Dorehiqet Haradinaj

OROSHI

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Fillimisht postuar nga B-More's Finest:
[qb] me fjale te tjera doja te thoja qe shqiptarit historikisht ja ka bere te keqen shqiptari...e megjithate nuk e nderroj te qenit shqiptar me asgje ne bote [/qb]
Nuk po flitet per nderrim,sepse edhe po deshe ti nuk te prano askush ne gjirin e vet,por gabimet/fajet tona duhet ti pranojme me guxim qytetar perndryshe do vazhdojme te bejme faje edhe me tej dhe ato qe do dalin shqiptaret me te paster do jene magjypet,si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove!!!
Qe ne UCK ka pas poersona qe kane shfrytezu situaten per te la hesapet personale kete se lun as topi!
Keta persona duhet te denohen sesben!!
Se kush jane ata besoj populli e vertetoi me voten e tij!
Qe ka pas persona(me influence) te cilet u munduan te vendosin rendin komunist ne Kosove(ne shekullin XXI :eek: )edhe kete e pame mire!

Pra duhet sa me shpejt t'i abandonojme keta persona shum te damshem per interesat kombetare!!
 

arun

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Deklarata e LQSHA ne mbrojtje te Kryeminsitrit te Kosoves


Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i pergjigjet akuzes ndaj Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj.

Nje editorial i gazetes New York Times me 9 Mars 2005 deklaronte se doreheqja e Ramush Haradinajt nga posti i tij si kryeminister i Kosoves, ne vijim te ngritjes se akuzes kunder tij nga Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish Jugosllavi ne Hage, ua dha “shqiptareve etnike te Kosoves nje shans te ri per te treguar se ata e meritojne pavaresineâ€. Perkundrazi, ngritja e akuzes kunder Ramush Haradinajt do te thote nje shans i humbur per Kosoven dhe per bashkesine nderkombetare per te sjelle paqe dhe stabilitet afatgjate ne Balkan tani dhe jo ne nje kohe te papercaktuar ne te ardhmen.

Ramush Haradinaj nuk beri masakra. Ai luftoi per ta cliruar popullin nga pushtimi serb, ne vijim te dhjeteve viteve pushtimit me brutal ne zemren e Evropes qe nga periudha naziste. Ai eshte nje hero i dekoruar i Luftes se NATO-s te vitit 1999 ne Kosove, ku dhane jeten dy vellezerit e tij, Shkelzen dhe Luan. Pas luftes ai luajti nje rol kryesor ne transformimin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne nje trupe mbrojtese dhe pastaj u be politikan. Ai eshte nje mendimtar perparimtar dhe human qe e ndertoi nje parti politike, Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, ishte deputet ne te dyja zgjedhjet kombetare parlamentare, fitoi nje grade shkencore si jurist dhe pastaj u mbeshtet njezeri nga partia e tij per t’u bere kryeminister. Ne te gjitha keto, Ramush Haradinaj i shembellen Nelson Mandeles, te cilin ne nuk duhet te harrojme se dikur ishte quajtur “terrorist†nga kundershtaret dhe denigruesit e tij pse ai perpiqej ta clironte popullin e tij nga aparteidi.

Perkunder raporteve te shtypit perendimor, Ramushi eshte i respektuar dhe i besuar nga shqiptaret, nga shume serbe te Kosoves dhe perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare ne Kosove. Keta e kane cmuar ne menyre te perseritur ate per etiken e tij te shkelqyer te punes, per aftesine e tij per te arritur rezultate dhe per shpirtin e tij te paster demokratik. Kjo eshte arsyeja pse Soren Jessen-Petersen, kryeadministratori i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Me 8 mars, shprehu keqardhjen e tij qe ai nuk do te “punonte me gjate me nje partner dhe mik te ngushteâ€, dhe ai e duartorkiti Haradinajn per “dinjitetin, pjekurine dhe trimerine ne venien e interesit te Kosoves mbi interesin e tij†duke dhene doreheqjen nga posti i tij dhe duke u dorezuar vete vullnetarisht ne Hage.

Beogradi ka drejtuar nje fushate shpifese ne shtyp kunder Haradinajt, pjeserisht sepse ai ishte nje nga komandantet me te zote kunder forcave te Sllobodan Milloshevicit, por para se gjithash per shkak se ai ishte ndoshta i vetmi politikan shqiptar i afte per t’i bashkuar faktoret e ndare politike shqiptare dhe bashkesite e pakicave etnike ne rrugen per arritjen e shtetit te pavarur. Ai prandaj paraqiti nje kercenim ndaj aftesise se vazhdueshme te Beogradit per t’i manipuluar serbet e Kosoves dhe per ta destabilizuar rajonin per hir te avantazheve politike te Serbise.

