Re: Divorci
Meqe i doje me statistika po te sjell nje material marre nga nje gazete shqiptare botuar para ca kohesh.
ELBASAN, NJE DIVORC NE DITE
Elbasan - Vetem e shtuna dhe e diela kane qene pushim per ciftet qa vrapojne ne dyert e gjykatave per te prere nje kurore. Statistikat e vitit qe mbyll flasin ne cdo dite te javes per nje cift te ndare. Analiza vjetore e gjykates se Elbasanit, vetem sa e ka prekur nje dukuri te tille me tre shifra dhe eshte marre me teper me veprat penale, krimet kunder personit, trafiqet e ndryshme , pa e ditur ndoshta se carjet mes te kurorezuarve e kane zanafillen pikerisht tek ato dukuri qe drejtuesit e analizes kane diskutuar me teper. Ne fakt Elbasani me shume plage social-ekonomike , eshte duke vuajtur edhe plagen e ndarjeve te shume familjeve ne dy gjysma qe nuk i ngjajne njera-tjetres. Mjafton te shikosh me konkretisht dukurine e divorcit ne Elbasan dhe shkaqet rrjedhin vetiu si vete jeta e veshtire e afro 130 mije banoreve te ketij qyteti. Statistikat e fundit flasin per 235 familje te shkermoqura, edhe pse eshte me e ulet se dy vjet me pare , serish mbetet nje tregues i qarte i krizes familjare. Nese sheh dosjet qe mbajne brenda tyre akuza te ndersjellta dhe ne fundt nje vendim me tri firma qe ndan nje kurore , meson po aq shpejt disa nga shkaqet kryesore i cojne bashkeshortet pa folur me njeri-tjetrin ne dyert e gjykates. Nusja zihet me vjerren , kjo e fundit rreh nusen e djalit , ky i fundit ka ikur ne kurbet duke harruar detyrimet bashkeshortore, cifti ka tradhetuar partneritetin, asnjeri nga bashkeshortet nuk punojne, burri ka perfunduar ne burg me afat te gjate, gruaja ka lindur pa qene burri per nje kohe te gjate ne shtepi, e dhejtra te tjera motive per akuza, mbeten "refrene" te arshivuara neper dosjet e gjykatesve me nga nje flete vendimi ne fund. Pasojat , me se shumti bien mbi femijet qe nuk duhet t'i tregojne babit se takuan mamin, apo anasjelltas, per te mos theme se jo pak prej femijve mbesin rrugeve pa asnje mbeshtetje prinderore. Jo pak prej gjykatesve kane pohuar se jane detyruar te kerkojne ndihmen e forcave te rendit ne momentet e procedurave te divorcit , pasi bashkeshortet kane treguar grushtat, apo thikat ndaj njeri-tjetrit me urrejtjen me te madhe reciproke. Kur mendon nje ndarje te tille , mjafton te kuptosh mentalitetin shqiptar se ata qe e pesojne nje disfate te tille mbeten armiq te perjetshem duke kultivuar edhe tek pjella e tyre te njejtin cilesi negative mesjetare. Ndersa persa u perket moshave qe preken nga ky "virues" , dominon grupmosha 22 - 35 vjecare , duke lene vend edhe per moshat e mesme, 40-50 vjecare qe keta te fundit kujtohen vone se nuk "kane gjetur mirekuptimin e duhur ne cift!". Pavaresisht nga moshat , plaga e divorcit krijon heterogjenine ne komunitet, pasojat e se ciles shihen me teper kampet e vuatjes se denimit , vjedhjet me dhune , prostitucioni, apo deri tek lypsaret e rrugeve a hajdutet e xhepave.