Dosje

ana karenina

Primus registratum
Dosje

Rasti I.

Ai eshte i ftohte si nje dite e acarte dimri kur pritet te bjere bore. Ai nuk buzeqesh kurre. Asnjehere nuk me drejtohet me veshtrime, as kur rrallehere me hedh ndonje pyetje. Ai rri ne heshtje me ore te tera, megjithese kurre nuk tregon asnje shenje bezdie nga moria e pyetjeve te mia, nga me idjotet deri tek ato me intimet. Pergjigjet shkurt e pa naze. Nganjehere kam pershtypjen se do mund te rrinte ulur aty tere jeten duke mu pergjigjur, me mendjen gjysmen tek une e gjysmen tjeter hallakatur ne nje bote jashte bote.

Ndaj vetes mban nje qendrim te dyzuar. Pergjithesisht nuk i pelqen te flase per veten, kjo kur i kerkohet dicka e tille rreth temave qe nuk i pelqejne si puna, miqte, koha etj, kurse here te tjera i drejtohet asaj ne shumes duke u vetequajtur "ne", kjo kur i kerkoj te me flase per krijimet dhe femrat.

Shkrimet e tij ngjajne me syte, te ftohta, te painteresuara per lexuesin, flasin me veten, per veten. E megjithate ai ka dy sy te bukur, te heshtur, te menduar, zhbirues, aspak indiferente, dy sy te bute, tejet te vetmuar. Ai fyhet po ta quash "te bute", aq me keq "te embel". Ai deshiron te jete i akullt e indiferent. Dhe ia arrin shume mire kesaj, e kam fjalen arrin ta luaje me perpikmeri kete rol. Duhet te kete vite qe merr pjese ne kete teater te stisur me siguri nga ndonje teke adoleshence.

I. ka tendenca te theksuara deliri madheshtie. Nuk e pranon, megjithate ai i adhuron krijimet e veta. Te le pershtypjen se jane e vetmja gje qe ai dashuron ne kete bote. Mendimet e tij jane te buhavitura nga figura letrare ose shtremberime gjuhesore, po ai nuk pranon te shkruaje kuptueshem. Nuk do ta kuptojne, nuk do ta njohin. Shkruan duke genjyer lexuesin qe po i rrefen dicka intime, por ne fakt ai shkruan mendimet e tij ashtu si i kalojne neper koke, rremujshem, nxitimthi.

I. ka ndertuar nje murr te larte rreth vetes, ne brendesi nje tempull adhurimi per krijimet e veta. Thote qe askush nuk e njeh, askush nuk do munde ta njohe. Megjithate une kam shkruar me shume se nje faqe shenime rreth tij. Shpejt nuk do kem me asnje pikepyetje.

A.

Vijon...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

Rasti R. versus rastit V.

Te dy vuajne nga presioni i stigmatizimit njerezor. Me teper se te stigmatizuar, ata ndjehen te pakuptuar nga njerezit, te keqperdorur, te keqinterpretuar. E gjithsesi ata jane boshti i jetes, secili ne menyren dhe ndikim e vet. Njerezit i trajtojne si dy qenie armike, nderkohe qe ata jane dy dimensione njerezore qe plotesojne njeri-tjetrin ne menyre harmonike. Ata kryqezohen bashke per te formuar boshtin e shumellojshmerise, ngjyrave dhe tingujve njerezore ne nje bote te pakufi, por vetem per ke deshiron te marre fryme thelle. Shumica i konsideron si boshte relative, duke e perdorur ndryshimin mes tyre si justifikim per paaftesine per te jetuar. Shumica kembengul te zgjedhe o njerin o tjetrin, i vendos te dy ne banken e te akuzuarve dhe perzgjedh ate qe eshte me i lehte per t'u kuptuar. Pak marrin guximin te kuvendojne me ta njekohesisht. E te mendosh qe te dy jane kaq te ngjashem. Rasi V. ka marre jete nga rasi R. momentin kur R. nuk mjaftonte per te plotesuar gjithe tekat njerezore. Rasti V. u dha nje mundesi realizimi endrrave brenda planetit toke. Me ane te tij gjithkush mund te enderroje, te ndertoje e rrenoje jete e personazhe duke mbetur vetvetja. Ai eshte hapesira ku fantazia lundron e lire, shpresa nuk njeh kufizime nderkohe qe absurdi eshte relativ. Megjithate askush nuk mund te thote se V. eshte genjeshter apo iluzion. Ai eshte nje pasqyre ku mund te shohim veten qarte, shume here me qarte se ne pasqyren e R.'se. R. eshte mundesia per te brumosur veten, V. mundesia per te eksperimentuar me te.

