Do të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve

Do të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve

Intervista flet drejtuesi i shoqatës “Labëria”, Ago Nezha

Zoti Nexha, si e konsideron shoqata juaj marrëveshjen mes qeverisë sonë dhe asaj helene për kufirin e ri?

Marrëveshja që është bërë mes dy përfaqësuesve të qeverive tona për vijën kufitare detare është kryer brenda një konspiracioni midis palëve, që nuk i jep mundësinë publikut dhe opinionit shoqëror për të njohur pse lindi nevoja e saj.

Dihet që kufijtë janë vendosur më 1913 dhe nuk ka patur kontestime në këtë hapësirë kohore deri më sot. Ajo çka të intirgon të pyesësh është se çfarë interesash kanë lindur aktualisht për ta prekur këtë problem që deri tani ishte i barazpeshuar.

Këto janë probleme që kanë të bëjnë me interesat kombëtare dhe si të tilla duhet të bëhen transparente për të qënë të ndërgjegjshëm jo vetëm faktori politik, por tërë faktorët dhe aktorët e tjerë shoqërorë.

Në një shoqëri demokratike për çështje që kanë të bëjnë me fatet e kombit, sovrani duhet të thotë fjalën e tij. Ndërsa këtu është bërë krushqi me vello për të mbuluar të vërtetën.

Si e konsideroni ju mostransparencën e kësaj marrëveshjeje?

Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” ka sensibilitet për gjithë ato raste ku preken interesat madhore të vendit, duke denoncuar organet shtetërore, ashtu si në raste të tjera, si për çështje të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.

Dalja në tregun e opinionit mediatik për çështjen e marrëveshjes midis dy vendeve për cënimin e interesave të vijës kufitare detare, u angazhua për të ngritur opinionin shoqëror nëpërmjet solidaritetit të shprehur nga mbi 60 shoqata homologe të mbarë vendit nga veriu në jug.

Shoqata atdhetare “Labëria” në kuadrin e këtij shqetësimi thith mendimin e kualifikuar të historianëve, të cilët vënë në plan të parë interesat kombëtare, jashtë interesave politike.

Thirrja publike që bën shoqata “Labëria” është se duhet të rritet ndjenja qytetare dhe reagimi popullor. Në rast se ekzekutivi dhe legjislativi nuk do ta vlerësojnë zërin e një komuniteti apo të shumë organizmave e organizatave shoqërore, do të jemi të imponuar nga kjo situatë e pazakontë për ta bërë prezent këtë shqetësim edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, të cilat kanë legjitimitet për të dhënë asistencën e tyre.

Mendoni se drejtuesit e shtetit do të jenë transparentë në të ardhmen lidhur me këtë problem?

Nga mënyra e të ushtruarit të pushtetit në vitet e demokracisë, është krijuar një mentalitet dhe psikologji shoqërore indiferente. Qytetarët kanë rënë në gjumë letargjik, deri në një bindje virtuale duke menduar se reagimi i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër. Struktura morale e shoqërisë sonë është shkatërruar dhe kjo s’ka ndodhur rastësisht. Është përdorur një strategji e tillë për të shthurur të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga ato intelektuale e deri tek njerëzit e thjeshtë të punës.

Përfaqësuesit më legjitimë në një shoqëri të lirë demokratike janë sindikatat, të cilat përfaqësojnë interesat e gjera të shtresave të caktuara të shoqërisë në oponencë me shtetin. Mirëpo, ato nuk funksionojnë, ekzistojnë formalisht. Kanë pushuar së qëni nga veprimtaria dhe shkalla e përfaqësimit.

Kjo ka ardhur si rezultat i asaj që ka përdorur vetë shteti për t’i paralizuar nëpërmjet dy opsioneve; së pari i ka kompromentuar ato me privilegje të pamerituara, që u ka ofruar liderëve të tyre, duke i futur në grackë.

