admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa stina e verës po afron, dy studime të njëherëshme bëjnë thirrje për kujdes ndaj qëndrimit nën diell.
Rreth 50 për qind e të rriturve nën moshën 30 vjeç pësuan një djegie nga rrezet e diellit verën e kaluar. Dhe ngjyra e trupit me reze artificiale është më e zakonëshme mes të rinjëve dhe më e shpeshtë mes femrave të moshës 18 – 25 vjeç.
Këto të dhëna vijnë nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) dhe Instituti kombëtar i kancerit (NCI). Shifrat përbëjnë kujtesë se kanceri i lëkurës është forma më e përhapur e kancerit në Shtetet e Bashkuara. Por edhe se ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve ultravjollcë me burim diellin apo shtretërit me rreze artificiale, është faktori më parandalues a më i shmangshmëm i rrezikut të kancerit të lëkurës.
Dy studimet tregojnë se rrezitja artificiale e trupit para moshës 35 vjeç, shton 75 për qind rrezikun e prekjes nga melanoma – kanceri më vdekjepërurës i lëkurës. Ekspertët rekomandojnë që gjatë qëndrimit nënrrezet ultravjollcë, natyrale ose artificiale, njeriu duhet të shmangë prekjen e drejtpërdrejtë të lëkurës nga këto rreze, duke e lyer trupin me solucione mbrojtëse, duke qëndruar nën hije ose me veshje të lehta. Sepse në këtë mënyrë, njerëzit mund të mbrojnë jo thjesht lëkurën, por edhe jetën e tyre.