Djegia e mandateve, rritet presioni brenda Partisë Socialiste
Kandidati Manjani: Nëse KQZ bën zëvendësimin unë shkoj në Kuvend. Milo: Nuk kam menduar për këto dilema</p>
Vendimi për bojkotin e Parlamentit rrit presionin brenda Partisë Socialiste. Interpretimet e konstitucionalistëve të ndryshëm se ka një afat të mbarimit të mandatit të 64 deputetëve socialistë kanë sjellë të tjera dilema dhe pikëpyetje çka mund të ndryshojë edhe rrjedhën e vendimeve të deritanishme të PS. Një prej interpretimeve më të zakonshme është ai i zëvendësimit të 64 deputetëve aktualë me 64 të tjerë nga lista e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”. Mes tyre ka që deklarojnë se nëse bëhet zëvendësimi, atëherë do të respektojnë Kushtetutën dhe do të shkojnë në Parlament. E kundërta ndodh me mbështetësit e bojkotit, të cilët nuk pranojnë interpretime të tilla dhe deklarojnë se nuk mund të mbarojë një gjë që nuk ka nisur, ndaj edhe pse bojkoti mund të vazhdojë pafundësisht, mandati mbetet i 64 deputetëve aktualë. Ylli Manjani, një ndër kandidatët për deputetë në Qarkun e Dibrës, i treti në listë deklaroi dje se do të zbatojë Kushtetutën duke shkuar në Parlament në rastin kur mandatet e dy kolegëve të tij do të cilësohen si të pavlefshme për shkak të bojkotit. Manjani mbështeti interpretimin që juristët i bëjnë Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës duke i cilësuar si të pavlefshme mandatet e deputetëve të grupit parlamentar socialist. Ai tha se ditën që KQZ do ta njoftojë se ka marrë vendim për ti dhënë mandatin si kandidat të radhës në listën e PS, ai do të jetë prezent në Parlament për të përfaqësuar votuesit dibranë. “Mandati është i pavlefshëm kur sbën betimin. Kjo që po bëjnë ata që i binden Ramës është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ata që shprehen pro bojkotit janë persona të pavotuar. Jam për hapjen e kutive, por kur presioni e kalon cakun ligjor ai është i papranueshëm. Ne kemi përgjegjësi politike të shkojmë në Parlament”, tha ai. Me vendimin për të shkuar në Parlament nëse bëhet zëvendësimi i dy deputetëve të tjerë, Manjani ka marrë parasysh edhe pasojat. “Unë aktualisht jam i përjashtuar nga PS, Rama smë thërret në asnjë takim partiak. Është absurd të përdoren metodat enveriste si kërcënimi me përjashtim. Do të shkoj në Parlament, nëse do të shkojë deri këtu çështja. Dy të parët në listën e Dibrës nuk janë votuar realisht nga elektorati, unë jam më i votuari”, vijoi Manjani. Ndërsa kryetari i Partisë Demokracia Socialiste, Paskal Milo, i cili përfiton mandat në rastin se KQZ shpall të pavlefshme mandatet aktuale, është kundër hipotezave të tilla, duke pranuar se nuk ka menduar për dilema përderisa ato nuk ndodhin. Ai është kundër interpretimeve të ekspertëve për mandatin e deputetëve, duke shtuar se mandati quhet i marrë në momentin kur bëhet betimi në Parlament. “Në këtë rast nuk ka asnjë betim të deputetëve. Këto janë interpretime të vëna qëllimisht për të provokuar njerëzit pranë Partisë Socialiste. Mandati i deputetëve nuk ka filluar të zbatohet përderisa ata nuk kanë bërë betimin. Vetëm kur bëhet betimi fillon numërimi mbrapsht”, tha ai.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25590. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25590