Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

cufi_bardhit

Primus registratum
Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Transparenca e detyrueshme për figurën e një burri shteti
Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, shkruhet shumë
për politikanët e lartë dhe veçanërisht për “burrat e
lartë” të pushtetit. Por ka një dallim të madh mes asaj që
shkruhet në Shqipëri e asaj që shkruhet në botë dhe
veçanërisht në Perëndim. Në Shqipëri për këta persona
shkruhet shumë, në të gjitha mënyrat, si të thuash, por
nëse kërkon që nga gjithë ky informacion të nxjerrësh një
përmbledhje me fakte që do të japin profilin e këtij
personi, nga e shkuara tek e ardhmja e tij, nuk ke për të
arritur shumë. Përkundrazi, në Perëndim, për këta lloj
personazhësh publik dhe që kanë në dore fatet e popujve e
të shteteve, shkruhet shumë, por në mënyrë të tillë që nga
ky informacion mund ta perceptosh profilin e plotë të një
personi të tillë, duke filluar nga origjina e tij dhe deri
tek veprimtaritë e tij në të shkuarën e në të tashmen.
Kështu për shembull nëse do të shikohet jetëshkrimi i
Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të
gjesh origjinën e paraardhësve të tyre, pra për dikë thuhet
se ka origjinë angleze, për dikë skoceze, për dikë tjetër
irlandeze etj. Kjo edhe pse paraardhësit e tyre mund të
kenë ardhur para shumë brezash në SHBA. E shkuara e tyre
skanohet nga opinioni publik deri në detajet më të imta.
Kështu, për Klintonin u zbulua që ai i qe shmangur
shërbimit ushtarak, ndërsa për Bushin e Ri, aktualisht
President i Amerikës, është publikuar se ka konsumuar alkol
gjatë viteve të kolegjit. Publikimi i një diagrame të tillë
nuk është thjesht dhe vetëm për kuriozitet, bile kjo e
fundit nuk hyn fare në këtë strategji informative, por,
përveçse qytetarëve taksapagues, tërësia e detajeve të
zbuluara në media i shërben studiuesve për të ndërtuar
profilin e politikanit në shkrime që kapërcejnë artikullin
dhe arrijnë deri në kufijtë e studimit. Në shtypin shqiptar
do të gjesh për të gjitha llojet e të dhënave për të parët
e vendit, Presidentin ose Kryeministrin, por shkrime të
tilla nuk gjen. Midis të tjerave një nga arsyet është ajo
që jo vetëm Presidenti dhe Kryeminisri kujdesen që kjo të
mos ndodhëpor edhe sepse këto lloj shkrimesh kërkojnë një
impenjim shumë më të madh se ai me të cilin i nxjerrin
shkrimet analistët shqiptarë. Dhe kështu ndodh ajo që ne
shqiptarët vihemi para paradoksit të çuditshëm: dimë shumë
më tepër për Skendërbeun, Haxhi Qamilin, Ali Pashë
Tepelenën, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën etj. se sa për ata që
me votën tonë të përbashkët janë ngjitur sot në fronin e
Presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Kështu që në
këtë rikonceptim të ri të mentalitetit shqiptar ky shkrim
është një përpjekje për të ndërtuar një profil të
meritueshëm të Presidentit të Republikësë, Alfred Moisiu.

