Donatella Versace i bashkohet fushatës së “ALS Ice Bucket Challenge” (Video)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
4a481a833297c3c585b805bb691b9d95.jpg



Stilistja e famshme italiane Donatella Versace i është bashkuar fushatës sensibilizuese të kovës së akullt që është sensacioni i fundit në rrjetet sociale.
Në videon e postuar 59-vjeçarja është e rrethuar nga dy modelë që i hedhin kovën me ujë dhe akull. Videoja është xhiruar në një kopsht me lule dhe Versace i kishte dhënë rëndësinë e duhur çdo detaji.


Stilistja vendosi të nominojë Pharrell, Prince dhe regjisorin spanjoll të filmave Pedro Almodovar. Fansat në faqen e “Faceebook”-ut, ku Donatella kishte postuar videon e saj, kishin komentuar duke shkruar: “Ky është Ice bucket Challenge më i bukur”.

1c5985c3da609a6c7bfbf47eec0acf40.jpg

Stilistja Versace është një ndër personazhet e famshëm që i është bashkuar fushatës sensibilizuese për të mbledhur fonde në gjetjen e kurës për një sëmundje të rrallë si ALS ( Skleroza amiotrofike laterale). Fushata “ALS Ice bucket Challenge” deri në këto momente ka arritur të mbledhë rreth 94.3 milionë dollarë.

02b9c088c3a50f66ce7efe10a251900e.jpg
 
Top