Dorehiqet Haradinaj

S6T6N6

Forumium maestatis
Dorehiqet Haradinaj

Kryeministri, Haradinaj i drejtohet qytetareve te Kosoves me nje deklarate


PRISHTINE (8 Mars ) -Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj nepermjet nje deklarate u eshte drejtuar qytetareve te Kosoves: Qytetare te Kosoves, Lufta e fundit ne Kosove la se paku 12 000 te vrare dhe qindra mijera te tjere te fyer e te perdhunuar. Me shume se 120 000 shtepi dhe prona te djegura dhe me se nje milion qytetare te larguar me force nga shtepite e tyre ne nje kampanje brutale te spastrimit etnik. Lufta jone per liri ka kerkuar teper sakrifica. Edhe sot e kesaj dite me mijera familje perballen me dhimbjen dhe ankthin per me te dashutrit e tyre fati i te cileve nuk dihet. Dhe ne ende nuk e kemi perfunduar punen. Ne anen tjeter, ne e kemi kaluar nje rruge te gjate qe nga viti 1999 dhe tani jemi afer arritjes se pavaresise sone. Kjo do te jete arritja me e madhe per Kosoven dhe ne te njejten kohe edhe fillimi i rruges drejt Unionit Europian dhe NATO-s. Ne tre muaj qe qeveria te cilen une e udhehoqa dha betimin, ne kemi bere perparime te cilat pakkush i ka pritur, sidomos ne drejtim te permbushjes se standardeve te cilat i percaktoi bashkesia nderkombetare ne menyre qe te ecet perpara drejt statusit final te Kosoves. Ky status per ne ishte dhe mbetet vetem pavaresia e plote dhe sovraniteti i vendit. Ne kemi treguar fuqishem se do te punojme gjithmone me perkushtim drejt krijimit te nje shteti demokratik, tolerant te prosperuar dhe te respektuar si nga vete qytetaret tane ashtu edhe nga e gjithe bota mbare. Gjate kesaj kohe bashkesia nderkombetare na ka kuptuar drejt dhe ka bashkepunuar me ne ne menyren me konstruktive. Perfaqesuesi i Sekretarit te Pergjithshem te OKB Zoti Jessen-Petersen ka qene nje bashkepunetor shume i mire imi dhe nje mik i madh i Kosoves. Qytetare te Kosoves, Asgje nuk guxon ta ndale rrugen tone tani. Secili prej nesh, cilidoqofte duhet te jete i gatshem qe te beje sakrificen e duhur ne menyre qe me ne fund pas shume shekujsh vuajtjesh e sakrificash populli dhe vendi yne ta arrije mevehtesine e merituar. Sot une jam thirrur te bej edhe nje sakrifice gje qe kurre nuk kam besuar se do te ndodhe. Tani jam informuar se Tribunali i Hages e ka leshuar nje aktpadi kunder meje. Fillimisht me duhet te them para jush se jam i pafajshem per cfaredo krimi qe me ngarkohet. Kete e them sepse une para se gjithash jam pergjegjes para popullit tim. Te gjitha veprimet e mia ne lufte kane qene ne pajtim me moralin e luftes, me rregullat nderkombetare dhe me kodin e burrerise. Me pare thashe se kam punuar gjate gjithe kohes per ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe te denje per te qene pjese e botes se perparuar. Kjo ne vetvete do te thote edhe bashkepunim me drejtesine nderkombetare sado e padrejte te jete ne kete moment. Ndjehem i fyer me kete proces, ndjehem i prekur thelle, ndjej se po me