Origjina

Për Alfred Moisiun është thënë se është me origjinë nga
Kavaja, kjo në sensin që babai i vet Spiro Moisiu, ka qenë
nga Kavaja sepse Alfred Moisiu ka lindur në Shkodër në
vitin 1929, kjo për faktin se Spiro Moisiu në atë kohë ka
qenë me detyrë në Shkodër si oficer. Por fakti se Spiro
Moisiu ka lindur në Kavajë nuk e bën atë kavajas më tepër
se çe bën Alfred Moisiun shkodran fakti që ka lindur në
Shkodër. Për të zbuluar origjinën e Moisiut, pjesërisht na
orienton një libër i shkruajtur nga kushëriri i Presidentit
z.Vangjel Moisiu, në vitin 1977, me titull “Aleksandër
Moisiu”. Vangjel Moisiu në këtë libër thotë se i pari nga
Moisijtë që ka ardhur në Kavajë ka qenë Kostandin Moisiu,
në gjysmën e dytë të shekullit XIX (f.5). Në këtë libër nuk
thuhet gjë se nga ka ardhur ky Kostandin Moisiu, i cili
mbetet enigmë, gati sikur të ketë qenë alien. Dhe kjo nuk
ka ndodhur rastësisht. E vërteta është se Kostandin Moisiu
ka ardhur nga Selaniku, qyteti i dytë më i madh i Greqisë.
Paraardhësit e tij kanë qenë vllehë nga Rumania që patën
emigruar në Selanik, Qytet-port i Egjeut që tërhiqte
emigrantë nga gjitha Ballkani. Mbiemri Moisiu është
absolutisht i rrallë në Shqipëri. Ai nuk ndeshet në asnjë
pjesë tjetër të vendit dhe në asnjë familje me përjashtim
të pasardhësve të këtij Kostandin Moisiut. Forma vllahe e
mbiemrit të bie menjëherë në sy. “Moisiu” në fakt është një
krahinë në Rumani, ku deri para Luftës së Dytë Botërore ka
pasur një përqëndrim të madh çifutësh, të më pastaj i
zhduku holokausti nazist. Kjo mund të shërbejë si
mbështetje për një tezë që ka qarkulluar se Moisijtë mund
të jenë me origjinë çifute, por kjo nuk është e vërtetë. Në
rast se Kostandin Moisiu do të kishte qenë çifut, nuk do të
kishte asnjë arsye për të ndërruar identitetin e vet, duke
u konvertuar në Krishterizmin Ortodoks, aq më tepër në
gjysmën e dytë të shekullit XIX kur dihet që Perandoria
Osmane, për arsye pragmatike ka qenë shumë tolerante ndaj
çifutëve. Në Turqi gjetën strehë çifutët e dëbuar nga
Spanja. Pati çifutë që u konvertuan në muslimanë, por këto
nuk ndodhën pas Tanzimatit, kur ka ardhur Kostandin Moisiu
në Kavajë dhe kur në Perondarinë Osmane egzistonte një lloj
shteti ligjor. Aq më pak ka pasur mundësi që Kostandini ta
ketë ndryshuar identitetin në Selanik, që atëherë qe një
qytet kryesisht çifut. Është e njohur qëndrueshmëria e
çifutëve në fenë e vetme që praktikisht përbën dhe
identitetin e tyre atnik. Ai që lëshon judaizmin dhe pranon
një fe tjetër nuk njihet më si çifut edhe pse mund të jetë
i biri i një çifuti. Kostandin Moisiu ka qenë i krishterë
ortodoks dhe kështu kanë qenë edhe bijtë e vet dhe
pasardhësit e tyre deri në ditët tona. E shumta, mund të
pranohet se ai ka qenë për një periudhë i konvertuar në
judaizëm për motive personale (ka të dhëna se gruaja e tij
e parë ka qenë çifute), por më pas ai është kthyer në fenë
e parë. Pra, identiteti i vërtetë i Kostandin Moisiut ka
qenë vlleh ortodoks. Në atë kohë Greqia ushtronte një
presion të madhe për helenizimin e vllehëve në territorrin
e vet dhe në Shqipëri, duke përfituar nga fakti që kisha
ortodokse në trevat shqiptare varej nga Patriarkana pro
greke e Stambollit. Në familjen Moisiu efekti i këtij
proçesi ndihet që në brezin e dytë pas Kostandinit. I biri
i Kostandinit, Moisi Moisiu, e pagëzoi djalin e vet
Aleksandrin (aktorin) në një kishë greke. Për këtë i
referohem librit të përmendur më lart ku thuhet:”Aleksandri
lindi në Trieste, më 2 prill 1879. Deri më sot për vitin e
lindjes së tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas
çertifikatës së pagëzimit dhe të lindjes së Aleksandër
Moisiut lëshuar nga komuniteti greko-oriental i Triestes që
disponojmë, del se Aleksandri ka lindur më 2 prill 1879”
(f.6). Trieste në atë kohë qe qyteti-port kryesor i
Adriatikut. Atje kishte komunitet të rëndësishme nga popujt
e ndryshëm të Ballkanit si grekë, vllehë, shqiptarë, serbë,
kroatë etj. Siç kuptohet nga rreshtat e mësipërm komuniteti
grek ka pasur kishën e vet në Trieste, por kishën e vet
kanë patur edhe komunitetet e tjera, përfshi vllehët. Të
bën përshtypje fakti se Moisijtë kanë zgjedhur kishën
greke, edhe pse patriotët shqiptarë ortodoksë në kohën e
Rilindjes, kur qenë jashtë vendit e shmangnin kishën greke,
për shkak se ajo synonte t’i helenizonte shqiptarët. Kjo qe
arsyeja që komuniteti ortodoks shqiptar në Boston krijoi
kishën e vet me Fan Nolin. Moisijtë nuk e kanë pasur këtë
dilemë. Ata kanë qenë vllehë të helenizuar. Kjo është
arsyeja që Aleksandër Moisiu, i cili qe një aktor teatri
relativisht i njohur në kohën kur jetoi, nuk ka lenë asnjë
rresht në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe nuk ka
nënshkruar asnjë nga memorandumet që përsonalitet shqiptare
të kohës u dërgonin forumeve ndërkombëtare të kohës. Ai nuk
erdhi kurrë për të dhënë një shfaqje në Shqipëri, na
bashkëpunim me grupet teatrale që qenë krijuar në vend.
Aleksandër Moisiu madje nuk kishte marrë as pasaportën
shqiptare dhe ai i kujtua ta kërkonte atë veç në vitin 1933
kur regjimi nazist e dëboi nga Gjermania duke e quajtur si
çifut (f.120). Aleksandri nuk arriti as ta merrte
pasaportën e vendit për të cilin nuk qe kujtuar kurrë.
Lindja, fillimi i karrierës

Nga ky mjedis familjar ka dalë Presidenti i sotëm, Alfred
Moisiu, i biri i Spiro Moisiut për të cilin kemi shkruar
hollësisht në një studim të botuar para pak kohësh tek
gazeta “SOT” (5-6 maj 2004). Lexuesi i vëmendshëm duhet ta
ketë parasysh këtë studim pasi nuk mund të kuptohet
personaliteti i Alfred Moisiut pa njohur mirë atë të Spiro
Moisiut, që ka determinuar tek i biri jo vetëm profesionin
por edhe karakterin. Siç e kam treguar me fakte, Spiro
Moisiu ka qenë një njeri shumë pragmatik që interesat e
veta i vinte mbi çdo parim apo detyrë shtetërore. Alfred
Moisiu lindi në Shkodër në 1 dhjetor 1929, gjë që që ka
ndodhur për shkak se atë kohë Spiro Moisiu gjendej në
Shkodër si oficer i monarkisë. Ndryshe nga ç’bëri me
fëmijët e tjerë, Spiroja këtij djali nuk i vuri emer
ortodoks por e quajti “Alfred”. Këtë gjë e bëri për nder të
një instruktori ushtarak Italian i cili gjendej atë kohë në
Shqipëri. Ky qe Alfredo Guzzoni, që më pas u bë gjeneral
dhe komandoi forcat italiane që zbarkuan në Shqipëri në 7
prill 1939. Pra me këtë gjest Spiroja u bë servile ndaj
italianëve për qëllime karrieriste po të kihet parasysh se
shumë shpejt italianët do t’ja shpërblenin duke e graduar
nga Kapiten në Major në vitin 1940. Spiroja i tradhëtoi
italianët veç kur e çuan të luftonte kundër bashkëkombasve
të vet grek në tetor 1940.
Duke folur për jetën e vet në emisionin “Opinion” në
TV-Klan, Presidenti Alfred Moisiu është shprehur se ai e ka
filluar shume herët jetën ushtarake, duke qëndruar pranë të
atit. Ai u shpreh:”Unë që në moshën 7 vjeçare jam vënë në
rresht me ushtarët, me gavetë në dorë, për të ngrënë në
mensën e repartit”. E para gjë e çuditshme këtu është se
Presidenti Moisiu, sikur nuk i bie ndërmend se shteti
shqiptar i paguante një rrogë të mirë Spiros, që ky të
ushqente fëmijët. Fakti që Spiroja e kishte zgjedhur
problemin e ushqimit të fëmijëve nga kuzhina e repartit, ka
sot një vlerë simbolike për të treguar se Presidenti Moisiu
ka përfituar nga abuzimet që në moshën 7 vjeç dhe sot e
quan këtë si një gjë të natyrshme, por aspekti tjetër
interesant i kësaj historie është se, në kohën kur Alfredi
që 7 vjeç, pra në vitin 1936, Spiro Moisiu qe me detyrën e
komandantit të burgut të Fierit, gjë që e thotë, Haki
Stërmilli, në librin e vet “Burgu”. Në atë kohë në këtë
burg kanë qenë shumë antizogistë të arrestuar për
pjesëmarrje në Lëvizjen e Fierit mes të cilëve qe edhe
shkrimtari Haki Stërmilli. Pra, Alfredi 7 vjeçar ka qenë në
burgun e Fierit, si komandanti i vogël i tij. Pas ardhjes
së Italisë fashiste në Shqipëri në 1939, Alfredi 10 vjeçar
u vesh nga i ati balila, siç quheshin fashistët e vegjël.
Spiroja, me gjeste të tilla fitoi simpatinë e italianëve të
cilët e ngritën nga grada e kapitenit në atë të majorit të
milicisë fashiste. Ndoshta Alfredit i kujtohen ende
brohoritjet e asaj kohe ”Duçe, Duçe” apo këngë si “E per
Benito Mussolini”. Por në fund të vitin 1943, Alfredi, për
shkak të piruetave të babait të vet, Spiros, që u bë shef i
Shtabit të Përgjithsëm të Ushtrisë Partizane, përfundoi na
mal kur Spiroja e tërhoqi familjen për siguri. Kështu që
Alfred Moisiut iu njoh qënia si partizan në vitet
1943-1944.

