Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

genci

Primus registratum
Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

nga Nirvana Pistulli

"Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari" por "titullin e kardinalit e ka marrë gjithë Shqipëria."

Mikel Koliqi lindi në Shkodër me 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ëma, Age Simoni, bijë tregtari. Mikeli qe fëmija i parë dhe pas tij pasuan dhe 7 të tjerë.
Shkollen fillore e nisi në Shkodër dhe e mbaroi në vitin 1911 në kolegjin "Arici" te Eterve Jezuit në Breshia të Italisë, një koinçidencë e bukur, në klasë me të ishte edhe papa i ardhshëm Pali VI.
Gjithashtu dhe gjimnazin e kreu ne Itali pjesërisht në Monxa, në Bergamo dhe në Bari.
Mikeli i ri ishte i apasionuar nga muzika. Qysh në fëmijëri kishte mësuar të luante mandolinen dhe në Milano mori mësime muzike nga organisti i Duomit të Milanos, ishte mjaft i talentuar.
Pas mbarimit të shkkollës së mesme filloi mësimet në universitet, në degën e Inxhinierisë Mekanike, në Politeknikumin e Milanos.
Vendosi të bëhet prift dhe kështu la teknikumin dhe filloi studimet teologjike në seminarin "Corso di Venezia" të Milanos dhe më vonë në seminarin e Venegonos. Kreu studimet ne vitin 1930 dhe 1931 u shugurua meshtar në Kishen e Jezuiteve në Shkodër nga arqipeshkvi i Shkodrës Imzot L. Mjeda.
Vendimin për t'u bërë prift ai e mori në një moshe relativisht të madhe, pra me koshiencë të plotë, një vendim i dalur nga shpirti dhe këtë regjimi i mëvonshëm në Shqipëri nuk ia fali.
Studimet e tij nuk mbaruan me kaq, më vonë me lejen e kishës shkoi në Austri, për të studiuar muzikë.
Veprimtaria e tij si meshtar qe shumë e gjërë. Ai si i ri me veladonin e priftit, i qeshur, i dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, bëri për vete shumë të rinj, që prej tij prisnin shumë. Periudha e punës së tij të lirë u shtri në një hark kohor prej 13-14 vjetësh. Në këtë kohë në fillim si zëvendësfamullitar dhe pastaj si famullitar pati një aktivitet shumë të gjërë.
Krijoi shoqatën kulturore Veprimi Katolik me rinine e qytetit, por dhe me të rritur. Punoi të pregatiste rininë për jetën moderne, duke e edukuar që të ishte e aftë të zgjidhte problemet etiko-morale, për të përballuar sfidat e jetës moderne me dinjitet njerëzor, me koncepte kristiane dhe identitet kombëtar.
Organizoi korin e Katedrales së Shkodrës "Schola Cantorum", kompozoi dhe realizoi në skenë tre melodrama me theks të fortë patriotik, kompozoi 30-40 pjesë korale me përmbajtje fetare.
Themeloi revisten "Kumbona e së djelës" dhe e drejtoi atë si kryeredaktor nga numri i parë me 1938, deri sa u mbyll nga çensura komuniste më 1945.
Më 1940 filloi të shfaqë filma në një sallë afër Katedrales, që zinte rreth 400 spektatorë, bëri dhe operatorin e parë të kësaj kinemaje, por asnjë minut nuk u largua nga detyra e tij kryesore, Famullitar i Shkodrës.
Detyrat e tij i organizoi më së miri dhe u ndihmua nga klerikë të tjerë.
Ne qershor te vitit 1945 arrestohet për herë të parë, i akuzuar për propagande fetare dhe veprimtari kulturore katolike, pas disa ditësh lirohet me kusht.