Vijon (ne kohe me te qeta)...

A.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Dosje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dosja A.

Ajo ka nje zemer te ngrire...

[/ QUOTE ]

Correction!!!
"Mendje te ngrire!"
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

vazhdim...

Ajo u plandos ne kolltukun e lekurte perballe tryezes sime, me te njejten arrogance qe do ish fundosur edhe mbi nje karrige apo kolltuk kashte. Kish dicka shperfillese dhe njekohesisht fodulle ne sjelljen e saj. Kishte ardhur tek une rregullisht qe kur kish zbuluar ekzistencen time e pikerisht kur mendoja se gjendja ish permiresuar goxha dhe nje pjese e shqetesimeve kryesore i kish lene pas kraheve, pikerisht atehere kur po ndjeja nje fare krenarie naive per permiresimin e saj, ajo vjen nje dite te bukur me nje thes lajthitjesh perverse. Jo se buqeta e lajthitjeve ish aq perverse sa te konsiderohej si e papritur. Pavaresisht mendimit se permiresimi ish i dukshem, syrit tim te holle nuk mund t'i shpetonte rreziku i nje shperthimi fatal. Per mua intensiteti i saj i te menduarit ish bere i lodhshem ne fakt, analizat e sterholluara, ecejaket e shpeshta me kepucet e te tjereve-sporti i saj i preferuar, loja e vazhdueshme me kendveshtrimet e ndryshme (cudi si nuk e ndikonte aspak ne ndryshimin e mendimeve dhe besimeve te saj), kokefortesia e pashpjegueshme e mos-tradhetise se vetes, mprehtesia e shqisave qe e mbingarkonin me stimuj, perjetimet sfilitese te emocioneve, shkurt rremuja e madhe mendore me kish mbingopur. Duhet ta pranoj, e kisha bindur veten me pa te drejte se ishim ne rruge te mbare. Doja vetem ta hiqja qafe, e duke i mbushur mendjen vetes, do sillesha si me nje paciente te sheruar, pra me nje njeri dosido, e keshtu dhe ajo do besonte se s'kishte me nevoje per mua. Ku i dihet, edhe profecia e permbushjes se vetes mund te qe nje metode terapeutike e nenvleftesuar gabimisht. Po do ti, doli qe nuk behej fjale per nje gabim, pakujdesi teoricienesh e praktikantesh. Tani jo vetem me duhej ta shihja rregullisht cdo jave, por edhe me shpesh, sa here ate ta kapte kriza e njerit prej personaliteteve te saj te rinj, te sapozbuluar, qe i solli tek une si te qe duke me sjelle nje shoqe, pastaj nje shok, pastaj nje kusherire e keshtu me rradhe. Tani me duhetj te merresha me shoqen lezbike, shokun romantik, kusheriren psycho-delic. E quajta kete prezantim te pare si nje ore hyrese, njesoj si oret e para te nje X lende cdo fillim simestri ku profi prezantohet me nxenesit duke kerkuar jo me teper se nje njohje formale me te gjitha palet e perfshira dhe lashe takimin e radhes duke i kerkuar te mi sjelle personalitetet e reja nje nga nje. Si cdo darke, koka me gumezhinte nga te moskuptuarit dhe zemren ma ndrydhte ndjenja e fajit...Te jete deshtim? Apo nevoje e semure per perfeksionizem? Apo normalja e shumekerkuar eshte kjo lloj psikopatie qe thjesht duhet mbajtur nen kontroll? Eshte me mire ta kerkoj fajin tek vetja apo tek te tjeret? Apo te gjej mesin e arte? Ku eshte vija qe i ndan? Plandosem dhe une ne gjume, si ajo ne kolltukun e lekurte. Une ne nje bote te pakontrollueshme endrrash, ajo ne nje bote te vetekrijuar endrrash. E kam zili...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

Dosja S.

