Domain name .al !

olti

Neo
Domain name .al !

Keni ndonje ide pse i vetmi 'domain name' kombetar shqiptar .AL, nuk eshte i lire?! Po lexoja tek faqa e inima, http://www.inima.al/Domains.html , qe ky domain eshte ne dore te nje profesori italian te universitetit te Pizas! Si eshte e mundur qe nje domain kombetar te jete ne dore te nje te huaji dhe pse shqiptaret duhet te perdorin subdomain ne vend te atij kombetar?! Di ndonjeri saktesisht si qendron problemi?
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Domain name .al !

lexoje kete...

"Trafikut" në WEB i mungon adresa me .AL. E kanë vetëm Parlamenti, qeveria, Presidenca, Telekomi...

www. pse nuk mund ta kem. al

www.name.al, adresa e pamundur, që mbahet peng në Itali. Nuk gjenden fonde për ta sjellë


Belina Budini
TIRANË - Nuk mjafton të dëshirosh një faqe në WEB të tipit www.myname.al, nuk mjafton as të paguash për ta patur. Madje, nuk mjafton as ta kërkosh aty ku jepet, në ERT-në e Republikës së Shqipërisë. Privilegjin e adresës me .AL, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ia ka njohur deri tani tre institucioneve të kupolës shtetërore, Parlamentit, qeverisë dhe Presidencës. Adresë të shkurtër, me .AL, kanë edhe Telekomi, AMC e Vodafone, që sipas kreut të ERT-së, janë operatorë "backbone" ose potencialisht të tillë. Veç kësaj "elite" institucionesh, një mori individësh, kompanish e institucionesh shtetërore, arsimore, private, joqeveritare, ushtarake a rajonale qofshin, nuk çelin dot një faqe në WEB me .AL. Në vend të saj në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve të ofrojnë përkundrejt një pagese 100$ vetëm regjistrimin e domain-ëve të tipit www.myname.com.al, www.myname.gov.al, www.myname.edu.al, www.myname.org.al, www.myname.mil.al, www.myname.net.al.
.AL
Në listën e domain-ëve të gjithë shteteve të botës, ajo e caktuar për Shqipërinë është .AL. Kjo bashkësi e madhe përfshin edhe adresat e tjera me com.al, org.al, gov.al, mil.al, edu.al dhe net.al. Të gjitha janë për t'u përdorur nga shqiptarët ose të huajt që kanë përfaqësinë e tyre në Shqipëri. "Sot në botë edhe Zimbabve po provon të votojë me "Secure Servers"", - konstaton Vojo Spahiu, kreu i ERT-së shqiptare. Fakt është që adresa .AL ka mbetur peng në Piza të Italisë. Sado e çuditshme të duket kjo, Spahiu shpjegon se ende nuk janë siguruar fondet për të sjellë serverin që garanton mbajtjen e .AL-it nga Piza e Italisë ku gjendet, në Tiranë. Arsyet? "Serveri në fjalë po mbahet në mënyrë miqësore, aty ku është vendosur që në fillim dhe ne ende nuk kemi grumbulluar fondet nga shteti shqiptar për ta sjellë atë në Shqipëri. Ndërkohë jemi duke i grumbulluar ato",- shprehet Vojo Spahiu. Ezauruese, bindëse ose jo, ky është shpjegimi që do të marrë cilido që kërkon një përgjigje në ERT-në e Republikës së Shqipërisë për pyetjen : Pse nuk mund ta kem .al? Por vetë Vojo Spahiu beson se kjo nuk është një çështje shqetësuese. "Nëse nuk mund të kesh .al, com.al dhe një sërë recordesh të tjera mund t'i kesh", - shpjegon ai. "Në botë ka tepër eksperienca që aplikojnë me dashje modelin që ne kemi zgjedhur, atë të paraprirë nga com, org a net. Por, po të ishte kollaj që të bëheshin recorde direkt
nën .AL, ne do i kishim bërë patjetër sis Franca, Italia, Greqia, etj", - shpjegon më tej ai.
Pse?
Ndërkohë që domain-i .AL nuk mbahet fizikisht në Shqipëri për disa arsye ekonomike dhe mbahet miqësisht në Piza Itali, në serverat e një institucioni shkencor, Spahiu thotë se "që të bëhet një server i ri doman-i duhet që në atë server primar, ku .AL mbahet, dikush të shtojë edhe një "record" që do të thotë të shtypë disa 9 jo fare pak) katarkete në tastierë. Këtë gjë, ne që merremi me domain-in .AL, kemi menduar se nuk mund ta kërkojmë disa herë në ditë nga ai profesori kalorës që ka siguruar mbajtjen e .AL në Piza. Për të zgjidhur problemin, ne i kemi kërkuar prej kohësh atij krijimin e rekordeve com.al, gov.al, org.al etj. Këto rekorde ne i mbajmë këtu dhe poshtë tyre bëjmë regjistrime të reja. Ndonjëherë që ikin dritat, kjo gjë, fatkeqësisht ngjet jo rrallë në Tiranë, konektiviteti në internet prishet, madje edhe disa domain-e pësojnë avari. Kështu edhe tekat e energjisë elektrike do të ishin një pengesë për sjelljen e serverit nga Italia", - thotë Spahiu. "Megjithatë, ne kemi bërë edhe ndonjë lutje, si për shembull, për presidentin, qeverinë e Parlamentin si edhe për operatorët "backbone" (ose potenacialisht backbone) të Shqipërisë si Telekomi, AMC e Vodafone. Aktualisht jemi duke punuar për të plotësuar fondet që të transferojmë .al në Shqipëri", - i jep fund shpjegimit të vet, Spahiu.