Në janar të vitit 1946 arrestohet perseri me të njëjtën akuzë dhe dënohet 5 vjet burg.
Jane vitet e tmerrshme, ku u korrën kokat e intelektualëve, për ta bërë vendin më injorant se ç'ishte...
Dom Mikelin e nderonte e gjithë Shkodra, myslimanë e të krishterë.
Më 1951 u lirua nga burgu, vazhdoi detyrën e tij të famullitarit, por nuk mund të vazhdonte me aktivitetet e tjera, ishte gjithnjë nën mbikqyrjen e sigurimit.
Tashti dom Mikeli kishte shumë kohë të lirë dhe nisi edhe një herë të merret me muzikë, me lexime, pra të zgjerojë dhe me shumë horizontin e tij shumë të gjërë. Me gjithë frikën e diktaturës e të sigurimit, intelektualë shkodranë mblidheshin të dëgjonin muzikë dhe të interpretonin pjesë të ndryshme në piano, etj.
Më 1954 arrestohet edhe një herë...
Nuk i lidhen duart, që Shkodra të e mos shikonte të arrestuar, meqë e resperktonin të krishtere dhe myslimanë. Fillon nje epokë e zezë në jetën e tij..., privim komplet i lirise...
Kurrë nuk pushoi së punuari si meshtar edhe në burg edhe në internim. Ishte i mbikqyrur ditë e natë, ishte shumë i kujdesshem, por kur dikush kishte nevoje për meshtarin, ai ishte gati.
Shumë klerikë të tjerë vdiqën nga torturat ose i zhdukën, por Dom Mikeli rezistoi me fizikun e tij delikat. Ndoshta ishte peng i çmuar në duart e komunisteve ndaj vëllait të tij Ernest Koliqi, ndaj punës së tij patriotike në Itali, ose ishte Zoti vetë, që e ruajti si shembull virtyti, besimi, inteligjence, kulture, integriteti moral...
Si do t'i ketë kaluar gati gjysëm shekulli në burgjet e internimet e një diktature të vetme në historinë e njerëzimit për egërsinë e saj?
Etika e tij nuk mund të pranonte sjelljen e pakulturuar, kultura e tij - injorancën, delikatesa e tij - brutalitetin, feja e tij - torturën, vrasjen, padrejtësinë.
Por dinjiteti i tij qe më i madh se universi, dhe besimi i tij qe më i madh se dinjiteti i tij.
Ishte një intelektual i kompletuar, i rrallë. Zotëronte mirë latinishten, greqishten e vjetër, gjermanishten, italishten, anglishten, frëngjishten, serbo-kroatishten. Interesat e tij intelektuale ishin shumë të gjëra letërsia, arti. Njihte mirë letërsine moderne e klasike, kuptohet jo atë të mbas viteve 40. Njihte mirë pikturën, skulpturën, arkitekturën, muzikën...
Kishte një memorje të hekurt, ishte një encilopedi e gjallë.
Gjatë viteve të burgut e të inernimeve e mbajti gjallë aq sa pati mundësi dëshirën e intelektualit; sa pati mundësi të dëgjoje muzikë dhe nga altoparlantet e burgut, muzikë sinfonike shqiptare, të lexojë të gjithë librat që mundi të gjejë.
Bashkëvuajtesit e tij të burgjeve e kujtojnë dhe e quajnë fat, që u njohën me një njeri si Dom Mikeli. Nga 1954 u dënua tre herë dhe u dërgua edhe në internim. E dënuan dhe me burgim të përjetshëm, duhet te mbaronte dënimin ne vitin 1992 ne moshen 90 vjeçare, ndoshta duke menduar të mos dalë gjallë prej andej.
Me vdekjen e diktatorit, pasardhësi i tij u mundua t'i bëjë "tualet" imazhit të tmerrshëm të diktaturës dhe kështu e liroi Dom Mikelin.
Lirimi i tij qe i papritur. Ku do të shkonte të jetonte tashti mbas 32 vjetëve. Motra Jozefinë, Luçie Koliqi, nuk jetonte më.