Nuk ka pothuajse asgje te tepert ne karakterin e as ne temperamentin e saj. Boshti i sjelljes eshte ekuilibri dhe realizmi, te mbeshtetura ne nje kthjelltesi mendore marramendese. Ka nje emer per te gjitha ndijimet dhe sjelljet e saj dhe kjo jo sepse eshte e afte te shprehet por me teper sepse ka zotesine ne zhdukje: “te te pranuarit te vetes duke e kuptuar ate ne menyre objektive”. Kjo eshte forma me e larte e dashurise dhe respektit per veten e jo e kunderta.

Ne ka dicka mes saj dhe situatave kjo eshte pamundesia e S. per te qene e padukshme, e padegjuar, e paafte te kuptoje c'po ndodh e pse.

Te flasesh me te per lumturine, ashtu si per shume koncepte te tjera sa te thjeshta, aq edhe te fryra nga matrapaze fjalesh, nenkupton te kesh se paku nje kapacitet te afert me te qe te mendosh dhe interpretosh ne hapesira shumedimensionale. Asgje nuk ka per S. nje kuptim te vetem e te pandryshueshem, ndaj dhe nje perfundim vulevenes mbi c'eshte lumturia per te eshte thjesht qesharak ne pakuptimshmerine dhe padobine e vulosjes.

Ajo eshte gjithmone gjithe "sy e veshe", nuk para perhumbet dhe as kur tronditja eshte e pashmnagshme ajo di te permbahet. Kjo vihet re lehtesisht kur ka gjithmone dhe per gjithkend nje pergjigje gati, apo kur i anashkalon mbingarkesat emocionale duke meshuar tek arsyeja dhe faktet.

S. nuk e “perdor” fjalen, megjithese e zoteron ate ne format me artistike apo inteligjente te mundshme. Kjo sepse nuk ka asnje veshtiresi te thote ate qe deshiron, kur dhe kujt deshiron, pa ndroje. Ajo ka besim tek vetja ndaj pazaret ku shiten e blihen fjale te medha kane gjithmone cmime te ulta per te.

Nuk imponohet kurre, as kur ka besim ne ate qe thote. Liria eshte virtyti i saj i preferuar. Jeton per veten pa i qepur e shqepur asaj mballoma. Bashkebisedon per te degjuar e jo per te folur, megjithese eshte e afte te flase per tema pa fund. Meson duke permiresuar, jo duke ndryshuar qenien e saj.

Nuk besoj se do kete ndonjehere nevoje per nje dosje te mirefillte. Ajo nuk ka c’te lexoje me teper se ato qe arrin shume mire ti kuptoje edhe vete.
 

epremte

Primus registratum
Re: Dosje

Dosja R
gjerat qenkan me keq sec mendoja une, po ky eshte me teper nje feeling se nje vleresim. (me mjafton nje feeling anyway). Informacioni eshte ne thelb nga i njejti burim dhe konsistenca eshte me shume e imponuar sesa e verejtur. jashte kjo eshte e veshtire per tu dalluar sidomos per pseudoanalistin e pavemendshem. spekullohet gati me cdo gje, konceptet, aftesite profesionale, aftesine analizuese, aftesine per te pare te teren permes morise se "pjesezave". dhe kur mjedisi eshte aq injorant sa te haje cdo gje qe i servir eshte shume kollaj te zgjidhesh frustracionet profesionale duke perkthyer llafollogji boshe ne terma profesionale.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dosje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dosja R
gjerat qenkan me keq sec mendoja une, po ky eshte me teper nje feeling se nje vleresim. (me mjafton nje feeling anyway). Informacioni eshte ne thelb nga i njejti burim dhe konsistenca eshte me shume e imponuar sesa e verejtur. jashte kjo eshte e veshtire per tu dalluar sidomos per pseudoanalistin e pavemendshem. spekullohet gati me cdo gje, konceptet, aftesite profesionale, aftesine analizuese, aftesine per te pare te teren permes morise se "pjesezave". dhe kur mjedisi eshte aq injorant sa te haje cdo gje qe i servir eshte shume kollaj te zgjidhesh frustracionet profesionale duke perkthyer llafollogji boshe ne terma profesionale.