largojne nga puna ne kohen kur isha duke e dhene maksimumin per vendin tim por me duhet ta pranoj per hir te vendit dhe per hir te te gjithe neve. Une jam nje njeri i Kosoves dhe me deshire sakrifikohem per vendin tim. Prandaj une e pranoj kete barre. Ne te njejten kohe kerkoj edhe nga ju qe ta pranoni kete fakt. Kerkoj nga ju te gjithe qe te pranoni dicka ce eshte gati e pamundshme per t"u pranuar por bejeni kete per t'i bere nder vendit dhe kombit. Kerkoj nga ju qe te mendoni per interesin madhor te vendit. Bashkesia nderkombetare e ka bere nje gabim te madh kur e ka krijuar nje tribunal i cili i trajton luftetaret e lirise njesoj me agresoret qe shkaterruan popuj te tere dhe e kthyen rajonin ne germadha. Deshiroj te besoj se ka qene nje gabim pa dashje. Deshiroj te besoj se ata nuk kane dashur qe kjo te ndodhe. E di qe shumica prej tyre do te jene te shokuar poaq sa jam une dhe poaq sa jeni ju. Kjo qe eshte pregatitur buron nga genjeshtrat e pregatitura ne Beograd dhe nga pazarlleqet qe disa i kane bere me qeverine e Serbise per t'i ekstraduar kriminelet serbe. Ky eshte nje gabim i bere nga disa njerez qe nuk e dine fare se cka ka ndodhur ne Kosove dhe qe nuk duan t'ia dine se cfare do te ndodhe ketu ne te ardhmen. Sidoqofte, une e di se nuk jam pergjegjes per ato qe akuzohem dhe poashtu e di se edhe gjykata do ta vertetoje kete. Ne ditet qe do te vijne une do te konsultohem me koleget e mi dhe me bashkesine nderkombetare per rolin tim ne te ardhmen. Cfaredo qe kam bere ne jeten time ka qene ne sherbim te Kosoves. Kete jam duke e bere edhe sot duke pranuar dicka qe nga aspekti i drejtesise eshte e papranueshme. Tani dua t'iu falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen e vazhdueshme qe ma dhate ne kohet me te veshtira. Dua ta falenderoj Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. Dua t'i falenderoj koleget te Koalicionit per punen e tyre, dua ta falenderoj Presidentin Rugova dhe Kryetarin e Kuvendit Daci per mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme. Falenderime te sinqerta poashtu iu dergoj zotit Jessen-Petersen dhe Gjeneralit de Kermabon per miqesine e sinqerte qe treguan ndaj meje. Une sot jap doreheqje nga posti i Kryeministrit te Kosoves. Nga koleget e mi te koalicionit qeverises kam kerkuar qe ta vazhdojne bashkepunimin nderinstitucional dhe ta forcojne koalicionin qeverises. Vetem ne kete menyre Kosova do te arrije t'i permbushe aspiratat e veta ne afat sa me te shkurter. Kjo eshte edhe nje nderprerje ne rrugen tone drejt lirise, demokracise dhe sovranitetit, por iu premtoj se asgje dhe askush nuk mund ta ndale rrugen tone drejt pavaresise. Mirupafshim dhe faleminderit, - perfundon deklarata e Kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj drejtuar qytetareve te Kosoves. . em/em(NEWS24/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Ish ministri i jashtem shqiptar, Milo: Doreheqja e parapregatitur
Lajmi i ores 2:30 PM