Si të krijosh një faqe?
Po si mund të krijosh një faqe personale në internet? "Në radhë të parë duhet të kesh një vend ku të ankorohesh në rrjet, dhe ky shpesh duhet blerë. Në Shqipëri disa nga kompanitë kryesore, të cilat mund të të sigurojnë këtë vend përkundrejt një pagese, janë ABISNET-i, ADANET-i, DRIARM, INTERALB-i, ICC-ja dhe Albania Online", - thonë specialistët. Por ka edhe mënyra të tjera për ta siguruar atë vend. Mjafton të vendosësh në faqen tënde reklamat e detyruara prej kompanive që të sigurojnë vendin në internet, që hapësira e kërkuar të të jepet. Vetëm se duhet pritur ca, derisa faqja të regjistrohet dhe të bëhet e dukshme, në këtë mori faqesh që ka përmbytur internetin. Cili është stafi që duhet për krijimin e një faqeje? Specialistët thonë se do të ishin të mjaftueshme një dizajner dhe inxhinieri.Mësohet se ABISNET-i ka krijuar më shumë se 15 "adresa" në internet, të kërkuara këto nga shoqata e organizata të ndryshme, për të ekspozuar në web informacion rreth tyre. Por në kryeqytet nuk janë vetëm kompanitë e internetit që krijojnë faqe. Edhe studiot e shumta grafike merren me krijimin e tyre. Modelet e faqeve janë tanimë të gatshme. Që nga site-et më të mira të VIP-ave tek ato të mediave të huaja e organizatave të ndryshme, deri tek faqet e kosovarëve, të cilët kanë përfituar më parë se shqiptarët nga përparësitë e internetit. "Kosova Press", "Koha Ditore", "KCC News", "Dardania Lajme", "Radio 21", "Prishtina", "Zëri i Kosovës", janë disa nga mediat që kanë krijuar vende në internet, ku prej kohësh jepet informacion për Kosovën.


Hollësi
.com.al - për ISP, kompanitë, organizmat tregtare, persona juridikë e fizikë
.gov.al - për Institucionet Shtetërore
.edu.al - për Institucionet Arsimore e Kërkimore Shkencore
.org.al - për Organizatat joqeveritare
.mil.al - për Institucionet Ushtarake
.net.al - për ISP Rajonale e më të mëdha dhe për rrjete të organizmave që përfshijnë disa qytete apo të gjithë vendin.