[/ QUOTE ]

pa nxitur hudhje pritje, ky eshte perfytyrimi im i "te rinjve" karieriste ne Shqiperi. Eshte kthyer ne semundje dhe shume e keqe!!! Ata pak qe e kuptojne s'bejne gje tjeter vec e vuajne...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dosje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dosja S.

Nuk ka pothuajse asgje te tepert ne karakterin e as ne temperamentin e saj. Boshti i sjelljes eshte ekuilibri dhe realizmi, te mbeshtetura ne nje kthjelltesi mendore marramendese. Ka nje emer per te gjitha ndijimet dhe sjelljet e saj dhe kjo jo sepse eshte e afte te shprehet por me teper sepse ka zotesine ne zhdukje: “te te pranuarit te vetes duke e kuptuar ate ne menyre objektive”. Kjo eshte forma me e larte e dashurise dhe respektit per veten e jo e kunderta.

Ne ka dicka mes saj dhe situatave kjo eshte pamundesia e S. per te qene e padukshme, e padegjuar, e paafte te kuptoje c'po ndodh e pse.

Te flasesh me te per lumturine, ashtu si per shume koncepte te tjera sa te thjeshta, aq edhe te fryra nga matrapaze fjalesh, nenkupton te kesh se paku nje kapacitet te afert me te qe te mendosh dhe interpretosh ne hapesira shumedimensionale. Asgje nuk ka per S. nje kuptim te vetem e te pandryshueshem, ndaj dhe nje perfundim vulevenes mbi c'eshte lumturia per te eshte thjesht qesharak ne pakuptimshmerine dhe padobine e vulosjes.

Ajo eshte gjithmone gjithe "sy e veshe", nuk para perhumbet dhe as kur tronditja eshte e pashmnagshme ajo di te permbahet. Kjo vihet re lehtesisht kur ka gjithmone dhe per gjithkend nje pergjigje gati, apo kur i anashkalon mbingarkesat emocionale duke meshuar tek arsyeja dhe faktet.

S. nuk e “perdor” fjalen, megjithese e zoteron ate ne format me artistike apo inteligjente te mundshme. Kjo sepse nuk ka asnje veshtiresi te thote ate qe deshiron, kur dhe kujt deshiron, pa ndroje. Ajo ka besim tek vetja ndaj pazaret ku shiten e blihen fjale te medha kane gjithmone cmime te ulta per te.

Nuk imponohet kurre, as kur ka besim ne ate qe thote. Liria eshte virtyti i saj i preferuar. Jeton per veten pa i qepur e shqepur asaj mballoma. Bashkebisedon per te degjuar e jo per te folur, megjithese eshte e afte te flase per tema pa fund. Meson duke permiresuar, jo duke ndryshuar qenien e saj.

Nuk besoj se do kete ndonjehere nevoje per nje dosje te mirefillte. Ajo nuk ka c’te lexoje me teper se ato qe arrin shume mire ti kuptoje edhe vete.

[/ QUOTE ]

me kete qe ke shkruar, dhe duke marre persiper qe e ke thene per mua, meqe dhe nickun e kam simply me, i bie qe une te te qeras per nje jave /pf/images/graemlins/kiss.gif
Lexoni njerez sa e mire qe jam /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/cooli.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