PRISHTINE (8 Mars ) -Doreheqja e kryeministrit te kosoves Ramush Haradinaj eshte shoqeruar me reagime dhe nga deputete shqiptare. Ish ministri i jashtem Paskal Milo e ka cilesuar te parapergatitur doreheqjen e Haradinajt, duke u shprehur se ky akt tregoi pergjegjshmerine e tij ndaj transparences se kesaj ceshtjeje. Doreheqja deklaroi Milo nuk do te kete ndikim ne stabilitetin e deritanishem te Kosoves, pavaresisht influences se Haradinajt. Nderkohe ne aktakuzen e gjykates se Hages jane shtuar dhe dy emra te tjerete ish krereve te UCK-se, Lahi Brahimaj dhe Agush Alushi.. em/em(NEWS24/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Kryeministri i perkohshem, Salihaj: Shpresojme qe zoti Haradinaj do te jete i pafajshem
Lajmi i ores 2:45 PM

PRISHTINE (8 Mars ) -Zevendeskryeministri Adem Salihaj pasi shprehu keqardhjen e tij per aktakuzen e ngritur ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se shpreson qe zoti Haradinaj do te dale i pafajshem. "Shpresojme qe zoti Haradinaj pasi te shkoje ne Hage do te sqarohet se eshte i pafajshem. Deshira jone eshte qe te jete i tille dhe te vazhdoje kontributin e tij per ceshtjen e procesit te pavaresise se Kosoves", tha Salihaj. Duke vleresuar punen e Kryeministrit Haradinaj ne krye te qeverise, ai deklaroi se tre muajt e pare ishin muajt me te suksesshem te qeverise qe nga themeli i saj deri me tani. "Proceset kane ecur aq shpejt saqe ishte ne horizont edhe ceshtja e statusit te pavaresise se Kosoves", u shpreh Salihaj. "Ne do te bejme perpjekje qe te jemi nje qeveri kompakte, nje qeveri e mire, sic ka punuar deri me tani. Kerkesa ime e pare do te jete qe kryeministri i ri te zgjidhet ne nje afat sa me te shkurter te mundshem", duke shprehur bindjen se qeveria do te jete edhe me tutje stabile dhe me nje sukses ashtu sic ka punuar ne keto 1OO dite e para. Ai tha se qeveria do ta vazhdoje punen dhe ne baze te Kornizes Kushtetuese postin e kryeministrit do ta ushtroje zv.kryeministri deri ne zgjedhjen e kryeministrit te ri. . em/em(NEWS24/BalkanWeb)
 

redhat

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

.


Rrug te mbare Ramushit ne Hage e ardht faqe bardhe..
e shkofshin ne Hage ata qe e meritojne..



.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Shpresoj qe doreheqja e tij nuk do te shkaktoje trazira ne Kosove, gje qe do te ishte ne sherbim te qellimeve te Serbise.
 

Marjeta

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Fillimisht postuar nga TranofiljA:
[qb] Shpresoj qe doreheqja e tij nuk do te shkaktoje trazira ne Kosove, gje qe do te ishte ne sherbim te qellimeve te Serbise. [/qb]
na mbetet vetem t'shpresojm...une per veten time, personalisht nuk e dua nje gje te till, dua shtetin, dua pavarsin me shume se c'do gje!

Humbje e madhe eshte per Kosoven humbja e Ranush Haradinajt, por fotore me e madhe do jet Pavarsia.

Past faqen e bardh per t'gjitha c'ka bere deri me tani!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

po po dhe une dakort jam... nuk mundet te rrinte peng kosova... me vendosjen e haradinajt ne krye te ekzekutivit filloi te ridiskutohej prap statusi perfundimtar... keshtu qe udha e mbare ramush :wave:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Rugova apel per qetesi: Doreheqja e Haradinajt gjest patriotik, te respektojme vendimin

Lajmi i ores 4:40 PM



Ibrahim Rugova
PRISHTINE (8 Mars) -Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova reagon per doreheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit te Kosoves dhe shpreh keqardhjen per aktakuzen e ngritur ne emer te Haradinajt. "Une si president i Kosoves jam njoftuar sot paradite per doreheqjen e Haradinajt. Shpreh keqardhjen time, por e cmoj shume gjestin e Haradinajt per bashkepunim me Gjykaten e Hages. Te gjithe e dime qe Haradinaj ka luftuar per lirine e pavarsine e Kosoves. Por jam i bindur se drejtesia do t'a thote fjalen e vet. Gjesti i Haradinajt eshte nje gjest i madh patriotik per lirine e pavarsine e Kosoves. Prandaj u bej apel qytetareve te Kosoves te ruajne qetesine e te respektojne vendimin e Haradinajt", eshte shprehur Rugova per mediat. Sipas Rugoves Qeveria nen drejtimin e Haradinajt ka treguar efikasivitet dhe kreu i qeverise ka dhene kontributin e tij ne makrostabilitetin e Kosoves. Rugova thekson se mbi te gjitha do te respektohet ligji dhe kushtetuta. db/db (NEWS24/Balkanweb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Kryeadministratori i Kosoves Petersen reagon pas doreheqjes se Haradinajt