Historiku i internetit në Shqipëri
Më 1885, me ndihmën e UNDP-së(Pnudit) krijohet i pari "aksess point" në Shqipëri, i cili u përdor kryesisht nga institucionet kërkimore dhe që ka funksionuar deri në 1993-in
Më 1995 riaktivizohet rrjeti akademik dhe i R&D si FreeNet i UNDP-së, i cili mundëson hyrjen e E-MAIL NGO-ve dhe disa institucioneve shtetërore e akademike. Zhvillime të mëtejshme ishin të pamundura për shkak të legjislacionit të kohës.
Më 1997 hapet nga SOROS "aksess point" i dytë i internetit, që mundëson lidhje të plotë me internet për disa institucione.
Deri më 1998 kishin shërbim interneti qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, disa fakultete dhe një numër OJQ-së, ndërsa vazhdonte puna për lidhjen e fakulteteve të tjera dhe Bibliotekës Kombëtare. Disa institucione kanë lidhje tjetër.
Shërbehen thuajse të gjithë institucionet shtetërore, pjesa më e madhe e kompanive, rreth 4500 abonentë rezidencialë.
Në shkurt 1998 hyn në fuqi ligji " Për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë".
Në gusht 1998 krijohet ERT si institucion i pavarur dhe procedura e parë qe ajo e liçensimit të ISP-ve.
Në tetor 1998 ERT autorizon të parën ISP komerciale në Shqipëri.
1998-1999 ERT-ja autorizon 11 ISP komerciale dhe 2 jokomerciale.
Më 2000 vijon përpunimi i aplikimit për një ISP kombëtare.
Në Shqipëri ka këta operatorë të internetit:, Abissnet-i, Adaneti, Albania Online, Adn, At Bone, At Isp, Icc, San, Oic Soros, UNDP...Përveçse e krijuar vetëm në Tiranë, ISP-të janë grumbulluar kryesisht në qendër, zona e Bllokut. Penetrimi në provincë është një synim për ERT-në
Materiali, ERT

marre nga Shqiperia.com
 

Al-Punk

Still here
Re: Domain name .al !

Domainet .al jane te pamundura per tu regjistruar. "Lejime" jane bere vetem per disa institucione.

Sidoqetejete, Keto vite po diskutohet qe dhe domainet .al te regjistrohen. Eshtenje ceshtje qeveritare dhe i takon Qeverise Shqiptare te caktoje ardhmerine e domaineve shqiptare. Mundesite jane dy, ose ky proces ti jepet nje Enti Shteteror i cili te beje regjistrimet e .ext.al apo vetem .al. (Modeli Europian). Ne kete rast regjistrar do te ishte Inima ose nje Agjensi Shtetorore qe do ngrihej per kete pune. (nuk do e doja kete gje, pasi do kishte abuzime nga nje "elite" personash qe do benin pjese ne kete agjensi) dhe varianti i dyte eshte ai sipas sistemit Amerikan ku cdo kompani mund te behet nje tregetuese e domaineve .al (apo .ext.al) duke pasur nje server te sigurte per te ofruar te gjitha sherbimet e mundshme.
Shpresoj shume qe kjo alternative te behet realitet pasi do kisha mundesi qe dhe tek shqiperiahost.com te tregetoheshin domaine shqiptare me regjistrim te drejteperdrejte dhe me te gjitha informacionet si whoisserver qe aktualisht Inima nuk i ofron. (pra nese do info per nje domain .com.al ai informacion nuk ekziston).

Aktualisht mund te regjistrohen domaine .ext.al. Cmimi i tyre eshte 50$ ne vit prane ERT. Nese dikush deshiron nje domain te tille mund te shkruaje nje email tek admin@shqiperiahost.com dhe pervec 50$ ka dhe nje 10$ tarife procesimi.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Domain name .al !

Ja dhe te dhenat nderkombetare te marre nga CIA rreth numrit te perdoruesve te Internetit nder shtete. Per me teper hyr ketu: CIA - The World Factbook 2002 -- Perdoruesit e Internetit

Ndoshta kjo eshte arseja perse nuk kemi .al sepse nuk ka perdorues. Interneti nuk vleresohet si nje burim i fuqishem informacioni dhe komunikimi. Ndonese se shpejti shpresoj te behet domosdoshmeri si ne cdo vend te botes...