Arsimimi i Alfred Moisiut

Në një dosier për jetën dhe karierën e Alfred Moisiut, që
është botuar në “Gazeta Shqiptare”, në 25 qershor 2002, pra
të nesërmen e ditës kur Moisiu u zgjodh President, dhe që
duket qartë se ëshë bazuar mbi të dhëna të ofruara nga vetë
Alfred Moisiu, në pjesën “Edukimi dhe kualifikimi”, thuhet:
“1941-1945” gjimnazi “Qemal Stafa, Tiranë”(“Gazeta
Shqiptare”, 25 qershor 2002,f.2). Pak rreshta më poshtë
thuhet :”1943-1945 pjesëmarrës në luftën për çlirimin e
Shqipërisë”.(f.2).
A është e mundur që Alfred Moisiu të ketë qenë në të
njëjtën kohë edhe në mal edhe në bankat e gjimnazit gjatë
kësaj kohe? Në rast se ky do të qe një episod i nxjerrë nga
filmi”Matrix”, ku njerëzit ndodhen në të njëjtën kohë në
vende të ndryshme, kjo mund të pranohej si fiction. Por
Shqipëria e viteve të Luftës së Dytë Botërore ka qenë një
realitet tredimensional ku njeriu nuk mund të ndodhej në të
njëjtën kohë në vende të ndryshme. Prandaj i vetmi
përfundim që mund të nxirret është se Alfred Moisiu ka bërë
vetëm gjysmën e shkollës së mesme por duke qenë i biri i
Spiro Moisiut e ka marrë diplomën e maturës në 1945, edhe
pse pati bërë vetëm dy vjet. Në vitet 1952-1958, Alfred
Moisiu, sipas kësaj CV-je, ka kryer Akademinë Ushtarake në
Moskë. Pra formimi intelektual këtij njeriu i takon
Bashkimit Sovjetik të viteteve ’50. Ky është një fakt që
nuk ka nevojë për koment në vitin 2004. Në Moskë, Moisiu u
shkollua në degën e inxhinierisë ushtarake, specialiteti:
fortifikime. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1958, ai
punoi në Drejtorinë e Xhenios, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të vërtetat e papëlqyeshme të Spiro Moisiut
Vendimi i fundit i qeverisë Nano, që me propozim të
Ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, t'i vihet Akademisë
Ushtarake emri i Spiro Mojsiut , natyrshëm e hap debatin
rreth kësaj figure, që për hir të së vërtetës duhet thënë
se ka mbetur jashtë historisë edhe për arsye që të
qartësohen kur të njihet jetëshkrimi i tij. Për shkak se
deri më tash ka qënë praktika që emërtimet e këtij lloji të
vihen me urdhër nga lart, qe dashur që Majko të thyente
këtë traditë dhe të kërkonte asistencën e studiuesve,
ushtarakëve dhe intelektualëve, që nëpërmjet një debati të
hapur publik, të propozonin emrat mes të cilëve do të bëhej
zgjedhja. Sigurisht Ministri mund të propozonte kriteret ,
të cilat edhe sipas praktikës ndërkombëtare, nuk mund të
jenë veçse arsimi ushtarak i nivelit akademik, pasja në
karierën e vet si ushtarak e një ose disa beteja të
rëndësishme të fituara, natyrisht qënia etnikisht pjesë e
kombit të shtetit të cilit i përket institucioni, si dhe
pasja e një reputacioni pa pika të errëta. Qëllimi i këtij
shkrimi është të analizojë figurën e Spiro Moisiut për të
parë në rast se i plotëson këto kritere.