Së dyti ka ushtruar një presion të vazhdueshëm psikologjik për t’i bërë inerte. Këto janë faktorët formalë. Mirëpo, kjo situatë ka mbjellë pesimizmin dhe indiferentizmin e tërë shtresave të shoqërisë.

Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” ka sensibilitet për gjithë ato raste, ku preken interesat madhore të vendit, duke denoncuar organet shtetërore, ashtu si në raste të tjera, si për çështje të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.

Dalja në tregun e opinionit mediatik për çështjen e marrëveshjes midis dy vendeve për cënimin e interesave të vijës kufitare detare u angazhua për të ngritur opinionin shoqëror nëpërmjet solidaritetit të shprehur nga mbi 60 shoqata homologe të mbarë vendit nga veriu në jug.

Shoqata atdhetare “Labëria” në kuadrin e këtij shqetësimi thith mendimin e kualifikuar të historianëve, të cilët vënë në plan të parë interesat kombëtare, jashtë interesave politike. Thirrja publike që bën shoqata “Labëria” është se duhet të rritet ndjenja qytetare dhe reagimi popullor.

Në rast se ekzekutivi dhe legjislativi nuk do ta vlerësojnë zërin e një komuniteti apo të shumë organizmave e organizatave shoqërore do të jemi të imponuar nga kjo situatë e pazakontë për ta bërë prezent këtë shqetësim edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, të cilat kanë legjitimitet për të dhënë asistencën e tyre.

Reagime të qytetarëve në dëgjesën e gazetës “Shekulli”

Fatmir Xhakri, qytetar nga Tirana

Peticione dhe protesta ndaj kryeministrit që nuk dëgjon

Në fillim dua të falënderoj organizatorët e kësaj nisme atdhetare, jo vetëm për takimin e sotëm, por edhe për ditët pararendëse, ku e kanë shpalosur në gazetën “Shekulli”. Mendoj se organizatorët duhet të kishin marrë shumë masa për takimin këtu, sepse shoh se mungojnë përfaqësues të partive politike, shoqatave kulturore atdhetare, shoqata “Çamëria” veçanërisht, që kishim edhe deputetin këtu dhe doli, që s’është e drejtë.

Unë mendoj se nuk ka seriozitet dhe kjo apati e njerëzve të thjeshtë ka të bëjë me faktin se qeveria jonë që nuk është qeveri e 4 milionë shqiptarëve, por e 600 mijë votuesve, sepse gjysma e shqiptarëve janë jashtë merr vendime që kanë në kundërshtim me ¾ e popullsisë.

Pra 25 për qind e përfaqësimit përfaqëson kombin shqiptar, kjo është padrejtësi. Sa i përket marrëveshjes mendoj se kemi të bëjmë me një vasalitet. Me një përulësi të ndyrë të këtyre rrogëtarëve arrogantë, që nga ministri i Jashtëm, ministri i Mbrojtjes dhe deri te kryeministri, i cili thotë se “specialistët nuk marrin vesh”.

Kjo ka të bëjë me arrogancën e tij të shpeshtë, dhe këtu nuk dua t’i jap ngjyra partiake, por nëse nuk përfill mendimin e gjeneratave të specialistëve tanë, nuk përfill mendimin e opozitës dhe të njerëzve të thjeshtë, kjo do të thotë se ai ecën në gjurmët e pararendësve të tij, Ahmet Zogu dhe Esat Pashë Toptani.

Unë kam mendimin që ky kryeministër nuk dëgjon, prandaj ju bëj thirrje organizatorëve meqë kanë mundësitë edhe financiare të organizojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera pika me një peticion, “ndal miratimit të marrëveshjes!”.

Sepse ne nuk kemi besim te deputetët e Parlamentit shqiptar, ata 72 deputetë thjesht ngrenë dorën, janë deputetë pa integritet. Kjo u duk që te komisioni i ligjeve, i cili pavarësisht se mungonte opozita, edhe ata anëtarë që ishin shprehur kundër, e ngritën dorën si ushtarë.

