Dorëheqjet dhe Albforumi

Besnik Bleta

Forumium praecox
Dorëheqjet dhe Albforumi

Dje, në faqet e forumit pati një ftesë për të marrë pjesë në protestën e ''Mjaft''-it , që u zhvillua në Tiranë. Sipas ''Shekull''-it nga kjo lëvizje është kërkuar dorëheqja e qeverisë së tanishme. Nëse është kështu, dhe pa hyrë në debate rreth nevojës për dorëheqje apo merita qeverie dhe qeveritarësh, a mbështetet diku kjo kërkesë e ''Mjaft''-it? Kush ka të drejtë të kërkojë dorëheqje të një qeverie? Sipas Kushtetutës, kuptohet. Dhe a duhej shfrytëzuar forumi për shpërndarjen e një ftese të tillë në çdo faqe apo do ishte më mirë të hapej një temë në një nga kategoritë e parapara për gjëra të tilla? A shpërdoruan moderatorët rolin e tyre?
 

arterie

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Se pari, te me falnin sepse nuk kisha mundesi t'u bashkohesha edhe une.
Se dyti, per mua eshte mese normale nje gje e tille dhe shpresoj qe eshte ndergjegjesim i shoqerise shqiptare, por qe nuk i kalon caqet e normave te nje shoqerie, pra te mos kalojne ne anarshi, te thyejne xhama apo te vjedhin institucione duke perfituar nga turma. Pra per aq kohe sa nuk kthehen ne turma te pakontrolluara, une jam dhe i mbeshtes per cdo nisem qe kerkon sensibilizim. Pastaj aty thuhet qe ftohen ata qe kane dicka per te cilen jane te pakenaqur dhe nese nje person eshte i pakenaqur me nje qeveri, me nje institucion shteteror apo edhe me nje vendim te marre ne nivel komunal ka te drejte tubimi dhe kerkimi te mbrojtjes se te drejtes se vet. Nese kjo e drejte dhe kerkese, nuk i plotesohet normalisht qe kerkon zevendesimin e personit qe ka shkelur kete te drejte.
Pastaj, ketu une nuk po te pergjigjem si administrator sepse nuk me lidh asgje me ta pervecse deshira e mire per te kontribuar sadopak ne zhvillimin e shoqerise shqiptare dhe njekohesisht te vlerave demokratike te komunikimit ne shoqerine tone.
Mendoj se nuk ka patur asgje te keqe gjer ketu.
Ajo cfare me shqeteson eshte vetem a do te arrije "Mjaft"-i te kontrolloje gjendjen nese ajo niset te dale jashte kontrollit. Duhet shume per te bere. Ndoshta nuk eshte pune e lehte te ngresh nje popull ne protesta, por duhet ta kuptojne nga e kaluara jone sepse turmat jane te pakontrollueshme dhe si e tille mund te presesh cdo lloj pasoje, pra do jete me e veshtire per t'i mbajtur nen kontroll qofte edhe ndaj provokimeve te drejtperdrejta te cilat mund te vijne nga te gjitha anet. Humbja e durimit dhe kalimi ne vetgjykim ka venitur levizje te fuqishme te cilat padashje jane kthyer ne nje dicka te pakendshme te mos themi turp per ata qe i organizuan.
Nejse eshte dicka e gjere per te biseduar, por me kaq po mjaftohem si fillim.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

hohohohoho
lol.gif
!

Besnik Bleta ti ke te drejte te kerkosh doreheqeje. Cdokush ka te drejte te kerkoje doreheqeje, per sa kohe e ka emrin Besnik Bleta dhe jo DDD. Tani, nqse se DDD eshte person juridik dhe jo fantazem ndryshon puna <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> dhe per kete qellim forumi eshte vetem per te fshire sumen. C'e vret trrunin mer daj doreheqje nuk u kerkua ne emer te forumit, se asgjeja asgjene pjell, por u be thirrje per te marre pjese ne demo. A eshte e drejte thua ti? Ja qe keshtu u pa e drejte nga stafistat dhe ne nuk kemi te drejte (te pakten ligjore) t'i gjykojme.

Me respekt,

Speedy Gonzales
Mexican Rat <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

kastriot

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Dje, në faqet e forumit pati një ftesë për të marrë pjesë në protestën e ''Mjaft''-it , që u zhvillua në Tiranë. Sipas ''Shekull''-it nga kjo lëvizje është kërkuar dorëheqja e qeverisë së tanishme. Nëse është kështu, dhe pa hyrë në debate rreth nevojës për dorëheqje apo merita qeverie dhe qeveritarësh, a mbështetet diku kjo kërkesë e ''Mjaft''-it? Kush ka të drejtë të kërkojë dorëheqje të një qeverie? Sipas Kushtetutës, kuptohet. Dhe a duhej shfrytëzuar forumi për shpërndarjen e një ftese të tillë në çdo faqe apo do ishte më mirë të hapej një temë në një nga kategoritë e parapara për gjëra të tilla? A shpërdoruan moderatorët rolin e tyre? [/qb]
<span style="font-weight: bold">Na more ti i Bleteve, &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
qysh kur ke filluar zotrote te merakosesh per Nanon dhe banden e tij &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>
 

assassino26

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Po e pyes hapsin e ksaj teme:
Po kryeministri a ka te drejte te tallet me ua,te shkele te drejtat e mia dhe te me varferoje gjithnje e me shume
 

