Besnik Bleta
Forumium praecox
Dorëheqjet dhe Albforumi
Dje, në faqet e forumit pati një ftesë për të marrë pjesë në protestën e ''Mjaft''-it , që u zhvillua në Tiranë. Sipas ''Shekull''-it nga kjo lëvizje është kërkuar dorëheqja e qeverisë së tanishme. Nëse është kështu, dhe pa hyrë në debate rreth nevojës për dorëheqje apo merita qeverie dhe qeveritarësh, a mbështetet diku kjo kërkesë e ''Mjaft''-it? Kush ka të drejtë të kërkojë dorëheqje të një qeverie? Sipas Kushtetutës, kuptohet. Dhe a duhej shfrytëzuar forumi për shpërndarjen e një ftese të tillë në çdo faqe apo do ishte më mirë të hapej një temë në një nga kategoritë e parapara për gjëra të tilla? A shpërdoruan moderatorët rolin e tyre?