Nipi i tij, djali i së motrës; Albert Kurti, me shumë guxim dhe shumë dashuri, e mori në gjirin e familjes së tij. Alberti, djali i Margarita Koliqit dhe Salvator Kurtit, ka qenë i përndjekur politikisht, si gjithë familja e Kurtajve. Salvatori, i biri i Palok Kurtit muzikantit e patriotit të njohur shkodran, kishte vuajtur dhe ai në burgjet komuniste dhe kishte vdekur duke lënë familjen në gjendje të vështirë jetese.
Simbas uljes e ngritjes së luftës së klasave, Bertin e hiqnin nga puna e çonin në fshat...
Kështu që vetëm me guximin që vjen nga një dashuri dhe karakter i madh, e morën Dom Mikelin në shtëpine e tyre. Nga ai moment ne jetën e Dom Mikelit do të ndodhmin gjëra të bukura, Zoti i kishte pregatitur për të surpriza që ai nuk mund t'i ketë ëndërruar kurrë. Rrugët e tij janë të pashtershme dhe kurorëzoi vuajtjet e Dom Mikelit, që nga ajo dite e deri me 28 janar 1997 ky i fundit pa ngadhnjimin e jetes mbi vdekje.
Dom Mikeli gjeti ngrohtësi e dashuri familiare nga të pestë pjesëtarët e familjes Kurti: motrës Margarita, nipit Bert, nuses së shtepise Rexhina Ndoja-Kurti, e fëmijëve të tyre Salvator e Greta. Rexhina nga dita që Dom Mikeli shkeli pragun e shtëpisë, u kujdes për të si një nënë e mirë kujdeset për foshnjën e saj, jo vetëm një grua e shkathët dhe e gjindshme, por edhe një infermiere e zonja.
Frika ishte, por Dom Mikeli e kishte kaluar provën e tij dhe Zoti vuri dorën e tij të mbrojë atë familje dhe e bekoi me hirin e tij, gjë që mund të duket e çuditshme, por të gjithë që kaluan pragun e asaj shtëpie, kuptuan që aty kishte hyrë një shenjt.
I lanë dhomën më të mirë të shtëpisë dhe ai mundi të vazhdojë fsheftas punën e tij si meshtar.
Shpejt erdhën vitet 89-90, dhe gjithçka filloi të ndryshojë.
Në nëntor të vitit 1990, prifti guximtr Dom Simon Jubani dha meshën e parë pas 23 vjetësh në kapelin e varrezave të vjetra katolike. Mbas disa ditësh u hap dhe xhamija e Plumbit. Kishat e xhamijat u hapën me vrrull të madh. Qeveria shqiptare lidhi marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Dom Mikeli dhe pse mosha e shëndeti i tij delikat nuk e lejonin të dilte dhe të jepte meshë jashtë, qe shumë i rëndësishëm si udhëheqës i priftërinjve. Ai u bë personifikimi i përndjekjeve gjysëmshekullore diktatoriale. Shumë emitentë radiotelevizivë dhanë emisione të posaçëm për të si: CNN, BBC, RAI, RTSH... Në mbarë botën u botuan artikuj mbi jetën e tij.
Në vitin 1991 me kërkesën e tij, u lirua nga detyra e famullitarit të Shkodrës, që e kishte vazhduar gjithë jetën pa ndërprerje. Në janar të 1992, Ati i Shenjtë e emëroi ipeshkev, por gëzimet nuk do të mbaronin këtu. Në shtator të vitit 1992, Presidenti i Republikes e dekoroi me medaljen "Pishtar i Demokracisë", për meritat dhe për qëndresën e palëkundur në idealet e tij, gjatë përndjekjes 50-vjeçare.
Dom Mikeli dhe Nënë Tereza, dy figura të shquara të krishtërimit dhe të kombit shqiptar, u takuan në prill të vitit 1993.
Te dy luftuan materializmin e egër të këtij shekulli, të shfaqur në dy ekstremet ideologjike të shoqerise njerëzore.
Njëri filloi punën duke organizuar veprimtari të dobishme në disa fusha të jetës shpirtërore e kulturore në një qytet të vogël të Evropës.