Origjina
Spiro Mojsiu u lind në vitin 1900, në qytetin e Kavajës, ku
sipas Vangjel Moisiut (libri "Aleksandër Moisiu", Tiranë
1979, fq.5), në gjysmën e dytë të shekullit XIX u vendos
Kostandin Moisiu, gjyshi i Spiro Moisiut dhe i Aleksandër
Moisiut. Në këtë libër thuhet kjo e vërtetë tronditëse:
"Aleksandri lindi në Trieste , më 2 prill 1879. Deri më sot
për vitin e lindjes së tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas
çertifikatës së pagëzimit dhe të lindjes së Aleksandër
Moisiut lëshuar nga Komuniteti Greko-Oriental i Triestes që
disponojmë, del se Aleksandri ka lindur më 2 prill
1879"(fq.6). Pra, Moisinjtë kanë qënë grekë. Dyshimi
shtohet prej faktit se në libër nuk thuhet asgjë për atë se
nga erdhi Kostandin Moisiu në Kavajë. Të gjitha këto e
bëjnë të dyshimtë përmbushjen nga ana e Spiro Mojsiut të
kriterit të identitetit kombëtar, çka logjikisht duhet të
jetë kriteri i parë i përzgjedhjes.
Arsimi ushtarak
Në 26 qershor 2002, dy ditë pas zgjedhjes së Alfred Moisiut
si President i Republikës së Shqipërisë, te “Gazeta
Shqiptare” u botua një dosier speciale për jetën e Spiro
Moisiut, babait të Presidentit. Në këtë dosier, që dukej
qartë se ishte hartuar sipas të dhënave të ofruara nga
Presidenti Alfred Moisiu, kur ishte fjala për arsimin
ushtarak të Spiro Moisiut, nuk ofroheshin veçse disa kurse
të kryera në Shqipëri, në një kohë që në vitet ‘20-‘30 në
Shqipëri ka pasur qindra oficerë të diplomuar në Akademitë
Ushtarake të Italisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së
Madhe etj. Në këtë dosier, midis të tjerave thuhet se Spiro
Moisiu ka kryer një kurs disa mujor për oficer, të hapur në
Tiranë në vitin 1919 (“Gazeta Shqiptare”, 26 qershor 2002,
fq.13). Pastaj thuhet se ka bërë dhe tre kurse të tjera në
Tiranë përkatësisht në vitin1923, 1930, 1938, gjë që na
sjell ndërmend atë personazhin e atij filmit të
socializmit, “Kiu fiu i kurseve”, që shkonte nga kursi në
kurs. Dhe ndërsa oficerët e tjerë shkonin nëpër akademitë e
Europës, Spiro Moisiu duke shkuar nga kursi në kurs arriti
të bëhet nga nën toger në 1919, në major në 1938. Kjo është
një pikë e errët që duhet sqaruar. Sekreti i karrierës së
Spiro Mojsiut ka qënë dezertimi. Në qershor 1924 ai
dezertoi nga forcat qeveritare dhe u bashkua me ato
noliste, ndërsa në dhjetor 1924, kur Zogu filloi mësymjen
për ta rrëzuar pushtetin nolist, i shkathti Spiro dezertoi
nga forcat noliste dhe u bashkua me ato zogiste. Si
shpërblim Zogu, në vitet në vazhdim i dha grada e
shpërblime. Por një gjë është e sigurtë: Spiro Mojsiu nuk
ka mbaruar asnjë Akademi Ushtarake, çka e privon atë nga
përmbushja e kriterit te dytë që duhet përmbushur për të
fituar të drejtën që emri i tij t’i vihet akademisë
ushtarake.

7 Prill i 1939
Në 7 prill 1939, ditën kur ushtria italiane invadoi
Shqipërinë, shumë oficerë shqiptarë që qenë me detyrë në
bregdet, i udhëhoqën trupat e tyre në një rezistencë të
armatosur, nga Saranda në Durrës, ku qe major Spiro Moisiu,
kur major Abaz Kupi udhëhiqte rezistencën në Durrës për të
cilën gazetat europiane shkruajtën se një grusht
shqiptarësh i hodhi në det dy herë desantët e përtejdetit?
Spiro Mojsiu në këtë kohë shërbente si komandant i Kufirit
në Prefekturën e Shkodrës, duke pasur edhe detyrën e
mbrojtjes së portit të Shën Gjinit që është një nga katër
pikat ku zbarkuan italianët. Spiro Mojsiu nuk shkreu asnjë
pushkë në Shën Gjin. Deri tani as ai dhe as historianët
bashkëkohorë ushtarakë të afërt me Presidentin e sotëm, nuk
e kanë pretenduar këtë gjë dhe këtë situatë të vështirë ai
e zgjidhi me stilin e tij tashmë stereotip, dezertimin. Si
shpërblim që ky “patriot” nuk shkrehu asnjë pushkë kundër
ushtrisë fashiste italiane, autoritet fashiste italiane e
mbajtën atë në ushtri me të njëjtën gradë që kishte patur
para 7 prillit 1939, pra ato të majorit. Kështu major Spiro
Mojsiu veshi këmishën e zezë dhe filloi të nderojë ala
“romana”, me xhepin e mbushur plot me lireta italiane. E
viva!
Moisiu në luftën italo-greke
Në 28 tetor 1940 ushtria italiane sulmoi Greqinë, nëpërmjet
territorit shqiptar. Sulmi qe i organizuar keq dhe trupat
greke nuk e patën të vështirë që brenda pak ditësh ta
thyenin atë dhe të kalonin në kundër mesymje, duke hyrë në
territorin shqiptar. Në këtë luftë komanda italiane futi në
veprim edhe forca shqiptare. Një prej batalioneve
shqiptare, ai i qujtur “Tomorri” dhe që përbëhej prej 1000
vetësh komandohej nga major Spiro Moisiu. Ky batalion
dezertoi me komandantin në krye dhe kjo gjë është quajtur
si një meritë e Spiro Mojsiut, që nuk deshi të merte pjesë
në një luftë agresive. Por si është e vërteta? Studiuesi i
njohur amerikan i çështjeve shqiptare, Bernd J.Fischer, në
librin e vet “Shqipëria në luftë 1939-1944”, shkruan: “Të
paktën dy batalione të milicisë fashiste shqiptare,
“Tomorri” dhe “Taraboshi”, morrën pjesë në operacionet që u
zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës”. (Bernd
J.Fischer, “Shqipëria në luftë 1939-1944”, “Çabej” 2000,
fq.117). Këtu ka një fakt interesant: Del se batalioni
“Tomorri” i cili komandohej nga Spiro Mojsiu, është futur
në një luftë në kohën që grekët kanë kaluar në mësymje
brenda territorit shqiptar dhe jo kur forcat italiane po
mësynin në territorin grek. Italianët nuk ndërmorën fare
mësymje kundër Greqisë, duke e përqëndruar mësymjen në
zonën Përmet-Sarandë, duke synuar të hapnin rrugën drejt
Athinës. Në këto rrethana batalioni “Tomorri” qe duke
mbrojtur territorin shqiptar, gjë që ishte një arsye e
mjaftueshme që komandanti i batalionit, Spiro Moisiu t’u
kërkonte ushtarëve të luftonin dhe jo të dezertonin. Aq më
tepër që në preambulën e ligjit të luftës me Shqipërinë, që
miratoi Greqia në 4 nëntor 1940, thuhej se ai do të rrinte
në fuqi deri sa të çlirohej Vorio-Epiri. Ç’ka nuk është
thënë deri më sot është fakti se, si rezultat i këtij
dezertimi, grekët e pushtuan Korçën në 22 nëntor 1940 dhe
pak më vonë edhe Pogradecin. Italianët u befasuan se ata
kishin pritur që batalionet shqiptare së paku do të mbronin
territorin shqiptar. Në rast se donin të ndodhte kjo
italianët nuk duhej të vinin si komandant majoring me
origjinë greke Spiro Moisiu. Ai nuk mund të luftonte kundër
bashkë kombasve të vet grek. Italianët e kapën Spiron dhe e
internuan në Laç. Një gjykatë speciale ushtarake e dënoi me
vdekje si dezertor, por çuditërisht, pas mbarimit të luftës
italo-greke (prill 1941),emri i Spiro Moisiut u përfshi në
një amnisti që bëri Viktor Emanueli III dhe Spiroja u la i
lirë me të vetmin dënim “përjashtimin nga ushtria”.