Kjo duhet të marrë fund në Shqipëri dhe që të marrë fund, duhet që populli të reagojë, sepse nuk ka reagim popullor dhe kjo është një mungesë e këtij populli. Kam mendimin se kryeministri ynë atë që ka thënë do ta çojë në Parlament dhe do ta bëjë se s’bën.

Mos kërkoni tërheqje nga ai. Prandaj është detyrë edhe e specialistëve, edhe e shoqatave dhe të gjithë popullit që të sensibilizojmë opinionin, presidentin e Republikës dhe nëse ata do të vazhdojnë me kokëfortësi, siç janë të gjithë qytetarët, shoqatat dhe të mos lejojmë deputetët të hyjnë brenda.

Sepse ka të bëjë direkt me çështjen kombëtare. Është tradhti kombëtare, tradhti e plotë kombëtare. Greqia nuk është ajo që ka të drejtë, që është çështje ekonomike se do të kalojnë tubat, kjo është pjesë e projektit të Megalidhesë, pjesë e projektit për aneksimin e Shqipërisë.

Ata e kanë me qitje të largët, megjithëse jemi në kohët moderne, mendësia e tyre është si e shekullit XIX të krijimit të shteteve nacionale. Kjo u duk që te varrezat greke, shkollat në Himarë e Korçë, te futja e grekëve në çdo pëllëmbë të vendit tonë, por ata gjejnë budallenj, si i thonë muhabetit dhe mirë na e bëjnë sepse kemi një qeveri të paaftë, që s’është në gjendje që të zbatojë ligjet e veta, që s’është në gjendje të ndajë pronat e shqiptarëve këtu, e jo më të kërkojë pronat e shqiptarëve që janë në Greqi.

Filip Ogai një qytetar nga Gjirokastra

Marrëveshja, shumë e turpshme

U ndodha rastësisht në Tiranë sot dhe sapo mora vesh për këtë mbledhjen këtu erdha me vrap. Kam qenë shumë i indinjuar për këtë marrëveshje që i fal Greqisë ujërat tona.

Vjet në 15 korrik i kam dërguar një letër Parlamentit grek për heqjen e ligjit të Luftës dhe vlerësimin e pasurive të shqiptarëve në Greqi, pasi konsumuar të gjitha letrat me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Konsumatorit. Brenda muajit, Parlamenti grek më kthen përgjigje, ku më thotë se me urdhër të kryetarit të Parlamentit, Dimitris Jufas, kërkesa ime për heqjen e Ligjit të Luftës iu dërgua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kërkesa për vlerësimin e pasurive, Ministrisë së Zhvillimit. Pas kësaj këtë dosje ia dërgova autoriteteve shqiptare.

Nuk m’u kthye asnjë përgjigje nga ata. Më pas u bë marrëveshja për varrezat, që u cilësua një marrëveshje me dimension human. Ky është një vasalitet i turpshëm se nuk u bë asnjë marrëveshje. Edhe kjo marrëveshje për ujërat është më e turpshmja prandaj duhet të ngrihemi të tërë ta kundërshtojmë.

Të futësh “mik” për Shqipërinë

Koloneli në rezervë, Myslym Pashaj, i lutet plakut të urtë Sabri Godo: “të lutem a mund të pish një kafe me Jozefina Topallin dhe të diskutojmë për këtë studimin?”

-”Kam kohë që nuk pi kafe me Jozefinën” – i përgjigjet me sarkazëm politikani dhe shkrimtari i “Skënderbeut”, ndërsa koloneli në rezervë, që prej muajsh bredh me lap-top duke prezantuar materialin për shitjen e detit të Shqipërisë, mbetet i pakënaqur.

Koloneli po kërkon shumë. Prej muajsh ka hartuar 117 faqe në formatin power point, me tabela, harta, të stilizuara bukur dhe me ngjyra, ndërsa tekstin me gërma të mëdha për ta bërë sa më reale atë që Kuvendi pritet ta ratifikojë pas pak ditësh. Koloneli kërkon të mbledhë sa më shumë shqiptarë në një sallë. Por, nuk mundet.

