Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton ti falë qeveria Greqisë
Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare. Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale. Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet ‘70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç’e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982. Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane.
Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash.
Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.

Informacion

Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t’i transmetohet qeverisë shqiptare. Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë.
Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme:
a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale.
b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale).
c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale.
Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë.
Bashkëlidhur është teksti i notës.
Reis Malile
Tiranë, më 26 korrik 1989

Nr.299
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.
Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta. Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike.
E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t’i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t’i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Paris, 21 qershor 1989

13 nentorPakti, kryenegociatori takim sekret me shqiptarët në SHBA

Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë

Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.

Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të “blinduara” pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: “Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit”. Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.

Reagimi

Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës “Shekulli” ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur “leksion” takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: “Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?”. Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: “A mos nevojitet të “sqarohen” shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë “lektori”, vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte “lektori” që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t’i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t’i heqë copa Shqipërisë dhe t’ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar “lektorin” për këtë dhurim?

Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: “Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”. Sipas tij

procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetëra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira.

Prej shumë muaj, nga Prilli 2009 kur marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, opinioni publik por edhe ekspertët kanë kërkuar konsulta të gjera, dhe mes specialistëve, në transparencë të plotë për të sqaruar shumë prej pikave të errëta të marrëveshjes, e cila sipas studimit të ekspertit të pavarur, prof. asoc. dr. Myslim Pasha i jep Greqisë mbi 354.4 km 2 det shqiptar.

Topi: Pakti Detar, nuk flas tani për dekretimin

Presidenti Topi, foli mbreme serish edhe mbi marrëveshjen e ujërave detarë me Greqinë, që është kthyer sërish për t’u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve. Sipas tij, kjo marrëveshje ka nevojë për një transparencë.
Topi shtoi se kjo është çështje e aktorëve institucionalë dhe se ndërmarrja e kësaj iniciative është institucionale dhe jo e një aktori të vetëm. “Ka qenë nevoja për një proces transparent. Kjo është një çështje e seriozitetit të aktorëve institucionalë. Janë të respektuar të gjithë të japin ekspertizën e tyre në institucione. Njerëzit, që janë në institucione, duhet të jenë të përgjegjshëm për momente të tilla. Çështja nuk është se vjen si vendimmarrje e një aktori”- u shpreh Topi.
Sipas kreut të shtetit, kjo vendimmarrje kërkon një diskutim të gjerë, të të gjitha strukturave të shtetit, dhe se duhet të jetë pjesë e debatit e të gjithë spektrit politik. I pyetur nëse do ta dekretonte ligjin për marrëveshjen me Greqinë, Topi tha se të flasësh në këto momente për dekretim është paragjykim.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26973. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26973