- Ndjehem ne qender te vemendjes.
- Se kujt?
- Eshte vetem pershtypje.
- Domethene nuk je?
- Nuk thashe qe nuk jam.
- The qe eshte vetem pershtypje, me nje fjale mund edhe te mos jete.
- C'rendesi ka ne eshte e vertete apo jo? Rendesi ka qe keshtu ndjehem. Fundja ketu jam e rendesishme une dhe perjetimet e mia, apo jo?
- Dhe cilat jane keto?
- Po ti me degjon apo jo? Ndonjehere me duket sikur me ve ne loje, sikur me flet me gjuhen e gjithe shkaktareve te se keqes, ben te trashen ose te ligen, provokon. Kjo eshte banale.
- Te degjoj ne ate qe me thua por jo ato qe s'me thua.
- E cfare qenkan ato qe s'te them?
- Ato qe i zevendeson me sulme ndaj meje per te me shperqendruar nga ty.
- Ja, e shikon, perseri. Ndjehem ne qender te vemendjes. Kam pershtypjen qe vezhgohem cdo cast dhe gjithe c'bej perflitet diku. Edhe ti kete ben.
- Si te ben te ndjehesh nje pershtypje e tille?
- Ne dukje me perkedhel sedren. Me ben te kujdesem me shume per veten, deri dhe per paraqitjen e jashtme. Ndjehem e rendesishme.
- Po ajo qe s'duket?
- Nuk di ta pershkruaj, eshte e keqe.
- Krahasoje me dicka.
- Dicka qe me ka kapur per flokesh. Me detyron te kontrolloj cdo fjale, veprim, deri edhe mendim.
- Edhe mendimet?
- Sepse eshte e gjitha ne koken time.
- Cfare te ben te mendosh qe je ne qender te vemendjes se kokes tende?
- Fakti se te tjeret ndjehen po kaq ne qender sa une. Jane ne ankth per gjithe sa thone, veprojne, vishen, mendojne, shkruajne.
- Ndoshta eshte ne koken e tyre...
- dhe ne timen njekohesisht. Ndoshta. Si ta di ne eshte e vertete apo mendim i semure?
- Bej dy hapa pas.
- Jo, te pakten jo pa mesuar ne jam bere befas kaq e rendesishme apo jo.
- Mendon se ia vlen?
- Po, duhet ta kuptoj. Nese jam vertet duhet te shmangem, nese e kam sajuar vete duhet ta shperbej, apo jo?
- Cfare di deri tani?
- Qe jam shenjester, qe me shohin, degjojne, lexojne. Flasin per mua, mendojne.
- Kete e bejne te gjithe per te gjithe.
- Po jo kaq hapur, jo te gjithe njeheresh.
- Kjo te tremb?
- Jo, kjo ne vetvete jo. Me tremb vetja, frika mos them a shkruaj ndonje gje qe u permbush profecite e tyre te liga, apo u shemb vleresimin. Ne shumicen e hereve veproj si te isha njekohesisht vetja dhe ata/ato qe me vezhgojne, kurse heret e tjera heq dore dhe heshtem.
- Kur ndodh qe heshtesh?
- Kur e vej re se po i drejtohem dikujt ne menyre indirekte, kur ulem te kuvendoj me veten dhe ndjej se jam e rrethuar nga te tjere qe me degjojne. Kur filloj degjoj veten si te isha nje i dyte, i trete...
- Ka ndonje arsye per kete shenjester?
- Ka, plot. Secili ka arsyet e veta.
- Kush jane keta?
- Te njohur e te panjohur.
- Ti i di arsyet?
- Po.
- C'kerkojne prej teje?
- Gjera te ndryshme.
- Pse nuk bie ne marreveshje e te te lene te qete?
- Nuk eshte kjo qe duan.
- Po cfare duan?
- Te me mbysin.
- Te gjithe?
- Po, po ne menyra te ndryshme.
- Kane arsye te perbashket atehere?
- Po.
- Cila eshte?
- Une.
- Te urrejne?
- Po dhe jo.
- Domethene?
- Disa me duan, disa me urrejne.
- Dhe duan te te mbytin?
- Po. Thone se pa mua do jetonin me bukur e me qete. Thone se duan te jem e lumtur po une nuk mundem. Kjo u eshte bere barre atyre.
- Ti u beson?
- Po.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

...

Pastaj mori gomen dhe fshiu gjithe c'kishte thene ne ato 50 minuta.