Lajmi i ores 3:35 PM



Soren Jesen Petersen
BRUKSEL (8 Mars) -" E kam marre parasysh vendimin e Haradinajt per te dhene doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe e respektoj vendimin e marre prej tij, por nuk mund ta fsheh faktin se largimi i tij do te lere nje boshllek te madh. Fale udheheqjes dinamike te Haradinajt dhe vizionit te tij, Kosova sot eshte me afer se kurre me pare, permbushjes se aspiratave te saj per vendosjen e statusit ne te ardhmen . Personalisht jam i trishtuar qe nuk do te punoj me me nje me nje partner dhe nje mik te afert. Me vendimin e marre, zoti Haradinaj edhe nje here, vendosi interesin e Kosoves mbi ate personal. Eshte e rendesishme qe populli i kosoves t'i pergjigjet me te njejtin dinjitet dhe maturi, si ajo e treguar prej tij. Une e kuptoj ndjenjen e shokut dhe zemerimit qe keto zhvillime kane shkaktuar megjithate une i bej thirrje popullit te Kosoves te shprehe ndjenjat e tij ne nje menyre paqesore. Nje pergjigje e dhunshme nuk do ta ndihmoje Kosoven, por vetem do t'u sherbeje interesave te atyre qe duan te bllokojne zhvillimin e metejshem te saj. Nje menyre e tille reagimi do te jete nje hap mbrapa per gjithcka qe Kosova ka arritur deri tani dhe do te hedhi poshte te gjitha arritjet deritanishme, sidomos ato te relizuara gjate udheheqjes te zotit Haradinaj. Vendimi i marre nga Haradinaj per te bashkepunuar me Gjykaten e Hages konfirmon pafajesine e tij, i cili edhe pse eshte i dhimbshem per te, familjen e tij, Kosoven dhe per miqte e tij te shumte, perfshire ketu dhe UNMIK-un, eshte ne te njejten kohe shembull i rritjes se maturise politike te Kosoves si nje pjesetare e pergjegjshme e komunitetit nderkombetar. Une besoj se zoti Haradinaj do te jete ne gjendje t'i sherbeje perseri Kosoves per nje te ardhme me te mire, per te cilen ai ka sakrifikuar dhe kontribuar kaq shume. Eshte e rendesishme qe ne te gjithe te ruajme gjakftohtesine gjate ketyre diteve te veshtira. Ne perputhje me rregullat zevendeskryeministri do te udheheqe perkohesisht qeverine. Nderkohe une do te punoj me liderat kosovare per te siguruar, sa me shpejt te jete e mundur, qe ekziston nje qeveri e cila do te vazhdoje punen, pune e cila do ta shpjere Kosoven drejt gjithashtu drejt bisedimeve per statusin. U bej thirrje te gjithe liderave politike te tregojne pergjegjesi duke u bashkuar rreth qellimeve te Kosoves ne kete moment kritik. Bashke , ne mund t'i kalojme veshtiresite e momentit dhe te ecim perpara per permbushjen e qellimeve te Kosoves per liri, demokraci, stabilitet multi-etnik dhe prosperitet. . em/em (/Balkanweb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Komandanti i KFOR-it, Kermabon i ben thirrje popullit te Kosoves te ruaje qetesine

Lajmi i ores 3:00 PM



arkiv
PRISHTINE (8 Mars) -Komandanti i KFOR-it Kermabon ne nje konferece per shtyp i beri thirrje popullit te Kosoves qe ne kete dite te veshtire te respektoje vendimin e ish kryeministrit Haradinaj dhe te qendrojne te qete. Ai theksoi se KFOR ndodhet aty per te siguruar nje mjedis te qete por nenvizoi faktin se liria eshte pergjegjesi e te gjitheve. Per te patur nje jete te qete dhe nje shoqeri demokratike te perbashket Kermabon beri te ditur vazhdimin e bashkepunimit me policine e Kosoves dhe ate te UNMIK-ut. em/em (/Balkanweb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Pas Haradinajt jep doreheqjen edhe ministri i Punes dhe Mirqenies Sociale, Ahmet Isufi