Tjetra filloi punën në Kalkutën e përbindëshme kundër mjerimit më të zi, pa asnjë mjet financiar, vetëm dashurinë dhe vullnetin e mirë.
Njëri luftoi i vetëm me bishën në errësirë, tjetra sfidoi etjen e pasurisë në sy të mbarë botës.
Në takimin e tyre ndodhi diçka e madhe dhe e papritur.
Nënë Tereza gjunjëzohet para tij dhe i thotë: "Më jep bekimin tënd, sepse ti je martir" Dom Mikeli u përpoq t'i shmangej, por ajo qe më këmbëngulëse.
Dashuria e madhe u përul dhe nderoi vuajtjen e madhe.
U takua dhe me Papën Gjon Pauli II. Dita e 25 prillit 1993 është dhe 50 vjetori i krijimit të korit Schola Cantorum, gjithashtu dhe rimëkëmbjes nën drejtimin e kompozitorit Gjon Kapedani.
Ai shoqëroi dhe meshën e celebruar nga Papa dhe vazhdoi më pas veprimtarine e vet.
Në vitet 94-95 u organizuan koncerte me pjesë të kompozuara nga Dom Mikeli.
Kurorëzimin e gjithë vuajtjeve të tij do të arrinte në nëntor të vitit 1994, kur u kurorëzua Kardinal.
Të shtunen me 26 nëntor 1994, në sallën "Paolo IV", i kryesuar nga Papa, u mblodh Konçistori, për emërimin e kardinalëve të rinj, ndërsa të nesërmen, në Bazilikën e Shën Pjetrit u zhvillua ceremonia e dytë, gjatë së cilës, të emëruarit merrnin unazën e kardinalit. Gjatë ceremonisë, kardinalët e rinj iu gunjëzuan Papës. Dom Mikelin nuk e linte mosha e shëndeti, kështu që qëndroi i ulur në karrige dhe Papa do ta bekonte, në atë moment ndodhi diçka e papritur; për herë të parë në historinë 2000 vjeçare të Kishës, një Papë gjunjëzohet para një Kardinali...
Të hënën, me 28 nëntor, Papa priti në audiencë Kardinalin dhe njerëzit e tij.
Mediat botërore i kushtuan vëmendje të veçantë emërtimit kardinal të Dom Mikelit, jo vetëm si kardinal i parë nga Shqipëria, por edhe si 92 vjeçar.
Dom Mikeli qëndroi gjithnjë i njëjti person, me thjeshtësinë e njeriut të madh, që e karakterizoi gjithë jetën. Ai tha:
"Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari" dhe "titullin e kardinalit e ka marrë gjithë Shqipëria."
Në Shqipëri u bënë festimet e rastit, për kardinalin, ai mori pjesë me thjeshtësinë e tij të zakonshme. Populli e duartrokiti me zjarr dhe dëgjoheshin thirje nga turma, Dom Mikel, Dom Mikel...
Shëndeti i tij u keqësua, dhe me gjithë kujdesjet e mëdha, nuk pati përmirësime. Me 25 dhjetor të vitit 1996 Presidenti i Republikës erdhi personalisht në shtëpine e tij dhe i dorëzoi dekoratën e lartë "Nderi i Kombit". I rrethuar me kujdesje të vazhdueshme dhe dashuri nga motra Margarita, nipi Berti, nusja Xhine, me 28 janar të vitit 1997 mbylli sytë përgjithmonë në shtëpine ku kishte lindur.
Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë gjithë populli i Shkodrës. Morën pjesë edhe autoritetet më të larta të bashkisë katolike, të Shtetit Shqiptar dhe të qytetit të Shkodrës, përfaqësues të bashkive fetare dhe të shoqatave fetare humanitare.
Papa dërgon telegram ngushëllimi, drejtuar kreut të konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Arqipeshkvit të Tiranës dhe të Durrësit, Imzot Rrok Mirditës.
Në varrim foli edhe presidenti i atëhershëm Berisha dhe gjithashtu Imzot Rrok Mirdita.
 