Afghanistan NA
Albania 12,000 (2001)
Algeria 180,000 (2001)
American Samoa NA
Andorra 24,500 (2001)
Angola 60,000 (2002)
Anguilla 919 (2000)
Antigua and Barbuda 5,000 (2001)
Argentina 3.88 million (2001)
Armenia 30,000 (2001)
Aruba 24,000 (2002)
Australia 10.63 million (2002)
Austria 3.7 million (2002)
Azerbaijan 25,000 (2002)
Bahamas, The 16,900 (2002)
Bahrain 140,200 (2002)
Bangladesh 150,000 (2002)
Barbados 6,000 (2000)
Belarus 422,000 (2002)
Belgium 3.76 million (2002)
Belize 18,000 (2002)
Benin 25,000 (2002)
Bermuda 25,000 (2000)
Bhutan 2,500 (2002)
Bolivia 78,000 (2000)
Bosnia and Herzegovina 45,000 (2002)
Botswana 33,000 (2001)
Brazil 13.98 million (2002)
British Virgin Islands NA
Brunei 35,000 (2002)
Bulgaria 585,000 (2001)
Burkina Faso 25,000 (2002)
Burma 10,000 (2002)
Burundi 6,000 (2002)
Cambodia 10,000 (2002)
Cameroon 45,000
note: Cameroon also had more than 100 cyber-cafes in 2001 (December 2001)
Canada 16.84 million (2002)
Cape Verde 12,000 (2002)
Cayman Islands NA
Central African Republic 2,000 (2002)
Chad 4,000 (2002)
Chile 3.1 million (2002)
China 45.8 million (2002)
Christmas Island NA
Cocos (Keeling) Islands NA
Colombia 1.15 million (2002)
Comoros 2,500 (2002)
Congo, Democratic Republic of the 6,000 (2002)
Congo, Republic of the 500 (2001)
Cook Islands NA
Costa Rica 384,000 (2002)
Cote d'Ivoire 70,000 (2002)
Croatia 480,000 (2001)
Cuba 120,000 (2002)
Cyprus 150,000 (2002)
Czech Republic 2.69 million (2001)
Denmark 3.37 million (2002)
Djibouti 3,300 (2002)
Dominica 2,000 (2000)
Dominican Republic 186,000 (2002)
East Timor NA
Ecuador 328,000 (2002)
Egypt 600,000 (2002)
El Salvador 40,000 (2000)
Equatorial Guinea 900 (2002)
Eritrea 10,000 (2002)
Estonia 429,700 (2002)
Ethiopia 20,000 (2002)
Falkland Islands (Islas Malvinas) NA; however one-half of all households are reported to have internet access (2002)
Faroe Islands 3,000 (2000)
Fiji 15,000 (2002)
Finland 2.69 million (2002)
France 16.97 million (2002)
French Guiana 2,000 (2000)
French Polynesia 16,000 (2002)
Gabon 18,000 (2002)
Gambia, The 5,000 (2001)
Gaza Strip 60,000 (includes West Bank) (2001)
Georgia 25,000 (2002)
Germany 32.1 million (2002)
Ghana 200,000 (2002)
Gibraltar NA
Greece 1.4 million (2002)
Greenland 20,000 (2002)
Grenada 5,200 (2002)
Guadeloupe 4,000 (2000)
Guam 5,000 (2000)
Guatemala 200,000 (2002)
Guernsey NA
Guinea 15,000 (2002)
Guinea-Bissau 4,000 (2002)
Guyana 95,000 (2002)
Haiti 30,000 (2002)
Holy See (Vatican City) NA
Honduras 40,000 (2000)
Hong Kong 4.35 million (2002)
Hungary 1.2 million (2001)
Iceland 220,000 (2002)
India 7 million (2002)
Indonesia 4.4 million (2002)
Iran 420,000 (2002)
Iraq 12,500 (2001)
Ireland 1.31 million (2002)
Israel 1.94 million (2001)
Italy 19.25 million (2001)
Jamaica 100,000 (2002)
Japan 56 million (2002)
Jersey NA
Jordan 212,000 (2002)
Kazakhstan 100,000 (2002)
Kenya 500,000 (2002)
Kiribati 1,000 (2000)
Korea, North NA
Korea, South 25.6 million (2002)
Kuwait 200,000 (2002)
Kyrgyzstan 51,600 (2001)