-Nuk do te vij me, - peshperiti. Kjo histori, bashke me gjithe ndjesite qe me frymezon, nuk eshte asgje me teper se nje copeze nga rrethi vicioz i gjithe historive qe perserisin njera-tjetren. C'te papritur mund te kete per te cilen t'ia vleje kembengulja deri ne shkendijim te shpreses, per sa kohe vazhdimi dhe fundi jane lehtesisht te parashikueshme?

-Ti arrin te parashikosh pa me te voglin dyshim vazhdimin? Per me teper je e sigurte se do te kete nje fund? Si keshtu?

-Shume e thjeshte. Fillimi eshte katerciperisht i njejte.

-Por jo personi...

-Shiko, te flasim hapur. Sa shprese mund te kesh ne nje ngjarje qe perseritet si krahet e mullirit me ere ndermjet vetem dy personazhesh dhe njeri nga keta te dy je gjithmone ti? He, me thuaj.

-Do ta flasim rradhen qe vjen. Ka 5 minuta qe koha ka perfunduar.

-Nuk do te flasim me asgje. Mjafton monotonia e ngjarjeve. Ma kurse ate te fjaleve. Te pakten dicka te jete vetem e imja, e vetmja menyre per mos qene fotokopje e keqe e gjithckaje paraardhese. Lamtumire.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Rasti I.

Ai eshte i ftohte si nje dite e acarte dimri...



Vijon...

[/ QUOTE ]


He will be back, soon or later! People who understand us are sometimes the only means of surviving!
 

Ema

Goddes
Re: Dosje

Dosja M.

M ka koke te rrumbullaket dhe ze te mbytur.Nuk e di prej azmes a prej natyres.Di se gishtat i dridhen kollaj(pi shume duhan,jo vetem duhan).M me ka nxjerre nga varri.Pata rreshkitur para ca vitesh,pata rene poshte ne burgun-lum.Ai perdori gjithe genjeshtrat dhe dredhite e mundshme per te me mbsushur mendjen me dicka tjeter ose vetem per ti thyer turinjte me grushta emocionesh,kujteses.
M eshte nje perrua qe gurgullon fjale te embla.Eshte mjalti dhe kripa.M eshte dikush qe me ka mesuar,me ka perkedhelur.Me mund ka shembur dyert qe e conin drejt shpirtit dhe dicka ka ndjere.M i nderron grate sipas qejfit.Grate cmenden per te,per dhembet-keter,per qafen e keputur.Grate ngordhin per fjalet-margaritare,per duart e gjata,per origjinat e tij ndjellese.M shqyhet gazit me grate,i sheh,i komplimenton,u lepin plaget,i braktis,i perdor.M. i do te gjitha grate,ai kerkon te verteten midis tyre,kuptimin e jetes.M. ka dashuruar dhe me terbim,si demi rreth e qark arenes kerkon pambarimisht dashurine/dashurite.
M. nxehet kur e kundershton,ul koken si qenush dhe mbeshtetet mbi klavikul.Gjithe kjo mrekulli ne nje cope klavikul.Gati-gati u dashurova me te.
Pastaj nuk di se si,ai vete,me rrymat e nendheshme qe jehonin nen fjale me ndaloi.Ndaluam te dy.Dolem jashte,jashte qytetit,jashte zemrave,jashte trupave(i ngrohte trupi yt).Keshtu u perqafuam fort,une u strehova nen krahet e tij si ne fortesen e fundit,u mallengjeva,qava,gerthita me histerizem.Pastaj ecem nen peme,pastaj u puthem,pastaj u ndame,duart nuk u shkulen,u terhoqen.Une s'jam e afte te bej dosje /pf/images/graemlins/smile.gif

P.s.Na ka marre malli,na zuri bishtin finalja,nuk shihemi dot as kesaj jave.Nuk ma mban ta ngre telefonin.Sikur te thuash s'ka gje,kam plane,do merzitem(hm,me le pas dore mua?,mua qe s'me ke asnje kufizim ?).


p.p.s: M. eshte pak real e pak i shpikur por af-se nuk ja njeh bojen.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dosje