Si u bë Moisiu Shef i Shtabit të Përgjithshëm?
Spiro Mojsiu u vendos në Berat dhe më pas në Lushnje ku
filloi të merret me tregëti, duke shitur mallra të ndryshme
si ushqime, këpucë, veshje, batanije që miqtë e vet oficerë
i vidhnin në depot e ushtrisë. Kështu e filloi ai
aktivitetin e vet antifashist. Nuk ka asnjë dëshmi të vetme
historike që Spiro Mojsiu të ketë marrë pjesë në lëvizjen
antifashiste deri në korrik 1943, kur Enver Hoxha e thirri
me anë të Omer Nishanit, për t’i propozuar detyrën e Shefit
të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane, gjë që
për Spiron duhet të ketë qënë një gjë po aq e papritur sa
ajo kur të birit të tij, Alfred Moisiu, i thanë se do të
bëhej President. Spiro Mojsiu nuk shkoi në Konferencën e
Pezëz në shtator 1942. Atë kohë ai qe në Lushnje i zënë me
aktivitetin antifashist të shitjes së të brendëshmeve
ushtarëve fashistë të vjedhura në magaziant e ushtrisë. Në
fillim të korrikut 1943, kur Spiro Moisiut i çoi lajm Omer
Nishani, duke i thënë se duhej të vinte në Tiranë pasi do
të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm,
Spiroja duke e ditur se Omeri qe ende anëtar i Këshillit të
Shtetit të emëruar nga italianët, mendoi se fjala qe për ta
bërë shef të Shtabit të ushtrisë shqiptare shtetërore, pra
që varej nga italianët, kështu që u paraqit në
luogotendencë. Atje i thanë se nuk e pati kërkuar kush dhe
pastaj kur takoi Omer Nishanin ky e sqaroi se përse bëhej
fjala dhe e vuri në kontakt me njerëzit e lëvizjes që do
t’i çonin në Labinot të Elbasanit. Për ta bindur që të
dilte në mal Omer Nishani i tha se autoritetet italiane
kishin rënë në gjurmë të punëve me të cilat merrej Spiro
Moisiu dhe së shpejti mund ta arrestonin, gjë që nuk qe
fare e gënjeshtërt. Spiro Moisiu u zgjodh për tu bërë shef
i Shtabit të Përgjithshëm për tre arsye:
1.Ai kishte pasur një gradë relativisht të lartë ushtarake,
ç’ka riste autoritetin e ushtrisë partizane.
2.Ai qe i fesë ortodokse, çka vendoste një farë balance në
krye të ushtrisë partizane, duke qënë se Enver Hoxha qe
musliman
3.Ai qe një njeri me profil të ulët çka nuk rrezikonte
lidershipin e Enver Hoxhës.
Të gjeje një njeri të tillë në korrik 1943 dhe për më tepër
të gatshëm për të dalë në mal nuk qe e lehtë. Si Enver
Hoxha dhe Spiro Moisiu bënë llogaritë e veta. Ky i fundit
nuk pati zgjedhje më të mirë.Është interesante se si
pajtohet opinioni i studiuesve të huaj dhe i oficerëve
britanikë që kanë qënë praën shtabit të përgjithshëm, kur
është fjala për personin e Spiro Moisiut. Bernd J. Fischer,
studiuesi i njohur amerikan shkruan: “Spiro Moisiu, një
njeri pa ndonjë farë rëndësie të cilin Hoxha mund ta
kontrollonte, u caktua si shef i tij (Shtabit të
Përgjithshëm)”, ndërsa Reginald Hiblert, një prej oficerave
britanikë që ka qënë gjatë luftës pranë Shtabit të
Përgjithshëm dhe që në kujtimet e veta është dashamirës
ndaj partizanëve, shpreh përshtypje të këqia vetëm për
Spiro Moisiun. Hilbert shkruan: “Shefi i Shtabit, Spiro
Moisiu, na u duk se nuk e meritonte aspak pozitën e tij të
lartë dhe ishte një njeri i pakëndshëm në bashkëbisedime.
Ndofta kjo ishte arsyeja përse e kishte vënë aty Enver
Hoxha”(Reginald Hilbert: “Fitorja e hidhur”, shtëpia
botuese e librit shkencor, Tiranë 1993, fq.352.
Unanimiteti i këtij opinioni të dy njerëzve nga të cilët
njëri e arrin përfundimin nga studimi i dokumentave dhe
tjetri nga përshtypjet e drejtpërdrejta, është shumë
impresionues! Veprimtaria e Spiro Mojsiut në lëvizjen
partizane fillon me pjesëmarjen e tij në mbledhjen e parë
të Shtbit të Përgjithshëm, në 5 korrik 1943, në Labinot.
Paradoksi ironik qe se nga të dymbëdhjetë anëtarët e
Shtabit, shefi qe i vetmi që nuk e pati shkrehur një pushkë
në luftë. Kjo gjë qe pa precedent në historinë ushtarake
por kishte shumë precedente në karierën e Spiros, i cili qe
graduar pa ia bërë kurrë “bam” e duke dezertuar. (Vijon)



A e meriton Akademia Ushtarake emërtimin e ri?
Ministri Majko ka manipuluar biografinë e Spiro Moisiut
Spiro Moisiu “strateg” ushtarak

