Djegia e flamurit maqedonas në Prishtinë, reagon Shkupi

Djegia e flamurit maqedonas në Prishtinë, reagon Shkupi

SHKUP- Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ) ka reaguar pas raportimeve për djegien e flamurit të këtij shteti, disa ditë më parë, në një ndeshje futbolli në Prishtinë, nga ana e tifozëve.

Shkupi zyrtar thekson se në këto momente të ndjeshme çdo hap që ndërmerret duhet të jetë në drejtim të uljes së tensioneve ndëretnike, e jo të nxitjes së mëtejshme të tyre. lajmi i referohet raportimit të televizionit Alsat.

Ndërsa Zyra për Komunikim e Maqedonisë në Prishtinë ka kërkuar nga zyrtarët e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj autorëve të veprës penale. “Besimi i ndërsjellët dhe respekti ndërtohen në afat të gjatë dhe çdo palë duhet të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Kosova, si shtet më i ri në rajon pritet që në situata të tilla të demonstrojë kapacitet dhe aftësi, që të veprojë në mënyrë adekuate në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve ndër fqinjësore dhe zhvillimit të stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë.

Edhe politika maqedonase ka dënuar këtë akt dhe kërkon nga zyrtarët e Kosovës që të distancohen nga ky akt. “Vlerësojmë se bëhet fjalë për rast të izoluar i cili nuk guxon të ndikojë në marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve dhe nuk guxon të keqpërdoret në kontest ndëretnik të brendshëm”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

“Djegia e flamurit të Maqedonisë në Kosovë paraqet përzierje në politikën e brendshme dhe atak të vrazhdë ndaj sovranitetit të shtetit fqinj. Pres që institucionet zyrtare të Kosovës ta dënojnë dhe të distancohen nga ky akt i cili nuk çon në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike”, deklaroi Roza T. Karevska, deputete e PLD-së.

Por BDI thekson se nuk duhet nënçmuar asnjë flamur i cilido shteti, por se në këtë drejtim hap i parë që duhet ndërmarrë është tërheqja e enciklopedisë, pasi ishte ajo që i nxiti veprimet e tilla.

“Konsideroj se e keqja që iu është bërë raporteve shqiptaro-maqedonase, marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, marrëdhënieve ndërshtetërore të Maqedonisë me vendet shqiptare siç është Shqipëria dhe Kosova ka ndodhur me enciklopedinë. Konsideroj se hapi i parë që duhet të ndodhë është tërheqja e menjëhershme enciklopedisë nga ana e akademisë së Maqedonisë për të treguar një hap pozitiv në drejtim të tejkalimit të katre tensioneve dhe për të treguar vullnet se ka interes për tu tejkaluar kjo situatë si do që të jetë flamuri i asnjë shteti konsideroj se nuk duhet të nënçmohet ashtu si ne nuk duam të na nënçmojmë flamurin tonë gjithsesi se e njëjta nuk duhet t’ju ndodh edhe flamujve të shteteve tjera”, theksoi Teuta Arifi, deputete e BDI-së.

Për momentin nuk ka reagime nga zyrtarët e Kosovës lidhur me incidentin e djegies së flamurit të Maqedonisë.(Shekulli)

nClqBmG0V0w

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23201

Top