Divorci i Inva Mulës, Pirro Çako refuzon psikologen e Gjykatës
Vazhdon maratona e divorcit mes Inva Mulës dhe Pirro Çakos. Seanca e djeshme është shtyrë për 2 javë më vonë. Këtë herë shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes çiftit Mula – Çako për psikologen që ishte thirrur në ndihmë të kësaj çështjeje.

Seanca paraardhëse është shtyrë, kjo për shkak se avokati i Pirros ka kërkuar që bashkëshortët të konsultohen mes tyre, për të gjetur një konsensus mes njëri – tjetrit se kush do ta marrë kujdestarinë e djalit. Por megjithatë, kjo nuk ka sjellë asnjë rezultat, çifti nuk ka arritur dot vetë në një marrëveshje dhe i janë drejtuar sërisht Gjykatës për ta zgjidhur çështjen.

Gjykata ka thirrur në ndihmë një psikologe, e cila do të vlerësonte se cili nga prindërit ishte më i përshtatshëm për të marrë kujdestarinë e djalit, gjithashtu ajo duhet të pyeste dhe djalin vetë, se me kë dëshironte të rrinte ai.

Dhe ka qenë pikërisht psikologia, ajo që ka hapur një debat tjetër mes përfaqësuesve ligjorë të Pirros dhe Invës. Debati është hapur nga avokati mbrojtës i Pirro Çakos, i cili mendonte se psikologia e zgjedhur nga Gjykata nuk ka qenë e duhura, sepse kishte vetëm 9 muaj që ishte diplomuar dhe sipas avokatit të Çakos, ajo nuk kishte eksperiencën e duhur për të gjykuar drejt situatën.

Mbas një debati që ka zgjatur rreth dy orë, palët kanë arritur të bien dakord për të marrë një psikologe tjetër, e cila do të ketë më shumë eksperiencë profesionale dhe që seanca e rradhës të jetë pas dy javësh.

Gjykata, ndërkohë, do të caktojë detyrat e psikologes, e cila duhet të nxjerrë informacionin e nevojshëm nga Inva, Pirro dhe vetë djali, duke gjykuar kushtet e jetesës dhe anën e tyre emocionale, për të kuptuar më mirë se me cilin prind duhet të jetojë djali.
Kështu si po rrjedhin ngjarjet, duket se kërkesa për divorc mes Invës dhe Pirros do t’i çojë shumë herë në ambjentet e Gjykatës, e cila do të japë vendimin përfundimtar.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23552. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23552