Nga ana e tij, Ramush Haradinaj ne konferencen e tij per shtyp, tha: “Ne kemi bere nje rruge te gjate qe nga viti 1999 dhe tani jemi afer arritjes se pavaresise sone. Te gjithe ne duhet te jemi gati qe t’i sakrificat e nevojshme ne menyre qe vendi yne, pas shekujsh te sakrificave dhe vuajtjeve te populli tone, me ne fund te arrij pavaresine qe e meriton. Sot une jam thirrur te beje edhe nje sacrifice te cilen kurre nuk do te besoja se do te me kerkohej. Une e ndjej veten te fyer nga ky proces. Une e ndjej se po me largojne nga puna ime ne nje kohe kur une jam duke dhene maksimumin per vendin tim. Por mua me duhet ta pranoj ate per hir te vendit tim dhe per te miren e ne te gjitheve.â€

Ne besojme se akuza e padrejte ndaj Haradinajt dhe doreheqja e tij vullnetare si kryeminister eshte nje sacrifice te cilen ai kurre nuk kishte per ta bere. Ramushi eshte ne burg, sepse Kosova nuk eshte nje shtet sovran, dhe prandaj ish anetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves nuk e kane te njejten mbrojtje si te tjeret. Nderkohe qe kriminelet reale te luftes, si komandantet e serbeve te Bosnjes Ratko Mlladic dh Radovan Karaxhic- te cilet jane pergjegjes per vrasjet genocidale te 7000 burrave dhe djemve muslimane boshnjake ne Srebrenica- mbeten te lire. Dhe ky eshte thelbi i ceshtjes: Nen presionin qe te duket si i baraspeshuar politikisht dhe gjithashtu duke u perpjekur ta ledhatoje Serbine qe t’i dorezoje Mladicin dhe Karaxhicin, Gjykata e Hages e ka akuzuar Ramush Haradinajn. Duke bere keshtu, gjykata ka hequr dore nga misioni i saj historik per te sjelle drejtesi ndaj viktimave te lufterave ne Ballkan. Nese qellimi eshte te arrihet paqa afatgjate ne Evropen Juglindore, atehere bashkesia nderkombetare nuk duhej te jete pjesetare ne krijimin e nje shikimi revizionist te historise ne te cilin viktimat e sundimit te terrorit te Milloshevicit te jene te ripercaktuar si krimberes. Nuk ka barasvlere morale midis terrorizmit te Serbise te sponsorizuar nga shteti ne duart e nje diktatori tani te akuzuar per krime lufte, Sllobodan Milloshevicit, dhe luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves te cilet kishin trimerine te mbronin popullin e tyre kunder padrejtesive te medha.

Qe nga koha kur Lufta e Kosoves mbaroi ne qershor 1999, Beogradi ka qene duke u perpjekur deshperimisht te krijonte nje barazi te rreme ne mendjet e politikberesve dhe te publikut midis masakrave qe kryen forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe dhe perpjekjeve te UCK-se per t’i mbrojtur civilet e pafajshem. Eshte koha qe bashkesia nderkombetare te sjelle ne kujtese se Sllobodan Milloshevici dhe xhelatet e tij bene kater luftera agresionesh ne Evropen Juglindore ne vitet 1990, rezultat i te cilave ishte shperngulja me force e kater milione boshnjakeve, kroateve, shqiptareve, romeve dhe vrasja e me shume se 350000 burrave, grave dhe femijeve, perfshire te pakten 10000 shqiptare te Kosoves (3000 shqiptare te Kosoves nuk jane gjetur ende deri sot) nga duart e forcave serbe. Numri i shqiptareve te vdekur do te kishte qene shume here me i madh nese Ushtria Clirimtare e Kosoves dhe NATO, udhehequr nga qeveria e SHBA, nuk do te kishte nderhyre. Ne duhet ta deshmojme kete histori dhe te kembengulim se vrasja e serbeve pas luftes nga individe shqiptare te dermuar psikologjikisht (si dhe nga disa elemente kriminale, shqiptare dhe serbe), megjithese nuk duhej te kishte ndodhur, nuk eshte e barasvlereshme me genocidin serb kunder shqiptareve. Ne duhet te kembengulim qe Perendimi me ne fund te perballet me bashkefajesine e tij ne lufterat e Ballkanit, te cilat ishin pjeserisht te bazuara ne me shume se njeqind vite te racizmit antishqiptar.

Akuza kunder Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj eshte nje travesti e drejtesise, nje tragjedi e Kosoves, nje kthim prapa, shpresojme plotesisht te jete vetem i perkohshem, per ceshtjen e paqes afatgjate ne Evropen Juglindore. Tani duhet ta marrim veten nga pikellimi dhe zemerimi dhe te bashkohemi ne nje fushebeteje reale ne perpjekjen e perbashket per te kerkuar pavaresine e Kosoves: shtypi dhe parlamentet e botes. Kjo eshte gjeja me e madhe qe ne mund te bejme per Kosoven, per Ramush Haradinajn dhe per veten tone.

www.aacl.com

Mars 2005
 
Top