Laos 10,000 (2002)
Latvia 312,000 (2001)
Lebanon 300,000 (2001)
Lesotho 5,000 (2002)
Liberia 500 (2000)
Libya 20,000 (2001)
Liechtenstein NA
Lithuania 341,000 (2001)
Luxembourg 100,000 (2001)
Macau 101,000 (2002)
Macedonia, The Former Yugoslav Republic of 100,000 (2001)
Madagascar 35,000 (2002)
Malawi 35,000 (2002)
Malaysia 5.7 million (2002)
Maldives 6,000 (2001)
Mali 30,000 (2002)
Malta 59,000 (2002)
Man, Isle of NA
Marshall Islands 900 (2002)
Martinique 5,000 (2000)
Mauritania 7,500 (2001)
Mauritius 158,000 (2002)
Mayotte NA
Mexico 3.5 million (2002)
Micronesia, Federated States of 2,000 (2000)
Moldova 15,000 (2000)
Monaco NA
Mongolia 40,000 (2002)
Montserrat NA
Morocco 400,000 (2002)
Mozambique 22,500 (2000)
Namibia 45,000 (2002)
Nauru NA
Nepal 60,000 (2002)
Netherlands 9.73 million (2002)
Netherlands Antilles 2,000 (2000)
New Caledonia 24,000 (2001)
New Zealand 2.06 million (2002)
Nicaragua 20,000 (2000)
Niger 12,000 (2002)
Nigeria 100,000 (2000)
Niue NA
Norfolk Island NA
Northern Mariana Islands NA
Norway 2.68 million (2002)
Oman 120,000 (2002)
Pakistan 1.2 million (2000)
Panama 45,000 (2000)
Papua New Guinea 135,000 (2001)
Paraguay 20,000 (2000)
Peru 3 million (2002)
Philippines 4.5 million (2002)
Pitcairn Islands NA
Poland 6.4 million (2001)
Portugal 4.4 million (2002)
Puerto Rico 600,000 (2002)
Qatar 75,000 (2001)
Reunion 10,000 (2000)
Romania 1 million (2002)
Russia 18 million (2002)
Rwanda 20,000 (2002)
Saint Helena NA
Saint Kitts and Nevis 2,000 (2000)
Saint Lucia 3,000 (2000)
Saint Pierre and Miquelon NA
Saint Vincent and the Grenadines 3,500 (2001)
Samoa 3,000 (2002)
San Marino NA
Sao Tome and Principe 9,000 (2002)
Saudi Arabia 570,000 (2001)
Senegal 100,000 (2002)
Serbia and Montenegro 400,000 (2001)
Seychelles 9,000 (2002)
Sierra Leone 20,000 (2001)
Singapore 2.31 million (2002)
Slovakia 700,000 (2000)
Slovenia 600,000 (2001)
Solomon Islands 8,400 (2002)
Somalia 200 (2000)
South Africa 3.068 million (2002)
Spain 7.89 million (2002)
Sri Lanka 121,500 (2001)
Sudan 56,000 (2002)
Suriname 14,500 (2002)
Svalbard NA
Swaziland 14,000 (2002)
Sweden 6.02 million (2002)
Switzerland 3.85 million (2002)
Syria 60,000 (2002)
Taiwan 11.6 million (2001)
Tajikistan 5,000 (2002)
Tanzania 300,000 (2002)
Thailand 1.2 million (2001)
Togo 50,000 (2002)
Tokelau NA
Tonga 1,000 (2000)
Trinidad and Tobago 120,000 (2002)
Tunisia 400,000 (2002)
Turkey 2.5 million (2002)
Turkmenistan 2,000 (2000)
Turks and Caicos Islands NA
Tuvalu NA
Uganda 60,000 (2002)
Ukraine 750,000 (2001)
United Arab Emirates 900,000 (2002)
United Kingdom 34.3 million (2002)
United States 165.75 million (2002)
Uruguay 400,000 (2002)
Uzbekistan 100,000 (2002)
Vanuatu 3,000 (2000)
Venezuela 1.3 million (2002)
Vietnam 400,000 (2002)
Virgin Islands 12,000 (2000)
Wallis and Futuna NA
West Bank 60,000 (includes Gaza Strip) (2001)
Western Sahara NA
World 580.78 million (2002 est.)
Yemen 17,000 (2002)
Zambia 25,000 (2002)
Zimbabwe 100,000 (2002)