DFV

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Per mendimin tim organizata jo qeveritare Mjaft ka plotesisht te drejte te kerkoj rrezimin e qeverise dhe kryeministrit te pa pergjegjshem e te pa shpirte Fatos Nanos, i cili jo vetem qe eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e krijuar ne Shqiperi por as qe do te dij se c'fare ndodh ne vendin qe ai drejton.
Shikoni ai duke qene me pushime ne Turqi ne kohen qe ndodhi tragjedia nuk mori mundimin te kethehej e te ishte ne krye te detyres e per te lehtesuar sa do pak ata mjerane qe kishin humbur familjaret e tyre,por vazhdoj te bente qejf ne kabaret e kazinot e Turqise.
Pra organizata Mjaft nuk duhet te resht se kerkuari dorheqjen e menjehershme te kryeministrit Nano vetem per ate qe Nano u kethye ne atdhe vetem 48 ore pas tragjedise se Karabrunit.
Kjo eshte e mjaftushme.Boll me me brockullat qe eshte i &quot;zoti&quot;te ndertoj Nano horri.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Ajo që po turbullohet është ideja që nuk bëhet fjalë për drejtësinë apo padrejtësinë e &quot;Mjaft&quot;-it, ka apo nuk ka të drejtë &quot;Mjaft&quot;-i.
(As për komente rreth Nanos apo qeverisë së tij. Po të ishte për këto të fundit ka tema të hapura, më shumë se sa duhet, sipas meje.)

Ajo që më bëri përshtypje është që, (bërë padashje uroj), duke ngjitur shpallje &quot;numerike&quot; në tërë faqet e forumit tërthorazi unë nuk konsiderohem më i lirë të lexoj dhe të diskutoj ato që dua.
Pra ftohem në një nismë të supozuar moderne me rrugë të vjetra të ish-Frontit Demokratik. Kjo është ajo që nuk më pëlqen, dhe që nuk e quaj në përputhje me mënyrën se si funksionojnë forume të tillë. E përsëris, nëse hapet një temë, siç janë hapur plot, në një kategori, dhe kjo vihet në faqen hyrëse të forumit, nuk ka asgjë shtrembër. Por trakte të tillë, në çdo faqe, me sa di, në përputhje me rregullat e forumit nuk kanë vend. As edhe nga stafi. Aq më pak nga ata!

Për anën politike të temës: (mbase do qe më mirë që tema të ish hapur jo tek POLITIKA, sepse nuk më intereson ana thjesht politike e çështjes, se sa ajo që ka të bëjë me një keqpërdorim të forumit), qëllimet e mira të protestës së rastit, nuk mund të justifikojnë lajthitje të tilla si kërkesa për dorëheqje të cilësdo qeverie. Apo jo DDD? Një qeveri a zgjidhet nga një parlament, i zgjedhur nga një shumicë? Hallka e fillimit, i bie të jenë zgjedhjet e parakohshme, nëse një grup, cilido qoftë ky, nuk pëlqen një qeveri. Nuk të duket se po përdor dy kute të ndryshëm për qeverinë dhe për &quot;qeverinë&quot; e vogël të forumit me mënyrën se si përligj këtë të fundit?

(Peshkatar, pyetja jote nuk ka të bëjë me thelbin e çështjes. Sidoqoftë qetësohu, ka tema të tjera ku mund të gjesh përgjigjen që pret. Këtu bëhet fjalë për tjetër gjë.)
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Apo jo DDD? Një qeveri a zgjidhet nga një parlament, i zgjedhur nga një shumicë? Hallka e fillimit, i bie të jenë zgjedhjet e parakohshme, nëse një grup, cilido qoftë ky, nuk pëlqen një qeveri. Nuk të duket se po përdor dy kute të ndryshëm për qeverinë dhe për &quot;qeverinë&quot; e vogël të forumit me mënyrën se si përligj këtë të fundit?
[/qb]
E kuptoj shqetesimin tend Besnik! Por une me te drejte perdor dy kute te ndryshme sepse dhe ato qe kerkojme te masim nuk maten me te njejtin kut. Parlamenti qe i jep votebesimin qeverise eshte zgjedhur me vota nga elektorati dhe eshte pergjegjes drejtperdrejt para ketij elektorati, kurse &quot;qeveria e vogel&quot; e forumit nuk eshte e zgjedhur nga anetaret apo e ngritur me ndonje konsensus nga anetaret qe te jete pergjegjese para anetareve. Ti mund te kesh rezervat e tua nga ana morale per kete veprim (per kete mund te flasim gjithe diten dhe skemi per tja nxjerr fillin ndonjehere), por ne rast se stafi nuk ka shkelur rregulloren e forumit, personalisht nuk shoh ndonje problem (ligjor).

