Re: Djalli, a është kundërfigurë e Zotit?
Kondrapedal, nuk mund te thuhet qe Zoti eshte personifikim i te mires, Zoti qendron mbi cdo lloj epiteti apo Atributi qe ne i japim. Eshte ai qe i krijoi te gjitha, gjithcka ekziston sot, perfshi ketu edhe perpjekjet tona per ti dhene perkufizime. Zotit nuk mund ti jepet asnje perkufizim.
Mos ngaterro Mitologjine me Fene Monoteiste, mitologjia greke ishte nje lloj folku ashtu si shume kultura te tjera, ndersa feja monoteiste, ajo qe eshte zbritur qe prej Ademit, Abrahamit, Ismailit, Jakobit,Noes, Solomonit, Davidit, Jeziut, Mohamedit, eshte shume larg mitologjise dhe e denon ate, si idhujtari. kemi nje vijemesi ne te gjitha zbritjet dhe prej te gjithe profeteve, dhe nje skenar te vetem.
Sipas ketij skenari, djalli, si qenie e krijuar prej flakes (mbase figurative) dhe perpara njeriut, e kundershtoi poziten qe zoti i dha NJeriut ne kete skenar te pergjithshem . "Zoti e krijoi njeirun sipas imazhit te vet" pra shume pozite e larte kjo.
Djalli nuk ra dokord me kete krijim, pra ai kundershtoi vullnetin e Zotit. Kjo nenkupton Liri, ky eshte nje atribut qe une them se Djallit i eshte dhene me krijimin e tij.
Por, edhe njeriut iu dha kjo liri, prandaj dhe ai manipulohet shpesh prej Djallit. Qellimi i djallit nuk eshte qe thjesht ti beje keq njerezve, ky eshte mjeti, qellimi eshte qe te shprehe hapur, me ane te lirise se tij, kundershtimin ndaj vullnetit te Zotit.
Por kjo eshte gabim, edhe me besim, edhe me llogjike, me te gjitha.
Nuk mund te kundeshtosh Ate qe Ben GJithcka (omnipotent), ate qe te ka krijuar, ate qe te dhuroi gjithcka ti zoteron, veten tende, jeten tende, lirine tende, planet e tua, dhe mundesine per ta fisnikeruar veten ne piken me te larte duke zgjedhur lirisht te behesh pjesemarres frytdhnes i ketij krijimi.
Kjo eshte nje "mundesi e arte" qe nuk do shperdoruar.
Mua personalisht me shqeteson nje pyetje? A ka shpetim Djalli, a eshte e mundur pendesa e tij dhe kthimi i tij ne drejtim te mbare?
Ne libra thuhet qe ai do mundet, patjeter, por nuk e di ne eshte mekat kjo ne syte e besimtareve,
por a nuk duhet meshiruar ndonjere Djalli?
Eshte mekat te ndjesh meshire per Djallin?
Ku shkon e Keqja kur shkaterrohet, si humbet?