Dominon Hemilton, vuan Ferrari
Anglezi i MekLaren fiton garën e Singaporit, duke kryesuar nga fillimi

Një Luis Hemilton i mrekullueshëm fshin gabimin trashanik të Monzas dhe dominon garën e Singaporit. Një fitore shumë e bukur e kampionit të botës, i cili, pas “pole position” dje, ka kryesuar nga fillimi deri në fund. Është autor i një gare perfekte edhe në disa momente delikate, si hyrja e “Safety car”. Ka mundur Timo Glokun, që merr një vend të dytë të mirë me Tojotën dhe Fernando Alonson, i treti me Renault. Ai bën një dedikim special për të përjashtuarin përjetë, Flavio Briatore. Pikërisht Briatores, spanjolli ka dashur ti dedikojë vendin e dytë në pod. Vetëm i katërti Sebastian Vetel, i cili për një kohë të gjatë ka luftuar me Hemilton, por është penalizuar me një “drive through” për shpejtësi të ndaluar gjatë pit-stopit të dytë. Në të kundër, sigurisht që do ishte renditur i dyti.

Një shëtitje â Një penalizim i rëndësishëm, sepse pas tërheqjes së çuditshme të Mark Vebber (për shkak të frenave) u ka hequr të dy pilotëve të Red Bull shpresën për të fituar titullin. Dy makinat BraunGP të Xhenson Baton dhe Rubens Barrikelo, në fakt, edhe pse pa shkëlqim, janë renditur në vend të katërt dhe të pestë, që praktikisht mund të quhet një tjetër shëtitje drejt Botërorit. Në veçanti për anglezin, i cili në lojën e pit-stopeve ka përfunduar para brazilianit. Nëse në garën e ardhshme të Japonisë Xhezon do të mund të fitojë 6 pikë kundrejt ferraristit, atëherë do të jetë edhe matematikisht kampion i botës.

Vuan Ferrari âFerrari rikthehet i turpëruar nga kjo transfertë. Raikonen dhe Fizikela kanë garuar në pozicionet më të këqija, ato larg zonës së pikëve. Në fund Kimi ka përfunduar i 10-ti pas Nakazhimës, italiani i 13-ti mes Trulit dhe Liucit. U tërhoqën për shkak të problemeve teknike dy pilotët e Toro Rossos, Buemi e Alguersuari (që në pit-stop ka përplasur një mekanik, sepse u nis pa marrë miratimin), Sutil, Grosxhean, Vebber e Hajdfeld (i pafajshëm, pasi u godit nga Sutil, i cili rrezikon një penalitet për garën e ardhshme).

Të penalizuarit – Gara ka qenë lineare vetëm për Hemiltonin, në krye që nga fillim dhe perfekt në të gjitha 61 xhirot. I ndjekur nga Rosberg e Vetel, ka fiksuar një diferencë të vogël me Glok. Pastaj në dy pit-stopet e radhës rivalët e tij më të afërt praktikisht janë eliminuar. Në fillim Niko, i cili në dalje nga korsia e bokseve është përplasur me trafik-ndalësen (”drive through” i paevitueshëm). Pastaj Sebastian, i cili në ndalesën e dytë ka thyer limitin e shpejtësisë në pit-lane: dhe iu desh ti nënshtrohej një “drive through”. Në fund, Glokut e Alonsos u është dashur të përfitojnë, duke u ngjitur në pod. Pikë kanë marrë edhe Kovalainen e Kubica. Të dielën e ardhshme do garohet në pistën e Japonisë, që do të jetë edhe akti i tretë nga fundi i sezonit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23090. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23090