Dje ishin shumë pak. Mjaftueshëm për atë sallë konferencash te 15-katëshi, por shumë pak për përmasat e dramës që po luhet me kufijtë detarë të vendit, të ardhmen e tij në të gjitha aspektet. Qeveria nuk është, dhe nuk do që t’i dalë përpara. Asnjë përfaqëues i qeverisë, apo ministrive të linjës nuk erdhi. Erdhi vetëm opozita dhe ajo ka qëlluar edhe më e shqetësuara.

Politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi i bën një pyetje të thjeshtë ekspertit Pashaj: “Juve për këtë çështje, që është çështja e ditës, jeni thirrur nga kryeministri Berisha, nga mininistri i Jashtëm, Meta, nga kryetarja e Kuvendit apo nga Presidenti, për të sqaruar ato konkluzione shkencore, në të cilat ju keni arritur?

Përgjigjia e kolonelit në rezervë, mjeshtër kërkimesh dhe me një karrierë të shkëlqyer në hartografi, ka qenë fyerja nga ana e qeveritarëve. Thotë se përgjigjia e ish-ministri të Mbrojtjes, Oketa, ishte pak të quhet burokratike, sepse stafi civil i titullarit, e ftonte ushtarakun e lartë të shihte procedurat që ishin ndjekur, për t’i treguar se ajo punë ishte bërë e saktë, nga profesionistë të klasit të parë dhe për të nuk kishte vend.

Megjithatë, koloneli në rezervë nuk demoralizohet. Shëtit sallë më sallë, media më media për të prezantuar studimin e tij shkencor që i nxjerr të palarat qeverisë dhe për të përcjellë shqetësimin e tij si shqiptar për atë që fshihet pas shprehjeve burokrate se është zbatuar “parimi i barazlargësisë”, se
“Duhet të miratohet njëherë marrëveshja, pastaj të tregojmë hartën” etj, etj.
Koloneli në rezervë flet me dhimbje për miqtë e kolegët e tij, sepse i ka “rritur” vetë.

Ata duhej të ishin aty, në sallë, apo të vraponin televizioneve, nëse gjithcka është në rregull, e pastër, transparente dhe jo në dëm të Shqipërisë. Koloneli i shfajëson ata buxhetorë të ngratë, që te zbatimi i urdhërave të eprorëve kanë të lidhur sot për sot bukën e fëmijëve.

“Ata që kanë dalë në emër të shtetit, kanë thënë gjëra shumë të trasha, ata janë miqtë e mi, kanë përdorur kompas, kompasin ia kanë dhënë kryeministrit dhe nuk kanë thënë asgjë nga këto që po them unë”.

Kryeministri është i kapuri. I dhanë një bonus politik para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe ai nuk mund ta kthejë mbrapsht, në këmbim jep marrëveshjen e pranuar sipas hartës që kanë dhënë grekët. Pa pyetur për koston.

Pa pyetur për pasojat. Pa pyetur për precedentët, qoftë ata dyplanësh, qoftë ata të Greqisë me shtetet fqinje, siç është rasti me Turqinë, ku desh shkuan në përballje luftarake.

Sot koloneli në rezervë me siguri do të jetë duke “llomotitur” në ndonjë ekran tjetër. Qeveria nuk është askund, dhe padyshim që nuk ia ka as ngenë, as dëshirën ta shohë dhe ta dëgjojë ekspertizën e tij. Ajo ka synimet e veta.

Dhe për ato që do ajo bën sikur nuk sheh, sikur nuk dëgjon. Kështu ka bërë këto vitet e fundit, për gjithçka nga koncesionet te marrëveshjet vasalizuese dhe kënaqet me veten sepse, sheh se sa pak shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri.(Shekulli)

d1TFJQWwp80

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24001. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24001

Top