genci

Primus registratum
Re: Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

Kardinali, shenjtori i krishterimit dhe kombit shqiptar

Një portret të veçantë ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parë shqiptar Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai që u bë shenjtor i gjallë i krishtërimit dhe i vendit të vet, që Shqipëria të reflektonte vetëm paqe, dritë e mirësi e kulturë, ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për krishtërimin, por edhe për artin, në fushën e muzikës dhe kluturën shqiptare.

Mikel Koliqi u lind në Shkodër në 29 shtator 1902 në një familje të pasur e të nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani siç e thërrsinin, ishte një tregëtar i zoti dhe njeri me influencë në Shkodër. Mikeli ishte fëmija i dytë nga 8 fëmijët e kësaj familjeje (Ernesti ishte fëmija i parë dhe pas Mikelit Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnë vetëm Margarita në Shkodër dhe Terezina në Romë).

Në vitin 1911 u regjistrua në Kolegjin Saverian të etërve jezuitë në Shkodër dhe në vitin 1912 së bashku me të vëllanë Ernestin nisen për studime në Itali, pranë dajës së vet. Në Itali kreu me radhë Kolegjin Arecia dy vjet, kolegjin Vilorez në Monxa në vitet 1919 -1924, në Breshia qëndroi një vit shkollor, në Bari mori maturën, një vit në Firence e më pas në Milano, ku studjoi dy vjet në Universitetin Politeknik, për inxhinier e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve dallohej për një kulturë të gjërë dhe si i apasionuar pas muzikës. I binte pianos që në moshën 17 vjeç dhe harmonisë. Ndiqte shfaqjet e ndryshme në Itali, së bashku me miqtë e shokët e tij studentë. Njëri ndër ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Në vitin 1931 në kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit për t'u bërë prift e për t'i shërbyer me zemër popullit. Në 30 maj u shugurua meshtar nga arkipeshkvi i shquar i Shkodrës Imzot Lazër Mjeda.

Në atë kohëm, në vitet 30 -të, Shkodra ishte në lulëzim të plotë artistik. Emra të nderuar të qytetit kishin afruar rreth vetes djelmurinë shkodrane. Pa frikë thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturës shqiptare. Pader Martin Gjoka, i pari profesionist në muzikën shqiptare kishte krijuar me kohë rrethin e tij artistik.

Njohuritë që kishte Mikeli në muzikë ishin autodidakte ndaj ai i kërkoi Monsinjor Lugj Bumçit një bursë, ose një kurs për muzikë. Me gjithë përpjekjet e tij për të gjetur një bursë në Francë, gjë që nuk u arrit, Monsinjor Bumçi arriti që t'i gjejë një specializim një vjeçar Mikelit pranë një kori të famshëm austriak, ku Mikeli u specializua për dirigjent koral, që do t'i vlente më vonë në krijimtarinë e tij artistike dhe në punën e tij si meshtar e më vonë si famulltar. Në prill të 1936-s u caktua famulltar i Shkodrës, kur më parë kishte shërbyer edhe si zv/famulltar i arkidioqezës së Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo është edhe periudha e artë e krijimtarisë së tij muzikore. Gjatë 10 vjetëve të tij si famulltar, krahas punës së tij si njeri i Zotit, luajti një rol të rëndësishëm në kulturën dhe muzikën shqiptare. Në vitin 1932 Mikel Koliqi krijoi një grup koral me emrin latin "Scuola Cantorum", me kërkesa të mëdha profesionale, edhe pse ishte vetëm një kor amator. Me këtë kor që këndonte edhe në shërbesat fetare të katedrales së Shkodrës don Mikel Koliqi u bë nismëtar i gjallërimit të aktiviteteve korale me vepra të autorëve të njohur të muzikës botërore, duke hedhur kështu bazat e muzikës së kultivuar shqiptare. Gjithashti Ai themeloi "Veprimin katolik shqiptar", dhe themeloi e drejtoi revistën "Kumona e së djelës" (1janar 1938 - nëntor 1944), një revistë kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisë shkodrane në mënyrë të një emancipimi të moralshëm e të natyrshëm, mbi bazat e doktrinës kristiane. Krijoi një studoi ky shfaqte edhe filmat e kohës, krahas aktivitetit të tij si krijues në muzikën kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesë për korin e Kishës. Këto pjesë tashmë kanë humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithçka e tij.

Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij artistike është krijimtaria si kompozitor dhe pikërisht tre melodrama të tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare.

Mikel Koliqi krijoi tre melodrama të shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrës", "Ruba e kuqe", të cilat janë trasmetuar tek ne si dorëshkrime. Por edhe ato kanë ardhur deri sot falë një muzikantit të talentuar, njëri nga nxënësit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti këto dorshkrime për mëse 45 vjet rresht, një akt i guximshëm e që shpreh një ndërgjegje të lartë patrioptike e kulturore të tij.

