Dokumenti i firmosur nga Olldashi, si u hap para kohe tuneli i Kalimashit
KUKËS – Hapja e tunelit të Kalimashit në kohën e zgjedhjeve, megjithëse ende pa u përfunduar, ka qenë e përcaktuar në një dokument të nënshkruar nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, që më datën 24 shkurt të këtij viti. Në këtë dokument, i cili u është dërguar të gjitha ministrive dhe institucioneve të tjera të vendit, deklarohet se hapja e tunelit të Kalimashit do të bëhet në tre faza dhe e para do të ishte para datës 30 qershor, në një kohë që punimet vijonin ende. Sipas shkresës me numër protokolli 1251, brenda datës 30 qershor 2009, do të hapej përkohësisht tuneli në tubin verior dhe përgjatë kësaj kohe punimet do të pezulloheshin dhe do të zhvendoseshin në tubin jugor. Më pas, do të fillonte edhe faza e dytë e hapjes së tunelit. Gjatë kësaj kohe, duhej që punimet në tubin jugor të përfundonin dhe qarkullimi i automjeteve do të vijonte në këtë aks. Më pas do të rifillonin punimet në tubin verior, punime të cilat priteshin të mbylleshin plotësisht më 30 qershor të vitit 2010. Pas kësaj date, do të ndodhte mbyllja e punimeve në të dy tubat e tunelit me të gjitha sistemet dhe instalimet e kontrollit, operimit dhe sigurisë, të testuara dhe të operuara.
Dokumenti
Faza e parë e punimeve në tunelin e Kalimashit ka qenë 30 qershori i këtij viti, ku në bazë të termave të referencës në kontratë ka qenë planifikuar hapja e tubit verior për qarkullim, si dhe transferimi i të gjitha punimeve në tubin jugor.
Faza e dytë është ndërmjet 1 korrikut të vitit 2009 dhe 31 korrikut të vitit 2010. Gjatë kësaj faze është planifikuar që të përfundojë fillimisht tubi jugor (ku ka ndodhur aktualisht shembja) dhe të merret në dorëzim me të gjitha sistemet dhe instalimet e kontrollit, operimit dhe sigurisë, të testuar, komisionuara dhe operative, në përputhje me kontratën.
Ndërkohë, faza e tretë është nga 1 korriku i vitit 2010 e në vazhdim. Në këtë fazë është planifikuar që të dy tubat e tunelit do të jenë të hapura për trafik me të gjitha pajisjet e testuara, të komisionuara dhe në gjendje pune.
Ngjarjet
Por në hapjen e parakohshme të tunelit të Kalimashit, as nga ministri dhe as nga vetë kompania nuk ishin parashikuar problemet që do të sillte nisja e qarkullimit në brendësi. Një gjë e tillë solli probleme vetëm dy ditë më pas në pjesën që ende nuk ishte betonuar nga firma, pasi pati shkëputje të gurëve. Më pas, pati probleme që u shfaqën në vetë tubin verior ku vijonte lëvizja e automjeteve. Në këtë pjesë pati zhytje të dheut, çka çoi në çarjen e asfaltit të saposhtruar. Një gjë e tillë bëri që edhe nga kompania të kërkohej një mbyllje 8-orarëshe e tunelit në mënyrë që të vijonin punimet, duke mos u zhvendosur kështu plotësisht (sipas kontratës) në tubin jugor.
Më tej të tjera probleme vijuan deri në momentin që nga ana e ministrit Olldashi u deklarua se do të bëhej mbyllja e tunelit plotësisht. Një gjë e tillë u realizua mbrëmjen e 11 tetorit. Sipas deklaratave mbyllja u bë për t’i dhënë mundësi kompanisë ndërtuese të përfundonte instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël. Një gjë e tillë nuk ishte parashikuar në kontratë, në të cilën thuhej se qarkullimi i automjeteve do të kalonte nga tubi verior në tubin jugor. Në sqarimin e tij ministri i Transporteve përdori fjalën “disa javë” dhe që kishin të bënin me afatin kohor të mbylljes së tunelit të Kalimashit.
Shembja
Por mbrëmjen e 5 nëntorit në tubin jugor të tunelit të Kalimashit ndodhi një shembje, e cila ka krijuar një situatë të paparashikuar, që mund të përmbysë planet e kompanisë dhe të punëdhënësit, që në rastin konkret është qeveria shqiptare përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Një masiv i madh dheu me një gjatësi prej rreth 80 metrash ka krijuar një zgavër me një lartësi prej rreth 100 metrash në tubin jugor. Problemet me formacionet gjeologjike në tunelin e Kalimashit, sidomos në tubin jugor të tij kanë filluar me kohë në një gjatësi prej 1 kilometër në mesin e tij. Kjo zonë ka rezultuar të jetë një formacion gjeologjik i butë dhe ka pësuar shembje të njëpasnjëshme, por ajo e mbremjes së 5 nëntorit ka qenë më e madhja e regjistruar deri tani. Ekziston mundësia që fillimisht të vihet në funksionim tubi verior i tunelit (ku është qarkulluar edhe më parë) dhe më pas ai i krahut jugor, për shkak të shembjeve që kanë ndodhur në këtë tunel.
Konflikti politik
Shembja e tunelit të Thirrë-Kalimashit në tubin e saj jugor mbrëmjen e 5 nëntorit është bërë objekt debati me akuza e kundërakuza midis opozitës dhe ministrisë së Transporteve. Opozita i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë lidhur me shembjen e tunelit duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Sali Berisha dhe vartësit e tij, Basha e Olldashi. Gjithashtu, hapja e parakohshme e tunelit, e vendosur që më 24 shkurt 2009, është cilësuar si një hapje për fushatë. Një grup prej 13 deputetetësh të Partisë Socialistë shkuan më 11 nëntor në tunelin Thirrë-Kalimash me qëllim për të parë gjendjen nga afër pas shembjes, por nuk u lejuan nga drejtuesit e firmës “Bechtel&Enka” nën arsyetimin “Për shkaqe sigurie”.