This page was last updated on 19 March 2003
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Logos eshte dhen pergjigje shume e sakte me lart .al i mban peng Shteti dhe Ert se bashku.
Jane bere aq kerkesa nga sa sta marr mendja ty dhe asnje spranon ta leshoje. Ne fakt ky shtet spo ben gjera me me rendesi per jetesen jo me per .al
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Domain name .al !

Fillimisht postuar nga Tatudude:
[qb] Logos eshte dhen pergjigje shume e sakte me lart .al i mban peng Shteti dhe Ert se bashku.
Jane bere aq kerkesa nga sa sta marr mendja ty dhe asnje spranon ta leshoje. Ne fakt ky shtet spo ben gjera me me rendesi per jetesen jo me per .al [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Luminus

Primus registratum
Re: Domain name .al !

paskemi me shume perdorues interneti se Antigua & Barbuda /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Crossfader

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Fillimisht postuar nga Tatudude:
[qb] Ne fakt ky shtet spo ben gjera me me rendesi per jetesen jo me per .al [/qb]
Ke te drejte Tatudude. Fatkeqesisht besoj qe eshte kjo lloj mendesie qe ka pllakosur ERT qe ben te mos avancojne gjerat. Personalisht kam pas disa here kontakte me nenpunesit e ERT dhe qe te treja heret kam dale gjithmone me opinion se ai staf nuk perpiqet kurrsesi me ndryshu gjerat. Thjesht e cilesojne kete çeshtje si nje gjyle pas kembe te cilen nuk dine si ta heqin qafe.
Justifikimet per çeshtje fondesh, energjie etj etj me duken thjesht pallavra, nderkohe qe shikoj qindra mijerat dollare qe hedhin UNDP, EU, e te tjera organizma per studime te detajuara mbi ICT (Information Communication Technologies) ne Shqiperi dhe menyrat sesi t'i stimulojne dite pas dite. Hidhni nje sy ketu per te pas nje ide te vogel http://www.ictd.org.al
Mbajtjen peng te .al e ka dembelizmi i ERT dhe INIMA (si dy institucionet me te interesuara per çeshtjen). Nuk ka kurgje alarmante, ne syte e nenpunesit 50-vjeçar, qe kompanite/klientet/webmasterat te zgjedhin com.al ne vend te .al.
Sa per qeverine, per sa kohe ajo vete nuk do kuptoje rendesine e frytet e rakordimit te te dhenave ndermjet ministrive bazuar ne metoda informatike, kompjuterat do sherbejne si makina per te luajtur Freecell. Harrojini pastaj çeshtje .al etj etj

p.s. me vjen ndot kur INIMA institucioni i prezantimit te zhvillimit te teknologjive informatike ka nje faqe interneti qe nuk ka ku te shkoje me ...............bof e kuptoni vete ju
 

olti

Neo
Re: Domain name .al !

Mund te me thote njeri se ku ndodhen serverat e domaineve me emra ext.al (si .com.al .net.al etj)?

Dhe nje gje te dyte: Ndikon ne shpejtesine e hapjes se faqes ky serveri i domainit?! Krijon probleme ky me i fjal?! Tek ne dihet si jane gjerat, se psh merr nje domain te tille, por si po thoshte nje shoku im, atehere duhet te vesh nje njoftim tek siti qe mund te kesh "nga kjo ore deri ne kete ore jemi jashte sherbimit per mungese dritash ne Tirane" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Fillimisht postuar nga 'Neo':
atehere duhet te vesh nje njoftim tek siti qe mund te kesh "nga kjo ore deri ne kete ore jemi jashte sherbimit per mungese dritash ne Tirane" /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mos vraj mendjen,se per ty e ndezin gjeneratorin (agregatin) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Admirali

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Persa kohe qe shteti do te kete te drejten per domain .al, kurre te mos shpresohet qe shqiptaret mund ta gezojne kete kenaqesi. Burokratizmi i ka kalbur deri ne rrenje isntitucionet shteterore. Fatkeqesisht mungon dhe iniciativa e isp-ve shqiptare per te formuar nje forum per domain .al si dhe per strategjite per Internetin ne Shqiperi. Nuk e di sesa shqiptare individualisht jane regjistruar ne ISOC.org, por aktualisht nuk ka nje kapitull (chapter) per Shqiperine. Madje kur u regjistrova vete, dhe shenova Shqiperine si vendlindjen time, doli qe kishte nisur dicka per te formuar nje dege te ISOC, por deri me sot nuk kam marre asnje email per formimin e nje dege te tille ne Shqiperi.