(Në nëntor 1998 nga kori i ringritur mbi emrin "Scuola Cantorum" që në vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe që sot drejtohet nga kompozitori Zef Çoba, u ekzekutuan pjesë nga tre melodramat e tij. Këto melodrama i studioi dhe përpunoi nipi i tij kompozitori i nderuar që sot nuk jeton më, Gjon Simoni)

"Kur u bëra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikë, -ka thënë dikur në një nitervistë të Tij Mikel Koliqi, para se të mbyllte sytë. Kështu që shkrojta do pjesë fetare. Një ditë vjen në qelë në Shtëpinë e Famullisë Dom Ndre Zadeja e më hedh mbi tavolinë pjesën e shkruar letrare "Rozafa". Deri në atë kohë fjalët shqip i shoqëronim me muzikë të huaj. Nuk mu duk e pëlqyeshme që këtë histori të vjetër shqiptare ta shoqërojë një muzikë e huaj. Kështu që fillova me punue shqip. Dua të them që motivet e Rozafës janë bazuar mbi pjesët kombëtare, kështuqë edhe dy melodramat e tjera nuk kanë karakter fetar."

Këto vepra ishin pikënisja e parë e muzikës sonë skenike. Fillimisht kjo qe për të mbajtur gjallë tek pjestarët e "Scuola Cantarum" interesin e frekuentimit të korit e njëkohësisht argëtimin e popullit.

Muzika e melodramës së parë "Rozafa" u muzikua gjatë muajve shkurt - mars 1936 dhe shfaqja u dha në 26 prill 1936 në Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetë Dom Mikel Koliqi, që luante edhe në piano. Kjo shfaqje u dha edhe më 3 dhe 10 maj. Melodrama përbëhej nga tre akte me tetë numra muzikorë të gjinive të ndryshme si arie, duete, korale, këngë dhe ansamble me solistë e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orë, recitime plus muzikë. "Me thanë të drejtën, pjesë nga kujtimet e Tij, këto pjesë i kam bërë shpejt e shpejt si i kam ekzekutuar vetë në pjano dhe nuk kisha kohë t'i orkestroja. Salla ka qënë e mbushur plot, kryesisht me të rinj."

Në këto melodramë interpretuan Loro Bytyçi në rolin e Rozafës, e më pas Nikollë Çuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetër Gjoka, Ndoc Jakova Kolë Naraçi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

Melodrama "Rrethimi i Shkodrës" u muzikua mbi dramën me të njëjtin titul të Dom Ndre Zadesë dhe u shfaq në 26 prill 1937, një vit pas të parës. Edhe kjo melodramë përbëhej nga tre akte me gjashtë numura muzikorë dhe u interpretua nga "Scuola Contarum".

Melodrama "Ruba e kuqe" u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937 në 19 dhjetor. Të trija melodramat kanë karakter patriotik dhe evokojnë luftën e popullit tonë për pavarsi.

Gjatë pushtimit fashist Dom Mikel Koliqi nuk u përzie me luftën, as me njërin krah. Vazhdoi punën e tij si famulltar dhe njëkohësisht edhe në gazetën e tij deri në 1944.

Ndërkohë kujtojmë se i vëllai i tij, Ernesti, ka një tjetër aktivitet të dendur letrar e politik.

Ai bënte pjesë në kabinetin e Shefqet Vërlcit si Ministër i Arsimit (prill 1939 - dhjetor 1842). Një nga iniciativat e tij më të mëdha është thirrja që u bëri mësuesve shqiptarë për të shkuar mësues në Kosovë, thirrje që ju përgjigjën shumë mësues patriotë. Në vitin 1942 shkon ambasador në Romë dhe nuk u kthye më në Shqipëri.