* * *

Ai heshti. Heshtja e tij zgjati shume, pertej caqeve te durimit dhe vetpermbajtjes sime, qe do te thote se eshte heshtje e qellimshme, e marre persiper ne menyre te ndergjegjshme, pra eshte nje qendrim! (Qendrim? Kundrejt kujt dhe per cfare?) Ne nje moment te caktuar heshjta si ngjarje u shkeput nga ai duke lene pas nje trup mashkullor qe mund te kishte cdo emer. Ai u kthye nga nje qenie njerezore ne mashkull. Fillimisht ai ish mahnitur, pastaj magjepsur, ishte perpjekur me entuziazem dhe kembengulje per te ndare gezime, derisa qetesia qe i falte habia e ketij zbulimit te ri u kthye ne frike (frike?). Pse tremben meshkujt? Apo shfaqin frike e ne te vertete perjetojne velje? Nga se velen atehere? (Velje? Tingellon shemtuar! 'U ngop' do ishte akoma me e vrazhde!) Nuk eshte velje, ai nuk kishte provuar ende pothuajse asgje dhe nuk mund as te parashikonte nje shije te percaktuar. Mire, le te mendojme qe nuk pati me deshire. Po deshire per cfare? Per te njohur, provuar? Deshira mendore, fizike? Ngado ta hedhesh e ta presesh nuk gjendet as edhe nje arsye sado e imet qe te te beje te mendosh se u shua brenda tij kurioziteti qe mban gjalle deshirat e nje seksi karshi seksit tjeter. Ai nuk kish shuar as edhe nje kuriozitet. Nuk kish plotesuar as edhe nje deshire. Ndoshta po te dija ku e terhoqi heshtja, ne cilat udhnaja e ne c'drejtim do i bija ne gjurme nje shkaku te mundshem. Por di vetem si ishte ai para se te nisej drejt heshtjes dhe kjo nuk me ndihmon, perkundrazi. Nisur qe aty heshtja eshte drejtimi me i papritur dhe i pakuptimte qe mund te kishte marre. Ai ishte i kenaqur, perfytyroni nje fytyre mbushur me buzeqeshje. Dy sy rrezellites qe levizin gjithe kohen ne padurim per te kapur cdo imtesi timen. As une as ai nuk folem kurre aq teper sa ta lodhnim njeri-tjetrin me fjale, perkundrazi, nuk u ngopem kurre edhe pas bisedash te gjata. Nuk patem biseda te merzitshme, mendime te shemtuara, fjale te vrazhda, vetem ndonjehere, shume rralle, ashtu si te gjithe, perjetuam ndonje keqkuptim qe u zgjidh shpejt, pa i dhene mundesine asnjerit te mbante meri. Nuk di te kemi pasur detyrime te tjera pervecse detyrimit shpirteror por qe dhe ai ishte deshire, perkushtim me shume se nje detyre per te krijuar atmosfere reciproke.

Ndjej qe po hallakatem, keshtu nuk do arrij gjekundi. Jam njesoj e paditur dhe vazhdoj po njesoj te mos kuptoj ashtu si dhe kur nisa te mendoj me shkrim. Neser me mire ta rishikoj nga ndonje kendveshtrim tjeter. Keto le te rrine se ndoshta nje dite mund ta harroj te gjithen dhe harresa kthehet shume shpjet ne rijetim fatal!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue">Dosja E.

Ajo ishte si ishte, rendesi kishte qe ishte ne vendin e duhur ne momentin e duhur. Ishte si nje shi vjeshte e rrembyer dhe aspak freskues. Kishte ate grupin e saj te te ashtequarave mike, qe si gjithnje do vinin nga pas ne cdo vend ku do takoheshe e patjeter duhej te dinin e gjykonin cdo gje qe ndodhte mes nesh, po kjo eshte pak e rendesishme sepse eshte klasike per te gjithe qytetet e vegjel besoj.
Ajo ne diten e saj me te mire rrezellinte nje pasiguri te beshme, gje qe te bente ta urreje here here por edhe te te lindte nje ndjenje dhemshurie sidomos kur ndihej e vetmuar a e lene menjeane e vishte ate shikimin prej qeni te rrahur. Kishte 1001 arsye per ta adhuruar edhe pothuajse po aq per ta urryer. Gjithsesi e vetmja gje qe mund ti lavderohej E.-se ishte kokefortesia e saj, nje gje shume e rralle per tu gjendur ne nje person aq te pasigurt.

