SHBA kanë zgjedhur si përfaqësues të presidentit Obama në vendin tonë diplomatin Donald Lu aktualisht shef i misionit diplomatik në Neë Delhi, Indi.
Bie ne sy fakti qe lajmi eshte bere public nga Ministria e Puneve te Jashtme Shqiptare dhe vjen vetem dy dite perpara zgjedhjeve, nderkohe qe kerkesa për akreditim të ambasadorit të ri ka mberritur me shume se nje jave me pare.
Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë lidhet me mbarimin e mandatit nga ambasadori Arvizu, i cili e nisi misionin e tij diplomatit 3-vjecar në Shqipëri në vitin 2010. Zoti Lu ka lindur në Huntington Beach, California. Është graduar në 'Princeton University' në fushën e arteve dhe pas ka kryer masterin për marrëdhënie ndërkombëtare. Karriera e tij diplomatike në DASH ka nisur në vitin 1990 duke shërbyer në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azejbaxhan dhe Uashington.
/ Top Channel