2. TRE FAZA TE HAPJES SE TUNELIT
a) Punimet do të ndiqen sipas procedurës së mëposhtme
Faza 1 : Brenda datës të përcaktuar 30 Qershor 2009 :
1. Seksioni 1 dhe Seksioni 2 dhe Pjesa 3b do të përfundojnë, gati për t’u marrë në dorëzim në përputhje me kontratën dhe për hapjen e tranzitimit të trafikut: dhe
2. Periudhat për deklarimin e defekteve për secilin nga Segmenti Një dhe Segmenti Dy dhe Pjesa 3b, do të jenë 12 muaj nga data e marrjes në dorëzim: dhe
3. Të gjitha punimet e nevojshme për të bërë të mundur operimin e sigurtë të Pjesës 3b tubi verior, për lëvizjen transit të trafikut përmes tunelit, nën kontrollin e operatorëve të tunelit të punësuar nga Porositësi, do të përfundohen; dhe
4. Sipërmarrësi do të ndërpresë çdo punim ndërtimi në Pjesën 3b tubi verior dhe do të transferojë të gjitha burimet e tij në tubin jugor, në mënyrë që tuneli verior mund të hapet për tranzitimin e trafikut nën kontrollin e operatorëve të tunelit;

Faza 2 : Midis 1 korrikut 2009 dhe 31 korrikut 2010
1) Gjatë periudhës që Punëdhënësi do të marrë Pjesën 3a tubi verior në shërbim të përkohshëm, detyrimi I Kontraktorit për përkujdesje do të pezullohet dhe përgjegjësia do t’I kalojë Punëdhënësit. Pavarësisht nga pezullimi i aktivitetit ndërtues në pjesën në tubin verior si dhe përgjegjësive të Kontraktorit në lidhje me mospërfundimin e tubit verior, është rënë dakort që Kontraktori do të ndërmarrë menjëherë çdo punë të kërkuar, në përputhje me udhëzimet e Inxhinierit.
2) Sipërmarrësi do të vazhdojë më tej me punimet në Pjesën 3a tubi jugor në përputhje me Programin e Përfundimit të Punimeve dhe Pjesa 3a tubi jugor do të merret në dorëzim, me të gjithë sistemet dhe instalimet e kontrollit, operimit dhe sigurisë, të testuar, komisionuara dhe operative, në përputhje me Kontratën.
3) Trafiku do të transferohet në Pjesën 3a tubi jugor nën kontrollin e operatorëve të tunelit. Pezullimi i punimeve në Pjesën 3a tubi verior do të përfundojë. Përgjegjësia e Sipërmarrësit për kujdesin ndaj Pjesës 3a tubi verior do të rifillojë që prej datës së transferimit të trafikut nga kjo Pjesë deri në marrjen në dorëzim të Pjesës 3a tubi jugor Përgjegjësia e Porositësit për kujdesin ndaj Pjesës 3a tubi verior do të përfundojë në këtë datë.
4) Kontraktori, kështu, do të përfundojë të gjithë punimet në përputhje me Programin për Përfundimin, në ose përpara datës 31 Korrik 2010. Seksionet Nr.1, 2 dhe Pjesa 3b, së bashku me pjesën 3a tubi jugor i tunelit, do të jenë marrë në dorëzim që në fillim. Deri në përfundimin e Pjesës 3a tubi verior, me të gjithë sistemet dhe instalimet e kontrollit, operimit dhe sigurisë, të testuara, komisionuara dhe operuara, Çertifikata e Marrjes në Dorëzim të Punimeve, do të lëshohet në përputhje me kontratën.

Faza 3 : Nga 1 Korriku 2010
1) Të dy tubat e tunelit do të jenë të përhapura për trafik me të gjitha pajisjet të testuara, të komisionuara dhe në gjendje pune.
2) Periudha e Njoftimit të Defekteve për Segmentet, për pjesën 3a do të fillojë me lëshimin e Çertifikatës së Marrjes në Dorëzim të të gjitha Punimeve. Pjesë integrale e kësaj certificate do të jenë :
a) Një listë e disa punëve të prapambetura për tu përfunduar dhe/ose defekte për tu ndrequr; dhe
b) Një program i pranuar për përfundimin e punimeve të tilla; dhe
c) Një program i pranuar për përfundimin dhe dhënien në dorëzim të “vizatimeve ( projekteve ) të ndërtimit”, punëve manuale dhe të dhënave të dokumentuara.