Megjithate, provo fatin me argumentin &quot;dublim temash&quot;, ku kjo mund te ishte shkruajtur tek tema &quot;Mjaft&quot; ose tek &quot;lajmerimet&quot;. Por edhe une qe shquhem per marrje persiper ceshtjesh pa shprese zor se do ti kisha dhene ndonje fare shprese &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Pac fat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

B.B.
Ftesa per proteste ndaj nje qeverie demokratike eshte e lejueshme nga ligjet demokratike.
Duke qene se forumi eshte zone virtuale, ajo ne kete rast ka sherbyer si media per shperndarjen e apelit!

Pse nuk pyete nese i lejohej Shekullit ta bente nje gje te tille? Eshte e njejta gje!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

alinos, thjesht sepse jemi brenda forumit dhe jo në korridoret e &quot;Shekullit&quot;.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Mendoj se problemi nuk duhet perkufizuar me termin &quot;ftese&quot;,sepse ngjarjen ne rast nuk e organizoi as AF-ja dhe as adminat ose moderatoret ne AF.
Personalisht e pashe si &quot;thirrje&quot;,jo thirrje per thyerje dhe hakmarrje dhe as thirrje per rrezim te qeverise,ishte nje thirrje e paster per solidaritet me viktimat dhe shpirterat e asaj nate.
Mesa lexova dhe diku,levizja Mjaft kishte kerkuar falje ne menyre publike nga ana kryeministrit.Nuk e di se sa e vertete eshte kjo!
Megjithate,mendimet jane te kunderta dhe kendvershtrimet e ndryshme.
Pershendetje!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

BB te thshe qe ke nevoje per avokat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; se dhe veten nuk po e mbron dhe nuk po ju jep mundesi te tjereve te te kuptojne. Problemi yt qendron ne faktin jo pse u be thirrje ne AF po pse gjithandej ne AF. Eshte njesoj sikur duke lexuar per inflacionin ne Shqiperi ne temat ekonomike dhe ne ekran te dalin o9oo thirrje. Simple as that
lol.gif
!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Vigjilencë e vonuar, Isaac: &quot;Stambolli&quot;-t ka kaq vjet që i ka dalë tymi. Fjala është që mos fillojë t'i dalë edhe forumit, ose po ka filluar t'i dalë të shuhet flaka, që bën vetëm tym po nuk nxeh.
Sikur t'i kushtoje pak më pak kohë zëvendësimit të fjalës &quot;kurvë&quot; me të tjerë terma, hë?
Do të të mbetej për të menduar rreth atyre që lexon këtu, hë? (Ose edhe për një teori rreth traktesh dixhitalë dhe efikasitetin e tyre në forume?)
DDD, mund ta pinim për qejf një kafe bashkë!
E përsëritur, nuk bëhet fjalë për një problem timin, por të forumit. Ndaj nuk pritet që të mbrohem, mbasi nuk më duket se po sulmohem.
(Po edhe në sulmofsha, sherrxhinjve u mbarohet shpej inati.)
 

assassino26

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

PO thirrja jote qe i ben DDD per kafe,a eshte e ligjshme &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Pa asnjë dyshim!(Edhe pse nuk është shprehimisht një thirrje.) Sa kohë që nuk shfaqet në tërë temat që përmban forumi, pra nuk detyron dikë ta lexojë me hir a me pahir.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

Po cfare shperdorimi e ke fjalen Besnik?
Sipas kushtetutes te gjithe kane te drejte te kerkojne doreheqje biles kushtetuta as nuk merret me kete ceshtje. Doreheqja hyn ne lirine e veprimit dhe te fjales dhe derisa kjo liri nuk cenon lirine e tjetrit nuk ka snje problem. Keshtu pra vendosja e thirrjes nuk eshte shperdorim por nxitje ndaj popullsise shqiptare te terrorizuar nga mitingashet rrumpalliste te Berishes, por edhe te neveritur nga vjedhja galopante e Nanos.
Apo mos duhet vetem te degjojme fjalet e Nanos duke ushqyer me torte freshistet dhe duke i deklaruar te rruges djemte e vajzat e levizjes MJAFT?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Dorëheqjet dhe Albforumi

<span style="font-style: italic">Tema nuk ka te beje fare me politiken shqiptare po me ankesa ndaj forumit dhe se kujt moderatori apo admistratori s'e mora vesh fare &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Nejse transferohet te &quot; fjala ime per permiresimin e forumit &quot;</span>
 
Top