Do mbahen sdo mbahen zgjedhjet?

Do mbahen sdo mbahen zgjedhjet?

Sa me shume kohe kalon qe ndodhemi ketu, sa me shume takime dhe informacione marrim, aq me pak kuptojme cndodh, do me thoshte para disa diteve njeri prej diplomateve, anetar i delegacionit te OSBE-ODIHR-it

Agim Isaku

Krejt ndryshe nga optimizmi i para disa muajve, kur justifikonin marreveshjet me Berishen per Kodin Zgjedhor te radhes, perfaqesuesit socialiste ka disa kohe qe shfaqen neper ekrane me fytyra te ngrysura, duke paralajmeruar as me shume e as me pak, por mundesine e shtyrjes se zgjedhjeve. Leter e Islamit derguar Ministrit te Brendshem. Tre kushtet tona per zgjedhjet, thote autori i teorise win-win dhe shton: PS nuk eshte bashkefajtore e deshtimit te zgjedhjeve Konferenca e disate per shtyp. Paralajmerim tjeter serioz dhe padi per arrestime te mundshme. Xhafa i shkruan KQZ-se. Merr ne dore procesin, i thote. Meta, i perjashtuar nga procesi si pasoje e marreveshjes se dy partive te medha, kembengul se shtyrja do te ishte nje turp, posacerisht tash qe jemi edhe anetare te NATO-s. Dhe kronikat alarmante vazhdojne ne koherence me konferencat e shtypit. Lista te manipuluara. Radhe te gjata neper pikat e aplikimit per karta identiteti. Energji elektrike qe mungon. Specialiste te patrajnuar. Humbje te gjata te sinjalit te internetit. Lufte acaruese numrash dhe emrash. Te vdekurit neper lista. Te gjallet qe punojne e jetojne jashte kufijve te shtetit. Te semuret. Pensionistet

Tashme pyetja nese zgjedhjet politike te radhes do te mbahen me 28 qershor apo do te shtyhen per ne vjeshte, eshte ushqim kryesor jo vetem i mediave. Delegacioni i OSBE-ODIHR punon si ne ethe, thuajse i hutuar. Sa me shume kohe kalon qe ndodhemi ketu, sa me shume takime dhe informacione marrim, aq me pak kuptojme cndodh, do me thoshte para disa diteve njeri prej diplomateve, anetar i ketij delegacioni. Tensioni gjithandej sa vjen e rritet. Madje shumekush ka filluar te beje edhe kalkulimet nese kjo shtyrje e mundshme e zgjedhjeve shkon ne favor te kesaj apo asaj partie.

A do te shtyhen zgjedhjet? Sa te verteta ka ne ato qe pretendojne partite? Keto jane pyetje te cilave nuk ka per qellim tu jape pergjigje ky shkrim. Shqetesimi yne eshte tjeter: perse kjo situate absurde tensioni ne cdo prag zgjedhjesh ne Shqiperi?

Kalimthi ia vlen te kujtojme se e njejta situate u krijua edhe ne zgjedhjet e shkuara vendore. Edhe asokohe gjeneratori i tensionit ishte po selia roze. Problemet ishin te njejta, pavaresisht se atehere flitej jo per karta, por per certifikatat dhe dokumentat e tjere te identifikimit. Pervec nderhyrjes tradhetare te Nanos, u desh nderhyrja energjike e nderkombetareve qe zgjedhjet dikur te mbaheshin, pavaresisht se jashte afatit ligjor. Shqiptaret gjithashtu mbajne mend se sapo Rama siguroi fitoren ne Tirane, ankesat nga selia roze u shuan. Zgjedhjet u certifikuan ne ate nivel qe u certifikuan, pavaresisht se qe te dyja partite pretendojne se i kane fituar ato; njera se ka fituar qytetet e medha, tjetra Shqiperine.

Dhe ja ku vijme serish ne te njejten situate e cila po kthehet ne nje fatalitet nervangrites per qytetaret ne cdo prag zgjedhjesh. A thua se edhe tensioni i dates eshte pjese e pandashme e Kodit Zgjedhor. Qe ta kuptojme me mire se sa absurde eshte situata, mjafton te hedhim syte e te shohim se cndodh ne situata si kjo ne vendet perreth nesh, jo me larg. Zgjedhjet shpallen. Mbahen ne daten e caktuar. Jo perhere pa probleme. Diku nga ora 18 e dites se zgjedhjeve, partia humbese, pa pritur ende te dhenat perfundimtare, thjesht duke respektuar ndjesine e pergjithshme dhe te dhenat paraprake (exit polls-et, sikunder thirren) pershendesin fituesin. Atje ku ka pretendime per parregullsi, shtojne fjaline: Ne lidhje me parregullsite, partia jone do tu drejtohet organeve kompetente, kryesisht gjykatave. Kaq. Dhe te nesermen fillon punet vazhdojne normalisht.

Tek ne kjo ka ndodhur shume rralle. Dhe duke qene se perben nje perjashtim, ata qe e kane bere (kujto psh, Berishen pas referendumit per Kushtetuten me 1994 dhe Nanon ne mbremjen e 3 korrikut 2005), menjehere jane akuzuar si tradhetare dhe njerez qe i kane shitur zgjedhjet.

Vini re se si shprehet Berisha: Nuk mund ta le Shqiperine ne doren e te papergjegjshmi me vese si Rama. Besoj se e mbani mend se te njejten gje thoshte Rama ne prag te zgjedhjeve te fundit lokale: Smund tia leme Tiranen nje krimineli si Berisha

Pikerisht tek identifikimi i lidereve me pushtetin (kuptohet per shkak te perfitimeve) dhe me tej akoma tek identifikimi i tyre me mbare vendin apo njesine nen administrim, buron edhe ankthi qe shoqeron mbajtjen e zgjedhjeve, qe jane thjesht dhe vetem nje mundesi per ndryshim pushteti.

Sot situata eshte edhe me absurde. Meqenese te dy drejtuesit kryesore jane ne pushtet (Berisha ne Qeveri dhe Rama ne Bashki), nuk ka se si mos te te krijohet ndjesia se gjerat do te ishin ku e ku me te qeta nese keto zgjedhje te mallkuara te mos mbaheshin fare. Posacerisht per Ramen, te cilin asnjeri nga sondazhet nuk e nxjerr fitues. Dhe kjo lidhet pazgjedhshmerisht me menyren se si politikanet shqiptare e konsiderojne pushtetin: shtypje te tjetrit dhe burim perfitimesh te majme personale.

Sikur te ishte ndryshe, gjerat do te ishin ndryshe edhe ne kete pragzgjedhjesh (klan)

uaHYyKHZp7I

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27099

Top