Në nëntor të vitit 1943, kur gjermanët filluan operacionin
e dimrit, Shtabi i Përgjithshëm, pranë të cilit qe edhe
Enver Hoxha, i cili në atë kohë ushtronte funksionion si
komisar politik, u gjend në zonën Çermenikë-Martanesh.
Gjermanët të informuar për këtë gjë filluan operacionin e
koduar “1828” për ta shtënë në dorë Shtabin e Përgjithshëm
gjallë ose vdekur. Në mbrojtje të Shtabit të Përgjithshëm
qenë Brigadat II dhe III partizane si edhe batalionet
“Krujë-Ishëm” e “Dajti”, gjithsej 1500 vetë sipas librit
“Historia e Luftës Nacional-çlirimtare të Popullit
Shqiptar” Vol. III Tiranë 1988. Në këtë libër thuhet: “Në 7
dhjetor 1943 Shtabi i Përgjithshëm studjoi daljen nga zona
e rrethuar dhe kalimin për në jug”(fq. 870). Njeriu më
kompetent në fushën ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm qe
majori kursant, Spiro Mojsiu. Ai përgatiti planin se si do
të çahej rrethimi dhe do të kapërcenin Shkumbinin për të
kaluar në jug. Duke pasur 1500 vetë në dispozicion, si dhe
duke pasur parasysh që veprohej në terren të thyer dhe në
mot të keq, kur armiku nuk mund të përdorte artilerinë dhe
aviacionin, nuk do të kishte qënë e vështirë për një
ushtarak të sprovuar, që me disa lëvizje mashtruese ta
çante rrethimin dhe të kalonte me sukses në jug. Mehmet
Shehu me vetëm 400 forca të Brigadës i e bëri këtë gjë në
po atë kohë dhe me po atë zonë, kur i shkoi në ndihmë
Shtabit të Përgjithshëm. Por Shehu kishte përvojën e luftës
së Spanjës dhe të luftrave partizane të viteve 1942-1943,
si dhe mprehtësinë prej ushtaraku dhe guximin, kurse Spiro
Moisiut i mungonin këto të gjitha. Në të vetmin rast që
pati për ta treguar veten si ushtarak ai dështoi keq, duke
e kompromentuar edhe Enver Hoxhën, i cili u detyrua t’i
kërkonte ndihmë Shehut, gjë që nuk ua fali të dyve, por për
arsye të ndryshme. Manovra e ideuar nga Spiro Mojsiu
dështoi keq. Në librin “Historia e Luftës Nacional
çlirimtare të popullit shqiptar”, botimi i Institutit të
Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranë 1988, vol III
pranohet se si rezultat i gabimeve forcat partizane u
gjetën nën goditjet e rënda të gjermanëve dhe se Brigada II
mbeti me 40-50 vetë, Brigada e III me 80-90 vetë, ndërsa dy
batalionet “Dajti” dhe “Krujë-Ishëm” u kthyen në njësitë
(fq 441). Si rezultat i aplikimit të strategjisë gjermane
të “kesselbildung” (coptim i forcave kundërshtare dhe
rrethim grupesh të vogla, në formë kazani), Shtabi i
Përgjithshëm mbeti i izoluar nga forcat e tjera, në një
grup prej 33 vetësh (fq 450),që vendosi të kalojë në jug.
Në këto rrethana Spiro Moisiu iu kthye zakonit të vet të
hershëm, dezertimit duke i sygjeruar Hoxhës këtë strategji
që atij i pati dalë mirë gjatë gjithë karrierës. Kështu ata
ia mbathën drejt jugut, duke i braktisur forcat partizane
që i çuan në disfatë, në pyjet e çermenikës e Martaneshit.
Pra Spiro Mojsiu nuk e përmbush as kriterin e strategut që
ka fituar beteja të mëdha. Ai është një humbës i madh. Duke
mos patur nga t’ia mbante Enver Hoxha iu drejtua për ndihmë
Brigadës së Mehmet Shehut, që atëherë gjendej në jug të
lumit Shkumbin. Legjendari Mehmet Shehu u nis me 3
batalione dhe kreu atë marshimin e famshëm, duke kapërcyer
Shkumbinin dhe duke kërkuar grupin e Shtabit të
Përgjithshëm në Çermenikë e në Martanesh dhe duke u kthyer
pas pa e gjetur dot, pasi tashmë, grupi, siç pohon Enver
Hoxha tek “Mes njerëzve të thjeshtë” qe reduktuar në pesë
vetë, duke llogaritur Hoxhën dhe Moisiun. Por marshimi i
Shehut gjithsesi qe shpëtimtar për Hoxhën dhe grupin e tij,
pasi gjermanët menduan se grupi i Shtabit të Përgjithshëm
qe bashkuar me forcat e Shehut dhe u vunë në ndjekje të
tyre me të gjitha forcat, duke i lënë grupit të Hoxhës
rrugë të lirë të tërhiqej drejt jugut. Hoxha i cili pati
humbur çdo kontakt me forcat partizane që në fillim të
dhjetorit, arriti në Korçë në mars, pas katër muajsh, për
të mësuar atje për suksesin e Shehut. Pas këtij episodi
Hoxha humbi çdo respekt për Spiro Mojsiun si ushtarak dhe
si njeri dhe madje filloi ta urrente, por nuk e hoqi nga
posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, sepse do t’ju
duhej që atë t’ja jepte një komandanti të suksesshëm, i
cili do të rrinte në krah të Hoxhës që po bëhej gati të
merrte postin e Komandantit të Përgjithshëm (maj 1944),
duke e errësuar kështu lavdinë e tij. Në kongresin e
Përmetit (maj1944), kur Enver Hoxha u bë Komandant i
Përgjithshëm, me gradën Gjeneral-Kolonel, Spiro Moisiu
ruajti postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, duke
marrë gradën e dytë më të madhe, atë të Gjeneral Majorit.
Jo keq për një nëntoger të dalë nga një kurs tre mujor për
oficerë, që pas gjashtë dezertimesh arrinte të merte një
gradë të tillë. Ky është padyshim një rast unik në
historinë botërore, ku ka patur nëntogerë e madje
nënoficerë që janë bërë gjeneralë duke luftuar, por asnjëri
nuk është bërë duke dezertuar.