10 nentor
Tuneli, Rama: Berisha të thirret në Prokurori

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar ndaj shembjes së tunelit Thirrë – Kalimash dhe mungesës së transparencës për këtë çështje

“Prokuroria të hetoje ngjarjen në tunelin e Kalimashit dhe ta rishohë dosjen e famshme të ministrit Basha”

TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duhet të japë llogari në prokurori për nxitimin elektoral të punimeve në tunelin e Kalimashit. Pas shembjes se një pjese të tunelit

Thirrë – Kalimash, që u bë publike vetëm përmes medias, Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dje përmes një konference për shtyp se, qeveria nuk tha asnjë fjalë edhe pse bëhet fjalë për investimin më të madh publik të popullit shqiptar në të gjitha vitet e tranzicionit.

“Në fakt rruga u hap për disa kohë bashkë me tunelin, pastaj tuneli filloi nga një rikonstruksion në pjesën e poshtme, që nisi të shfaqte probleme të ndjeshme, derisa u mbyll fare pas lajmit të shembjes.

Qeveria heshti, Ministria e Punëve Publike po ashtu. Heshti edhe Kryeministri – njeriu që në fakt sot duhet të thirret i pari në prokurori për të dhënë llogari për nxitimin e papërgjegjshëm të punimeve thjesht e vetëm për inaugurimet e tij abuzive elektorale, Sali Berisha.

Pasi për dy ditë me radhë, Partia Socialiste kërkoi publikisht zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur brenda në tunelin e Kalimashit, ku nuk lejohen të hyjnë mediat, qeveria u mjaftua me një deklaratë aspak transparente, ku megjithatë pranon se ka një shembje, edhe pse njeriu tjetër që duhet thirrur në prokurori për të dhënë llogari për menaxhimin skandaloz të këtij investimi madhor të popullit shqiptar, pra ministri i transporteve, e quan shembjen në veprën më të madhe e më delikate publike të vendit, një normalitet në punë e sipër”,- tha dje Rama, duke shtuar se ky nuk është një normalitet në punë e sipër, por, sipas tij, përshkallëzimi dramatik i një krimi të mirëfilltë ekonomik si pasojë e shpërdorimit të detyrës, për qëllime korruptive.

Rama i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të mos bllokojë informacionin lidhur me shembjen në Tunelin e Kalimashit. Kryetari i PS-së solli edhe shembuj të tjerë të heshtjes së kryeministrit, siç ishte rasti i dhunimit të gazetarit Mero Baze, apo edhe greva disa ditore e urisë e ish-të përndjekurve politike.

“Partia Socialiste i kërkon publikisht Prokurorisë të hetoje ngjarjen e ndodhur në tunelin e Kalimashit dhe ta rishohë dosjen e famshme të ministrit të punëve të brendshme të familjes në pushtet, duke i shtuar abuzimeve të deritanishme, edhe abuzimin e ri që solli shembjen e tunelit.

Të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të këtij personi të zhytur kokë e këmbë në korrupsion, si edhe të thërrasë Sali Berishën për të dhënë shpjegimet e tij, së bashku me ministrin aktual të punëve publike që vazhdoi në gjurmët e paraardhësit, atij të punëve të brendshme të Familjes në pushtet”,- tha ai. Për të gjitha sa më sipër, Rama theksoi se opozita do të protestojë më 20 Nëntor në Tiranë.

“Në 20 Nëntor, në Tiranë, ne do te mblidhemi edhe për të gjitha këto arsye dhe për të gjitha ato arsye të tjera, që do të dalin në pah ditë pas dite, sepse ditë pas dite infeksioni i krijuar në 4 vitet e qeverisjes së Sali Berishës do të shkoj duke u shfaqur në sipërfaqen e vendit dhe të punëve të vendit”,- tha Rama.

Deklarata e Ramës, MPPTT: E kemi bërë transparencën

TIRANË- Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, reagoi dje ndaj deklaratës së kryetarit të opozitës, Edi Rama, lidhur me tunelin Thirrë-Kalimash. “Ndaj ngjarjes, qeveria përmes MPPTT ka mbajtur standardet më të larta të transparencës.

Në deklaratën që kam bërë përpara jush më 09.10.2009, pra ekzaktësisht një muaj më parë, ju kam njoftuar se: ‘Tuneli do të mbyllet me qëllim që t’i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situate kjo e paparashikuar, për të cilën kontraktori po punon në vijimësi’.

Pra, e kemi bërë transparent problemin”,- tha dje Olldashi, duke shtuar se kjo ministri ka ndjekur të njëjtat standarde edhe ndaj rrëshqitjes së datës 5 Nëntor. “Tuneli do të hapet vetëm kur të përfundojnë punimet e sigurisë dhe të elektromekanikës dhe unë do ju ftoj ju që atë ditë t’i kërkoni Edi Ramës që të ripërtypë atë që po nxjerr nga goja sot”,- tha ai.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26837. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26837