Por Mikeli gëzonte një respekt të madh, një njeri me influencë në Shkodër dhe kjo si dhe vëllai i tij ka qënë një nga arsyet që Ai më 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithçka, iu shkatërrua biblioteka dhe u zhdukën dorshkrimet e tij. Për dom Mikelin do të fillonte rruga e gjatë e kalvarit, një rrugë e frikshme, shumë e egër. Në vitet 1952-52 u lirua për një kohë të shkurtër dhe më pas u riburgos sërish për të kaluar 38 vjet në burgjet komuniste.

dënimin e tij e ka vuajtur në të gjitha burgjet e vendit dhe është trajtuar i veçantë, pasi jo çdo kush mund të bisedonte me të. Mbikqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallë në atë ferr komunist. Ndërkohë i vëllai Ernesti ishte njeri i nderuar, personalitet në kulturën shqiptare, themelues i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. Ai mbajti ushqeu gjuhën shqipe tek arbereshët, në programet e tij figuronin edhe emrat e shkirmtarëve që në Shqipëri e shanin, si "bashkëpuntor" të fashizimit.

Një nga arsyet që Mikelin e kanë mbajtur peng në burg është edhe i vëllai i tij, të cilit i bënin presion vazhdimisht se "e ekzektuam", "do ta ekzekutojmë", etj, në mënyrë që ky të mos fliste kundër regjimit dhe të mos zhvillonte veprimtari politike. Në të kundër kujdeseshin që Mikeli të mbetej gjallë me çdo kusht. Me vdekjen e të vëllait në 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nëpër kampe izolohej të mos lëviste. Gjatë gjithë viteve të burgut ka ardhur vetëm një herë në Tiranë, kur do të vizitohej nga fundi i viteve 70-të dhe fillimi i viteve 80- të. Gjatë viteve të burgimit pjestarët e familjes i shkonin rrallë, pasi një persektim më i egër i priste ata. Ajo që e vizitonte shpesh ishte e mbesa ....

Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej në burg një plak 84 vjeç?! Pushteti e liroi në 1986 -n. Me zemër e frikë njëkohësisht e pritën në shtëpinë e motrës Margarita e të nipit Albert Kurti, djali i muzikanit të npjhur Palokë Kurti, i cili u kjudes për të deri në çastet e fundit të jetës, duke sakrifikuar e marrë parasysh gjithçka.

Dhe erdhi Demokracia! Nata e egër komuniste mori fund. U hapën kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte në prag të 90-ave. Gjithmonë kokulur, zemërbardhë e i buzëqeshur.

Në nëtor të 1990-s, prifti guximtar Dom simon jubani celebroi publikisht meshën e parë pas 23 vjetësh në kishëzën e varrezave të vjetra të Shkodrës.

Qeveria shqiptare vendosi marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe Dom Mikeli u bë personifikimi i përndjekjeve gjysmëshekullore që pësuan në vitet e diktaturës feja në përgjithësi dhe sidomos bashkësia katolike që ai përfaëqsonte.

Edhe pse në moshën 91 vjeøare, Dom Mikeli ushtronte detyrën e familltarit të Shkodrës, të cilën nuk e kishte braktisuar asnjëherë por u lirua, me kërkesën e tij, nga kjo detyrë për arsye të moshës.

Në janar 1992 Ati i Shenjtë e emëroi ipeshkv.

Dom mikeli dhe Nënë Tereza ishin dy figura të mëdha të krishtërimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan në prill të vitit 1993, në një dhomë të errët të Shkodrës. Nën Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: "Më jep bekimin tënd sepse ti je martir!". Me modesti dom Mikeli u përpoq t'i shmangje kësaj øështjeje, por më pas bekoi dorën me dorën e vet shqiptaren më të madhe të të gjitha kohrave.

Takimi tjetër me Papën ndodhi në prill 1993 në Arqipeshkvinë e Shkodrës.

i në Selia e Shenjtë fillimisht i dha titullin "Monsinjor", ndërsa në 28 nëntor 1994 Papa Gjon Pali II e shuguroi Kardinal. Në sallën plot dritë në Vatikan, me plot njerëz, kur u thirr emri i tij, Ai u ngrit në këmbë. Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë, i plakur jashtët mase, por me fytyrë fisnike.´Përpara mediave të ndryshme Kardinali Mikel koliqi shprehej me thjeshtësinë më të madhe: "Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari " dhe "... titullin kardinal e ka marrë Shqipria".

Kësisoj dom Mikel Koliqi u bë kardinali i parë shqiptar. Kjo shënoi kulmin e karrierës së tij fetare.