Sikur te formohej nje organizate per internetin dhe ne Shqiperi, me pjesmarrjen e kompanive qe ofrojne sherbime interneti dhe te individeve te interesuar, ju siguroj qe IANA do t'ja delegonte kesaj organizate te drejten per shfrytezimin e domainit .al dhe te nendomaineve te pergjithshem.


Mandi, sikur ju te ShqiperiaHost, qe keni nje biznes te tille ne Shqiperi, te merrni nje inciative te tille, nuk do ishte keq. Ne fund te fundit duke u bere nismetare dhe anetare te nje projekti te tille, ka dhe perfitime. /pf/images/graemlins/wink.gif


P.S.

1.Nuk e kuptoj kete gormallikun e ketij kryetarit te ERT, AMC dhe Vodafone qenkan backbone apo potencialisht te tille. Harron i shkreti se mjafton nje feste ne Shqiperi qe rrjetet e telefonise se levizshme te mos e mbajne ngarkesen e telefonatave apo te SMS-ve.

2.Keto kompani as nuk ofrojne sherbime backbone te komunikacionit.

3. Perderisa keto kompani nuk ofrojne sherbime backbone si dhe rrjeti i tyre mbingarkohet shume kollaj, cdo gje mund te quhen, vecse jo backbone provider apo potencialisht te tille.
 

olti

Neo
Re: Domain name .al !

I kam derguar nje here email inima.al dhe as e rrujti njeri te me ktheje pergjigje :rolleyes:
 

Admirali

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Ca email mer, mua me duhet 3 ore te hap faqen e inima-s, kurse per faqen e ERT, as qe ekziston. Kur keto nuk kane ne sit funksional ne internet, si mund te pretendohet qe te mbajne pergjegjesine per domain .al??? Mese normale qe rrin ne Pizza.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Ke te drejte, por Nano nuk mund te vere nje njeri te zote te ERT, sepse ne nje vend normal ERT merret me konkurrencen, dhe nuk do te mund te lejonte kurre qe AMC e Vodafone te merren vesh kaq lehte mes tyre, per te mos folur per vjedhjen kolosale te Albtelekomit. Ne Shqiperi gjithcka eshte e krimbur. Ecin perpara per inerci.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Domain name .al !

ate e ka ne dore ERT dhe serverat jane ne Bari te Italise.as nuk behet fjale te marri njeri pervec shtetit qe e ka edhe .gov.al dhe presidenti qe e ka adresen www.presidenti.al /pf/images/graemlins/wink.gif
 

^_^

Primus registratum
Re: Domain name .al !

Ej a emigajinoni sa miliarda dollare ne vit do duheshin te mbaheshin disa servera me nje line shume te mire interneti , ku te ishin reg domainet.al ne shqiperi dhe a e mendoni dot se sa hidrocentrale duhen qe te punojne vetem per keto servera , une per veten time nuk e imagjinoj dot shumen e madhe te parave qe do duhej te shpenzohej per ket pune , ndoshta nja 500 miliard dollare ne vit ose me mire te themi euro se eshte me mre euro keto kohe, e di kush eshte problemi ne ket mes o cuna , qe ne zyrat e ERT hyn 1 njeri ne dite dhe nese sjellin domainin ne shqiperi duht te hyne rregullisht 50-100 veta ne dite , tani mendojeni stresin e zyrtareve, car na duhet mer babe domaini ktu neve ato nuk dine ku kane stilolapsat e jo te majne edhe hallet e domainit /pf/images/graemlins/smile.gif

Kjo eshte VK sic thone pergjithesisht shqiptaret, VK knej, VK anej ky vend eshte bere nje Varese e Vertete e K , perderisa te gjithe ne goje ate mbajne.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

olti

Neo
Re: Domain name .al !

Miliarda!!!

Ca flet or burr?!!

Si u dashkan miliarda dollare per te mbajtur nje apo disa DNS. Edhe sikur te merrnim me qera ndonje diku gjetke, apo t'ia jepnin me qera ndonje firme qe merret me kete gjera, mund te rregulloheshin keto pune. E nuk ka nevoje hic fare per 50 a 100 veta!

500 md € /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top