Lajmi i ores 6:00 PM

PRISHTINE (8 Mars) -Mesohet se pas doreheqjes se Haradinajt ka dhene doreheqjen dhe nje minister tjeter i kabinetit qeveritar te Kosoves. Ministri i Punes dhe i Mireqenies Sociale, Ahmet Isufi. Ahmet Isufi ka qene sekretar i pergjitshem i AAK-se deri ne emerimin e tij per minister te Punes dhe Mireqenies Sociale, ndersa tani eshte anetar i Kryesise se AAK-se. Gjate luftes, Ahmet Isufi ka qene komandant i UCK-se per Zonen e Karadakut, ndersa pas mbarimit te luftes, ai ka marre pjese ne cmilitarizimin dhe transformimin e UCK-se ne TMK-se ku eshte emeruar shef i Departamentit te Personelit, detyre te cilen e ka kryer deri ne maj te vitit 2000 kur ka kaluar ne jeten politike duke qene njeri nder themeluesit e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Ahmet Isufi ka lindur me 1 tetor te vitit 1961 ne Gjyrishefc te komunes se Dardanes. Ai eshte diplomuar ne Fakultetin e Filologjise, Dega e Letersise dhe gjuhes ne Prishtine. db/db (NEWS24/Balkanweb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

BE-Solana: E mirepres vendimin e Haradinajt, Kosova te perqendrohet ne implementimin e standarteve

Lajmi i ores 4:55 PM



Havier Solana
PRISHTINE (8 Mars) -Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Europian per Sigurine, Havier Solana e ka mirepritur doreheqjen e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. "Une e mirepres vendimin e Haradinajt per te bashkepunuar me Gjykaten e Hages. Bashkepunimi i plote me Hagen eshte detyrues per te gjithe", shtoi Solana. Sipas Solanes e ardhmja e Kosoves eshte nje shqetesim i perbashket i popullit kosovar dhe komunitetit nderkombetar. "Kosova ka hyre ne nje faze vendimtare dhe se 2005 eshte nje vit i rendesishem. Dhe ne kete kontekst une besoj qe populli kosovar do te reagoje ne menyre te pergjegjshme", theksoi Solana. Sipas tij Qeveria kosovare, institucionet dhe populli kosovar duhet te perqendrohen tani ne sfidat me te rendesishme qe ka perballe Kosova sic jane implementimi i standarteve. Solana theksoi se ne mes te ketij viti do te shikohet ecuria e zbatimit e standarteve dhe se nje rezultat pozitiv do t'i hapte rrugen Kosoves drejt procesit te negociatave per statusin perfudimtar. Perfaqesuesi i Larte Europian tha se BE i ka qendruar afer popullit kosovar ne momentet me te veshtira dhe se mbetet i angazhuar per te ardhmen europiane te kosoves. Kosova nuk do te kthehet ne gjendjen para vitit 1999.Kosova ka nevoje per te ecur drejt Bashkimit europain perfundoi Solana. db/db (NEWS24/Balkanweb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

Qeveria shqiptare reagon per doreheqjen: Haradinaj politikan i pergjegjshem e trasparent

