Dobitë shëndetësore të çaj të xhenxhefilit!

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
7d4000dff112daa4219dfb91a1781015.jpg



Është shumë e thjështë për të bërë çaj xhenxhefili në shtëpi. Kjo sjell një numër të madhë përfitimesh shëndetësore. I fortë në shije dhe aromë bukur të mirë, një filxhan i freskë çaji xhenxhefili ka vlera ushqyese dhe medicinale të shumta në krahasim me format e tjera, të tilla si kapsula apo filtera.

7fb0418e3a511fe35aeea995f0351ed4.jpg


Xhenxhefili lulëzon në klimat e ngrohta dhe kultivohet në të gjithë botën për dy qëllime: medicinale dhe kulinare (të kuzhinës).
I karakterizuar si një ilaç "ngrohës", çaji i xhenxhefilit trajton sëmundje të tilla si:

  • Dhimbje koke
  • Ftohjet dhe gripin
  • Infeksionet respiratore
  • Dhimbjet e muskujve
  • Artritin
  • Menstruacionet e dhimbshme
  • Ul temperaturen
  • Ul rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit.
  • Lehtëson simptomat e të përzierave nga kimioterapia, infeksioni dhe pas-ndërhyrjes kirurgjikale
  • Lehtëson dhimbjen e barkut
  • Trajton infeksionet gastrointestinale
  • *Individët me ulcer ose ata që përjetojnë siklet nga të nxehtit duhet të shmangin përdorimin e xhenxhefilit.
Efektet anësore
Efekte anësore janë tepër të rralla dhe përfshijnë intolerancën në stomak.
Gratë që janë shtatëzënë dhe personat që marrin medikamente anti-lëndë mpikëse duhet të konsultohen me një mjek të kualifikuar, para se të fillojnë një regjim të përditshem të xhenxhefilit.
c88296da9b58da18872245906c8171ca.jpg

Çaji bimor i përgatitur në shtëpi
Përgatitja e çajit tuaj në shtëpi është një mënyrë efektive për të marrë vitaminat, mineralet, lëndet ushqyesve dhe vetite shëruese të një bime. Shumica e njerëzve pëlqejnë aromën dhe shijen e çajit, që është më e fuqishme kur përgatitet me bime bio.
Ju mund të mbushni filxhanin tuaj të çajit vetëm me xhenxhefil ose të kombinuar me diqka: limon, lime, mjaltë, sheqer të zi etj.

Xhenxhefil dhe mjaltë
Për të përgatitur xhenxhefil të freskët, vendosni 4-6 copa në 2 gota uji për 10 minuta për të vluar. Për një çaj me xhenxhefil më të fortë, shtoni me shumë xhenxhefile copa, vlojeni për 20 minuta ose më shumë. Kullojeni dhe shtoni lëngun e ½ limoni dhe ½ lugë mjaltë.
e348f23591446f5d347984c855a6c6f9.jpg

Nese merret pas vaktit të darkës ndihmon tretjen e ushqimit. Shërbehet i ngrohtë ose i ftohtë me mjaltë, i cili punon së bashku me xhenxhefilin për të zbutur fytin e lënduar, qetëson stomakun dhe forcon sistemin imunitar.
 
Top