Moisiu “hedh” në det anglo-amerikanët

Në një rast dezertoi i përjetshëm u bë trim i madh. Ai që
ja pati mbathur kur qe gjendur para zogistëve, italianëve,
grekëve, gjermanëve, u tregua “burrë” para
anglo-amerikanëve! Në shtator 1944 Komandanti i trupave
anglo-amerikane për rajonin e Mesdheut, gjenerali Uillson i
kërkoi Komandës së Ushtrisë partizane që në Shqipëri të
zbarkonin forca anglo-amerikane të cilat do të luftonin së
bashku me forcat partizane kundër gjermanëve. Por Enver
Hoxha nuk mund ta pranonte këtë gjë pasi kishte frikë se
mos forcat anglo amerikane mbeteshin në vend dhe atëherë
Shqipëria do të orientohej nga perëndimi dhe jo nga lindja
komuniste. Por Enver Hoxha si dinak që ishte nuk deshi t’ua
komunikonte vetë përgjigjen negative abatëve, pasi kishte
filluar të mendonte për njohjen e qeverisë së vet nga
aleatët, gjë për të cilën donte të ruante një imazh të mirë
tek ata, prandaj Enver Hoxha ngarkoi Spiro Mojsiun me
detyrën që tu jepte përgjigjen negative shefit të Misionit
Britanik, nënkolonelit Palmer, të cilën ky i fundit duhej
t’ia përcillte gjeneralit Uillson. Lidhur me këtë në librin
“Historia e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të
Popullit Shqiptar”(1989) thuhet: Uillsonit përgjigja iu dha
nga Spiro Mojsiu, shef i Shtatmadhorisë së UNçSH, nëpërmjet
Palmerit. Përgjigja ishte një mospranim përfundimtar”.
(“Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të
popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve
Marksiste-Leniniste, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë
1989, fq.444). Ky version konfirmohet dhe nga raporti që
misioni britanik i bëri qëndrës së vet në Bari (Arkivi i
Institutit të Historisë, dokumente angleze, Raport i
misionit ushtarak britanik në Shqipëri, 5.10.1944, FO.
371/43554.PRO). Enver Hoxha tek “Rreziku anglo-amerikan për
Shqipërinë” thotë madje se aleatëve iu tha se ata do të
hidheshin në det në rast se do të zbarkonin. Ironia është
se sot emri i njeriut që i ka kërcënuar anglo-amerikanët se
do ti hedhë në det, do ti vihet Akdemisë Ushtarake
shqiptare, e cila do të përgatitë oficerë për ushtrinë
shqiptare, që synon të bëhet pjesë e NATO-s ku SHBA dhe
Britania e Madhe përbëjnë forcën kryesore!? Në Akademinë
Ushtarake do të bëhet së paku një stendë ku do të paraqitet
jeta dhe veprimtaria e njeriut emrin e të cilit do të mbajë
ky institucion akademik. A do të paraqitet ky episode atje?
Nëse jo akademia do të prezantohet që në hyrje si një
institucion joserioz ku falsifikimi fillon që te emir i
vet. Në rast se ky episode do të shënohet atëherë
ç’frymëzim do të përbëjë ky për studentët, atë se duhet ti
kërcënojnë për t’i hedhur në det aleatët tanë amerikanë?
Kjo qe bëma e fundit e Spiro Mojsiut në luftë. Në nëntor
1944 kur udhëheqja partizane me Enver Hoxhën që duke
udhëtuar nga Berati për në Tiranë, Spiro Mojsiu u sëmur dhe
e lanë në një fshat të Beratit derisa të përmirësohej. Por
duke qënë se Spiroja qe një njeri që nuk binte në sy, atë e
harruan dhe vetëm në janar u kujtua dikush të pyeste se ku
është Spiro Mojsiu dhe çuan njerëz për ta marrë. Kush nuk e
beson këtë histori le të shohë fotografinë që paraqet
udhëheqjen partizane duke hyrë në Tiranë, në 28 nëntor
1944, ku Spiro Mojsiu nuk është në krah të Enver Hoxhës,
siç i takonte.

E vërteta mbi rënien e Spiro Moisiut

Në dosierin për jetën e Spiro Moisiut që ka botuar “Gazeta
Shqiptare”, sipas të dhënave të Alfred Moisiut, në 26
qershor 2002 thuhet se: Spiro Mojsiu e kundërshtoi Enver
Hoxhën në shtëpinë e këtij të fundit, gjatë një debati të
acaruar për vënien e ushtrisë shqiptare nën tutelën e asaj
jugosllave. Sipas kësaj parrulle historike të
trashëgimtarit, Spiro Moisiu ka kundërshtuar ardhjen e
instruktorëve ushtarakë jugosllavë në Shqipëri dhe pasi
është grindur me Enver Hoxhën është çuar dhe ka ikur, duke
e lënë këtë të fundit vetëm me Koçi Xoxen. Në rast se
gjërat do të kishin shkuar kështu, Spiro Mojsiu do të qe
arrestuar e pushkatuar që në vitin 1945, sepse jo vetëm në
këtë vit, por as në 1948, derisa Enver Hoxhës nuk i erdhën
letrat e Stalinit me kritikat për Titon, nuk guxonte kush
në udhëheqjen shqiptare t’i kundërshtonte në këtë mënyrë
jugosllavët. Dhe në vazhdim të përrallës historike, Enver
Hoxha, duke qënë se Spiro Mojsiu vazhdonte t’i
kundërshtonte jugosllavët, në vitin 1946 e shkarkoi nga
posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duke
e zëvendësuar me Mehmet Shehun. Në dossier-in e 26
qershorit 2002 thuhet se “gjatë dorëzimit të detyrës çelsat
e zyrës Spiro Mojsiu ia hodhi Mehmet Shehut tek këmbët”
(fq.13). Në rast se Mehmet Shehu do të qe Kiço Mustaqi, kjo
edhe mund të hahej, por gjithkush e në radhe të parë vetë
Alfred Moisiu që e ka patur epror në Ministrinë e Mbrojtjes
për disa vite, e di se në rast se Spiroja do t’ja kishte
bërë këtë gjë Mehmetit, atëherë do të kishte shkuar tek
këmbët e Mehmetit pas çelsave, pasi ky i fundit do t’ja
kishte shkrehur gjithë karikatorin e pistoletës. Sepse
është absolutisht e vërtetë që nuk mund ta pranonte Mehmet
Shehu një ofendim të tillë nga njeriu që dimrin e 1943-1944
pati humbur pyjeve si bari dhe që i pati kërkuar atij
ndihmë për ti shpëtuarjetën. Por cila është e vërteta e
shkarkimit dhe e nxjerjes në pension të Spiro Moisiut në
vitin 1946. Dy janë arsyet për të cilat e bëri Hoxha këtë
gjë. E para se në vitin 1946 në Greqi filloi lufta civile
ku Jugosllavia dhe Shqipëria komuniste mbështesnin krahun
komunist. Në teritorin shqiptar bëhej stërvitja e forcave
komuniste greke dhe prej këtij teritori furnizoheshin me
armë, ushqime dhe veshje forcat komuniste në Greqi. Kjo çoi
në incidente të armatosura mes forcave shqiptare dhe atyre
qeveritare greke. Në rrethanat kur këto incidente mund të
shkallëzoheshin deri në luftime në përmasa të mëdha, siç
ndodhi në 1949, nuk qe e arsyeshme që në krye të Shtabit të
Përgjithshëm të qe një gjeneral me origjinë greke si Spiro
Moisiu, që për më tepër kishte pasur lidhje me ushtarakë të
lartë grekë, në vitin 1940 kur dezertoi nga lufta
italo-greke. Arsyeja tjetër qe se Spiro Moisiu pati disa
probleme shëndetësore. Në vitin 1946 kur shkoi të
inspektonte stërvitjen e një brigade ushtarake në kufirin
me Greqinë, Moisiut iu krijua idea e çuditshme se kjo
stërvitje ushtarake qe gjueti derrash të egër. Për ta
mbyllur këtë histori pa e cënuar reputacionin e Moisiut,
Enver Hoxha e nxori në lirim dhe e emëroi Kryetar të
Shoqatës së Gjuetarëve të Shqipërisë, duke thënë se ai e
kishte pasion gjuetinë më tepër se stërvitjen ushtarake.
Një konfirmim të tërthortë të këtij versioni e ka bërë
Presidenti Alfred Mojsiu, kur në emisionin “Opinion”, në
TV-Klan, në 28 nëntor 2002, deklaroi se gjatë karierës së
vet e ka marrë katër herë pistoletën për të vrarë veten.
Pra, kjo tregon e trashëgimia gjenetike determinon fisin e
Moisinjve. Që Spiro Mojsiu u nxorr në lirim që në moshën 46
vjeç për shkak se pati kundërshtuar Enver Hoxhën, kjo
vërtetohet tërthorazi dhe nga fakti që i biri i tij, Alfred
Mojsiu bëri një karierë të madhe gjatë regjimit të Enver
Hoxhës, duke arritur deri në zëvendës ministër i Mbrojtjes,
në vitin 1981. Në vitet 1971-1981, Alfred Moisiu mbajti
postin e Drejtorit të Përgjithshëm të armës së Xhenjos dhe
Fortifikimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo qe periudha
kur u realizua çmenduria e madhe e ndërtimit të 600 mijë
bunkerëve në territorin e Shqipërisë prej 28 mijë
kilometrash katror. Alfred Moisiu qe njeri nga kuadrot që e
planifikoi dhe e zbatoi idenë e çmendur të këtij
bunkerizimi të vendit dhe atij nuk do ti besohej kjo detyrë
nëse i ati i vet, Spiro Moisiu, do të kish patur guximin
të kish kundërshtuar dikur njëriun më të fortë të sistemit
kopmunist, Enver Hoxhën