Lajmi i ores 4:15 PM



Ramush Haradinaj
TIRANE (8 Mars) -Qeveria shqiptare reagon per doreheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit te Kosoves. "Republika e Shqiperise ka njohur dhe respektuar ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Nderkombetare per Krimet ne ish- Jugosllavi, duke besuar ne parimet universale te mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave te njeriut sipas konventave nderkombetare te njohura e te pranuara boterisht. Populli i Kosoves, klasa politike kosovare dhe institucionet vendore kane deshmuar se ndajne te njejtat parime, ndaj ne kete kuader ne e vleresojme lart faktin qe politikanet dhe institucionet e Kosoves kane bashkepunuar e do te vazhdojne te bashkepunojne dhe mbeshtesin kete institucion dhe gjithe institucionet e tjera partnere nderkombetare", shprehet zedhenesi per shtyp ne Kryeministri, Aldrin Dalipi. Ne kete kuader Qeveria e Shqiperise i ben thirrje klases politike te Kosoves dhe gjithe aktoreve te tjere vendore qe te forcojne bashkepunimin e tyre vecanerisht me UNMIK. Zoti Ramush Haradinaj eshte vleresuar gjithnje si nje interlokutor i angazhuar jo vetem brenda spektrit politik kosovar por edhe ne marredhenie me bashkesine nderkombetare ne teresi. Kryesimi i qeverise se re te Kosoves te dale nga zgjedhjet demokratike te tetorit te vitit te kaluar nga ana e zotit Haradinaj si dhe qendrimet e tij konseguente deri ne dhenien e doreheqjes e dorezimit vullnetar ne Hage, kane deshmuar se ai eshte nje qytetar dhe politikan i pergjegjshem, i matur dhe transparent. Qeveria e Republikes se Shqiperise shpreh bindjen se klasa politike kosovare ashtu si i gjithe populli i Kosoves nepermjet qendrimeve te matura do te vertetojne dhe do te deshmojne edhe kete here gjithe botes se jane per nje shoqeri te hapur qe respekton parimet dhe standartet multietnike, te demokracise, lirise dhe te drejtave te njeriut. "Me kete rast shprehim besimin se kjo ngjarje do te perballohet me gjakftohtesine dhe pjekurine e mbare klases politike dhe shoqerise kosovare per mbeshtetjen dhe konsolidimin e institucioneve veteqeverisese qe te mos pengohet mbarevajtja e proceseve te nisura ne Kosove per plotesimin e standarteve te kerkuara dhe arritjen e statusit final aq te rendesishem per te ardhmen e saj europiane. Qeveria e Shqiperise mbeshtet plotesisht qendrimin kurajoz te z. Haradinaj per t'u ballafaquar me te verteten dhe e cmon ate si nje gjest emancipues qe deshmon kulturen demokratike dhe pergjegjesine politike jo vetem te tij, por te mbare nje populli qe aspiron per t'u bere pjese e pandare e Europes se Bashkuar", u shpreh Dalipi. db/db (/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

KROACI, Komisioni Europian paralajmeron serish Zagrebin per bashkepunim me Gjykaten e Hages
Lajmi i ores 6:05 PM

ZAGREB (8 Mars) -Komisioni Europian paralajmeroi serish sot Kroacine se bisedimet per anetaresim ne BE mund te mos fillojne me 17 mars sic eshte parashikuar nese Zagrebi nuk bashkepunon plotesisht me Gjykaten e Kombeve te Bashkuara per krimet ne ish-Jugosllavi. Prokurorja e Gjykates se Hages, Carla del Ponte, perseriti nga ana e saj se ky bashkepunim nuk ishte i kenaqshem, duke u shqetesuar nder te tjera per faktin se hetuesit e saj ne Kroaci jane nen vezhgim, mesohet nga burime diplomatike. Carla del Ponte ka dhene perfundimet e saj nje dokument qe do t'u paraqitet 25 vendeve anetare te BE-se, mesohet nga te njejtat burime. Gjykata e Hages dhe Bashkimi Europian i kerkojne Kroacise te dergoje ne Hage gjeneralin kroat ne arrati Ante Gotovina. Vazhdon te rritet presioni mbi Zagrebin ndersa ministrat e Jashtem te BE-se pritet te marrin vendimin e tyre perfundimtar me 17 mars lidhur me hapjen ose jo te bisedimeve per anetaresimin e Kroacise. db/db(/BalkanWeb)
SERBI, Doreheqja e Haradinajt, Koshtunica ben thirrje per ruajten e stabilitetit ne Kosove
Lajmi i ores 5:30 PM