* * *
</font>
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue"> * * *

Dosja E (vazhdimi)


S’KAM DASHUR KURRE TE TE LENDOJ,
SE TE KAM DASHUR SA ME S’KA,
PO TI ME IKE, MU LARGOVE,
NDAJ DHE UNE IKA, PO TE LE.

SE BESOJ SE DO TE LENDOHESH SHUME,
TI ENDE S'DI C’ESHTE DASHURIA,
NDAJ S’MUNDE TA KUPTOJE DOT,
PRUSHIN E NDJENJAVE TE MIA.

VEC BUKURISE SE PAKURSYER,
NATYRA GJE S’TE KA DHURUAR,
ISHE NJE GONXHE QE NUK CELE,
U VYSHKE QE PA LULEZUAR.

DHE PSE E KAM KAQ VESHTIRE,
PO TE PERZE NGA ZEMRA IME,
ME MIRE NDRICO SI YLL I LARGET,
DHE ME DIL VEC NE ENDERRIME.

PAS MEJE DO TE VIJNE TJERE,
DHE DO TE PUTHIN PUTHJEN TIME,
E TI ASHTU SI DHE ME MUA,
DO SHKRIHESH NEPER PERQAFIME.

E DO TU THUASH HIPOKRITE,
"O, SA TE DUA SE THEM DOT"
EDHE NJELLOJ SI DHE ME MUA,
FARE ME KOT DO DERDHESH LOT.

E NE SA SHTRETER TI DO SHTRIHESH,
E DO TE HIQESH VIRGJERESHE.
KUR I MENDOJ KETO TE GJITHA,
ME VJEN TE QAJ EDHE TE QESH.

UNE GJER TANI ISHA I NXEHUR,
NUK E MOHOJ QE PRAPE TE DUA,
SIKUR ME GJITHE BOTEN TE PUTHESH,
ASKUSH S’DO TE TE PUTH SI MUA.

UNE VETE JAM I LENDUAR,
E NDOSHTA TE LENDOVA SHUME,
KUSH VALLE DO TE PERKDHELE,
ASHTU SIC TE PERKEDHELJA UNE.

MEGJITHATE PO TE UROJ,
U BEFSH PRAPE YLL E LESHOFSH NURE,
ME PAS BESOJ SE EDHE PER MUA,
DO CELE ME GAZ NJE TJETER LULE.

MBI NDJENJEN TONE RA DEBORE,
GJITHCKA ME TUTJE ESHTE E KOTE,
PRA LAMTUMIRE, VEC LAMTUMIRE,
SE MIRUPAFSHIM STE THEM DOT.
</font>
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dosje

<font color="blue">* * *
Dosja E. (Fund)

Ajo sot ka jeten e saj, karieren e saj ndoshta dhe dike te ri qe te mund ta quaj perseri te sajin...
Megjithese ishte vendosur te mbeteshim miq nga ata te vertetet kjo ishte dicka qe nuk mund te funksiononte kurre mes nesh, nese dikur ishim si dy gjysmat e kesaj figure ketu poshte, tani jemi shderruar ne dy drejteza paralele qe ne pafundesi nuk mund te kene nje pike kontakti te perbashket sado te rastesishtme...
P.S: Sa per merakun tim dhe te gjithe te tjereve qe vdesin per detaje E. eshte dikush qe nuk ka te beje me A.F dhe qe mbi te gjitha nuk e ka honepsur kurre qeninien time ketu... (Kusho /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/wub.gif)
</font>
ying-yang.jpg
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Dosje

Bunny, e di ti qe ne infinit, dmth atje ku dimensionet sheshohen, ato dy drejtezat paralele perputhen ? ...
 
Top