Si mund të nderohet Spiro Mojsiu?

Natyrisht fakti që Akademia Ushtarake nuk e meriton ti
vihet emri Spiro Moisiu nuk do të thotë se ky i fundit nuk
meriton të nderohet në një mënyrë tjetër. Kështu p.sh emri
i tij mund t’i vihet bazës ushtarake të Bisht Pallës, që
sot u është dhënë grekërve edhe nga firmosja e marrëveshjes
prej birit të tij që është Komandant i Përgjithshëm i
Forcave të Armatosura. Aq më tepër që në 1940, Spiro Moisiu
u dha grekërve Korçën e Pogradecin.
 

ados

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

ku jane gjetur keto te dhena..apo jane botuar ne ndonje gazete..histori tjeter qe mund te hap avaze ne prag te zgjedhjeve..
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

E Papame fare. Ndoshta do u duket si e gjate por ja vlen ta lexosh te gjith. Ka fakte te pakundershtueshme.

ados hy andej nga seksi ti, ske pune me politiken /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

sex=politike o salvator cufi..
sa per shkrimin ja dergova me email plakut tim qe ka qene oficer..
shokues,nuk e di nese ka baze autori
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Po Autori i nxjer te dhenat nga librat ku i ka marre. Mua me duken fakte bindese. Sidomos nja 2 ishin gallat fare. aq me teper ajo e shkolles se mesme /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

thua te jene marre nga ai libri i asaj mirandes... nuk me kujtohet mbiemri i saj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

shum artikull i gjat ky... se skam as nerva te lexoj

po ky rrushi xhaxhi Moisiu... e ka shrujt ktu qe jam me origjin Ebrejsh...?

se Moisiu = Moze e ka thon dikur
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Lexoje te gjith se ka gallat. Se nuk eshte muhabeti vetem se eshte hebre apo grek. Ka me shume gallat ne te.
 

gentius

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Ti qe na thua, lexoje-lexoje, fillimisht nga e cila gazete e ke marre kete artikull qe te dijme besushmerine e burimit, sot nuk ka ngelur njeri pa u permbaltur nga militantistet dhe "Pinoku".
 

99999

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Qe familja e tij vjen nga nje vend tjeter kjo merret vesh.
Mos thoni pastaj qe pse Shqiperia nuk perparon. Me ke do perparoje ? me nje parti socialiste qe drejtohet nga shqiptaret me origjine te huaj(greke, çifute, vllej, sllav).Shikoni te tere militantet e ps-s. milo, majko, nano....
 

qartesia

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Lexoje te gjith se ka gallat. Se nuk eshte muhabeti vetem se eshte hebre apo grek. Ka me shume gallat ne te.

[/ QUOTE ]

Gallata me e madhe eshte se paskan qene brezë pas brezash ne detyra te rendesishme a thua te kete ardhur kjo gje nga qe jane te pa-afte dhe te pazote apo...........

Linkun e sakte nga e ke marre a mund te na e sjellesh ose emrin e gazetes ne te cilen eshte botuar ky artikull.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Nqs merr seriozisht Kastriot Myftarajn atehere nuk ke ca shkruan me, i ka nxjerre te gjithe politikanet shqiptare cifute. /pf/images/graemlins/smirk.gif Moisiu ishte i fundit qe kishte mbet.
E fton ndonjehere Arian Cani tek Zone e Lire (tek pjesa ku fton njerezit e cuditshem), munda ta degjoni ndonjehere live aty.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

nuk eshte e vertete qe ky shkrim po del ne prag te zgjedhjeve. Ky ka dale qe ne prill te 2005 ne Gazeta SOT. Dhe brez pas brezi kan pas detyra te rendesishme se kan qen spiuna. Skan majt nje qendrim por aty ku te kishin interes.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

kush me ben nje sinteze te shkurter mbi artikullin se pertoj ta lexoj /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

ne kete nenforum behet politike dhe jo biografi!

tema transferohet!

PARA SE TE POSTONI TEK POLITIKA LEXONI KETU
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

per mendimin tim me mire ta kishim fut temen tek ballkani ky zjarr i fshehur. se nuk ka lidhje me shqiperine Moisiu /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Dosja e të vërtetave të Presidentit Moisiu

Nenen e kam nga Shkodra. Qe Shkodra njihet si qyteti me me kulture i veriut. Babin e kam nga Frasheri i Permetit. Dhe vet ne Frasher te permetit kam lindur qe njihet si vendi me patriota e rilindas te shquar ne te gjith Shqiperine. Boji vet llogarite.
 
Top