Në fillim të vitit 1994 erdhi nga Amerika i vëllai Guljemi, gati 90 vjeøar. Për pak kohë të dy vëllezërit jetuan bashkë deri në mars të vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lënë përsëri vetëm Kardinalin Mikel.

Në vjeshtën e vitit 1995 pësoi një aksident. E dërguan me urgjencë në Itali për kurim. Me gjithë kujdesin e lartë, ndërhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund të ngrihej më nga shtrati.

Më 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikës, shkoi personalisht në shtëpinë e tij, për t'i dorëzuar dekoratën e lartë "Nderi i kombit". Ishte nderimi i fundit që i bëhej. Vdiq pas dy muajsh në Shkodër më 28 janar 1996 në moshën 94- vjeçare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartë i motrës Margaritë, e nipit Albert e gruas së tij Xhina.

Varrimi i tij u bë në qytetin e lindjes në 30 janar, ndërsa meshën me këtë rast e udhëhoqi i dërguari i Papa Gjon Palit II, Nunsi Apostolik në Shqipëri, Ivan Dias.

Kardinali Mikel koliqi ishte një nga njerëzit e veøantë që, falë kulturës së gjërë dhe punës sistematike, arrijnë të bëjnë vepra të mëdha dhe të rëndësishme për kombin. Ishte një nga klerikët që kuptuan shpejt kohën, realitetin, mjedisin dhe mendësinë që i rrethonin dhe zgjodhi natyrshëm stilin e punës, harmonizimin e fesë me shkencën të përjetësisë me vdekjen.

"Jeta e Mikel Koliqit, ka thënë Imzot Rrok Mirdita, është simbol i gjallë i fesë në Shqipëri. Ajo shfaqet edhe në zhvillimin e saj të natyrshëm, edhe gjatë përpjekjes së egër, edhe në ringjalljen e saj."


Flori Slatina
 

genci

Primus registratum
Re: Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

Sinfonia e nje jete: Kardinal Mikel Koliqi

Dashuria e madhe u perul dhe nderoi vuajtjen e madhe

Dom Mikeli dhe Nene Tereza: dy figura te medha te krishterimit, por dhe njekohesisht te popullit shqiptar. Te dy e kishin kuptuar me pare se te gjithe te tjeret se materializmi i eger i ketij shekulli, i shfaqur ne dy ekstremet ideologjike te shoqerise njerezore, duhej luftuar me mjete reale e bashkekohore, pa asnje kompromis, pa ngurruar para asnje sakrifice.
Njeri filloi punen duke organizuar veprimtari te dobishme ne disa fusha te jetes shpirterore e kulturore ne nje qytet te vogel te Europes.
Duke u nisur nga i njejti qellim, tjetra filloi luften ne Kalkuten e perbindeshme kunder mjerimit te zi, pa asnje mjet financiar, vetem me dashurine dhe vullnetin e mire. Dom Mikelit iu desh te linte pergjys punen e nisur dhe te peballej me veshtiresite e tmerret e ferrit komunist per gati gjys shekulli. Ne heshtje dhe i panjohur, ai u mbeshtet vetem ne ndihmen morale qe i jep njeriut besimi.
Nene Tereza arriti kulme te paperfytyrushme ne perpjekjet per t'ua lehtesuar vuajtjet njerezve ne mbare boten, duke u bere nje nder personalitetet me te medha te shekullit. Njeri luftoi i vetem me bishen ne erresire, tjetra sfidoi etjen e pasurise ne sy te mbare botes, duke i kundervene meshiren e dashurine.
U takuan ne prill te vitit 1993, ne nje dhome te erret te Shkodres, keta dy njerez te veçante, dy qenie shpirterore, trupi i te cileve pothuaj nuk ekzistonte. Atehere ndodhi diçka e madhe dhe papritur. Nene Tereza u ul ne gjunje para tij duke thene: "Me jep bekimin tend, sepse ti je martir". Me modesti u perpoq t'i shmangej kesaj kerkese, por pas pak çastesh, pas kembenguljes se saj karakteristike, bekoi me doren e vet shqiptaren me te madhe te gjithe koheve.

Marre nga libri i autorit Gjon Simoni marre nga Shkoder.net
 
Top