dyshohet per hemorragji abdominale. Pacientit i hiqen 3 kq gjak dhe i hiqet shpretka.Gjithashtu pacientit i behet drenazhi per emo pneumotoksin e majte.
Me date 16-9-2006 pacienti kalon ne vdekje cerebrale!
...
Me date 19-9-2006 pacientit i behet espiant i veshkave dhe i zemres.Kjo e fundit tregonte shenja te nje infarkti apikal dhe ekipi vendos mos e marri me..Ndersa veshkat ishin te shendetshme.
Na. me 19-9-2006
dott. ...


Pyetje... Kush ishte ai trap qe e transportoj me nje hemoglobinemi 2 pacientin ne vend qe ta operonte per nje hemoragji te brendshme?
Kush ishte ai trap qe nuk vuri qe te pacienti kishte kaluar ne emopneumotoraks edhe ne anen e majte?
Ju dhente zoti force familjarve!!!!!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Dosje

Te afte per te marre jeten e nje njeriu.. e te paafte per ta mbajtur ne jete.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue">Dosja *****

Nje personazh i papercaktueshem...
Sa i hapur aq edhe enigmatik ne te njejten kohe, ndoshta pak rreshta ketu nuk i japin "drejtesi" personazhit tim, por gjithsesi mendoj se i detyrohem disa rreshta. /pf/images/graemlins/shrug.gif Ti je unik ndoshta personazhi im, sepse nuk prodhojne me si ty, dhe nuk kane mundesine te prodhojne me se je sa unik aq edhe i rralle.

/pf/images/graemlins/wub.gif
</font>
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue">Dosja P <u>(e para dhe e fundit e llojit te saj)</u>

Personi me kompleks qe kam njohur ndonjehere. Kombinimi me i papare i marrzise me dashurine e pa mase, deri ketu asgje per tu habitur se te dyja jane bashke udhetare. Nje hyrje si kjo e fundit ne jeten time kishte kohe qe nuk ndodhte, nuk kishte trumpeta, as bande me vete s'kish... thjesht 2 bishtaleca dhe nje thes me gjera te renda, ndoshta barre e jetes, ndoshta vjetersira e kujtime te bukura.

P rrofsh qe je unike... /pf/images/graemlins/wub.gif
</font>
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

Ata te dy

Ajo perseriti se perfundimisht me fjale nuk do merreshin dot vesh kurre... Ai miratoi, por ndryshe nga heret e tjera kesaj rradhe preu nje bilete avioni. Pastaj te dy rane fare lehte dakort se ajo c' kishin thene do mbyllej ne nje kapitull kujtimesh e qe sot e tutje nuk do citonin me asnje fjale nga ato "te shkuarat" por vetem do vezhgonin dialogun memec te gjymtyreve e mimikave, e me pas "si te ishte e shkruar". Perballe njeri-tjetrit qendronin si dy te huaj, ulur rastesisht ne te vetmin stol bosh buze shinave te trenit ne nje stacion te harruar nga koha, duke pritur nje tren te perbashket qe nuk po dukej gjekundi e tashme ish tmerresisht me vonese. Ne fakt nga jashte dukej se po silleshin cuditshem, edhe pse thelle thelle s' po benin gje tjeter vecse, ne menyren e tyre, per mundesite e tyre, e brenda fuqive e deshirave te tyre, po perpiqeshin te ngrinin uren me te gjate ne bote, ate qe do lidhte pamundesite! Heren e fundit qe i pashe me teper se kembengulja, ne sy u lexohej nje inat kokeforte. Te linin pershtypjen se as vete nuk besonin shume ne ate qe benin. Ajo perfytyronte parreshtur, e sipas saj edhe padashur, prezantime te paqena "Ky eshte miku im, vetem per keto dite, se shpejti do ike, eshte histori e pamundur". Ai dukej qarte qe s' kishte besim as ne peshen e gurit me te vogel tek e ngrinte i pasigurte e ndjente bileten e kthimit ne xhep ti peshonte me shume se gjithe keta gure te marre se bashku. Dukej se pamundesite ishin me te medha se ata te dy... Jam e sigurte qe u dorezuan pak kohe me pas, po me te njejten lehtesi qe ai preu nje bilete avioni dhe ajo deklaroi se gjithcka ishte e mundur nese nuk bazohej vetem ne fjale! Thelle thelle, ajo e dinte se gjithe c' do mbetej pas ishin mendimet e saj te shkruara ketu e atje. Kjo cuditerisht i rikthente buzeqeshjen dhe dukej se ia lehtesonte c' shihte e kuptonte!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dosje

Fjala eshte nje permbledhje e shkurter e mendimeve. Sipas gjendjes ne te cilen ndodhet njeriu, mendimet varjojn nga 600 deri 1200 per minute. Ndersa fjalet qe te zen vend nuk duhet te jene me shumta se 120 per minute.

Fjalet ne me te miren e rasteve filtrohen, kontrollohen, vetgjykohen e pastaj leshohen. Kur fjalet shkruhen, me pas lexohen e korigjohen, arrine te filtrojn mendimet marramendese e te nxjerin si perfundim thelbin e tyre.

Fajlet e thena perball, te thena anash (indirekte), te thena nga pas (me ndermjetesa) ose te thena me te shkruar, ne fund te fundit nuk bejne gje tjeter vecse shprehin mendimin.

Duhet gjykuar menyra, mjeti, apo mendimi, qellimi?

Teorikish pamundesia nuk eshte gje tjeter vecse nje mundesi e fshehur, e fshehur nga limitet e njeriut. Mundesit jane te pafundeta, ndersa njeriu mbetet i mbyllyr brenda limiteve te tij. Limite ne mendime, limite ne veprime, limite ne imagjinat e limite ne kohe.

Cila eshte e verteta? Kush eshte fajtori kush eshte viktima?

Heshtje! Ne heshtje gjendet e verteta!
 
Top