"Dr.Dituria"
Primus registratum
Dobitë më të rëndësisshme të dije
Dobitë më të rëndësisshme të dije
Përgatiti,Sabri Selmani
1. Dija është trashëgimi e profetëve. Profetët –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta!– nuk kanë trashëguar dinar e as dërhem, por kanë trashëguar dije. Kush e merr atë ka marrë një mirësi të madhe.
2. Dija është e përhershme, kurse paraja është e përkohshme. Ebu Hurejra –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– ka qenë një prej fukarenjve në mesin e sahabëve, rrëzohej prej urisë si t’i binte të fiktë. Ai kujtohet sot me dobinë e madhe që kanë sjellë hadithet e tij. Kjo tregon se dija është e përhershme dhe paraja është e përkohshme. Nxënësi i dijes duhet të kapet pas dijes. Në një hadith se i Dërguari i Allahut -alejhi selam- ka thënë: "Kur robi i Allahut ndërron jetë, i ndërpriten të gjitha punët, përveç tri gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dija me të cilën bëhet dobi, djali punëmirë, i cili lutet për babanë e tij." Muslimi.
3. Dija nuk e lodh personin në ruajtje, sepse Allahu kur e furnizon robin me dije, dihet se vendi i saj është në zemër dhe nuk ka nevojë për kasaforta apo çelësa, pasi ajo (dija) ruhet në zemër dhe në të njëjtën kohë, me lejen e Allahut të ruan prej çdo vështirësie. Dija të ruan ndërsa paranë e ruan, e vendos atë në arka të mbyllura dhe përsëri nuk ndihesh i sigurt për të.
4. Njeriu duhet që të vazhdojë kërkimin e dijes, në mënyrë që të jetë prej dëshmuesve të së vërtetës.
Allahu thotë: "Allahu dëshmon se La Ilahe il-la Huue (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe engjëjt, edhe ata që kanë mend e që dinë. Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La Ilahe il-la Huue (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Atij), i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues." Ali Imran, 18.
Allahu nuk thotë: "të zotët e pasurisë", por thotë: "…ata që kanë mend e që dinë…". Të mjafton ty, kërkues i dijes, krenaria për të dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, me engjëjt, të cilët dëshmojnë në njësimin e Allahut.
5. Dijetarët cilësohen si udhëheqës, për të cilët Allahu ka urdhëruar që t’u bindemi dhe thotë: "O ju që keni besuar! Binduni Allahut dhe binduni të Dërguarit (Muhamedit) dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj..." Nisa, 59.
Fjala "udhëheqës" përfshin drejtues, udhëheqës, dijetarë, nxënës dije. Janë përgjegjësit të dijes në qartësimin e sheriatit dhe thirrjen e njerëzve në të, kurse përgjegjësia e drejtuesve është zbatimi i sheriatit dhe detyrimi i njerëzve me të.
6. Dijetarët janë ata të cilët gjenden gjithmonë në zbatimin e urdhrave të Allahut deri në Ditën e Gjykimit. Muauije -kënaqësia e Allahut qoftë me të!- thotë: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut të thotë: ‘Atij që Allahu i do të mirën i jep të kuptojë në fe. Unë jam ndarësi Allahu është Dhënësi. Do të ketë prej këtij umeti që nuk do t’i largohen urdhrave të Allahut dhe nuk do të dëmtohen prej kundërshtuesve deri sa të vijë urdhri i Allahut’." Buhariu.
Imam Ahmedi për këtë grup ka thënë: "Nëse nuk janë dijetarët e hadithit, atëherë nuk e di se kush janë ata.”
Kadi Ajad –Allahu e mëshiroftë!– thotë: "Imam Ahmedi ka për qëllim dijetarët e sunetit dhe kush beson në rrugën e dijetarëve të hadithit."
7. I Dërguari i Allahut -alejhi selam- nuk lakmonte në begatinë e ndonjërit që Allahu ia jepte, me përjashtim të dy begative:
a) në kërkimin e dijes dhe të punuarit me të;
b) te tregtari, i cili e vuri pasurinë e tij në shërbim të Islamit.
Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– tha se i Dërguari i Allahut -alejhi selam- ka thënë: " Zilia është vetëm në dy gjëra. Personit që All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e shpenzon atë në mirësi, si dhe personit që Allahu i ka dhënë dituri, gjykon me të dhe mëson të tjerët me të." Buhariu.
8. Transmetohet nga e Ebu Musa el Eshari –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– se Profeti -alejhi selam- ka thënë: "Shembulli që Allahu më dërgoi me dije dhe udhëzim është si shembulli i shiut që bie në tokë ku një pjesë e mirë e saj e pranon shiun dhe mbijnë mbi të bimë të shumta. Ka prej saj që thahet e mban ujin dhe Allahu me të iu jep dobi njerëzve, të cilët pinë, ujisin, mbjellin. Pjesa tjetër nuk e mbanë ujin dhe as nuk mbin bimë. Kjo është si shembulli i atij që kupton fenë e Allahut dhe i bënë dobi ajo me të cilën Allahu më dërgoi, mëson për vete dhe mëson të tjerët dhe shembulli i atij që nuk ngre kokën me këtë, nuk e pranon udhëzimin e Allahut me të cilin u dërgova." Buhariu.
9. Dija është rruga për në xhenet. Ebu Hurejra –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– Profeti -alejhi selam- thotë: "Kush merr rrugën për të kërkuar dijen, Allahu ia lehtëson atij me të rrugën për në xhenet". Muslimi
10. Ajo që vjen në hadithin e Muaujijes –kënaqësia e Allahut qoftë me të!– i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut -alejhi selam- tha: "Atij që Allahu i do të mirën i jep të kuptojë në fe"; d.m.th: e bënë atë të ditur në fenë e Allahut. Me diturinë në fe nuk ka për qëllim dijen e gjykimit të veprimeve të veçanta të dijetarëve të fikhut, por qëllimi i tij është dija e njësimit, bazat e fesë dhe ajo çfarë lidhet me sheriatin. Edhe sikur të mos jetë në tekstin e Kuranit dhe Sunetit, ky hadith në dobi të dijes do të ishte i plotë për nxitjen e nxënësit të dijes për sheriatin dhe të kuptuarit të tij.
11. Dija është dritë ku robi ndriçohet me të. Ai me anë të asaj arrin të njohë se si të adhurojë Allahu, se si të trajtojë robërit e Tij dhe ecja e tij do të jetë me dije dhe njohuri.
12. Dijetari është drita me të cilën udhëzohen njerëzit në çështjet e fesë dhe të dynjasë. "Për këtë është historia e një personi nga beni israilet i cili kishte vrarë 99 njerëz. Ai pyeti për më të diturin në tokë dhe shkoi tek një adhurues dhe e pyeti atë: ‘A ka për atë pendim?’ Adhuruesi e zmadhoi çështjen dhe tha: ‘Jo.’ Personi e vret atë dhe plotësoi 100. Më pas shkoi te një i ditur dhe e pyeti atë: ‘A ka pendim për atë?’ Ai tha: ‘Nuk ka pengesë midis tij dhe pendimit.’ Më pas e drejton për në qytetin ku njerëzit e tij ishin punëmirë dhe në rrugë e kap vdekja... " Buhariu.
Shiko ndryshimin midis dijetarit dhe injorantit.
13. Allahu i ngre dijetarët si në dynja ashtu dhe në ahiret. Në ahiret Ai do t’i lartësojë ata në bazë të punëve apo thirrjes që kanë kryer në rrugën e Allahut, kurse në dynja i ngre midis njerëzve për atë që vepruan. Allahu thotë: "Allahu t’i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta." Muxhadele, 11.
Shkëputur nga "Kitabul ilm" i Shejh Muhamed Salih el Uthejmin
Përktheu: T. B
burimijetes.com
30.08.2007