Vojisllav Koshtunica
BEOGRAD (8 Mars) -Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica pas lajmit per aktakuzen e ngritur nga Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte te Ramush Haradinaj, ka bere sot thirrje te ruhet qetesia ne Kosove. Sipas nje komunikate nga AFP Koshtunica ka marre nje kopje te aktakuzes. "Mbas konfirmimit te nje akt akuze te bere nga Gjykata e Hages kunder Ramush Haradinajt ne cmojme qetesine qe eshte kontribuar ne nje menyre konstruktive per ruajtjen e sabilitetit dhe qetesise brenda vendit", ka thene Koshtunica. Kryeministri serb ka deklaruar se qeveria serbe do te kontriboje ne anen e saj, per ruajtjen e qetesise ne Kosove. Koshtunica u ka bere thirrje te gjithave komunave te Kosoves qe te tregohen te pergjegjshme ne konsolidimin e kesaj situate. "Qeveria serbe qendron e interesuar ne kerkimet e zgjidhjeve per te gjitha problemet brenda ne vend", ka thene Koshtunica. db/db(AFP/BalkanWeb)

SERBI, Kirurgu i Beogradit deklaron se Llukic nuk eshte ne gjendje te transferohet ne Hage
Lajmi i ores 1:00 PM

BEOGRAD (8 Mars) -Gjenerali i policise, Sreten Llukiq ne gjendjen ne te cilen eshte sot nuk do te guxonte as te dalte nga shtepia e lere me te transferohet ne Hage. Mirepo nese nderhyrja e planifikuar kirurgjike ne zemren e tij do te kete sukses, ai ne Hage mund te jete deri ne fund te marsit, ka deklaruar kirurgu i Beogradit, Miljko Ristic i cili vitin e kaluar e ka operuar Llukicin ne zemer. em/em(Beta/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dorehiqet Haradinaj

mendoj se me vendimin e z.haradinaj ka te beje shume vizita e z.karamanlis ne kosove!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Eshte e dhimbshme shkuarja e Haradinajt ne HAge, por keshtu eshte kur je ne duar te huaja, luajne nderkombetaret si "maca me miun" me shqiptaret e Kosoves, per fat te keq!

Gjithe bota e din se perse u be lufta ne Kosove, se sa vete u vrane, masakruan, sa shtepi mbeten pa kulm mbi koke dhe BOTA gjithashtu e din se populli i Kosoves luftoi per vetmbrojtje nga okupatori serb, por...s'ke c'ben, edhe po te luftosh per mbrojtje do te akuzohesh sikurse nje "kasap" sic ishte Milloshi (emri iu harofte)!

Uroj qe Haradinaj te lirohet sa me shpejte se bashku me miqte e tij qe tashme jane ne Hage!

Shqiptarja
 

keraun

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

akusa e ngritur kunder zotit te nderuar Ramush Haradinaj eshte nje akuse kunder UçK ky veprim i pa pergjegjshem eshte nje ofese kunder ter popullit shqiptar!! sido qe te jete dorheqja e zotit Ramush Haradinaj ky veprim i matur i tij, nderon ate familjen e tij dhe gjithe popullin shqiptar,dhe eshte era e pare (shyqyr nga perendia)qe gjithe politika kosovare dhe ajo e shtetit shqiptar u bashkuan me nje ze duke kritikuar kete akuse te pa baze dhe te turpshme.nje gje desha te shtoja (Ku na iku ku na mbeti vaj vatani mjer mileti)shqiperia e shqiptareve vdekje tradhtareve:
 

blabla

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Sapo e lexova kte artikullin ne bbc. Mir e than kto mo siper--luajne si mace me miun kur i thone llafit. gjoja tjeter qe me beri pershtypje esht qe i referohen UCK-se si "guerrilla organization"...
Mir qe po shkon ne Hague ky, po kush i solli akuzat kundra ktija--the tribunal, apo serbet?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Dorehiqet Haradinaj

Akuzat nuk besoj se jane publikuar. Mendoj se eshte shume i rendesishem fakti qe Ramushi nuk i rezistoi shkuarjes ne Hage. Ajo do te tregonte nje vetefajsim.

Mos harroni se ky tribunal u ngrit per te sjelle para drejtesise dhe Miloshevicin dhe te gjithe te tjeret qe kryen krime. Nganjehere duhet marre e mira bashke me te keqen. :shrug:
 
Top