Do të bombardohet Hëna.
Më datën 9 tetor do të bombardohet hëna. Bomba do të hapë një krater me një diametër 8-9 km dhe shpërthimi do të jetë kaq rrënues sa mund të vërehet edhe që nga toka, natyrisht me një teleskop amatorial.
Më posht po hedh një përmbledhje nga intervista e profesor Faith Vila, docent i astronomisë në Universitetin e Arizonës, SHBA. Profesori është emëruar nga NASA për të kryesuar grupin e punës të përbërë nga shkencëtarë që do të ndjekin bombardimin dhe studiojnë pluhurat.
- Është pikërisht e nevojëshme të bombardohet Hëna?
- Sipas nesh, po. Është e vetmja mënyrë për të patur në dorë disa përgjigje që i kërkojmë prej vitesh.
- Cilat përgjigje?
- Të zbulojmë nëse në Hënë ka ujë.
- Të dërgojmë një sondë për të gërmuar, nuk do të qe e mjaftueshme?
- Jo. Asnjë sondë nuk e ka mundësinë të hapë në Hënë një krater kaq të madh e të thellë, sa ai që hap një bombë. Më tej, në këtë mënyrë rezultatet e eksperimentit do të jenë të menjëherëshme. Duke rrëmuar na merr shumë kohë.
- A nuk ekziston rreziku që ky bombardim të spostojë Hënën nga udhëtimi i saj qiellor?
- Absolutisht, jo. Hëna është plot kratere, disa edhe shumë më të mëdhenj nga ai që do të krijojmë ne duke e bombarduar. Çdo prej tyre është shenjë e përplasjes mbi sipërfaqen e saj të trupave të tjerë qiellore si asteroidë dhe meteoritë dhe asnjë prej tyre nuk e ka lëvizur Hënën nga orbita e saj.
- Përse do të shërbejë bombardimi?
- Do të shërbejë për të ngritur pluhura. Pas bombardimit një sondë në gjendje që t’i kapë këto pluhura do t’i analizojë. Kështu do të studiojmë përbërjen e shkëmbinjve hënorë, e mbi të gjitha do të shohim nëse uji; pas shpërthimit që do të ngrejë në hapësirë pjesëza uji studimi i të cilave do të na lejojë të përcaktojmë sasinë, pra, nëse ky është në një masë të tillë, të mjaftueshme për të gjitha misionet mëtej.
- Cilat misione?
- Ato që do të lejojnë ngritjen e një baze të përherëshme mbi truallin hënor. Flitet për një projekt që falë këtij bombardini mund të bëhet realitet në vitet e ardhëshme, natyrisht nëse rezervat ujore të Hënës janë aq të mëdha sa mund të lejojnë ngritjen e një baze ku do të banojnë e punojnë astronautët.
- Cilat janë fazat e misionit të tanishëm?
- Misioni parashikon një periudhë të gjatë studimi prej katër muajsh, përfshi datën kur u lëshua sateliti(18 qershor 2009) përreth hënës. Tashmë jemi duke kërkuar pikën më të volitëshme për të bombarduar dhe kemi përcaktuar si të tillë, polet, sepse mendojmë që mund të ketë ujë, pra janë objektivat e mundëshme. Më 9 tetor dy pjesët përbërëse të satelitit do të ndahen nga njëri tjetri.
- Përse sateliti do të ndahet në dy pjesë?
- Moduli i parë realisht është një bombë me peshë dy ton që do të kryejë bombardimin. Pastaj, vetëm katër minuta më pas do të kalojë moduli i dytë, i cili rri disi më mbrapa me qëllim që të mos e përfshijë shpërthimi si dhe për të kapur e studiuar përbërjen e pluhurave e të pjesëzave të ujit që do të ngrihen. Megjithatë duhet të saktësoj se edhe ky modul i dytë, pasi të ketë kryer misionin, dmth të ketë përcjellë në tokë të dhënat, do të shkojë e të përplaset pikërisht në kraterin e hapur më parë për ta thelluar. Ky bombardim i dytë nga pikpamja shkencore do të jetë i vlefshëm sepse duke hyrë në thellësi do të ngrejë një re pluhurash që do të na mundësojë studimin e nëntokës hënore.